Shiko faqen e plotë

Accusations against communist genocide

Akuza ndaj genocidit komunist

Accuse contro il genocidio comunista

Original newspaper scan

Skanimi origjinal i gazetës

Një fakt rrënqethës nga genocidi komunist në rrethin e Beratit: Nga 4000 të dënuar politikë në këtë rreth, 300 janë pushkatuar pa ua treguar të afërmve vendin e hedhur (lexo: gropën e thellë) ku plumbat e diktimit një lule. Berat Akuza ndaj genocidit komunist Një fakt rrënqethës nga genocidi komunist në rrethin e Beratit: Nga 4000 të dënuar politikë në këtë rreth, 300 janë pushkatuar pa ua treguar të afërmve vendin e hedhur (lexo: gropën e thellë) ku plumbat i vinin një lule. Ka disa ditë që në Berat Shoqata e të Burgosurve e të Përsekutuarve Politikë përgatit për një ceremoni madhështore nderimi për të gjeturit “anonimë” të diktaturës së egër komuniste e që pas shumë përpjekjesh janë gjetur. Periferia e Beratit, breglumi i Osumit, apo përroi i Vodicës vende, që ende edhe tani janë të panjohur, janë akuzë e madhe për genocidin komunist. Janë të paktën 11 arkivolë të kuq të viktimave të terrorit komunist që presin të rivarrosen në vendin që u takon, mes të afërmve që i deshën aq shumë e për të cilët luftuan deri në fund. Agron Azizi, ish-i burgosur politik tregon për njërin prej tyre. Eshtë vëllai, Fuza Azizi, i vrarë në moshën 19-vjeç, më 24 shkurt 1978, në Perronin e Vodicës. “Ende ishin të paprekura dhëmbët, çorapet prej najloni e sandalet e paharruara” - kujton ai për të vëllain. Të tjera kujtime i shpleksen për Luftarin, për unë Eshtrat e patrerur akuzojnë per genocid. NËMIK SELMANI