Ushtria, si instrument në dobi të shtetit, luan rol të rëndësishëm në ushtrimin e politikës së tij.
Në momente të caktuara, ajo mund t’i imponohet edhe vetë shtetit. Përvoja historike ka treguar se në disa raste ushtria, nëpërmjet dhunës, ka diktuar ecurinë e procesit. Por kjo ecuri në tërësi ka qenë në sens regresiv dhe ka sjellë si pasojë vendosjen e një pushteti ushtarako-policor me pasoja tragjike për jetën e atyre popujve që e kanë provuar në kurriz. Veçanërisht në një shtet të militarizuar re¬ziku nga ushtarakët mbetet gjith¬monë aktual. Me këto nuk duam të bëjmë analogjizma me ushtrinë tonë. Në ushtria, si pjesë organike e popullit, është e mbrojtur në vetvete me aspiratat, idealet e ndjenjat e tij. Historia i ka mësuar shumë shqiptarët. Luftrat, vuajtjet, mjerimet nuk e thyen karakterin e tij, por përkundrazi forcuan atdhedashurinë, respektin ndaj kulturës, gjuhës, folklorit, dokes e zakoneve stërgjyshore. Në të kaluarën, duke qenë vend i paorganizuar në pikëpamje shtetërore, popullit tonë në çdo luftë i është dashur të vetorganizohet, të përcaktojë strategjinë e funksion të saj taktikë të luftimit, të nxjerrë komandantë të zotë e me autoritet e të dalë fitimtar mbi armiqtë e shumtë. Kjo përvojë bëri që të krijohet traditë respektimi i drejtuesve, prijësve, mbi bazën e zotësisë e fetare, pavarësisht se njeri ishte gegë e tjetri toskë, kosovar apo çam. Prandaj nuk është me vend shprehja e përdorur shpesh në propagandë se ushtria popullore është vepër e Partisë, mbasi Shqipëria ka patur edhe më përpara ushtri. Sipas kësaj logjike, vendet e tjera që nuk kanë Parti Komuniste duhet të jenë të çarmatosura, pa ushtri, pa mbrojtje. Veç kësaj të gjitha vendet ushtarin e quajnë popullore, prandaj nuk mund të identifikohet partia me popullin apo ushtria të jetë dhuratë për popullin nga partia në fuqi. PPSH në këto vite të qenies së saj parti e vetme në pushtet nuk mund të qëndronte pa siguruar mbrojtjen e vendit dhe monopolin e saj drejtues në strukturat ushtarake që ajo krijoi. Prandaj nuk mund të quhet ushtria meritë e partisë, por duhet të respektohet populli për sakrificat që ka bërë për mbajtjen e një mekanizmi kaq të frikshëm dhe me shpenzime të rënda për ekonominë tonë. Në realitetin e sotëm politik shqiptar, të ekzistencës së ideologjive të ndryshme dhe të sistemit shumëpartiak, monopoli mbi ushtrinë nuk mund t’i lihet në dorë asnjë parti politike, kushdo qoftë ajo e sidomos duke e patur partinë në komandë. Një gjë e tillë krijon premisa që ushtria të përdoret në manovrime politike partiake, ngjall mosbesim dhe frikën e rrezikut ushtarak te palët opozitare dhe tërë shoqëria. Por kjo nuk është rruga e drejtë e zgjidhjes së problemit të depolitizimit të ushtrisë, kur njëra parti vazhdon të jetë në komandë. Është e papranueshme ky shqetësim i tij për pluralizmin në ushtri, në një kohë kur ushtria ka probleme të mëdha për të zgjedhur e pret urdhëra të tjera. Më mirë të mendohet për problemin e strukturës së ardhshme të ushtrisë, kompetencave të shtabeve dhe individëve komandues, raportin rregullore-ligj, përcaktimeve ligjore të kufijve të urdhërave dhe varësive, forcimit të disiplinës dhe përmirësimit të kushteve të jetesës në ushtri, se sa të vritet mendja për të gjetur një ton sa më arrogant në dhënien e përgjigjeve. Botimi i përgjigjes në «Zërin e Popullit» dhe «Luftëtarin» i jep kësaj ngjyre e luftës partiake, nga e cila duhet të distancohen sot ushtarakët. Prandaj ata që drejtojnë sot ushtrinë duhet të heqin dorë nga mendimi se me forcën e urdhërit (sepse Ministri i Mbrojtjes nuk mund ta konceptojë se së paku në kushtet aktuale mund të bënte një rekomandim e jo urdhër) mund të ndryshojë bindjet e njerëzve, se me një urdhër individual e në kundërshtim me dekretet të veçanta të Kuvendit Popullor, mund të përjashtohen nga partitë e tjera ushtarët, rezervistat, vullnetarët popullorë që organizohen në ushtri. Të hiqet dorë nga mendimi se ushtria është bahçe e hierarkëve ushtarakë heriarkëve ushtarakë dhe në çdo kohë mund të marrin shatën për të prashitur e koshtat për të vjelë prodhimet. Ai që ka respekt për popullin e për Shqipërinë duhet të respektojë njerëzit e saj, bindjet e tyre, lirimin e mendimit të njerëzve për të mirën e Atdheut e jo të errësohet pamja nga interesat partiake. Mbi të gjitha Shqipëria!
