11/06/1992
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 qershor 1992

Më 8 dhe 9 Qershor zhvilloi punimet Kongresi i 1-rë i PR

PARTIA REPUBLIKANE NJË SI RRUGË TË VETME PËR DALJEN NGA KRIZA DHE ZHVILLIM EKONOMIK LIRINË E PLOTË TË INISIATIVËS INDIVIDUALE DHE PRONË PRIVATE NE KUVENDIN E REPUBLIKANËVE Ditën e Hënë më datë 8 Qershor në ora 9.00 në sallën e Akademisë së Arteve të Bukura në Tiranë u mblodh Kongresi i 1-rë i PRSH një eveniment shumë i rëndësishëm i kësaj partie për sot e për të ardhmen. Republikanët erdhën në këtë kongres për të bërë bilancin e punës dhe për ta orientuar më së miri vijën politike të Partisë për të ardhmen. Ata erdhën në këtë kongres pas 17 muajsh luftë e përpjekjesh për shembjen e diktaturës për vendosjen e demokracisë në Shqipëri. Një kohë jo e gjatë për një parti politike, por aq sa të ishte konsoliduar me një profil të qartë. Ajo i ka dhënë provat me urtësinë dhe mençurinë e saj përballë popullit dhe kombit në tërësi. Kongresin e deklaroi të hapur z. Zef Bushati. Për të drejtuar kongresin u zgjodh një presidium i përbërë prej 11 vetash. Kongresin e parë të republikanëve e ndërruan me praninë e tyre delegacioni i Partisë Republikane Italiane i kryesuar nga zoti Otavio Lavaxhilo, delegacioni i Partisë Republikane të Kosovës i kryesuar nga nënkryetari i saj zoti Isuf Kuka, delegacioni i Partisë Demokratike Popullore me qendër në Tetovë të Maqedonisë i kryesuar nga zoti Iljaz Haklini, delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës i kryesuar nga nënkryetari i saj zoti Anton Kolaj, prefaguesi i Republikës së Kosovës i sovës i akredituar në vendin tonë zoti Ali Aliu. Kongresin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqësues të Partisë Demokratike, të Partisë Socialiste, të Partisë Liberale të Demokrate, të Partisë Liberale, të Partisë Lidhja Popullore, etj. gjithashtu ishte ftuar dhe nga shoqata të ndryshme si ajo e të burgosurve e të përndjekurve politikë, etj. Kongresin e nderuan me pjesëmarrjen e tyre dhe ambasadorë e përfaqësues të misioneve diplomatike të akredituara në vendin tonë si dhe miq e të ftuar të tjerë. Raportin në emër të komitetit drejtues të Partisë Republikane e mbajti zoti Sabri Godo. Me pas Kongresin e përshëndetën delegacionet që merrnin pjesë për punimet e Kongresit. Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës që mori fjalën i pari zoti Anton Kola tha: Zonja dhe zotërinj, Kam kënaqësinë e madhe që sot këtu të përshëndes këtë kongres të Partisë Republikane Shqiptare në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të Presidentit Rugova. Ftesa juaj për të marrë pjesë në këtë kongres na ka dhënë bujari. Falenderoj kryesinë e PR dhe kryetarin e saj të nderuar, zotin Sabri Godo, për këtë ftesë. Partia juaj është një ndër subjektet e rëndësishme të jetës politike në Shqipëri. Roli dhe kontributi i saj i madh është në nismën bashkë me PD të proceseve demokratike dhe në shkatërrimin e sistemit total komunist në Shqipëri. Me fillimin e shkatërrimit të këtij sistemi të imponuar komunist fillon një etapë e re, shumë e rëndësishme për shqiptarët në përgjithësi. Jemi fort të bindur se partia juaj, anëtarët e saj dhe simpatizantët do të jenë të vendosur në thellimin e proceseve demokratike në Shqipëri. Kjo do të jetë një ndihmesë e madhe edhe për Kosovën dhe për të gjithë shqiptarët në çdo anë të tyre. Ju faleminderit! Nënkryetari i delegacionit të partisë republikane të Kosovës zoti Isuf Kuka: Të dashur motra dhe vëllezër! Të nderuar miq! Vij nga Kosova martire dhe këtu ju sjell përshëndetjet e nxehta vëllazërore të të gjithë anëtarëve të Partisë sonë nga Kosova me seli në Pejë dhe jo vetëm të tyre. Kongresi i Partisë Republikane të Shqipërisë, i cili po hap sot punimet e tij në Tiranë, është ndër ngjarjet e shënuara në jetën dhe punën gjithëkombëtare në kushtet dhe rrethanat e reja të një rendi të ri ballkanik e evropian, të cilin e përfaqësojmë edhe ne shqiptarët pa ngurrim. Pas njëzet e pesë-vjeçare përplasje ecej e krajatave, pas punës këmbëngulëse të një armate të tërë veprimtarësh mendjendritur dhe pas 60-vjet ndarje të detyra të trun... [?] (Vijon në faqen 4)

