teaser
negative
politikë
Aludimet dhe aleatët e Partisë Socialiste
Do të ishte mirë që në vend të reduktimit të deklaratave të së Djathtës italiane për problemin e emigracionit, PSSH të prononcohej për qëndrimin e së Majtës greke...
Aludimet dhe aleatët e Partisë Socialiste
Do të ishte mirë që në vend të reduktimit të deklaratave të së Djathtës italiane për problemin e emigracionit, PSSH të prononcohej për qëndrimin e së Majtës greke...
Lexo f.4
Italia[?]
Greqia[?]
teaser
neutral
sport
Olimpik pretendent për titull
Interesi qe zgjonte ndeshja kryesore e javës së 12-të të kampionatit të futbollit, u duk në shkallët e stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, ku me tepër se 2500 spektatorë zsnin ulur për të parë
Olimpik pretendent për titull
Interesi që zgjonte ndeshja kryesore e javës së 12-të të kampionatit të futbollit, u duk në shkallët e stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”, ku më tepër se 2500 spektatorë zsnin ulur për të parë
lexo f.7
Qemal Stafa
article
negative
politikë
takim elektoral
prona
Jemi kundër socializmit...
Godo në takimin me banorët e zonës në Cakran të Fierit
Godo në takimin me banorët e zonës në Cakran të Fierit
Jemi kundër socializmit...
...secili të jetë zot në punën e tij dhe në shtëpinë e tij, kurse qeveria të shohë punët e veta.
Më 17 nëntor, në sallën e Kinemasë së Cakranit, u mbajt një takim i fshatarësisë së Komunës me kryetarin e PRSH, z. Sabri Godo. Në takim merrnin pjesë mbi 150 vetë të ardhur edhe nga fshatrat e afërt.
Në fjalën e tij, që u prit me duartrokitje, z. Godo tha:
- Ne mund të merremi vesh lehtë me ju se jeni fshatarësi me tradita patriotike, të lidhur me zakone fisnike e me pronën.
Ne jemi për bashkimin e Kombit dhe në këtë pikë gjejmë përkrahjen tuaj.
Bëhen përpjekje për të mbajtur gjallë para opinionit ndërkombëtar çështjen e Kosovës dhe të shqiptarëve në Maqedoni, po mungesa e një strategjie të qëndrueshme pakëson shanset tonë të bashkimit të kombit.
Ne jemi për një ekonomi të bazuar mbi pronën private të trashëguar. Në këtë pikë gjithashtu gjejmë përkrahje të gjerë në fshatarësinë e Mallakastrës.
Nuk do të ndahet sherri këtu brenda dhe nuk do të merremi vesh me Evropën, sa kohë të mos vejë prona në vend.
Toka është themeli i pronës. Ne kërkojmë atë që do shumica e fshatarësisë, të shkruar në projektligjin tonë për tokën dhe që mund të përmblidhet në tri pika: secili të vejë në tokën e trashëguar nga i ati; ai që ka trasheguar shtëpinë të tokën e tjetrit të dëmshpërblejë sipërfaqen me 300 m2 truall dhe pronari të kompensohet për këto 300 m2 jetiq, kthimi i tokës pronarëve të mëdhenj të kufizohet në 60 ha. Kjo është shkruar në ligjin tonë. Socialistet, e nganjëherë edhe demokratikët, nuk sillen ndershmërisht kur thonë se ligji republikan u prish shtëpitë e të varfërve dhe kthen çifligarët. Kjo është një gjuhe komuniste.
Ne jemi kundër socializmit, duam që secili të jetë zot në punën e tij dhe në shtëpinë e tij, kurse qeveria të shohë punët e veta.
Duke u njohur nga afër me njeri-tjetrin, ne merremi vesh edhe për zhvillimin e demokracisë. Jemi kundër sundimit të një partie, kundër korrupsionit që është përhapur si murtajë, kundër administratës burokratike që zgjidh vetëm hallet e saj dhe jo hallet e qytetarit.
Ne jemi për një rend të fortë që të mbrojë njeriun, familjen dhe pronën. Ne merremi vesh me ju se në gjitha pikat dhe është shumë më mirë që republikanizmi ka zënë vend dhe po rritet shpejt në Cakran.
Ne do të bëjmë ligjet... Më tej f.3
...Jemi kundër sundimit të një partie, kundër korrupsionit që është përhapur si murtajë, kundër administratës burokratike që zgjidh vetëm hallet e saj dhe jo hallet e qytetarit.
...Ne jemi për dënimin e kriminelëve komunistë që kanë kryer vrasje e tortura të patreguara, duke shkelur edhe vetë ligjet e diktaturës. Por duket sikur puna nuk është zënë mirë. Paditen disa pleq për krime të kohës së Luftës. Dakord, do krim le të ndëshkohet, po duke nisur nga kriminelët e Sigurimit që kanë prerë edhe koka njerëzish dhe sot shëtisin kokëlartë nëpër bulevardet e qyteteve.
Sabri Godo
Cakran
Fier
Kosova
Maqedoni
Mallakastër
teaser
negative
ekonomi
bujqësi
Situata e drithrave në vend problematike
Shteti më parë se të shqetësohet për mungesën e drithrave duhet të ishte preokupuar më shumë për gjendjen e fermerëve shqiptare, për nevojat dhe problemet e tyre.
Situata e drithrave në vend problematike
Shteti me para se të shqetësohet për mungesën e drithrave duhet të ishte preokupuar më shumë për gjendjen e fermereve shqiptare, për nevojat dhe problemet e tyre.