… është dashur të vetëorganizohet, të përcaktojë strategjinë e në funksion të saj taktik at të luftimit, të nxjerë mbi armigët i drejtuesve, prijësve, mbi bazën e zotësisë e prijerjeve të tyre dhe jo mbi bazën e vendimeve të emërtuesve. Përfundimi bazë i historisë sonë është se shpirtin luftarak të popullit nuk e kanë kultivuar partitë politike, por atdhedashuria. Shqipëria ka ekzistuar edhe pa parti politike, shqiptarët kanë luftuar përkrah njëri-tjetrit pavarësisht nga bindjet politike e
mbi ushtrinë nuk mund të lihet në dorë asnjë partie të përdoret në manovrimet politike partiake, ngjall mosbesim dhe frikën e rrezikut ushatarak të palët opozitare dhe polemika të pajustifikuara për kushtet aktuale, në të cilat ndodhet vendi.
Në kushtet e pluralizmit politik është i domosdoshëm çpartizimi i ushtrisë dhe jo nxjerrja e urdhrave për ndalimin e veprimtarive të partive opozitare në ushtri, lëshuar nga Ministri i Mbrojtjes, Kico Mustaqi. Kjo
VENDIME TË DREJTA NË INTERES TË POPULLIT
Dje pasdite u njoftua se Këshilli i Ministrave i RPSSH, me një vendim të posaçëm ia hoqi emrin Enver Hoxha Universitetit të Tiranës, duke plotësuar kështu kërkesën kryesore të studentëve grevistë.
Po dje në mbrëmje, në një mesazh drejtuar popullit, Kryetari i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia njoftoi vendimin e tij për krijimin e një Këshilli Presidencial dhe të një qeverie pune.
Këto janë dy vendime të drejta në interes të popullit, për të përballuar situatën e rëndë të krijuar ditët e fundit në vendin tonë.
Koresp. i «Republikës»
«Si mund të shpëtojë kombi»
Me Halim Xhelon si personalitet të mendimit demokratik dhe të veprimit konkret revolucionar, ne përkujtojmë historinë e lëvizjes së fuqishme demokratike në Shqipëri në fillim të këtij shekulli dhe deri në vdekjen e tij më 1937.
Vepra e Halim Xhelos është mendimi dhe veprimi i tij politik se si mund të shpëtojë kombi. Këtë çështje jetësore të popullit ai e ka analizuar në rrjedhën historike kohore, duke vënë përballë gjithë sensibilizimin e ndërgjegjes kombëtare të popullit, antagonizmin e veprues praktik të tij dhe, nga ana tjetër, sensibilizuesit e saj dhe udhëheqësit e drejtëpërdrejtë të mendimit dhe veprimit.
