17/02/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

17 shkurt 1991

Deklaratë e përbashkët e Partisë Republikane Shqiptare dhe e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Kroaci

Delegacioni i Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Kroaci i përbërë nga Dr. Tom Berisha, kryetar, Dr. Muharrem Nexhipi, nënkryetar dhe Zef Marku, anëtar i Kryesisë, gjatë vizitës së tyre zyrtare në Shqipëri zhvilloi në selinë qendrore të Partisë Republikane Shqiptare një takim me Vangjush Gambetën, Hyen Çobani dhe Agim Zekën, nismëtarë të Partisë Republikane. Në takim të dy palët informuan njëra-tjetrën mbi veprimtarinë e partive të tyre, si dhe shkëmbyen mendime mbi alternativën shqiptare në Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare, lidhur me mbrojtjen e të drejtave kombëtare kundër shtypjes serbomadhe. Gjithashtu u shkëmbyen përvojë për problemet me interes të përbashkët. Në këtë kontekst u bisedua për mundësinë e një takimi të përbashkët të partive të RPS të Shqipërisë dhe të partive shqiptare në Jugosllavi. Partia Republikane vlerësoi dhe mbështeti veprimtarinë e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve në Kroaci, përpjekjet e saj për mbrojtjen e të drejtave të ligjshme që u janë shkelur shqiptarëve nga serbomadhët. Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Kroaci, nga ana e saj, vlerësoi dhe përkrahu veprimtarinë e Partisë Republikane në procesin e demokratizimit në Shqipëri. Të dy palët vlerësuan si të dobishme kontaktet e vazhdueshme midis tyre nëpërmjet shkëmbimit të delegacioneve dhe formave të tjera. Takimi u zhvillua në mirëkuptim të plotë dhe në frymë vëllazërore.

Në shpirtin e etur për demokraci të kavajasve

E enjte, 15 shkurt. Rrugët e Kavajës janë të trishtura. Ke bie ta nxit më tej trishtimin. Kavajasit kaluan sot në provë të rëndë. Këtë ta thotë inxhinieri pensionist Ibrahim Sukaj, mësuesi i matematikës në gjimnazin e qytetit Hasan Shkreli dhe, sa e sa të tjerë. Një qytet i irrituar këtë ditë shkurti. Një qytet pionier i demokracisë së re, të vërtetë. Kavajasit e kanë patur në shpirt demokracinë. Sepse ua njihte këtë Noli ynë i madh, që me 11 qershor 1924, para ish-shkollës së vjetër paraqiti programin politik e ekonomik të qeverisë së tij demokratike. Traditë e hershme që kavajasit, edhe pse në dhunën e diktaturës, e ndezën dhe elektrizuan mbarë Shqipërinë. Ishin ata, që në mbrëmjen e 26 marsit të vitit 1990 me thirrjet e zjarrta, të ndezura në afshin e shpirtit të demokracisë, sfiduan tempullin e pushtetit diktatorial. I ndien ende dhe sot, të freskëta mbresat e asaj dite në Kavajë. Kërkesat dhe aspiratat e tyre drejt demokracisë nuk i thyen as arrestimet, as torturat e as presionet e organeve të diktaturës. Shpirti i këtij qyteti, i revoltuar nga dhuna e gjatë, nuk mund të gjente prehje nga premtimet boshe dhe mbasqyma kryesake të zyrtarëve burokratë, të partisë dhe shtetërorë. Ajo etje për demokraci do të kalonte në zemrat e tyre tërëpasherë në të gjithë muajt që pasuan. Do të derdheshin hapur pastaj rrugëve të qytetit, si vala në breg. Dhe jo pa dhimbje: Dialogut të kërkuar atëherë shteti i diktaturës iu përgjigj me dhunë dhe gjakosje. Askush, nuk e dëshironte atë. Por ja që populli i Kavajës nuk mund të bëhej zap, veçse me vringëllimin e forcës. Kështu menduan burokratët, kështu u erdhi përshatat të tjerëve, t’ia mohonin kavajasve dialogun, për politikën, ekonominë e gjithçka që lidhet me jetën, me të ardhmen e tyre. Por kavajasit nuk heshtën. Nuk u bënë sus. Me mendje të kthjellët e të vendosur, këta (Vijon në faqen e 3-të)