RAPORT

I KONGRESIT TË PARË TË PR I MBAJTUR NGA KRYETARI I SAJ ZOTI SABRI GODO Më 22 Mars u mposht komunizmi dhe u vendos rendi demokratik në Shqipëri. Kjo fitore, që do të kalojë në historinë e vendit si një nga ngjarjet më të mëdha, u arrit me revolucionin e popullit, që u bë pa kryengritje të armatosur, megjithëse u përcoll edhe me krisma armësh e gjakderdhje të dimërshme. Më 22 Mars u harruga dhe për popull tonë për të dalë nga kalitë shqiptare në realitetin e kohës. Kthesa historike në Shqipëri, pati si prelud protestat masive në Kuçovë, Kavajë, Shkodër e gjetiu dhe eksodina e korrikut të vitit 1990. Por kthesa e mirëfilltë nisi me lëvizjen studentore të nëntorit. Këtu zë fill edhe ideja e krijimit të partisë sonë, sepse ishte lëvizja studentore që përcolli regjimin komunist të Ramiz Alisë të bëjë lëshimin e pluralizmit, të tërhiqet përballë formimit të partive politike, pa të cilat nuk do të mund të bëhej kalimi nga diktatura në rendin e sotëm. E tërë kjo periudhë ka qenë e ngarkuar me intensitete e tensione të panjohura në jetën politike shqiptare, që përfshinë tërë vendin dhe në skajet më të largëta. Këto realitete, si edhe disa faktorë të tjerë, duhen mbajtur parasysh për të dhënë gjykime politike të drejta të asaj që çka kemi arritur dhe të asaj që duam të arrijmë. PARTIA REPUBLIKANE NGA JANARI 1991 - MARS 1992 Pa dyshim, protagonisti kryesor dhe që mbajti peshën më të madhe të luftës për rrëzimin e diktaturës e enverizmit, ka qenë Partia Demokratike. Por fill pas saj, doli në skenën politike Partia Republikane, duke dhënë një kontribut që kurrsesi s'mund të mohohet e nënvlerësohet. Ajo ka pjesën e vet të qarë në përmbysjen e një rendi social-politik-ekonomik që nga trajtimet në historinë tonë të re. Për të vlerësuar rolin e PR në këtë periudhë duhet të sjellim parasysh të paktën këta faktorë: - PR, ashtu si edhe PD, u krijua jo në kushtet e një jete politike të qetë e normale. Ajo duhej të merrte pjesë në zgjedhjen e problemeve të renda të ditës që kishin arritur në brimën, me një kohë dhe krisimin nisëmatar dhe ndonjë degë të pamëkëmur, pra, pa krijuar ende strukturat e një partie. Në këtë proces i ndërlikuar i krijimit të Partisë, i programit, statutit, shtypit, dokumentacionit, i forumeve udhëheqëse qëndronte e lokale, duhej të kryheshin në kushtet e një kundërshtimi e luftë të ashpër. Kërkoheshin shpejtësia maksimale. Domos, në një kohë të tillë të jashtëzakonshme do të bëheshin edhe gabime. - Përballë nesh ishte partia dhe (shteti) stalinist-enverian që dispononte aparatin e madh burokratik me tërë arsenalin e nevojshëm dhe përvojën e gjatë. Kështu ne kishim mungesën e plotë të mjeteve e përvojës me qëllim regjimi komunist i shoqiste lejuar më gjithçka nga të vogël të një opozitë të organizuar. - Ekzistenca e PD lehësoi së tepërmi krijimin e partisë sonë, por ky fakt përbën edhe një paradoks. Rreth PD-së, aleatës sonë kryesore, u grumbulluan tërë ... [?] (Vijon në faqen 4)

