— Të gjithë shqiptarët t’i bëjmë pronarë.
— Nuk ka forcë më shkatërruese se sa e vërteta që nuk thuhet.
— Të gjithë shqiptarët t’i bëjmë pronarë. — Nuk ka forcë më shkatërruese se sa e vërteta që nuk thuhet. Shoqëria jonë këto 46 vjet zgjidhi, por edhe krijoi e grumbulloi në të njëjtën kohë një mori, problemesh të karakterit shoqëror dhe ekonomik, si pasojë e tabuve dhe konjukturave politike, për ideale që koha nuk i justifikoi. «Partia mbi të gjitha» i mbylli gojën një populli të tërë dhe varfëroi tejet mendimin kombëtar. «Politika në plan të parë» la gjurmë të thella në ekonomi. Sipas konjukturave të saj ende dhe sot kemi gërmadha ekonomike të periudhës së marrëdhënieve të mira me Jugosllavinë, BS e me Kinën. Ksenofobia ndaj Evropës e në veçanti ndaj fqinjëve na privoi nga perceptimi i ri ecjes në kohë dhe na bëri të matemi vetëm me hijen tonë, e, për më tepër, duke iu referuar për një kohë të gjatë vitit 1938. Izolimi i plotë i opinionit të brendshëm dhe atij të jashtëm e vuri krejtësisht mendimin intelektual shqiptar në pozita inferiore ndaj atij evropian. Masat shtrënguese të dhunës ndaj intelektualëve jo konformistë bënë që të mbizotërojë elementi i paforcuar mirë dhe të fitojë ndaj të aftit. Nepotizmi dhe tonë në mes të Evropës edhe të mirat më elementare të arritjeve të njerëzimit, që i gëzojnë sot deri edhe popujt më të prapambetur të botës. Në dhjetëvjeçarin e fundit, ajo bëri vetëm prapa, deri sa sot ka arritur në një pikë të vdekur, që kushdo e sheh qartë se është para falimentimit të plotë e që rrezikon gjithçka në fushën materiale dhe morale. Dhe së fundi, për të mënjanuar lindjen e kapitalizmit, që Shqipëria të mbetej besnike e socializmit, u bë proletarizimi i plotë i popullatës në fshat me tufëzimin (se në qytet ishte kryer me kohë), gjithmonë duke pretenduar se ishte pyetur populli. Liria e iniciativës së individit arriti caqet e asfiksisë. Shqipëria dalngadalë u paralizua nga indiferentizmi, protesta e vetme që shprehte pakënaqësinë dhe që mund t’i shpëtonte ndëshkimit të ligjeve të burokracisë shtetërore dhe partiake, por që kishte vetëm veprim të dy anshëm. Ai u shndërrua në përbindësh, në sfinks të socializmit që krahasonte strukturave ekonomike, shkatërroi botën mendore, shpirtërore dhe mbi të gjitha interesin e dashurisë për punën. Ky kuadër sot ka marrë fizionominë e vetëvrasjes kombëtare, duke shkaktuar plagë të rënda e të thella me hemoragji të jashtme e të brendshme, si emigracioni i pakontrolluar, papunësia, pakënaqësia ndaj çdo gjëje të bërë e që mund të bëhet në të ardhmen. Kjo gjendje na thërret ta ruajmë gjakun, ai na është i nevojshëm si kurrë ndonjëherë, për të mos kaluar në anemi kombëtare, megjithëse që prej 50 vjetësh na mësojnë që pa gjak nuk fitohet asgjë. Në këtë situatë ka vetëm një rrugë, ka vetëm një terapi: Së pari, të mos hezitojmë, por menjëherë ta mbushim Shqipërinë me pronarë të ndershëm. (Vijon në faqen e 3-të)
e vuri krejtësisht mendimin intelektual shqiptar në pozita inferioriteti konformistë bëjnë që të mbizotërojë elementi i paformuar mirë dhe të fitojë ndaj të aftit. Nepotizmi dhe instrumentalizimi i luftës së klasave, duke e kthyer atë nga një dukuri historike në një mjet në shërbim të interesave vetjake, krijoi mundësinë e formimit të kastave të gjera rreth burokracisë së lartë dhe të terrenit të favorshëm për privilegje e përfitime jo të ligjshme. Shpërndarja e vlerave morale e materiale mbi këto kritere dhe gjenocidi klasor lindi forca të palogaritshme kundërvënëse që i imponuan burokracisë një rrugëdalje vetëvrasëse — ndërtimin e një ekonomie tepër të përcendruar e me prirje për autarki pa sens dhe që i privoi popullit
NGJARJA E DURRËSIT – PLAGË E SHMANGSHME
«Çështje e denjë për Sherlok Holmsin» — kështu mund ta titulloja këtë reportazh të dhimbshëm, për t’i krijuar lexuesit atë vizion të domosdoshëm të një të vërtete mjerane.
