18/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 maj 2000

Dy palët vazhdojnë bisedimet në Ministrinë e Financave për 5 miliardë drahmi

KREDIA GREEKE E SHTREHIMIT FAQE 6

Berisha "Xhoni" i fajdeve: Vloniatë, më falni për 600 milionë USD tuaj

Tetë vjet pasi PD aplikoi skemën "Xhon McCou" për arrin, skema nuk funksionon më Malaj: "Xhoni i fajdeve" e pranoi edhe në Vorë se kishte vjedhur 600 milion dollarë dhe i kishte përdorur për fushatë elektorale FAQE 3

Meta: Berisha, trego në Prokurori, ndryshe rëndon veten

Kryeministri dje para deputetëve për thesarin • Berisha e ka ditur para të gjithëve se si është vjedhur thesari • Berishën e ftoj që të tregojë në prokurori se nga e di se si është vjedhur thesari i shtetit dhe si e di • Përndryshe ai rëndon veten FAQE 2

PD vjedh ligjin e Bankës së Shqipërisë për pastrimin e parave

Ja si i vjedh shkresat zyrtare partia e Berishës Tiranë më 14.2.2000 Lënda: Për projektligjin "Për parandalimin e Pastrimit të Parave" të propozuar nga Grupi Parlamentar i PD-së KUVENDI KOMISIONIT TË EKONOMISË FINANCAVE & PRIVATIZIMIT TIRANË 1. Shkresë e Bankës së Shqipërisë firmosur nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, (dt.26.11.1999) i cili vë në dijeni Këshillin e Ministrave se ligji "Për parandalimin e pastrimit të parave" është dërguar në Qeveri. 2. Relacion dhe projektligji "Për parandalimin e pastrimit të parasë", i propozuar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i datës 13.12.1999. 3. Shkresë e Bankës së Shqipërisë firmosur nga Guvernatori Shkëlqim Cani (dt. 14.02.2000) ku bën me dije se propozimi i Partisë Demokratike është një kopjim dhe përzierje difektoze e dispozitave të një prej projektligjeve për parandalimit të pastrimit të parave propozuar nga Banka e Shqipërisë. FAQE 16

Edhe Berisha ka nevojë të qetësohet

ÇËSHTJE E DITËS Kur dëgjoi dikur një fjalim historik të Hitlerit, Çurçilli u shpreh qetësisht: Ky djalë ka nevojë të martohet!... Kryetari i PS-së, Fatos Nano, solli nga vizita në SHBA edhe mesazhin, se tashmë në fokusin e demokracive perëndimore është largimi nga skena politike ballkanike e diktatorëve dhe destabilizuesve. Çdo popull ballkanik, që e merr këtë mesazh, bën identifikimet e veta. Në Shqipëri nuk është e vështirë të identifikohet si destabilizues Berisha. Sapo kaloi në kthim Urën e Mifolit, lideri demokrat nxitoi të vinte ulërimën për destabilizim. Pasi piu ilacet, Berisha ia rifilloi shpifjeve dhe mallkimeve të radhës, duke etiketuar kusarë e vrasës çdo emër që i sillhej për mend. Në një kohë kur qeveria që qeveris dhe po arrin jo pak suksese, në një kohë kur në vend po stabilizohet rendi dhe po afrohen investitorët është shumë e antikombëtare të shash “kusarë” e “vrasës” qeverisësit, vetëm pse Berisha nuk është në drejtim të vendit. Pacienti shqiptar i dha fund përfundimisht karrierës së tij politike, kur përmendi tritolin në Kuvendin Popullor, dhe e përcaktoi diagnozën e tij para mjekëve, si shkakërrimtar e zjarrvënës. Natyrisht që një Neron i tillë, i cili sheh ëndrra se si do të çojojë fadrormat deri në Greqi, nuk mund të gjejë mbështetje në demokratë evropianë dhe në SHBA. Nuk do të jetë i largët dita, kur ai do të flaket tej dhe nga e djathta evropiane, por ku do të ishte krimi më i madh që do t’i bënte pacienti të djathtës shqiptare. Nëse për shqiptarët pacienti është kthyer prej kohësh në një objekt argëtues, kjo nuk do të thotë që ai të vazhdojë të qëndrojë në krye të opozitës, pasi, nga ky pozicion ai nuk i nxjerr bojën vetëm vetvetes, por të gjithë opozitës! Opozita, e cila ka përballë një pozitë që po realizon suksese të konsiderueshme, nuk mund të dirigjohet më nga një dirigjent që s’njeh notat dhe e ka mendjen të rrahë me bakët (shkopin e dirigjimit) orkestrantë e spektatore bashkë. Kur dëgjoi dikur një fjalim historik të Hitlerit, Çurçilli u shpreh qetësisht: Ky djalë ka nevojë të martohet... Edhe Berisha ka nevojë të qetësohet!

Prokuroria: Hetime zyrtarëve, do fillojnë që nga ish Ministri Kopliku

Lajme të fundit nga hetimet për thesarin • Prokuroria do kërkojë dëshmi nga të gjithë personat që janë marrë me transferimin dhe administrimin e thesarit të Krrabës 11

Gjykata e Lartë vë përsëri në pranga Hykën e thesarit të Krrabës

Kontroll të gjitha dyqaneve të shkrijes së floririt dhe kambizmit 3

NË BRENDSI

• Brokaj: Anëtari i KQZ emërohet edhe pa propozimet e partive 4 • EDU, nesër në Londër vendos për përjashtimin e Berishës 4 • Topalli: Partitë në bazë të ligjit nuk bëjnë propozime për KQZ 4 • 5 qershor, KKRT fillon licensimin. Ahrens e Limprecht dënojnë PD për bojkotin 5