Lexo f. 3
article
negative
histori
përndjekje politike
krime komuniste
Akuza ndaj genocidit komunist
Një fakt rrënqethës nga genocidi komunist në rrethin e Beratit: Nga 4000 të dënuar politikë në këtë rreth, 300 janë pushkatuar pa ua treguar të afërmve vendin e hedhur (lexo: gropën e thellë) ku plumbat e diktimit një lule.
Berat
Akuza ndaj genocidit komunist
Një fakt rrënqethës nga genocidi komunist në rrethin e Beratit: Nga 4000 të dënuar politikë në këtë rreth, 300 janë pushkatuar pa ua treguar të afërmve vendin e hedhur (lexo: gropën e thellë) ku plumbat i vinin një lule.
Ka disa ditë që në Berat Shoqata e të Burgosurve e të Përsekutuarve Politikë përgatit për një ceremoni madhështore nderimi për të gjeturit “anonimë” të diktaturës së egër komuniste e që pas shumë përpjekjesh janë gjetur.
Periferia e Beratit, breglumi i Osumit, apo përroi i Vodicës vende, që ende edhe tani janë të panjohur, janë akuzë e madhe për genocidin komunist.
Janë të paktën 11 arkivolë të kuq të viktimave të terrorit komunist që presin të rivarrosen në vendin që u takon, mes të afërmve që i deshën aq shumë e për të cilët luftuan deri në fund.
Agron Azizi, ish-i burgosur politik tregon për njërin prej tyre. Eshtë vëllai, Fuza Azizi, i vrarë në moshën 19-vjeç, më 24 shkurt 1978, në Perronin e Vodicës.
“Ende ishin të paprekura dhëmbët, çorapet prej najloni e sandalet e paharruara” - kujton ai për të vëllain.
Të tjera kujtime i shpleksen për Luftarin, për unë
Eshtrat e patrerur akuzojnë per genocid.
NËMIK SELMANI
Agron Azizi
Fuza Azizi
Berat
Osum
Vodicë
article
negative
opinion
përndjekje politike
drejtësi
Probleme që kërkojnë zgjidhje
Probleme që kërkojnë zgjidhje
Probleme që kërkojnë zgjidhje, me këtë titull shkrimi qe po botojmë i shkruar me 25, shtator 1992 nga një pensionist qe sot nuk lëviz dot nga shtrati, u end nëpër të gjithë redaksitë e kohës dhe iu kthye të zotit me shënimin gërqes “nuk botohet”. Javen e kaluar dy shkrime e shkrojtura më 1992 hyre për problemet e persekutuarve dhe të tjera për probleme të pronësisë mbi token i solli në redaksi një e afërm e autorit me lutjen per t’i botuar....
Që me fillimin e daljes në qarkullim të gazetave me frymë demokratike në të janë shkruar shumë artikuj ( s’ka tani ecën e vështirë të numerohesh, me propagandë kurre dhe rrengjesh, ku persekutuesi është i persekutuari dhe të përsekutuarit e tyre. Me një skicë të këtij lloji e zëmë të ulur në poltrona komode e të veshur të qetë e plot komoditet e luks persekutorët, por dhe ishtë-përsekutuarit. Këta persekutorë janë ish-hetues, prokurorë, gjyqtarë, punonjës të degëve të brendshme, oficere e shefa të Ministrisë së Brendshme, drejtues të komiteteve të partisë e ish-drejtorë. Deri tani asnjërit nuk i ka hyrë ndonjë gjemb në këmbë, ata vazhdojnë të gëzojnë të gjitha privilegjet e fituara mbi gjakun dhe kockat e viktimave të tyre. Bile hetuesit vazhdojnë të marrin pensione me të larta se viktimat e tyre. Mendoj se ka ardhur momenti që t’i lëmë përkëdheljet formale të ish të persekutuarve dhe të kthejmë koken nga xhelatët e tyre. Nuk duhet të bëhemi mjekë të keqinj duke u përpjekur t’u vëmë plagës korre, duke e lënë brenda, se kjo do ta sjellë konsekuenca të rënda në të ardhmen.
Zgjidhja që propozoj është një problem që diskutohet dhe zvarritet prej shumë kohësh, problemi i hapjes së të dosjeve. Ky problem është diskutuar disa herë edhe në Parlament. Lidhur me këtë mund të them se shumë dosje gjatë kësaj kohe tranzitore janë zhdukur. Edhe ato që ekzistojnë janë falsifikuar. Prandaj dosjet e vërteta janë njerëzit që mund të përfaktojnë me ekzaktësi se kush ndodhur fatkeqësitë. Edhe njëherë nuk kam bërë ky problem duhet zgjidhur më qoftë se duam më të vërtetë të mirë popullit tonë dhe duam të krijojmë një paqe të vërtetë sociale.
Jam i mendimit që shteti duhet të krijojë urgjentisht një të veçantë pranë prokurorive, ku të persekutuarit të paraqesin ankesat e tyre për ata që u kanë nxirë jetën, u kanë marrë nderin e arat qe u kanë shkatërruar, të vërtetuar. Këto kërkesa duhet të studiohen dhe, aty ku ka shkelje të rënda, t’i marr në përgjegjësi shtetasit, kurse rastet e lehta t’i zgjidhë me mënyrë civile sipas ligjit ari i vet.
Elmaz Hasani
25.9.1992
Elmaz Hasani