Dhe ajo nisi që të premten në mbrëmje. Një turmë jashtëzakonisht e madhe njerëzish shkonin lart nga Hotel «Iliria». Ç’të ishin vallë?! Menjëherë u ftulluan. «Janë tragetistë», tha më. «Ata që duan të ikin në Itali me pasaportë». E kishim dëgjuar këtë thashethemnajë gjigande, por e kishim marrë më tepër si shaka. Kush ta ketë nxjerrë vallë? Cila mendje? (Mos po ato mendje të 27 korrikut ose të lajmeve për hapjen e kufirit?!). Edhe Sherlok Holmsi, mbreti i dedektivëve, do ta kishte të vështirë ta gjente me saktësi, për të përcaktuar individin kobmjellës... Sidoqoftë, organet kompetente e kanë për detyrë t’i gjejnë shkaktarët dhe t’ia thonë menjëherë organeve gjyqësore dhe popullit. Në këtë psikozë kaq të elektrizuar, u përpoqëm që të ardhurit e asaj mbrëmjeje t’i bindnim, se lajmi është veçse një gënjeshtër me brirë. Po ata as donin t’ia dinin.
Po e nesërmja? Dihet. Vaterlo, Austerlic apo Trafalgar e Bejrut?! Asnjë nuk u lejua të hynte jashtë rregullave në port. Dhe kur ndodhi kjo, kur trageti iku tri orë para kohës së zakonshme, filloi Vaterloja ose Bejruti, guaje si të duash. Thyerje xhamash, përleshje, shkatërrime...
Kur rikujtojmë sot ato skena, të cilat i dha televizioni me hollësi e sidomos dhe gazeta «Rilindja Demokratike» e për të mos rënë në përsëritje, na del para syve pyetja më se e natyrshme dhe e logjikshme:
«A MUND TË SHMANGEJ TRAZIRA?»
Po, ajo duhej dhe mund. Nga lajmet e orës 20⁰⁰ të së premtes të mbetjej në mendje vetëm njoftimi i zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Isuf Baça, se nga ambasadat e huaja s’kishte ndryshuar asgjë në procedurat për daljen jashtë. «O Zot! Ende me këto sofizma po vazhdohet?! Unë po të them ujku, ti më kërkon gjurmët!». Në lajmet e fundit RTSH korrigjoi diçka, duke e modifikuar njoftimin dhe tha më shkoqur. Por vonë, shumë vonë. Çdo gjë, të paktën në aspektin psikologjik, kishte marrë fund. Pjesa më e madhe e atyre që e kishin ndarë mendjen për
(Vijon në faqen e 4-t)
EKSODI TRAGJIK
Mbretërit vdesin, po popujt vazhdojnë të jetojnë. Diktatorët vdesin, po popujt mbijetojnë.
Një mbret, Luigji XVI i Francës, kish thënë pasi sundoi si tiran «apres moi le déluge». Po populli francez mbijetoi dhe «qamet» përfshiu gjithë tiranët.
