Shiko faqen e plotë

In the Republican Assembly

NË KUVENDIN E REPUBLIKANËVE

Nell’assemblea dei repubblicani

Original newspaper scan

Skanimi origjinal i gazetës

NË KUVENDIN E REPUBLIKANËVE Ditën e Hënë më datë 8 Qershor në ora 9.00 në sallën e Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë u mblodh Kongresi i parë i PRSH një eveniment shumë i rëndësishëm i kësaj partie për sot e për të ardhmen. Republikanët erdhën në këtë kongres për të bërë bilancin e punës dhe për ta orientuar më së miri vijën politike të Partisë për të ardhmen. Ata erdhën në këtë kongres pas 17 muajsh lufte përpjekjesh për shembjen e diktaturës për vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Një kohë kaq e shkurtë për një parti politike, por qe tash është konsoliduar me një profil të qartë. Ajo i ka dhënë provat me urtësinë dhe mençurinë e saj përballë popullit dhe kombit në tërësi. Kongresi e deklaroi të hapur z. Zef Bushati. Për të drejtuar kongresin u zgjodh një presidium i përbërë prej 11 vetash. Kongresi e parë të republikaneve e nderonin me praninë e delegacioni i Partisë Republikane Italiane i kryesuar nga zoti Tavio Lavaxho, delegacioni i Partisë Republikane të Kosovës i kryesuar nga nënkryetari si zoti Isuf Kuka, delegacioni i Partisë Demokratike Popullore me qendër në Tetovë të Maqedonisë i kryesuar nga zoti Iljaz Halimi, delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës i kryesuar nga nënkryetari i saj zoti Anton Kola, përfaqësuesi i Republikës së Kosovës i akredituar në vendin tonë zoti Ali Aliu. Kongresin e nderuan me pjesmarrjen e tyre përfaqësues të Partisë Demokratike, të Partisë Social Demokrate, të Partisë Laburiste, të Partisë Lidhja Popullore, të gjithashin të ftuar dhe nga shoqata të ndryshme si ajo e të burgosurve, të përndjekurve politikë, etj. Kongresin e nderuan me pjesmarrjen e tyre dhe ambasadorë e përfaqësues të misioneve diplomatike të akredituara në vendin tonë si dhe mjaft të ftuar të tjerë. Raportin në emër të komitetit drejtues të Partisë Republikane e mbajti zoti Sabri Godo. * * * Më pas Kongresin e përshëndetën delegacionet e mermim pjesë në PR punimet e Kongresit. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës i qe morti fjalën 3 min zotri Anton Kola tha: Zonja dhe zotërinj, Kam kënaqësinë e madhe që sot këtu të përshëndes këtë kongres të Partisë Republikane Shqiptare. Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Presidentit Rugova. Ftesa juaj për të marrë pjesë në këtë kongres na ka nderuar. Falenderoj kryesinë e PR dhe kryetarin e saj të nderuar, zotin Sabri Godo, për këtë ftesë. Partia juaj është një ndër subjektet e rëndësishme të jetës politike në Shqipëri. Roli dhe kontributi i saj i madh është në nismën bashkë me PD të proceseve demokratike dhe në shkatërrimin e sistemit total komunist në Shqipëri. Me fillimin e shkatërrimit të këtij sistemi të imponuar komunist fillon një etapë e re, shumë e rëndësishme për shqiptarët në përgjithësi. Jemi fort të bindur se partia juaj, anëtarët e saj dhe simpatizantët do të jenë vendosur në thellimin e proceseve demokratike në Shqipëri. Kjo do të jetë një ndihmesë e madhe dhe për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët në trojet tona etnike. Ju faleminderit! Nënkryetari i delegacionit të partisë republikane të Kosovës zoti Isuf Kuka: Të dashur motra dhe vëllezër! Të nderuar miq Vij nga Kosova martire dhe këtu ju sjell përshëndetjet e nxehta vëllazërore të gjithë anëtarëve të Partisë simotër nga Kosova me seli në Pejë dhe në tërë vendin tonë. Kongresi i Partisë Republikane të Shqipërisë, i cili po hap sot punimet e tij në Tiranë, është një ngjarje e shënuar në jetën dhe punën gjithpërfshirëse e të kushte dhe rrethanat e reja të një rendi të ri ballkanik e evropian. Fillin e përgëzuam dhe ne shqiptarët pa ngurrim. Pas natës së errët 50-vjeçare rrepllot përpjekje e rrëmujash, pas punës këmbëngulëse të një armate të tërë veprimtarësh mëndjendritur dhe pas 60 vjet ndarje të egër të tru- (Vijon në faqen 4)