15/04/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 prill 2000

Dje në gjyq, Shemsie Kadria: Të vijë Berisha të hapë gojën

Plas skandali i Gjallicës. Bosja e kompanisë, Shemsie Kadria, kërkon dëshmitarë Sali Berishën, Aleksandër Meksin, Dylber Vrionin dhe Ritvan Boden • Kam financuar partinë e tyre ndaj ata të vijnë këtu të tregojnë ku janë paratë që u kthehen njerëzve • Shemsie Kadria kërkon dëshmitarë Agim Shehun e Bashkim Gazideden. I akuzon për marrjen e 57 milionë dollarëve NGA ELA MARKU - FAQE 9

Shuli u heq të drejtën për të bërë rrugë 20 firmave

Shembulli i parë që i ha kokën firmave hajdute që bëjnë rrugët TIRANË- Firmat që kanë zbatuar me kontratat nuk kanë të drejtë të marrin pjesë më në tenderat e ardhshëm të rrugëve. Nuk do të kursehet asnjë shoqëri që nuk i përmbahet parametrave të kontratës, të cilat stafi i ministrisë së Transportit i konsideron si zbatim të ligjit FAQE 6

1 miliardë e 600 milionë lekë, fonde buxheti për tu investuar në Elbasan

Elbasan, investimet nga buxheti i Shtetit për vitin 2000 ELBASAN- Gjatë 3 viteve financimet janë: 159 milionë lekë në vitin 1998, 1 miliardë e 12 milionë lekë në vitin 1999 dhe 1 miliard e 600 milionë lekë për vitin 2000. Do të investohen në transport 401 milionë lekë, në bujqësi 277 milionë lekë dhe në shërbime [?] FAQE 5

PD Durrës: Papunësia vetëm 8.5 % e popullsisë aktive

Berisha mashtron Durrësin për një palo miting. Ja dokumenti që zhvlerëson propagandën blu Ja ç’ka thënë më 5 prill 2000, Drejtorja e Zyrës së Punësimit, Anëtare e Forumit të Gruas Demokratike, Lumturi Njalaj, kur “RD”-ja e djatshme ka shënuar papunësi 40%. • Ja ç’ka thënë më 5 prill 2000, Drejtorja e Zyrës së Punësimit, Anëtare e Forumit të Gruas Demokratike, Lumturi Njalaj, kur “RD”-ja e djatshme ka shënuar papunësi 40%: • “Në Durrës e Shijak 8400 persona të papunë (10%) e forcave aktive të qytetit.” • “Në fshat evidentohen rreth 40 500 persona të aftë për punë, por të papunë vetëm 1210 fshatarë.” • “Gjithsej të papunë në rrethin e Durrësit 9546 persona ose 8.5% e popullsisë aktive të rrethit.” • “Nga numri gjithsej i të papunëve, 1595 persona përfitojnë pagesë papunësie”. • “Rreth 2202 familje përfitojnë ndihmë ekonomike, që përbëjnë 65% të numrit të përgjithshëm të të papunëve”. • “Gjatë vitit 1999 janë realizuar 35555 punësime.” • “Sipas të dhënave në rrethin e Durrësit janë të punësuar 27 100 persona në aktivitetet të ndryshme shtetërore e private”. • “30 mijë persona të vetëpunësuar në bujqësi nga marrja e tokës në pronësi ose në përdorim”. • “Rreth 41 mijë persona në emigracion”. • “Në Durrës ushtrojnë aktivitetin e tyre privat 2400 subjekte, nga të cilët: - Firma me kapital të përbashkët 79 - Firma me kapital të huaj 70 - Ligi për nxitjen e punësimit, miratuar në parlament në vitin 1995, zbatimi në praktikë në vitin 1998” • “Gjatë vitit 1999, u zbatuan 34 projekte punësh publike me vlerë 58 milionë lekë” • “1999-2000, 18 programe për nxitjen e punësimit, me vlerë 60 milionë lekë” FAQE 10

Ja si do të jetë KQZ, si do të zgjidhen anëtarët, ja detyrat dhe vendimmarrja

Përputhje korrekte mes Kushtetutës së Shqipërisë dhe Projektkodit Elektoral veçanërisht për kapitullin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ja si do të jetë KQZ, si do të zgjidhen anëtarët, ja detyrat dhe vendimmarrja Ja kreu III-të - Komisionet e zgjedhjeve - Titulli 1 - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve - I projektkodit elektoral Projektkodi shpreh drejt vullnetin e opinionit të gjerë intelektual dhe politik të vendit Nga Bashkim FINO, Ministër i Pushtetit Lokal - Faqe 2,3

Po, Berisha do të bojkotojë zgjedhjet për pushtetin lokal

Del varianti i ri i Berishës: Do marrim pjesë në zgjedhje, por nuk do njohim KQZ • Kryetari i PD duke deklaruar se nuk njeh Komisionin qendror të zgjedhjeve, ka dhënë mesazhin për Komunitetin Ndërkombëtar dhe simpatizantët e tij se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale NGA JAKIN MARENA - FAQE 2

Bler- Metës: Vendi juaj luan rol pozitiv në rajon

Kryeministri britanik Bler i shkruan Metës “Konferenca e donatorëve në kuadrin e Paktit të Stabilitetit nënvizoi vullnetin e komunitetit Ndërkombëtar për të mbështetur vendet e rajonit” FAQE 5

Shqipëria mori fonde mbi mesataren për frymë të rajonit

Të dëgjuarit e Hombah Janë pjekur kushtet për fillimin e financimeve të projekteve 12 mujore. Kontrolli i financimeve të Paktit të Stabilitetit do të bëhet mbi baza mujore FAQE 4

Tenderi për menaxhuesin e KESH drejt fundit

KESH drejt daljes nga kriza TIRANË- Kompania bashkëmenaxhuese e KESH, do të përzgjidhet me procedurë tenderi të hapur ndërkombëtar në të cilin kanë marrë pjesë kompani të njohura nga e gjithë bota. TIRANË- Kompania bashkëmenaxhuese e KESH, do të përzgjidhet me procedurë tenderi të hapur ndërkombëtar në të cilin kanë marrë pjesë kompani të njohura nga e gjithë bota, përzgjedhje e cila do të aprovohet edhe nga BB dhe BERZH FAQE 12