Kur marrim informacion nëpërmjet radios, televizionit dhe shtypit për arratisjen në masë të gjerë të gjermano-lindorëve përmes ambasadave të huaja ose përmes kufirit, duke humbur edhe jetën, deri sa më në fund rrëzuan edhe murin simbolik të turpit që ndante dy Gjermanitë, kjo gjë nuk na habiti, se ata pas gjysmë shekulli shtypje dhe presione shpërthyen pa marrë parasysh as jetën dhe kërkuan streha e të drejta, të mostra e pasuri që ishte Gjermania Perëndimore dhe kudo tjetër.
Ky fenomen na duket i huaj. Po, kur që nga korriku i vitit ’90 e deri tani në Shqipërinë tonë të vetëizoluar — një vetëizolim që quhet «reformim i egër kapitalisto-revizionist» — nisi një eksod i pandalshëm dhe tragjik, atëherë besoj se gjëja arsye e këtij fenomeni të vetë arratisjes së këtij fenomeni i vetë forma e tij është ...
Në qytetin L. vdiq një plakë nga fshati im. Sipas zakonit, ajo u çua në fshat për t’u varrosur. Nuk kish asnjë të ri që të hapte varrin. Të gjithë kishin marrë rrugën e mërgimit.
Tragjedia e vendit tim me këtë eksod dramatik është tragjedi e tërë Evropës Lindore. M’u dha rasti të shoh me sytë e mi në një kryeqytet evropian, ku shkova për kurim në mija të mijë vetë, skena të trishtuara. Djem e vajza, rusë, polakë, rumunë që me radhë ulnr në trotuare me tabela në gjoks: «Jam rus, më ndihmoni!», «Jam rumun, më ndihmo!» «Jam polak e me fëmijë pa bukë!...»
Nuk kemi statistika të sakta, por fakt është se vetëm në Greqi ka pothuaj 100000 refugjatë rusë, 50000 polakë e mijëra rumunë e bullgarë. Ky stres i rinisë dhe het analizu ar me humanizëm të madh. Rinia është e ardhmja e jetës, rinia është forca që e çon jetën përpara, për rininë ka nevojë Atdheu, rinia është gjaku i pastër.
Rinia e bëri luftën për çlirim, rinia rindërtoi dhe sot rinisë duhet t’i besohet fati i Atdheut. Uroj që të mos vazhdojë t’i vriten ëndrrat e saj, të cilat, me sa shoh, ajo do t’i realizojë me çdo kusht.
PETRO MARKO
SI TË FLASIM PËR HASAN PRISHTINËN
Viz. Fatos Maliqi
Me drejtësi, vetëm me drejtësi. Ç’është e tij, le të mbetet e tij dhe ç’është e të tjerëve, e të tjerëve qoftë! Dhe për këtë ai gjithmonë na kujton: «Para së gjithash ruhuni nga mallkimi i historisë dhe mos e harroni atë kur të jepni gjykimin tuaj».
