07/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

7 maj 2000

Meta: Do lërë kokën kush kërkon të marrë pushtetin me dhunë

Kryeministri i përgjigjet ashpër Berishës • Asnjë politikan nuk është i shenjtë, e shenjtë është vetëm Kushtetuta • Unë dua të deklaroj, se përpara Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nuk më hyn në sy koka e asnjë politikani LEXONI NË FAQEN 2 PËRGJIGJEN E KRYEMINISTRIT ILIR META

Berisha, ky sinonimi i qarqeve i tritolit

Ja rastet: 32 shtylla të tensionit të lartë të ...

Kapet një nga krerët e mafies së Brindizit

Dje në mëngjes u ekstradua nga vendi ynë

qartë i tritolit

qartë të hedhura në erë, 3 seli të PS të hedhura në erë, supermarketi VEFA-s në qendër të Tiranës, pas së cilit u aplikua akuza fashiste ndaj opozitës FAQE 4

Rama: Berisha, ky bandit ordiner

Sekretari i PS Luan Rama: Mendje të tilla kanë vënë tritolin tek VEFA, tek kryetari i bashkisë Kuçovë etj. FAQE 5

Berisha, sot provë tritoli në Korçë

Paralajmëron Prefekti dhe Drejtori i Policisë: Thyerja më e vogël e ligjit do ndëshkohet shumë, shumë rëndë FAQE 3

e mafies së Brindizit

• Është një nga krerët e mafies së tmerrshme "Sacra Corona Unita" • Mafiozi Francesko Delle Grottaglio, 46 vjeçari nga Brindizi kërkohej që prej 2 vjetësh nga drejtësia italiane • Pronar 1 100 skafeve, mafiozi italian ka drejtuar për shumë kohë trafikun e cigareve në drejtim të Malit të Zi e të vendit tonë • Policia italiane e akuzon për krime të rënda, përfshirë edhe trafique të ndryshme me vendet e lindjes • Aksion i suksesshëm i policisë së Tiranës në bashkëpunim me policinë e Brindizit • Angazhim i lartë profesional i policisë kriminale • Policia shqiptare ka nisur hetimet për zbardhjen e lidhjeve të tij me elementë të inkriminuar në Tiranë e në disa qytetet të mëdha të vendit Në foto: Mafiozi Francesko Delle Grottaglio, 46 vjeç

Alimuça, arkëtari i Berishës

Furtunë në drejtësinë dhe median greke • Ndiqet penalisht kreu i policisë greke Jorgakopulos për lejen e dhënë Alimuçës dhe familjes së tij në 1997. • Alimuçaj kishte blerë një agjenci ajrore greke në masën 75 përqind, një vilë për familjen në lagjen më të pasur të Athinës me 300 milionë dhrahmi, një anije detare etj. Leja e qëndrimit konsiderohet vetëm maja e ajsbergut. FAQE 13

ÇESHTJE E DITES Pacienti shqiptar

ÇESHTJE E DITES Pacienti shqiptar Shumë shqiptarë patën mundësinë të ndiqnin dje në mesditë të transmetuar nga TVSH fjalën e plotë të Berishës të mbajtur një ditë më parë në seancën e Kuvendit Popullor. “Pacienti shqiptar”, që meriton një OSCAR për marritë që nxjerr nga goja, dje pasuroi fjalorin e tij politik me fjalët “qen”, “tritol”, “Burgu i Burrelit” etj., dhe ia nxori bojën përfundimisht opozitës! Gjendja e rënduar mendore e “pacientit” përkoi ... me prag-inaugurimin e spitalit psikiatrik të Elbasanit, për ringritjen e të cilit janë shpenzuar fonde të konsiderueshme. Vëzhguesit mendojnë se fakti nëse do të shërohej, apo jo pacienti në këtë spital do të dëftonte janë vjedhur fondet e spitalit, apo jo. Pacienti foli pa pikë e pa presje, si surrealistët e fillim-shekullit të shkuar. Si zakonisht, atij i mungonte logjika. Në fushën e zoologjisë ai u paraqit më i plotësuar, pasi veç kafshës derr përmendi edhe kafshën qen. E gjithë platforma e pacientit për të ardhmen e Shqipërisë ishte shkattërimi me tritol dhe riaktivizimi i Burgut të Burrelit. Ai foli për dokumenta, por, kur i citoi ato, doli se ishin ca fjalë pazari me kushurinj, origjina e far west. Pacienti nuk harroi të akuzonte Kryeministrin shqiptar mbi faktin hamendje, kur e akuzoi atë se mund të kishte marrë “nja 200.000 USD” nga Dhimitraq Rafti. Si duket, në këtë pikë ai i bëri llogaritë, duke iu referuar përgjovjes së vet të rrushfet-marrjes në kohën kur ishte President i Shqipërisë. Jo rrallë herë gjatë fjalës së tij pacienti përmendi gjëra, që nuk ekzistonin. Ai foli gjatë për fitoren e tij elektorale, por majat i arriti, kur u betua për nderin e tij. Ekonomistët u shprehën se pacienti mund të bëhej milioner, nëse do t’i regjistronte fjalimet e tij dhe do t’i hidhte në treg. Sigurisht, duke ruajtur nga kusarët kopirajtën. Opozita e ndoqi me interes përcartjen e pacientit, por në fund u pa i trembur zoti Arbnori. Ndoshta nga përmendja e Burgut të Burrelit, i cili nuk u shqiptuа vetëm për t’iu kujtuar opozitës. Mbas fjalimit të pacientit shumë njerëz po kërkojnë të shesin apartamentet e tyre të sapoblera. Mes tyre edhe ata që banojnë në një pallat, që thuhet se ka ndërtuar vjehrri i pacientit!

NË BREN DËSI

• Angjeli: Tani prioriteti, të ulim varfërinë ........................................ 9 • Qiratë, 70 milionë dollarë investime dhe 7 mijë vende pune, pritet të hapen dhe 4250 të tjera ........................................ 7 • "Moffat&Nikol" nis detyrat e qeverisë amerikane në Portin e Durrësit ........................................ 11