PROGRAMI ELEKTORAL I PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE

Të dashur motra dhe vëllezër! Më 31 mars do të votojmë. Këto janë të parat vota të lira që do të shprehin vullnetin e popullit, do të ligjërojnë pluralizmin politik, liritë e njeriut, iniciativën individuale, shtetin juridik dhe depolitizimin e jetës së kombit. Nga votat tona varet e ardhmja jonë. Mos lejoni asnjë forcë politike ose shtetërore t’ju imponojë vullnetin e saj. Vetëm bashkimi i individëve të lirë mund të formojë një popull të lirë. Partia Republikane angazhohet të çojë më tej idealet e rilindasve dhe demokratëve të mëdhenj, Fan Nolit, L. Gurakuqit, A. Rustemit, B. Currit etj. për një demokratizim të thellë të gjithanshëm të jetës së vendit sipas parimeve të Europës moderne. Ajo merr përsipër peshën e detyrës historike që qëndron para popullit tonë, për të shmangur erozionin shpirtëror e politik si dhe katastrofën ekonomike, në të cilën e ka përplasur regjimi monist i PPSH, për restaurimin e të gjitha vlerave shpirtërore kombëtare dhe futjen e ekonomisë në rrugën e prosperitetit me derësën tonë dhe bashkëpunimin e ngushtë me Europën dhe SHBA. Partia Republikane, për të realizuar këto qëllime në një periudhë sa më të shkurtër me vullnetin e popullit, do të rikonstruojë të gjithë shoqërinë shqiptare dhe do t’i japë zgjidhje problemeve të grumbulluara në të gjitha fushat, duke patur synim integrimin sa më të shpejtë të Shqipërisë në rrjedhën e zhvillimit evropian dhe ngritjen e nivelit ekonomik të familjes shqiptare nga stadi i sotëm në një stad të pranueshëm e dinjitoz për kushtet e kontinentit tonë. Dhe konkretisht: — Do të garantojë unitetin kombëtar dhe do të ndërtojë një shtet juridik të depolitizuar e modern, që të ruajë interesat e shtetasve, lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë. — Do të sigurojë të drejtat e njeriut në konventat ndërkombëtare bashkëkohore për banim, punë, profesion, lëvizje, ide, informacion, krijim pasurie, barazi para ligjit, etj. Do të garantojë paprekshmërinë e banesës, sigurimin e rendit, luftën kundër vagabondazhit dhe jetën e qetë. — Të respektojë të drejtat e pakicave kombëtare për arsimim, lëvizje, komunikim të lehtësuar etj. me popujt përkatës. — Të përkrahë dhe të mbështesë kërkesat e drejta të emigrantëve shqiptarë. Të krijojë të gjitha mundësitë dhe lehtësitë që emigrantët të kontribuojnë në zhvillimin e vendit, kryesisht me anë të investimeve dhe të ndërmarrjeve të përbashkëta. — Të rishikojë padrejtësitë e bëra në të kaluarën me një gjykim aspak të kompetent dhe të shpërblehen materialisht dhe moralisht të pafajshmit nëpërmjet institutit të rehabilitimit i cili duhet të vihet mbi kriteret të drejta dhe të funksionojë shpejt. — Të shikojë gjithë legjislacionin, duke e pastruar atë nga fryma antidemokratike dhe duke e pasuruar me norma ligjore mbështetur mbi traditën tonë dhe atë botërore. Të heqë dënimin