Tragjedi në Elbasan ELBASAN — Ka qenë një fluturim tragjik në greminë i një minitraktori. Rezultati: dy fshatarë të vdekur. Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit — Belsh — të shtunën pasdite. Dy viktima janë në moshë fare të re. Reshit Mehalla 33-vjeçar dhe Hekuran Kalemi 24 vjeç.