10/02/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 shkurt 1991

Noli i Republikës-Republika e Nolit

Bota shqiptare e njohu për herë të parë aktin konkret të Republikës në veprim politik të Fan Nolit. Në jetën tonë dhe në historinë e popujve e të kombeve të lashtë të Evropës fytyra e Republikës ka nerv apostolik demokracie, indipendencën dhe kufijtë etnografikë. Rilindasit, pararendësit e Nolit, e bënë të pranueshme idenë se kombi shqiptar e meritonte Republikën dhe se këtu do të niste jeta e tij e vërtetë pas shumë mjerimesh. Ismail Qemali dha të kuptohej se liria dhe pavarësia e një kombi, edhe në periudha tepër të ndëra e të turbullta, mund të fitohet fare bukur dhe po aq madhërisht përmes dialogut, sensibilizimit patriotik të popullit, mbjelljes së dashurisë, respektit dhe angazhimit tërësor të të gjithë shqiptarëve, kudo që janë, «ku i thonë bukës bukë dhe ujit ujë», për shpëtimin e kombit. Në çastin kur Esat Pashë Toptani kërkoi të ishte dhe ai kryetar qeverie, pra, kur krijohet një dypshtet, që do të çonte në luftë të brendshme e që do të shpërbënte kombin, Ismail Qemali jep dorëheqjen. Ky flijim interesash vetjake pushtetësore u përball kështu nga plaku i Vlorës: «Akti i dorëheqjes nga kryetari i Qeverisë dhe nga Qeveria ishte po aq i lartë sa dhe akti i ngritjes së flamurit në Vlorë, …» I bindur se shpirti i ndjeshëm dhe karakteri i durueshëm i shqiptarit ishte më pranë humanizmit se sa brutalitetit apo egërsisë, siç mundoheshin ta vulosnin të huajt, Noli psikolog dhe sociolog, humanist dhe politikan i dhe i shpalljes së Pavarësisë». Historia përsëritet dhe rrokët në formën e unazës, ku është lehtë të bëhesh spiralin historik. Ky flijim interesash pushtetësore që ushqen bajrakun e interesave atdhetare mori formën konkrete tek Noli, i cili Shqipërinë Republikë e kishte imperativin e tij shpirtëror politik. Në mënyrë konkrete ai e pa tek Kongresi i Lushnjës, për të cilin tës së Madhe gjendja e Evropës ndryshoi aq shumë sa e vetmja formë që mund t’i përshtatej Shqipërisë ishte forma Republikane. Dhe këtë formë qeverimi e kam mbrojtur që në vitin 1921, jo se kam qenë republikan fanatik i konvikuar, por se ashtu më dukej se e deshte e mira e Shqipërisë. Që më 1924 e këtej, dhe veçanërisht pas proklamatës së monarkisë feudale, zogolliane, më mbush mendja plotësisht që Republika e popullit është i vetmi shpëtim për Shqipërinë». Tek Republika, Noli shihte qeverinë e popullit dhe të bejlerëve dhe rrushfëçinjve. Kështu, në një mjedis feudal e uzurponjësish shpirttrash njerëzorë, në një mjedis njerëzish të thjeshtë, të paditur të qytetit, të fshatit e deri në majë të bjeshkëve, bariu i shpirtgrave njerëzore, Noli, bëhet udhëheqësi i tyre në rrafshin e një Shqipërie të re moderne. Qeveria Demokratike e Nolit ishte ajo jetëshkurtër sa nuk u quajt dot Republikë dhe u mbyt nga reaksionarët me të paskrupullt me ndihmën e serbëve. Shqipëria u zhbë përsëri pas tërmeteve që solli Lufta e Parë Botërore, por ndërkaq ajo provoi se «luftëtarët e lirisë sado të vegjël që të jenë, janë më të mëdhenj e më të fortë se të gjithë të mëdhenjtë dhe të fortët». e botës». Nga kjo e vërtetë tiranët kanë të drejtë të dridhen, sepse e sotmja e tyre është e shkurtër, e ardhmja është e luftëtarëve të lirisë, demokracisë, republikanëve të vërtetë. Patriotët e shquar nacionalistë, demokratët republikanë të qeverisës së Nolit, siç e bënë Shqipërinë demokratike pa gjak, pranuan ta lënë pushtetin që gjaku të mos derdhej. (Vijon në faqen e 3-të) pësembehdjetë milionë për ushtri që ta ruajnë... I bindur se shpirt i shquar, diplomat i mirëfilltë i tryezave evropiane dhe botërore, erudit dhe zëdhënës i historisë së kombit të vet dhe asaj botërore dhe më në fund ekonomist e njeri i veprimit, e pranoi të vinte në jetë Republikën, sepse e barazoi me shpirtin e pastër shqiptar. Në një artikull të tij të vitit 1931 me titull «Për Republikën aspak kundër Republikës» ai do të prononsonet kështu: «Pas Luf-