Duke mos u mjaftuar me kaq, udhëheqës politik, guximtar e praktik, vrojtues dhe konkludues i shfaqjeve psikologjike të popullit, me intelektin kurioz dhe fedualin e madh latifondist, zaptuesin me forcë të gjithë pasurisë së popullit dhe pranë tyre tiranin intelektual që shtur, meruro-efendilerët, që janë parazitë e u shërbejnë të parëve, edhe pse mund të kenë dalë nga gjiri i popullit.
Por në këtë vështrim zhbirusë social-politik dhe ekonomik-kulturor ai veçon patriotët, të cilëve [teksti i prerë]
[Foto]
tohesh në kapërcyell të vendit tënd, do të thotë që të rrëkesh para së gjithash vitalitetin shqiptar të mendimit politik të kombit. Të angazhuarit bartin mbi vete atë përgjegjësi morale dhe historike, ku vepra e tyre duhet të përmbushet me fitore.
Duke e parë në tërësi këndvështrimin politik e shoqëror të Halim Xhelos, ne vërejmë qartë se demokrati revolucionar e sheh shpëtimin e kombit nga zgjedha totalitare sunduese vetëm atëherë, kur djaleria, studentët të vihën në ballë të kësaj lufte, së siç thekson ai, «studentët si bij të popullit që janë e dinë se ky popull është i sëmurë në trup nga sifilizi, nga malaria e tjera sëmundje, e dinë që është i pamësuar e i varfër e i çkrehur. I mungojnë të gjitha veç shpirtit e durimit të fortë, të cilat një ditë do të bëjnë mrekulli. Stu
Duke mos u mjaftuar me kaq, udhëheqësit të popullit, me intelektin, kulturën dhe intuitën e vet kuptoi se populli shqiptar e kishte në natyrën e vet dashurinë, vëllazërimin, angazhimin dhe krenarinë, që lidhej me dinjitetin. Por ndërkaq tek ky popull nga vuajtjet dhe mjerimet nga uria dhe injoranca ishin kultivuar interesa, dyshimi, një buzëqeshje e çuditshme që nuk premtonte dhe më e keqja, pritja.
“Populli është dhe quhet ajo shumicë e madhe vetësh të një kombi që konstrukton e prodhyn për të shëndoshjen e tij. Kur ajo shumicë është e mpirë, tharë, zhveshur e shkelur prej një pakice fare të vogël feudalesh, munt të thuhet që s’ka mbetur më popull. Me gjithë këto mjerime popullit shqiptar ende s’i ka humbur krejt shpirti (shkrepsja) e ngjallësisë. Me atë shkëlqim e shpirt to tij ka shpirtëzuar intelektualët revolucionarë e studentët, që t’i bëhen shokë e udhëheqës për lirinë e për bindjen e tij.
Dhe kjo është njëra anë e çështjes. Ana tjetër ishte vezhgimi dhe konkludimi ndaj sensibilizuesve, udhëheqësve të drejtëpërdrejtë të popullit. Në këtë vështrim ai theksonte se “Populli shqiptar nuk qeveriset prej një njeriu d.m.th. prej kryekatilit, si kujtohet përgjithësisht prej opinionit. Janë brumëra dhe elementë të ndryshme që përbëjnë makinën qeveritare e gjoja shtetërore. Këta elementë s’janë shumë sojesh…”, Halim Xhelo në këtë analizë evidenton njëkohësisht veprimin dhe karakterin e tyre. Në këtë evidentim ai sjell mbi ndërtesat që i lëfet në dorë asnjë partie politike, çanta të Kuvendit të Popullit, e se ushtria është bahçe e hierarkëve pamja nga interesat partiake. Mbi të gjitha Shqipëria!
Por në këtë vështrim zhbirus social-politik dhe ekonomik-kulturor ai veçon patriotët, të cilëve u kërkon të orientohet drejt në këto situata. “Qeveria është qeveri… patriotët janë patriotë… përmbi çdo gjë është Atdheu.”