me vdekje. — Të ndërtojë një legjislacion thellësisht demokratik, sipas normave evropiane në favor të gruas, që të parashtrojë masa për parandalimin e shtatzanive të padëshiruara dhe për lejimin e abortit, për orar të reduktuar, 6-orësh dhe me 2 turne dhe zgjatjen e lejes së lindjes, sipas profesion eve dhe në përputhje me normat shkencore të kohës. — Të ulën ditët e punës për të gjithë punonjësit nga 6 në 5 ditë. — Të luftojë burokracinë dhe korrupsionin dhe të shpallë pagat e rënda rangjeve, përfshirë ato të Ministrisë së Mbrojtjes, Punëve të Brendshme dhe të Sigurimit të shtetit. — Të ndërtojë një politikë të jashtme neutraliteti me prirje evropiane perëndimore, duke i dhënë përparësi lidhjeve me vendet fqinje dhe mesdhetare. — T’i kushtojë kujdes të veçantë problemit të vëllezërve kosovarë dhe shqiptarëve të tjerë që jetojnë në trojet e tjera në Jugosllavi, dhe aspiratave për bashkim kombëtar, sipas parimeve të KSB-së me vetëvendosje. — Të marrë në mbrojtje lirinë e ndërgjegjes dhe besimin fetar, duke u kthyer objektet e kultit besimeve përkatëse. — Të fuqizojë zhvillimin e të gjitha rrymave në art e shkencë me përjashtim të atyre që shpërndajnë ide fashiste e lufënxitëse. — Të mbrojë krijimin e sindikatave të lira dhe të favorizojë emigracionin ekonomik, duke i dhënë rast neve nga shteti edhe mbështetje financiare. — Të riorganizojë ushtrinë, ta depolitizojë atë, ta modernizojë dhe ta ulë në numër gradualisht, duke shkurtuar afatin e shërbimit ushtarak dhe duke përmirësuar kushtet e jetesës së ushtarakëve. Të vendosë gradat në ushtri dhe të futë praktika të reja për përgatitjen ushtarake. — Të organizojë Ministrinë e Punëve të Brendshme, ta depolitizojë dhe ta modernizojë atë sipas kërkesave të kohës për mbrojtjen e rendit, duke veçuar prej saj sigurimin e shtetit, i cili të vihet drejtpërdrejt nën varësi të Presidentit. Nga detyrat e tij të përjashtohet përgjimi dhe ndjekja e qytetarëve për opionet e tyre politiko-shoqërore. — Organet e hetuesisë, prokurorisë dhe të gjykatave të jenë të pavarura nga njëra-tjetra. — Proceset gjyqësore të jenë publike, me pjesëmarrjen e avokatëve në të gjitha fazat. I pandehuri të quhet i pafajshëm deri sa të provohet fajësia e tij. Të dënohet penalisht çdo përdorim dhune fizike ose morale. — Të hartojë një kushtetutë të re që të përsigjet plotësisht kushteve të pluralizmit politik, marrëdhënieve të lira me botën, të drejtave të njeriut dhe njohjes së paprekshmërisë së pronës private. Të garantojë që Kuvendi Popullor të jetë efektivisht mbajtësi i sovranitetit të popullit dhe të funksionojë në mënyrë të përhershme. — Do të nxjerrë vendin nga kriza e rëndë politike-ekonomike, duke ringjallur besimin për të shkuar përpara, duke nxitur e mbështetur çdo iniciativë të brendshme e të jashtme për zhvillim. — Do të mbështesë të gjitha format e pronës, me synim që të gjithë shqiptarët të bëhen pronarë. Për këtë ajo është për të tre format e pronës (shtetërore, kolektive, private), duke i dhënë përparësi zgjerimit dhe forcimit të pronës private nëpërmjet privatizimit të shërbimeve dhe ndërmarrjeve të prodhimit të mallrave të konsumit të gjerë, të industrisë së lehtë dhe ushqimore, duke ua dhënë me kredi të favorshme punëtorëve. Ata do të kenë