MIRËMËNGJES «REPUBLIKA»

Të dashur lexues, «Republika» është gazeta juaj! Ne, gazetarët e saj, do të përpiqemi me mish e me shpirt që të plotësojmë kërkesat tuaja republikane, që të shprehim ndjenjat dhe mendimet tuaja, që të mirëtojmë respektin tuaj. «Republika» do të luftojë që procesi i demokratizimit të vëllait ecë pa u ndalur deri në fitore, që ai të hedhë rrënjë të shëndetshme në të gjitha sferat e jetës së popullit, që ai të vendoset në çdo skaj të Atdheut, në Konispol në Vermosh, që ai të triumfojë plotësisht dhe përfundimisht. Programi ynë është programi i Partisë Republikane Shqiptare. E kuptojmë që ky program ngarkoi me një barrë të rëndë. Por e kuptojmë, gjithashtu, e është detyra jonë që ta mbajmë këtë barrë, sepse atë na e ngarkoi Atdheu, pavarsia dhe lulëzimi i tij. Kemi bindjen e plotë se do t’ia arrijmë qëllimit në përkrahjen dhe ndihmën tuaj. Informacionet tuaja nga çdo skaj i vendit, nëpërmjet «Republikës» do të bëhen pronë e të gjithë lexuesve. Mendimet tuaja do të transmetohen të tjerëve, që të diskutojnë e t’i vlerësojnë. Ky do të jetë dialogu i madh i Partisë Republikane me të gjithë anëtarët e saj, me mbarë popullin, për probleme më të rëndësishme e shoqërisë sonë. Zoti i kombit, mbrojtja e lirisë dhe pavarësisë së vendit, jeta e re, demokratike dhe e begatë e mbarë popullit, miqësia dhe bashkëpunimi me popujt e tjerë, këto janë përmbledhtas pikësynimet tona. Për të realizuar këto pikësynime, ne do të ndërmarrim hap pas hapi jetën e popullit dhe do ta pasqyrojmë atë në faqet e «Republikës» me gjuhën e tij, sepse synojmë që organin e Partisë Republikane ta lexojë punëtori, Pllakat nga fshatari, intelektuali, burri dhe gruaja, plaku dhe i riu, i gjithë populli, çdo shqiptar, brenda dhe jashtë Atdheut. Ne do të flasim plot gëzim për ata që do të ndërtojnë, por do të kritikojmë ashpër ata që do të duan të rrënojnë. Shqipëria ka nevojë, Shqipëria duhet dhe mund të ecë përpara drejt dritës, drejt mirëqenies, drejt lumturisë. Për këtë ajo i ka të gjitha ç’dulen, këngë e vegatë, popullin e mençur, rininë e zjarrtë. Duhet vullnet, vendosmëri dhe mbi të gjitha ajo e ëmbël, le ta gëzojmë e gjithë, në qoftë e hidhur, le të hidherojë ata që hedhin hem në jetën tonë. Mashtrimit, gënjeshtrës do t’ia mbyllim derën e redaksisë. Ndryshe lexuesi, populli nuk do të na falë. Mashtrimi nuk është i i trëshem. Ai zbret poshtë në ndërgjegjen e njeriut dhe mbetet aty për jetë. Prandaj, shqiptari edhe gjakun ta fal por mashtrimin jo, kurrë. I dashur lexues, Më 10 janar 1991 u miratua formimi i Partisë Republikane Shqiptare. Më 10 shkurt 1991 ka aguar dita del numri i parë i «Republikës». Mirëmëngjes, «Republikë»! Kjo është letra jonë e parë për ty. Lexoje, por mos vono të na përgjigjesh. Faleminderit! REDAKSIA shikullomëj nevojë, Shqipëria duhet dhe do këtë ajo i ka të gjitha ç'duhen, këtë e kuptojmë, popullin e mençur, trininë e zjarrtë. Duhet vullnet, vendosmëri dhe mbi të gjitha punë; punë me cilësi dhe përsëri punë me disiplinë. Kështu edhe pena jonë do të shkruajë më mirë, sepse për ne qëllimi i punës është frymëzim. Për një gjë angazhohemi: do të shkruajmë të vërtetën dhe vetëm të vërtetën, me saktësi dhe përgjegjësi. Do të shkruajmë me ndërgjegje të pastër, sepse vetë e vërteta është e tillë. Në qoftë