Halim Xhelo e drejton mendimin dhe veprimin e tij revolucionar drejt sensibilizimit, mobilizimit të atij grupi intelektualësh, tek të cilët ende mendimet nuk përputhen me veprimet ose mbeten në tryezat familjare e të kafenëve. Për të, përfaqësuesit e së ardhmes së Shqipërisë janë intelektualët revolucionarë, kryesisht djalëria dhe studentët, të cilët, të lidhur ngushtë me popullin do të arrijnë fitoren, triumfin e lirisë, të demokracisë. Optimizmin e tij Halim Xhelo do ta shprehë kështu: «Lintma tam brezi, që brezi që do të shkelë Shqipërinë e nga ana e vetra. Do vuajmë, por kemi burrërinë që na rre nevojë shorthia për të ngrehur shoqërinë e re të Shqipërisë, shoqëri e cila do të jetë në lidhje e në vëllazëri me gjithë shoqëritë e tjera përbënë tërë familjen njerëzore». Në këtë vështrim historiko-sociale, një sjellim në tryezën e së tashmes të kaluarën, e cila gjithnjë na ka sjellë të gjalla çastet, kur kombi shqiptar jo rrallë ka qenë në kërcënim të vet. Dhe këto nuk janë kurrë paralajmërime historike, por pika kulminante që përcaktojnë bërjen ose shpërbërjen e kombit.
… të agjencës veprues e dhe udhëheqësit e drejtpërdrejtë udhëheqësit
… Halim Xhelo zbërthen nëpër kohë, përmes analizave të sakta socialo-ekonomike e politike periudhën më të rrezikshme që kalonte demokracia, të cilën e lindte populli që ushqente patriotizmin intelektual.
Dhe fundi i tij tragjik nuk shkëputet dot nga veprimi despotik. Halim Xhelo vdes në Moskë, në shkurt të vitit 1937, moshën 43 vjeç, (lindi më 1894), pasi kishte shkuar atje si përfaqësues i Kominternit, për të marrë pjesë në një mbledhje të rëndësishme.
Të dhëna të reja na thonë se pas një fjale energjike, të mbajtur në mbledhje, ai u distancua si demokrat revolucionar dhe humanist i vërtetë. Po këto të dhëna flasin se ai vdiq më së forti i helmuar, sesa nga operacioni në vesh, siç është thënë.
Në varrimin e tij folën personalitete të Kominternit, shokët e ideve si Gjergj Dimitrovi (i cili vdiq po në Moskë), Vilhelm Piku etj. Dhe për çudi varri i një revolucionari të tillë u zhduk. Por Halim Xhelo, demokrati energjik, na la si trashëgim luftën e tij për shpëtimin e kombit.
ARBËR POSHI
ZEMRA E DEMOKRACISË NË KULLËN E NGUJIMIT
Në rrëfimet e gjyshërve shumë herët nësum për kullën e ngujimit e për ngujimet në kullë.
18 Shkurt. Ora 11³⁰. Shtatëqind e njëzet studentë e pedagogë i drejtohen së fundi kinoklubit “Studenti”, ku do të luhet akti i fundit i dramës së tyre të dhimbshme – dera e urisë, ngujimi në kullë.
PEIZAZH
Mimozat sapo kanë nisur të çelin, paksa dhe drujtur. Qytetza mbushet me qytetarë të shqetësuar, të pikëlluar që bisedojnë me njëri-tjetrin pyetësin, revoltohen…
Mijëra studentë e pedagogë, mijëra qytetarë të Tiranës kanë rrethuar kinoklubin. Po kalon mesdita, studentë e pedagogë vazhdojnë të hyjnë. Dikush prej tyre mban në dorë librin e Stejnbekut “Vilat e zemërimit”, dikush më pas një djalë zeshkan shfleton “Peizazhe njerëzore” të N. H. metit, një vajzë reciton me zë të ngjirur “Është koha të duhemi”…
Në hyrje një flamur dykrenësh, pa yll. Të gjithë përulen para tij. E puthin e vazhdojnë të hyjnë, ashtu, të heshtur. Ndër sy u lexohet gjithçka që po përjeton kombi. Ditët e dhjetorit, dhimbja për ngjarjet e Durrësit, Kavajës, Shkodrës etj. etj.
Në “urmën” që, sa vjen e shtohet e sa vjen e ngjitet, ka nëna që qajnë e burra që u dridhet buza. Rrugët dhe rrugicat ushtojnë edhe njëherë si në ditët e dhjetorit: “Studentët, bijtë tanë!” “Të hiqet emri, “Liri-demokraci!”