të drejta të plota për të komunikuar me tregjet e huaja për gjetjen e lëndëve të para dhe shitjen e prodhimeve, pasi të jenë siguruar me përparësi nevojat e vendit. — PR do t’iu hapë rrugën e gjerë ligjeve të ekonomisë së tregut, duke krijuar të gjitha infrastrukturat e nevojshme si bankën, bursën etj. dhe duke krijuar të gjitha lidhjet ndërkombëtare të nevojshme. — Për të lehtësuar veprimtarinë ekonomike të vendit, do të punojë për ta kthyer moc[?]dhën në të konvertueshme me të gjitha atributet e duhura. — Për të gjallëruar dhe aktivizuar pasuritë e vendit, do të ndërtojë një politikë fiskale dhe do t’ia japë lehtësitë e duhura për të thithur sa më shumë kapitale nga jashtë dhe duke u garantuar investitorëve të huaj të gjitha të drejtat që kanë në vendet më të zhvilluara evropiane. Investitorët e origjinës shqiptare do t’i jepet përparësi; në të gjitha rastet degët kryesore të ekonomisë kombëtare do të mbeten në duart e pronarit të ligjshëm: kombit shqiptar. PR do të marrë në mbrojtje të gjithë specialistët dhe punëtorët shqiptarë, duke i specializuar dhe vënë në kushte të barabarta me specialistët e huaj. — PR fshatarësinë e konsideron si një forcë që ka rol vendimtar për fatet e kombit. Ajo është bartëse e traditave dhe vlerave më të larta shpirtërore të popullit tonë që ka përballuar me sukses të gjitha luftrat për pavarësi e liri. Ajo përfaqëson sot 65% të popullatës. Prandaj fshatarësia do të mbështetet fuqimisht në mënyrë që në një kohë sa më të shkurtër të ngrihet në nivelin e kërkesave të kohës. — PR e do fshatarin të kulturuar dhe zot të tokës së tij, duke e flakur burokracinë që e ka mbytur dhe e ka kthyer në punëtor me mëditje dhe në një vegël të thjeshtë pune. Ajo synon që fshatari dhe puna e tij të bëhet burim mirëqenieje për familjen e tij dhe për kombin. — Për fatin e kooperativave bujqësore, tipin e tyre, raportet e brendshme etj. fshatarësia të vendosë vetë, duke hequr dorë përfundimisht nga diktatet. Asaj do t’i jepen të njohura forma të ndryshme të kooperimit modern evropian, ku kryqëzohen më mirë zhvillimi i prodhimit dhe i personalitetit të bujkut. — Për të stimuluar krijimin e fermave private, shteti do të fuqizojë kreditë me interes të ulët, ndërmarrjet e specializuara për mekanizimin e gjithanshëm, kimizimin, ujitjen moderne, etj., duke synuar me kohë që fshatari të zotërojë mjetet e tij të punës. — PR është që toka t’i përkasë atij që e punon dhe kriteret e ndarjes dhe të shfrytëzimit të saj të aprovohen nga vetë fshatarësia me referendum kombëtar ose lokal, duke u mbështetur në gjykim variante të ndryshme duke marrë parasysh pjellorinë e tokës, aftësinë punuese të çdo familjeje, etj. — Tokën bujqësore fshatari të ketë të drejtë ta trashëgojë, por jo ta shesë, ta blejë ose ta japë me qira. Toka atij mund t’i merret vetëm kur e braktis me dëshirë. — Toka e ndërtimit (trualli) mund të shitet e të blihet bashkë me banesën. — PR është për ruajtjen e tokës bujqësore dhe kundër shpërderimeve të saj dhe do të luftojë që të gjitha ndërtimet të vendosen në kodra dhe në toka joprodhuese. — Do të luftohet që në mënyrë të shkallëzuar fshati të lirohet nga mbingarkesa që ka sot me krahë pune dhe gruaja të menjan ohet nga punët e fushës, duke futur gjerësisht