Qamil Shijaku

PROJEKTPROGRAMI I PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE

Partia Republikane (PR), e lidhur si aspiratë demokratike e popullit, e shprehur me zërin rinor të studentëve, për çuarjen përpara e pluralizmit politik, është një fitore historike për Shqipërinë dhe vazhdimësi e traditave demokratike shqiptare, sidomos të viteve ’20. Ajo do të luftojë për konsolidimin dhe zhvillimin e kësaj fitoreje përkrah të gjitha forcave përparimtare të vendit. Duke pasur parasysh qëllimin e rëndë politiko-ekonomik dhe në interes të unitetit kombëtar, PR do të ushtrojë veprimtarinë e saj nëpërmjet dialogut të hapur politik, duke kundërshtuar dhunën në çdo formë, me vetëdijen se puna e burimi kryesor i jetesës dhe i rendit publik janë botëkuptimet kryesore të çdo qytetari dhe vendi dhe me rrugë e shpëtimit të vendit dhe e pjesëmarrjes së plotë të gjithanshme në proceset e integrimit evropian. KAPITULLI I PR ka synim themelor që Shqipëria të jetë Republikë, lirë, i pavarur, sovran, me rend të thellësisht demokratik shumëpartiak, ku të mbrohen të drejtat social-ekonomike të popullit, liritë dhe të drejtat e njeriut, iniciativa individuale dhe ku të krijohen kushtet për një zhvillim të lirë të personalitetit dhe të përparimit të mirë për çdo shtetas. Për këtë PR: 1) Angazhohet të mbrojë me vendosmëri të drejtat e njeriut të parashikuara në dokumentet ndërkombëtare, si Deklarata e Kombeve të Bashkuara e vitit 1948, e Helsinkit, Konferencës së Parisit etj. 2) Mbështet dhe ndihmon krijimin dhe funksionimin e shtetit juridik. Ajo kërkon miratimin e një kushtetute, e cila garanton të drejtat e gjithë zhvillimin e jetës politike, të ekonomisë dhe të drejtave të njeriut, pa qenë shtet, për deformime nga anë politike dhe urdhëresave. 3) Do të interes[ohet?], do të përkrahë dhe do të mbështesë lëvizjen e emigrantëve shqiptarë. 4) Të respektohen të drejtat e pakicave kombëtare në Shqipëri, duke u njohur barazinë e plotë në të gjitha sferat e jetës. 5) PR do të luftojë për kufizimin e kompetencave të Presidentit, të parashikuara në projektkushtetutë, e Presidenti të ushtrojë funksionet e tij jashtë partive politike. 6) Do të luftojë që Kuvendi Popullor të jetë bartës efektiv i pushtetit të popullit dhe të ketë në vartësi të plotë qeverinë dhe tërë strukturën shtetërore, që do të jetë e ndarë nga veprimtaria e partive. 7) Do të luftojë që struktura dhe përmasat e forcave të armatosura të përshtaten mundësive tona dhe të shkohet drejt modernizimit dhe përherëndrimit. Parrulla «I gjithë populli ushtar» ndërtimi praktik të mbrojtjes, që angazhon forcat e gjalla në praktika e strategji tashmë të vjetëruara. PR është për shkurtimin e taksave, krahas zhvillimit ekonomik. 8) Në kushtet e zhvillimit të demokracisë, do të luftojë për thjeshtimin e ndjeshëm të organeve të Punëve të Brendshme. Ajo është për fiksimin, shpalljen dhe kontrollin e shpenzimeve për mbajtjen e tyre. Sigurimi i shtetit të ripërrihet dhe të kthehet në institucion civil, i drejtuar nga një komitet nën vartësinë e Presidentit. 9) E quan detyrë të saj luftën e vendosur, kundër burokratizmit dhe fryrjes artificiale të aparatit shtetëror. Organet e pushtetit lokal duhet të zotërojnë fushë të gjerë të vetëqeverisjes. 