Po si foli pseudohistoria dhe si duhet të flasë historia për të? Dhe dihet se pseudohistoria ka për perëndì politizimin, konjukturalizmin dhe zhurmërinë e gjysmë të vërtetave. Në peshoren e saj gjithmonë mat një djall çalaman, me një gjysmë syri picërrak e me kamzhik në dorë. Prandaj në këtë peshore figura shumëpërmasore e Hasan Prishtinës s’kish shumë se të matej ndryshe. Prandaj edhe shfrytëzimi dhe njollosja e tij qenë domosdo për rivrasjen e këtij kryeheroi. Dhe rivrasja është edhe më e zezë se vetë vrasja. Me vrasjen e një poeti, bie fjala, shkurtohet e vritet jeta e tij, po jo vepra e tij, ai rron përmes librave. Po kur vriten edhe librat, atëherë rivrasja ç’emër ka? Dhe rivrasja e Hasan Prishtinës u bë për vite me radhë nga kjo pseudohistori. Deri më 1962 qe shpallur tradhtar. Në të gjitha tekstet e historisë kështu qe emëruar. Madje edhe në një palodramë të Xhenet Brojës kështu u paraqit. Në vitet e mëvonshme diçka sikur ndërroi, diçka sikur u bë: i sollën edhe eshtrat e tij nga Selaniku dhe u gjet më në fund një copë tokë në Kukës për prehjen e tyre. U tha ndër fjalime se i lamë një borxh historisë. Me gjysmë zëri, po u tha. U tha si në një farsë të luajtur keq. Hijet e zeza të pseudohistorianëve prapë gërrithnin. Megjithatë në shpirtin e popullit shpalohej gëzimi edhe për kaq sa u bë. Në shpirtin e popullit kurrë s’ishte varrosur; kurrë s’ishte vrarë. Le të ishte dënuar gjashtë herë me vdekje, vdekja s’mund të kishte për këtë bir të tij. Le të ishte vrarë më në fund prej tri pushkëve të kralëve të Ballkanit, vrasje s’mund të kishte për të. Le të ishte shitur e mallkuar prej pseudohistorisë, në shpirtin e popullit kishte po atë vend që duhej të kishte. «Pa këtë Hasan Prishtina, hyben s’ta lëshova vendin», do të vazhdonin të thoshin malësorët e Malësisë së Gjakovës pranë zjarrit bubulak të dimrit. Se ai deklaratën «deri në vdekje», kështu e pat nënshkruar: «Mue në idenë time patriotike s’mund të më shtrojnë ari i tapës botës, as mëni e të gjithë armiqve».
Prandaj, në shpirtin e popullit dhe në dëshmitë e historisë që ka perëndì të shenjtë vetën fotografine e vetëm të vërtetë e saj, ai shpaloset si një vigani i përmasave të rralla, si kryeprotagonist i akteve më dramatike të historisë sonë. Përndritja e rolit të tij është dhe vetë përndritja e luftës sonë për të drejtat legjitime njerëzore në përbashkimit kombëtar, të luftës për mëvetësi, përparim, dinjitet e demokraci.
(Vijon në faqen e 4-t)
Foto Armand Babani
DEKLARATË E PËRBASHKËT E PARTISË DEMOKRATIKE DHE E PARTISË REPUBLIKANE
Më datë 9 shkurt 1991, me iniciativën e Partisë Demokratike, u zhvilluan bisedime mes përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe të Partisë Republikane me këtë rend dite:
1. Shkëmbim mendimesh për ligjin elektoral
2. Shkëmbim mendimesh për depolitizimin e aparatit shtetëror
Nga pala e PD morën pjesë në takim Eduard Selami, Preç Zogaj, Gene Ruli. Nga pala e PR morën pjesë Vingjush Gambeta, Hysen Çobani, Agim Zeka.
Bisedimet u zhvilluan në frymën e dialogut dhe mirëkuptimit të sinqertë për çështjet e diskutuara. Në përfundim palët ranë dakord që:
— Për kushtet dhe traditën e një pluralizmi e opozite tepër të re në Shqipëri, është më e drejtë që të zbatohet sistemi proporcional i zgjedhjeve në votimet e 31 marsit për deputetë në Kuvendin Popullor.
— Për të siguruar zgjedhje vërtet të lira e pluraliste, është e domosdoshme që brenda datës 15 mars 1991 të bëhet depolitizimi i Ushtrisë, i Organeve të Punëve të Brendshme, i organeve të Drejtësisë dhe i aparateve të Komiteteve Ekzekutive të KP në rrethe.
Duke vlerësuar rëndësinë dhe dobishinë e takimit, të dy palët vendosën që edhe më tej ta mbajnë hapur dialogun demokratik për çdo problem.
Tiranë, më 9.2.1991