28/05/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

28 maj 2000

Berish-banda miting në Laç, policia kap 34 banditë

orë pas ore, forcat antikrim kontrollojnë në Laç, ndalohen dhe 7 supermakina të tjera • Në krye të kriminel-protestuesve Pal Dajçi • Distancohet populli i Laçit FAQE 5

Ora e fundit

LAÇ - Partia Demokratike e opozitës e ish presidentit të përmbysur Sali Berisha, organizoi dje një miting të paligjshëm në qytetin e Laçit, në mbrojtje të kriminelëve që po ndodhen nga forcat antikrim përgatitje një operacioni 72 orësh. Njerëzit e Berishës të kryesuar nga deputeti Pal Dajçi nuk u bënë më shumë se 200 vetë dje pasdite në protestë kundër policisë. Ata hodhën si zakonisht parullat kundër qeverisë, kërkuan largimin e policisë nga Laçi me motivin “ligjin dhe rendin e kemi bërë vetë”, si dhe kërkuan ndërprerjen e ndjekjes ndaj 20 kriminelëve të fshehur dikur guvave të malit të Shën Ndout. Disa ditë më parë, 20 banditë pjesëtarë të një bande kriminale që kontrollonte trafikun e prostitutave, rrëmbimet e vajzave dhe vjedhjen e makinave në të gjithë veriun, goditën duke i shkatërruar plagë dhe morën peng komisariatin e posaçëm të Laçit. Policia prej 72 orësh ka ndërmarrë një operacion të gjerë në Laç, duke arrestuar deri dje në mbrëmje 37 persona dhe kapur një arsenal të tërë armësh që shkonin deri në disa qindra. Qytetarët e Laçit u distancuan dhe nga reagimi kriminal i njerëzve të Berishës në Laç, ndërkohë që pushtetarët lokalë janë bërë njësh me kriminelët, duke i dhënë çdo minutë suport politik. Mitingu i djeshëm ishte i paligjshëm, ndoshta që mbetet ende i papritur reagimi ndaj këtij mitingu, kur në krye të turmës janë vendosur vetë deputetët Pal Dajçi. Si në çdo rast tjetër kriminal të ndodhur në këtë territor,

PS: Meta veprime energjike dhe të dukshme

Sekretari i PS Petro Koci: PS do t’i krijojë hapësirën e nevojshme kryeministrit për ndryshime FAQE 4

KE, takim me dy palë PD, të Berishës e të Pollos

KE nuk njeh një kryetar të PD-së, por dy të tillë FAQE 23

Berisha KE-së: OSBE e poshtër, ne nuk njohim Kushtetutën

Deklarata e Berishës shokon përfaqësuesit e KE FAQE 23

Angjeli: Korridoret e reja të komunikimit nxisin zhvillimin rajonal

- INTERVISTE NË FAQE 16

Policia ekzekuton në vend kriminelin

Polici mirdirtor plagoset dhe në përleshje me një shumë të kërkuar në Rreshen • Poçi: Policia do të jetë e pamëshirshme me banditët, veçanërisht ata që qëllojnë mbi të FAQE 5

Fillon operacioni në rrugën e shkatërruar plotësisht Lezhë-Shëngjin-Shkodër, 34 km

Ndryshon motoja: “Fillo sot e mbaro pas 5 vjetësh”. Për 48 orë ndryshon gjithçka në 34 km rrugë • Puna e nisur dje herët në mëngjes duhet t’i japë fund rehabilitimit të 34 km sot në orën 13.00 140 vetë dhe 40 makineri - “forcat e ndërhyrjes së shpejtë” në rrugë FAQE 3

Bashkëpunimi ekonomik, “thembra e Akilit” Tiranë-Sofie

INTERVISTA Presidenti Meidani dhe presidenti bullgar Stojanov flasin për bashkëpunimin Bashkëpunimi ekonomik, “thembra e Akilit” Tiranë-Sofie • Meidani: Është tentuar për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, i cili akoma nuk ka gjetur hapësirën e nevojshme Stojanov: Të krijojmë hapësirë për biznesin në dy vendet • Stojanov: Për një Ballkan më të sigurtë e të begatë në vend të konflikteve Në faqe 6-7, intervista të presidentëve Meidani dhe Stojanov

Politika sjell çlirim ekonomik rajonal

E DITES Politika sjell çlirim ekonomik rajonal Ja përfitimet e shqiptarëve në Ballkan Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano, tërhoqi vëmendjen e menjëhershme të mediave dhe të qarqeve politike me vizitën e tij në Maqedoni. Në një ligjëratë me kryeministrin socialist Meta, Nano shroi në Maqedoni platformën e PSSH-së për krijimin e një Forumi mbarëshqiptar të stabilitetit në rajon. Ndërkohë reagimi i palës maqedonase për probleme të integritetit të shqiptarëve është bërë mjaft pozitiv dhe tani shenjat janë për një hapje ligjore të shpejtë të Universitetit Shqiptar të Tetovës, në pikë kjo, që ka shumë rëndësi për mbarëshqiptarët e rajonit. Megjithëse e re, platforma e socialistëve shqiptarë i ka dhënë rezultatet e para në rajon. Republika e Maqedonisë dhe ajo e Malit të Zi i kanë kuptuar dhe i kanë mirëpritur nismat Nano-Meta dhe sot kjo gjë ka çuar në një çlirim politik të kufijve mes fqinjëve tanë dhe Shqipërisë. Një çlirim politik i kufijve sjell natyrshëm jo vetëm respektimin e të drejtave të shqiptarëve, që jetojnë në këto vende, por edhe një “çlirim ekonomik rajonal”, i cili kthehet logjikisht në një suport të paqes e të stabilitetit në rajon. Sot, shteti shqiptar është orientuar saktë drejt paqes në rajon dhe se ai tani po bëhet edhe një lojtar aktiv i vendosjes së paqes. Kjo është një nga arritjet më të mëdha të shtetit tonë dhe të PS-së, pasi e inkuadron Shqipërinë në një vend aleat me SHBA dhe BE. Është për të ardhur keq, që, kur ne duhet të ishim të gjithë të bashkuar rreth kësaj platforme jetike për Shqipërinë, përfaqësues të opozitës shqiptare hedhin helmën e përçarjes në Kosovë, e cila ka aq nevojë për paqe e bashkëpunim. Pikërisht kur Kryeministri i Malit të Zi takohen me Kryeministrin Meta në Shkodër dhe kur Presidenti i Maqedonisë pret Kryetarin e PSSH-së Nano në Shkup, emisarë të helmuar të PD-së shajnë Kabinetin Meta si “çerdhe kusarësh” dhe cilësojnë Nanon “si agjent të grekut dhe serbit”. Një politikë e tillë diversioniste ka vetëm një emër: politikë thellësisht antishqiptare! Por sot është e qartë se cila politikë gjen përkrahje dhe cila hidhet në kosh. Këtë gjë e dëshmoi më qartë se kudo angazhimi i kryeministrit maqedonas për hapjen e Universitetit të Tetovës!

NË BRENDSI

• Shqipëria pas 11 vjetësh shet perime jashtë vendit.................... 17 • Perimet shqiptare përmbysin çmimet e perimeve të huaja........ 17 • Currila - Plepa - Kavajë, biznesi ilegal ndëshkohet ashpër........ 18