MBRESA

Zëri i një mëne delegate Pas tërhe atyre diskutimeve të delegatëve, në podiumin e Kongresit ngjitet një delegate nga Duka-Ri i Ri i Krujës. Një nëne me 3 fëmijë, me 3 djem, e quajtur PRENDA LARI. Është hera e parë që ngjitet në shkallët e nderit në një Kongres. Pas tërë atyre ysperimeve, barrëve të cilëve, inter... [?] arritjeve, arratisjeve të njerëzve të dashur, pas tërë atyre dhëmbjeve që pësoi gjyshi i saj NDUE PLEPI, mbas edhe Prenda po të mos vinte këtu me drokand e bukur do të dënohej në ndonjë burg nazist të këtij ap... [?]. E zëri i saj e ka ngrohtësinë e një nëne, dhembshurinë, revoltën e saj, po edhe forcën e maleve që e rritën. Për çudi, në sytë e dëgjuar të moshës së saj vërehet lëvizja e të rritur. Mbasi edhe tek këto njerëz na panë sy të letë gështenjë të shkëlqisht ndonjë lot. Lidhje në zëri e saj dhimbja që ngjallin tokat djerrë, telat e hekurta... të telefonit, radhët e pakta në njësi... [?], familja që vuajnë... [?] nëpër male, njerëzit që vrasin duart drejt malitave për gjashtëra të varfër e tyre dhe të shkruar të përcjellin qare që du... [?] herët të zërë qeveria e çdo republikan ndaj fatet të Atedheut. I pashëm i ndershëm mendimi i saj republikan si pjesa më e madhe e anëtarëve të PR e që vërtetë të benë të skuqesh, të fshihesh në këtë fytyrën para të metave, para pasojave, para paaftësisë drejtuese e organizuese, para atyre pretendimeve, para justifikimeve që do gabim, që do premtohëm realizuar e hedhim larg pa harruar se e vërteta e ndershmëria si pari të bëjnë e duhet të jenë forta të zëra të jote, të ideale e tua republikane. Prenda flet. Po mbaron koha e diskutimit. Po salla ngrihet e nuk e lejon të mbylle këtë zë të sinqertë. Një zgjimet e drejtësisë që duhet të fshihet nga asaj nënëlartë e të mos ndodhe që të fshihemi pas fasadave partiake për të vrapuar te postet, të karrierat e tij... [?] ... Mbaroi diskutimi. Prenda zbret e shoqëruar nga një student duartrokitjesh, nga unë. Dhe legjita e çirikut nuk mbahet e thotë me zë të lartë moti motër, folë si republikane, por edhe si nënë... E bashkë me të edhe ne urojmë “Të lumtë republikanja Prenda! Le t’i kthejmë fjalët e tua në mesazh në një pasqyrë trimërie, mençurie se për të kemi e do të kemi më tepër nevojë!”

Urime

Partia Republikane e Greqisë «Gëzatos» Republika e urron dhe gazetën «Republika» për botimin e kësaj gazete në gjuhën shqipe të kurban Bajramit. Delegacioni i Partisë Republikane të Kosovës, me rastin e përvjetorit të Kosoves së pavarësisë, shprehu urimet e saj më të mira në Tirane, për të gjithë shqiptarët e vendit dhe në veçanti me bërat e fëmijët e Kosovës. Urime!

Telegram

ZOTIT SABRI GODO Përfaqësuesit e delegacionit të PR Shqipërisë në Mitrovicë përgëzojnë për zgjedhjen tuaj kryetar të PR, për të mirën e kësaj partie dhe të mbarë popullit shqiptar. Faleminderit gjithnjë delegacioni të PR Kosovës. Redaksia e gazetës «Republika» uron zotin Sabri Godo për zgjedhjen e tij kryetar i Partisë Republikane.

MIRËPUPASIM NË KONGRES TE PR

Delegatët e Malësisë së Shkodrës, po largohen të gëzuar nga kongresi i tyre i parë republikan, që përveç e punës së dhënë vendimet e rëndësishme të kongresit t’i vërë në jetë. Falenderojmë gjithë delegatët që bashkuan mendimin e dëshirën që përsëri në udhëheqjen e partisë së jepet votëbesimi zotit Sabri Godo, kryetar i Partisë Republikane Shqiptare. Në emër të delegatëve të Malësisë së Shkodrës NDOC PEPAL