Meta - Berishës: Ti nuk je burrë!
Kryeministri përgjigjet ashpër kryetarit të PD, "e nxjerr" nga parlamenti Sali Berishën
“Më vjen keq për paburrërinë e z.Berisha, pasi unë qëndrova dhe e dëgjova me shumë kënaqësi, për budallallëqet e tij, tashmë gjithmonë e më qesharake”
Kryeministri: Në Shqipëri nuk do të bëhet më siç do Berisha apo siç dua unë...
Meta: Jam betuar të zbatoj e ruaj Kushtetutën. Berisha, ti provo ta shkelësh atë...
Berisha, si e ndërtoi vjehrri yt pallatin kur ti ishe President
Në foto: Kryeministri Ilir Meta
“Unë do t’i sugjeroja z.Berisha dhe të gjithë atyre që flasin për kontrabanden se në gjashtë muaj të këtij viti kjo qeveri ka realizuar të ardhura nga doganat, aq sa ka realizuar z.Berisha për katër gjashtëmujorë, ’93-’94-’95-’96 së bashku”
“Të gjithë e dinë se si i bënte Berisha privatizimet, me ato bordet e rretheve ku fuste kryetarët e SHIK-ut të Gazidecës e me radhë, dhe talleshin me pronat publike. Ndërsa sot të tërë janë të ndërgjegjshëm se si po bëhen privatizimet, procese tërësisht të hapura dhe me konsulencë ndërkombëtare”
“Të gjithë e dinë se çfarë bëri z.Berisha me fabrikën e çimentos së Fushë-Krujës, bashkë me Gorgurin, madje shtyu Gorgurin bashkë me disa të tjerë që të hapnin gjyq me pretendimin gjyqja për pronësi ndaj fabrikës, dy ditë përpara tenderit të hapur ndërkombëtar të fabrikës së çimentos, me qëllim që të trembte dhe të largonte disa nga firmat pjesëmarrëse
GJITHÇKA NDODHI DJE NË PARLAMENT, E PLOTË FJALA E KRYEMINISTRIT - FAQE 2,3