12 BANDITË NË PRANGA NË NJE FSHAT
"Xhaka" dhe "Maloku" akuzohen për vrasje, grabitje me armë dhe me maska
Kapën 2 makina të blinduara, 5 vetura të vjedhura, 5 radio policie, 10 maska, predha antitanke
FAQE 3
CARJA NË PSD, FAJTOR PS APO KORRUPSIONI?
Flet Sekretari i Përgjithshëm i PSD, Dhori Kule
FAQE 6
Komandot bëjnë zap portën e krimit
Hajdaraga: Komandot do ti kthejnë eficencën dhe autoritetin shtetit
FAQE 2-3
Rregulla të ashpra për të gjithë
Në një vend ku liria e cilitdo shtetas cënohet nga mungesa e rregullave, rregullit dhe zbatimit të ligjit, e para gjë që duhet bërë është përcaktimi i vendosja e tyre.
Nga Erion BRAÇE
Në një vend ku liria e cilitdo shtetas cënohet nga mungesa e rregullave, rregullit dhe zbatimit të ligjit, e para gjë që duhet bërë është përcaktimi e vendosja e tyre. Rregulli për më tepër rregulli i ashpër i veshur me forcën e ligjit duhet të sundojë kudo. Natyrisht pat marrë parasysh se interesat e këtij cenohen nga ky veprim ligjor, interesat e mafies, biznesit të lig, “jakave të bardha” të administratës së shtetit apo interesat e të gjithë atyre që ushqehen nga këto punë të paligjshme.
Ka pak ditë që një gjë e tillë po ndodh në portin e Durrësit. Pasi falë e dursakëve për mungesë të shtetit në port, për prezencë të korrupsionit, megatrafikëve, pra mafies, u bashkuan me ankesat e tregtarëve për rrushfete masive të paguara për llogari të zyrtarëve të shtetit, me uniformë dhe me kollare, gjetën konfirmimin e institucioneve ndërkombëtare qe punonin në port, qeveria mori masën ekstreme të ndërhyrjes për të vendosur rregullin e ashpër. Kundër të gjithë shtetasve që shkelin ligjin por edhe zyrtarëve të shtetit që nuk presin ngopjen për të fryrë xhepat. Por vetëm tre ditë me rregulla masa duket i ka bërë dursakët të ndryshojnë mendje. Duket se rregullat e reja që e nisin përdorimin e gjuhës në mënyrën më të falët “nuk ka rend, nuk ka shtet, ka korrupsion”, tani po nisin rreshtin e tjetër “meng…”
Të shash shtetin po bëhet gjëja më patriotike sot në Shqipëri sepse sipas sharësve kjo i shërben zgjedhjeve të reja. Dy e dëgjojnë në mënyrën më anormale: “nuk na pëlqen që porti është bërë burg”. Motivi që ka nxitur këtë anomali është se kontrabanda dhe heqja e punëtorëve port e bëjnë “jakat e bardha”. Sipas tyre, jakat e bardha bëjnë edhe hamallin, edhe transportuesin, edhe rojen, edhe pagatorin, edhe mafiozin. Po e vërteta është se secili ka rolin e tij dhe pagën e tij. Shteti kësaj radhe ka vendosur të jetë kundër të gjithë këtyre për të ofruar sigurinë për jetën dhe pronën për shumicën, pikërisht për ata që nuk ndihen të jenë në urinë e tyre për të bërë para me thes.
Nëse den dje është bërë vetëm vendosja e rregullave, sot duhet patjetër të hidhet hapi në ndëshkimin e atyre që shkelin këto rregulla. Qofshin këta banditë apo zyrtarë të shtetit. Qofshin këta pronarë anijesh apo ndihmësit e tyre, shoferë autobotësh dhe maunesh që kërcejnë në bllokim të portit. Të gjithë duhet të kenë të qartë, veçanërisht ata që flasin në emër të “bukës së gojës” se kjo bukë nuk fitohet duke i hequr riskun në mënyrën më brutale, më kriminale shumicës së shqiptarëve.
Ata djem 20-vjeçarë që kanë harruar emrat e përveçëm duke u njohur me “komando”-t, kanë vendosur të bëjnë këtë në mënyrën më të ashpër ligjore të mundshme.
ZP
Zëri i POPULLIT
Çdo ditë lajme dhe analiza
E DIELË 29 GUSHT
Telebingo e Verës 70 milionë dhe 500 mijë çdo minibingo