mekanizimin dhe kimizimin bashkëkohor. — Për të ndaluar mbipopullimin rreth qyteteve të mëdha dhe krijimin e problemeve ekonomiko-shoqërore, nën shembullin e mjaft vendeve europiane do të krijohet një industri lokale e studiuar mirë që të punësojë mirë të gjitha forcat e lira të fshatit dhe të shfrytëzojë mirë burimet e çdo zone. Në këtë kuadër një rol të veçantë do të lozë turizmi shtetëror, por edhe ai privat. Kështu çdo shtëpi fshatari në zonën bregdetare dhe malore të kthehet në një burim të ardhurash valutore, në shërbim të mirëqenies të familjes fshatare dhe përparimit të vendit. — Fshatari të mos shihet si baza e akumulimit shtetëror. Fitimet kryesore t’i lihen bujkut për zhvillim e përparim, duke zbatuar tatimin proporcional në favor të kthimit të fitimeve në investime. — Për përmirësimin e jetës së fshatarësisë të përpësohen më tej pensionet, sigurimet shoqërore, shërbimet e ndryshme, furrat e bukës, në rrugë shtetërore ose private. Të gjitha fshatrat e vendit dora-dorës të lidhen me rrugë të asfaltuar. — Fermat shtetërore brenda një pesëvjeçari të ngrihen në nivelin e teknologjisë së kohës dhe të mos kenë më shumë sesa një krah pune për 5-10 ha. Ato të bëhen burim më i madh i produkteve blegtorale, perimeve dhe frutave për qytetet e mëdha. — Struktura e kulturave bujqësore të ndërtohet në raport me interesat e çdo ekonomie me tregun. — Arsimi në fshat të anojë nga ai politeknik, me detyrë që të nxjerrë specialistë të mesëm që të dinë të administrojnë e të shfrytëzojnë ekonominë bujqësore pa përjashtuar edhe arsimin e përgjithshëm. — Të ndalohet kategorikisht eksportimi i produkteve ushqimore, pa plotësuar nevojat e vendit në nivelin e kërkesave të kohës. Partia Republikane përmbledhtazi angazhohet të ndjekë me përparësi: a) Në fushën e ekonomisë: — Riorganizimin dhe zhvillimin e bujqësisë që të mbështesë menjëherë përmirësimin e strukturës ushqimore të popullit dhe zgjerimin të turizmit. — Turizmin shtetëror dhe privat, duke e kthyer atë në një industri të vërtetë për grumbullimin e valutës dhe punësimin e shtetasve. — Industrinë e Lëhtë e Ushqimore për shfrytëzimin e të gjitha burimeve të vendit dhe mënjanimin e superpërdorimit të qendrave të mëdha qytetare. — Modernizimin e minierave dhe të prodhimit të lëndëve energjitike. b) Në fushën e mirëqenies shoqërore: — T’i japë përparësi të ngutshme ushqimit të popullit, duke hequr format e triskëtimit që ekzistojnë sot. — Të zgjidhë problemin e rëndë të strehimit sipas kërkesave të kohës. — Punësimin e të gjithë shtetasve nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës brenda vendit ose emigracionit ekonomik. — Të sigurojë pushim të kulturuar, duke vënë kusht që të gjitha ndërtimet e reja turistike që do të ndërtohen nga sipërmarrësit e huaj, 25-30% të vihen në dispozicion të shtetasve shqiptarë, përveç ndërtimeve shtetërore dhe private që do të stimulohen në këtë fushë. Vëllezër dhe motra! Votoni për Partinë Republikane! Ajo ju garanton një të ardhme të qetë, mirëqenie në kushte njerëzore, prosperitet kombëtar dhe integrim të shpejtë në proceset e zhvillimit evropian dhe botëror. Komisioni Nismëtar fton të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e PR, të propagandojnë platformën e saj elektorale.