10/06/2000
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 qershor 2000

Fier - Lushnje, kapen 5 vrasës në pak orë

FAQE 8

Masakrimi me leje i Tiranës - pallatet që u zënë frymën qytetarëve

SI NISI Katër vjet më parë të dy premtuan zhvillimin e Tiranës, por e shkatërruan SI NISI Katër vjet më parë të dy premtuan zhvillimin e Tiranës, por e shkatërruan Në foto: Sali Berisha dhe Albert Brojka dy ditë para zgjedhjeve lokale të 20 tetorit Masakrimi me leje i Tiranës - pallatet që u zënë frymën qytetarëve 15 deputetë padisin Brojkën • Albert Brojka ka nisur blerjen e zgjedhjeve lokale duke “shitur” lejet e ndërtimit • Poci: t’i mbyllet me dryn dera KRT-së së Brojkës? Po jep 200-300 leje çdo muaj njësoj si para zgjedhjeve të ’96-ës FAQE 4

Fatos Nano: E majta moderne në Shqipëri po identifikohet me PSSH dhe PSD

Nisi dje Kongresi i Socialdemokratëve Nano përshëndet kongresin: Brenda koalicionit Aleanca për Shtetin”, raportet dhe marrëdhëniet duhet të pasqyrojnë këtë afrim të natyrshëm dhe partneritetet afatgjatë. Partitë tona së bashku duhet të bëhen përçellëse edhe më të mira të filozofisë dhe praktikës së progresistëve perëndimorë që gjithashtu janë në pushtet në pjesën më të madhe të vendeve perëndimore dhe në SHBA Kryetari socialdemokrat Gjinushi: Aleanca PS - PSD, fitore të thellë në zgjedhjet lokale të vjeshtës FAQE 2

Edhe “Sherif” edhe “Kazëm”, ja terroristi i PD-së

Ja njeriu i terrorit për të cilin hesht Berisha • 21 vjeç, anëtari partisë Demokratike në Lazarat, hodhi në erë monumentin e Haxhi Dalit dhe plagosi rëndë dy policë • Për të vydhër arrest dhe “një mal” me prova: hedhje shtyllash elektrike në erë, grabitje me armë, kundërshtim të policisë me armë dhe hapje zjarri kundër forcave të saj, vrasja e një kapiteni në vitin 1997 FAQE 5

Tre kilogramë heroinë, 7 shqiptarë vihen në pranga

Ditë të vështira për elbasanas, lezhanë, shijakas e berat as - në hetim puna në Zvicër Ditë të vështira për elbasanas, lezhanë, shijakas e beratas - në hetim puna në Zvicër Tre kilogramë heroinë, 7 shqiptarë vihen në pranga Vijnë në Tiranë hetuesit zviceranë, ju gjejnë pasuri perrallore në vendbanimet e tyre Do të quhet “Garda e Shtetit”, kundër krimit me armë e kompjuter FAQE 7

Gali FBI-stët shqiptarë, diem e vajza 18-27 vjeç

Do të quhet “Garda e Shtetit”, kundër krimit me armë e kompjuter Kusht: Prej tre brezash të pastër. Pushtet ligjor dhe përgatitje fizike, juridike, profesionale të mbështetur dhe nga një logjistikë tepër e sofistikuar FAQE 13

BROJKA, OSE PAAFTËSIA QË NUK PAGUHET

abc Më së fundi, zoti Brojka gjeti “argumentin” e tij për punën e dobët të qeverisë në shtrimin e rrugëve. Ai deklaroi se Bashkia e Tiranës nuk punon me aksion, por me shkencë, duke lënë të nënkuptohet, se shtrimi i rrugëve aktual prej qeverisë është mashtrim dhe se rrugët shtrohen ndryshe, me teknologji e shkencë tjetër etj. Zoti Brojka është njeri i shkencës dhe shumë i gjerë i di mirë teorikisht, mirëpo ai duhet të shpjegojë se pse nuk e zbaton bashkë me dije të tij përgatitë katër vite të drejtimit të tij të Bashkisë së Tiranës, kur e ktheu kryeqytetin tonë në një kazan të madh plehrash, plot gropa, lypës, kioska, qen e shkatërrim urbanistik! Të flasësh sot për shkencë, kur vetë ke ndërtuar duarmbledhur dhe kur ke patur pushtet absolut të zbatosh shkencën, qoftë edhe me 100 metra rrugë, kjo nuk është dinjitoze, aq më shumë për një njeri të shkencës! Zoti Brojka studioi deri në Japoninë e largët për Lanën tonë, por, kur u bë ai kryetar i Bashkisë së Lanës sonë, kjo Lanë përfundoi në një bombë atomike për qytetin! Pikërisht nën sytë e tij Lana u popullua nga kioskat e pafundme dhe ai nuk lëviz as edhe një gisht për ta parandaluar këtë katastrofë katërvjeçare. Atëherë, pse studioi dhe fitoi shkencë ky njeri? Që të flërë gjumë për vete dhe, kur të zgjohet, të thotë “nuk punohet kështu”?! Ky njeri, që mësoi shkencën e madhe, duhet ta dijë dhe atë shkencën e vogël të popullit shqiptar, e cila thotë, se, me fjalë, hoxhë e prift më të mirë se unë nuk ka! Zoti Brojka ka përballë zotin Nako. I pari nuk bën në katër vjet, aq sa bëri me rrugët në katër ditë zoti Nako! Mjafton ky shembull, që “profesori” të pyesë në qetësi pensionin e tij, të cilin, për nga c'bëri për Tiranën, bën mirë të deklarojë: - Mua nuk më takon ky pension, si ish-Kryetar Bashkie i Tiranës, sepse paaftësia nuk paguhet në asnjë vend të botës! Kjo është shumë herë më dinjitoze se idiotësia ideologjike e tij me “argumenta” antiaksion.

Gëllçi: Meta nuk blen dhe as nuk shet njeri

KRYEMINISTRI Realizimi i programit, detyrimi më i madh i PS FAQE 3

Berisha tjetër shkelje, në 5 vjet,5 komisione

THESARI Punë serioze për super-vjedhjen që nga ’92-shi FAQE 6

Vazhdon penalizimi për hajdutëritë

KOMUNARET Edhe prefekti i Elbasanit padit kryekomunarët FAQE 6