10) Do të luftojë me vendosmëri për moralitet të lartë dhe për zhdukjen e korrupsionit në të gjitha sferat e jetës, veçanërisht në aparatin shtetëror. Asnjë funksionar shtetëror, i cilitdo rangu, nuk mund të qëndrojë mbi kritikën e opinionit publik, të ngrihet mbi ligjin dhe të gëzojë privilegje të çfarëdo natyre. PR është për shpalljen e pagave të nëpunësve dhe funksionarëve të gjitha niveleve. 11) Do të luftojë të përkrahet efektivisht nga shteti pluralizmi politik dhe të shmanget financimi i partive nga burime të pakontrollueshme. PR është për financimin e partive nga buxheti dhe për rishikimin e pronave, ndërtesave, mjeteve ekzistuese partiake të grumbulluara nga sistemi i deritanishëm monolist. KAPITULLI II Për t’u integruar në jetën politike aktuale, duke ruajtur në çdo rast interesat e larta të pavarësisë dhe të sovranitetit të vendit PR do të luftojë: 1) Për ndjekjen e një politike të jashtme paqësore, asnjanëse, jashtë grupimeve aktuale ose të ardhshme, me marrëdhënie të gjalla bashkëpunimi e respekti reciprok me të gjithë shtetet. Fqinjësia e mirë me vendet ballkanike dhe mesdhetare të ketë përparësi. PR është për arritjen sa më parë të integrimit të Shqipërisë në KSBE. 2) T’i kushtojë kujdes të madh problemit të vëllezërve kosovarë, duke aspiruar bashkimin e kombit dhe duke e lënë këtë çështje të ndërrvarur tërësisht nga dëshira dhe e drejta për vetëvendosje e shqiptarëve me banim në trojet e tyre në Jugosllavi. KAPITULLI III Në kuadrin e unitetit kombëtar, PR do të angazhohet për një rishikim publik objektiv të të gjithë proceseve që janë kryer në jetën e vendit në dhjetëvjeçarët e kaluar, për të evidentuar si arritjet reale, ashtu edhe gabimet e shtrëmbërimet që kanë gjendjen politiko-ekonomike të sotme. Për këtë: 1) Të funksionojë me efikasitet Instituti i Rehabilitimit. Personat që do të rezultojnë të dënuar padrejtësisht të dëmtohen moralisht e materialisht. Çdo veprim të kryhet me forma legale dhe të udhëhiqet nga parimi i forcimit të unitetit kombëtar. 2) PR do të synojë të rrënjosë në ndërgjegjen shoqërore bindjen e patundur të pluralizmit partiak, mendimi i lirë dhe debati publik do të jenë elementët e përhershëm e jetikë të progresit dhe të realitetit tonë. Asnjë parti, grup a person nuk mund të pretendojë monopol i dijes së së vërtetës dhe të zgjedhjes optimale. 3) PR është kundër diskriminimit për shkaqe politike, origjinë shoqërore ose kombëtare. Të gjithë shtetasit janë të barabartë para ligjit. Ajo është kundër çdo ndërhyrjeje në jetën familjare të intimitetit të qytetarëve, në letërkëmbimin, në banesën private, në të drejtën e lëvizjes dhe të zgjedhjes së profesionit e të vendbanimit. E drejta e pronës private, e trashëgimit të saj dhe e iniciativës së lirë të respektohet me ligj. 4) Ajo kërkon rishqyrtimin e të gjithë legjislacionit dhe shfuqizimin e tij nga çdo frymë antidemokratike. Proceset gjyqësore të hapura dhe të pandoruri të konsiderohen të paligjshme deri në provimin e fajësisë së tij me vendim gjyqësor. PR është për heqjen e dënimit me vdekje. (Vijon në faqen e 3-të)