Me betimin “Do të qëndrojmë, derisa të realizojmë kërkesat tona” mbi shtatëqind studentë e pedagogë, mes tyre afro 200 vajza tashmë janë ngujuar në kullë. Këtij peizazhi i shtohet edhe ngjyra blu e policisë.
RETROSPEKTIVË
Pas ditëve të dhjetorit, për herë të parë në historinë 46-vjeçare të shtetit totalitar, lëvizja studentore coi në vendosjen e pluralizmit politik.
Erdhën ditët e para të Shkurtit.
Në përkrahje të kërkesave të studentëve të ILB Kamëz, “Shehi Demokracia” mblodhi në gjirin e tij studentë e pedagogë, të cilët solidarizohen me ta dhe njëzëri parashtron kërkesat e tyre për kushte më të mira ekonomike, për ideologjizimin e plotë të sistemit arsimor dhe në këtë kuadër heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës.
U bënë takime të shumta në Ministrinë e Arsimit, në rektorat deri në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Kërkesat e studentëve u panë si të paargumentuara dhe të rrezikshme në situatën para zgjedhjeve.
Gjendja sa vjen e tensionohet. Bojkoti vazhdon. Në mbështetje të studentëve, si në ditët e dhjetorit vijnë me dhjetra telegrame nga e gjithë Shqipëria.
Dhe ja, papritmas, në bllokun e lajmeve të mbrëmjes të datës 17 Shkurt Ministria e Punëve të Brendshme jep njoftimin se ka të dhëna të plota për organizimin dhe lëvizjen e disa forcave të errëta destruktive. Këshillohen ballabartë që të ruajnë fëmijët nga manipulimet.
Mbarë opinioni shqiptar shqetësohet. Një pjesë e studentëve shpërndanë nëpër rrethe, duke mospranuar të vazhdojnë mësimet pa plotësimin e plotë të kërkesave të tyre.
E sërishmi bojkotojmë. Së fundi Ministria e Arsimit merr vendim për mbylljen e Universitetit për një javë.
Komisioni i grevës paralajmëron grevën e urisë.
Heshtje.
17 Shkurt. TVSH komunikon vendimin e Këshillit të Ministrave. Komisioni i grevës ka lajmëruar se pret përgjigje për referendumin deri në orën 11°° të datës 18.
Dhe përsëri heshtje. Kaloi dhe afati i fundit. Në sallat e kinoklub it studentët fillojnë grevën e urisë.
FRAGMENTE DITARI NGA DITËT E NGUJIMIT
18 Shkurt 1991. Është vonë. Shumëkund mbizotëron qetësia zakonsime e netëve dimërore, për kursesi në qytetin tonë. Edhe pas komunikatës së orës 17°° akoma brohoritje solidarizimi nga qytetarët e Tiranës. Në ambientet e kinoklubit një i tembujshëm. Diku, në një skaj, një vajzë në bllokun e saj shkruan - Është
(Vijon në faqen e 4-t)
dhenë
Mbarë opinioni shqiptar shqetësohet. Një pjesë e studentëve shpendanë fillojnë grevën e urisë.
NJOFTIM
Anëtarët e Komisionit Nismëtar të krijimit të PRSH, Hysen Çobani e Agim Zeka dhe kryetari i degës së Tiranës, Maksim Haviari, u takuan me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave, Aleks Luaras[in?], lidhur me disa kërkesa të PR.
Përfaqësuesit e PR theksuan edhe një herë nevojën e domosdoshme për informimin e popullit për gjendjen reale të ekonomisë e të rezervave ushqimore si dhe kërkuan që degëve të PR në rrethe t’u sigurohen kushtet dhe baza materiale e nevojshme për të përballuar fushatën elektorale. Gjithashtu iu kërkua qeverisë që PRSH të subvencionohet në mënyrë të barabartë me partitë e tjera politike.
Nga ana e tij Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave pranoi kërkesat e PR dhe u premtoi përfaqësuesve të saj zgjidhjen e tyre të shpejtë.
Koresp. «Republika»