Shiko faqen e plotë

Problems that require solutions

Probleme që kërkojnë zgjidhje

Problemi che richiedono soluzioni

Original newspaper scan

Skanimi origjinal i gazetës

Probleme që kërkojnë zgjidhje Probleme që kërkojnë zgjidhje, me këtë titull shkrimi qe po botojmë i shkruar me 25, shtator 1992 nga një pensionist qe sot nuk lëviz dot nga shtrati, u end nëpër të gjithë redaksitë e kohës dhe iu kthye të zotit me shënimin gërqes “nuk botohet”. Javen e kaluar dy shkrime e shkrojtura më 1992 hyre për problemet e persekutuarve dhe të tjera për probleme të pronësisë mbi token i solli në redaksi një e afërm e autorit me lutjen per t’i botuar.... Që me fillimin e daljes në qarkullim të gazetave me frymë demokratike në të janë shkruar shumë artikuj ( s’ka tani ecën e vështirë të numerohesh, me propagandë kurre dhe rrengjesh, ku persekutuesi është i persekutuari dhe të përsekutuarit e tyre. Me një skicë të këtij lloji e zëmë të ulur në poltrona komode e të veshur të qetë e plot komoditet e luks persekutorët, por dhe ishtë-përsekutuarit. Këta persekutorë janë ish-hetues, prokurorë, gjyqtarë, punonjës të degëve të brendshme, oficere e shefa të Ministrisë së Brendshme, drejtues të komiteteve të partisë e ish-drejtorë. Deri tani asnjërit nuk i ka hyrë ndonjë gjemb në këmbë, ata vazhdojnë të gëzojnë të gjitha privilegjet e fituara mbi gjakun dhe kockat e viktimave të tyre. Bile hetuesit vazhdojnë të marrin pensione me të larta se viktimat e tyre. Mendoj se ka ardhur momenti që t’i lëmë përkëdheljet formale të ish të persekutuarve dhe të kthejmë koken nga xhelatët e tyre. Nuk duhet të bëhemi mjekë të keqinj duke u përpjekur t’u vëmë plagës korre, duke e lënë brenda, se kjo do ta sjellë konsekuenca të rënda në të ardhmen. Zgjidhja që propozoj është një problem që diskutohet dhe zvarritet prej shumë kohësh, problemi i hapjes së të dosjeve. Ky problem është diskutuar disa herë edhe në Parlament. Lidhur me këtë mund të them se shumë dosje gjatë kësaj kohe tranzitore janë zhdukur. Edhe ato që ekzistojnë janë falsifikuar. Prandaj dosjet e vërteta janë njerëzit që mund të përfaktojnë me ekzaktësi se kush ndodhur fatkeqësitë. Edhe njëherë nuk kam bërë ky problem duhet zgjidhur më qoftë se duam më të vërtetë të mirë popullit tonë dhe duam të krijojmë një paqe të vërtetë sociale. Jam i mendimit që shteti duhet të krijojë urgjentisht një të veçantë pranë prokurorive, ku të persekutuarit të paraqesin ankesat e tyre për ata që u kanë nxirë jetën, u kanë marrë nderin e arat qe u kanë shkatërruar, të vërtetuar. Këto kërkesa duhet të studiohen dhe, aty ku ka shkelje të rënda, t’i marr në përgjegjësi shtetasit, kurse rastet e lehta t’i zgjidhë me mënyrë civile sipas ligjit ari i vet. Elmaz Hasani 25.9.1992