Duket se po shkojmë në zgjedhjet me qetësi, por edhe me tensione: Është fushatë elektorale. E paparë dhe e paprovuar ndonjëherë nga breza shqiptarësh për afër 50 vjet.
Nëse e pranojmë këtë të vërtetë me gjakftohtësi, besim e si objektivitet, doemos do të pranojmë edhe ndonjë ekses, megjithë dëshirat që të mos ketë asnjë gërvishtje, asnjë parullë, asnjë simbol, asnjë stemë dhe të prishur e xham të thyer. Dita-ditës po bëhet i qartë roli dhe funksioni i disa organeve të shtetit juridik: roli dhe vendi i ushtrisë në këtë shtet, roli i forcave të ruajtjes së rendit. Më vështirë në këto momente e ka partia, gjë që është e vështirë. Prandaj, gjykimi i tyre do bërë sa më publik dhe i zhveshur nga ideologjizim, por vetëm nga ligji i ruajtjes së rendit, sipas konsumit të krimit. Në duar të hetuesisë është edhe Ilir Manxhar Këndro, i cili për opinion partiak futet në «forca të errëta» pse hoqi parullën mbi Pallatin e Kulturës në Tiranë ku shkruhej «Lavdi PPSH». Po ata që e zhveshën sheshin para ministrive, duke hequr edhe parullën «Lavdi veprës së ndritur të shokut Enver Hoxha» e të tjera, nuk janë forca destruktive? Pse, kur u hoqën të gjitha, lanë aty një parullë provokuese për një tjetër për t’u përshëndetur deklarata e Kiço Musaqit te «Luftëtari» e datës 25 shkurt ku bën thirrje: «Rroftë Shqipëria! Rroftë Liria! Rroftë Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura Ramiz Alia!». Këto janë simbole të Atëdheut, këto dhe Flamuri janë simbole të unitetit të sotëm kombëtar në kushtet e reja të shoqërisë shqiptare, që po shkon drejt zgjidhjeve të reja, të lira e demokratike. Këtë qetësi duhet ta sigurojë rendi, forcat e ruajtjes së tij. Ata, me drejtësi, të dënojnë edhe ata që thërrasin për kryengritje të ri, si për një thirrje antikushtetuese, në vend që sytë t’i mbajmë mbajnë te Republika e për të të be- tohen e japin jetën. Sot, prova e zgjedhjes së simboleve, është prova e zgjedhjes midis Republikës, Atdheut e popullit, midis atyre që jetën e kanë pasë lidhur me simbole ideologjike, monopartiake. Kjo e vërtetë duhet njohur DREJTËSISHT edhe nga ata që janë në pushtet. Ky është momenti, kjo është rruga drejt zgjedhjeve të lira e demokratike. Megjithëse të vënë në një garë të pabarabartë me PPSH, e cila si parti 50-vjeçare me një aparat kolosal partiak e shtetëror që fillon nga qendra e deri në fshatin më skajor të vendit, ne kemi vendosur të mos heshtim, të themi fjalën tonë me 31 mars për hir të domosdoshmërisë së pluralizmit dhe demokratizimit të vendit. Por nuk mund të pranojmë në asnjë mënyrë që këto diferenca të thellohen. Njerëzit tanë që në merren drejtpërdrejt me zgjedhjet edhe në rrethe të mëdha janë ende pa zyra e pa mjete për të lëvizur dhe për më tepër shtypi partiak nuk i ndihmon si duhet, ai nuk shpërndan një njëlloj me ZP, është 50% më i paket në numër dhe del vetëm dy herë në javë. Pa le voritur këtu përparësitë e tjera që ka PPSH si potencial ekonomik dhe propagandistik në qendër e në rrethe. A nuk do të ishte e drejtë që gazetat lokale të vihe-
problem nga ai i drejt- Kësiso- anët e përpa- inte ku- (që tani) sht tani dot tani arrë gu- ata men- rëra për- ërgjegj- ZREKU
mos këtë asnjë gërvishtje, asnjë parullë, asnjë simbol, asnjë sten- de e ka në organet e drejtësisë, prokuroria, gjykata, hetuesia. Te këto organe sot ka dizekuilibër që vjen si nga presioni jashtë tyre, nga opinioni e urrejtja tradicionale nga mjedisi monopartiak, ashtu edhe nga rutina, dmth. e punonjësve të tyre. Sot në duart e këtyre organeve bien «forca destruktive» të paidentifikuara. Organet e drejtësisë duhet t’i identifikojnë me objektivitet, paanësi
mbështesin simpatizantët e tyre dhe t’i mbështesin ata.
Kështu që gjetja e deputetit është sot vendimtare për të dalë në zgjedhje. I duhen 250 persona çdo subjekt dhe me mijëra për të ndjekur fatin e tyre në votime. Nëqoftëse para një jave dikush të avitet, të tundte kokën, të premtonte, tani, në një qiell plot kërcënime, që mbushet çdo natë nga televizioni me deklarata të peshuara e të papeshuara njerëzit janë si të mpirë, dhe fushata e zgjedhjeve po hyn në një pikë të vdekur. Vendit i mbetet vetëm shansi më i lig, shtyrja e zgjedhjeve me të gjitha pasojat! Del pyetja: si mund të kapërcehet kjo gjendje?
Në këto rrethana, për të qenë realist, për demokratizimin e mirëfilltë mbetet vetëm një rrugë: kalimi në sistemin proporcional të votimit, dmth. të votohet për partitë dhe programin e tyre, në vend që të votohet për secilin de-
Të mos harrojmë 31 Marsin!
Ngjarjet e datës 20 shkurt e hodhën jetën politike të vendit në një shteg të nëxhtë. Tensioni social ka arritur pikën kulmore.
Askush nuk e ka mendjen te zgjedhjet. Ngado vijnë propozime, vlerësime, kërcënime deri në nxjerrjen e partive demokratike jashtë ligjit dhe në epigjendër është vënë figura e Enver Hoxhës. PR e ka thënë fjalën e saj dhe ngul këmbë në atë që ky problem të vendoset pas zgjedhjeve me një referendum kombëtar. Nuk duhet të harrojmë se 31 marsi është tek dera, që vendi qeveriset jashtë mandatit dhe pa këto votime, të cilat duhet të jenë të lira, të pastra, të besueshme, askush nuk ulet me ne në një tavolinë dhe brenda vendit asnjëherë e kaosit dhe të braktisjes së punës që përfshin gjithçka e çdo ditë po merr përmasa të pakontrollueshme, askush nuk mund ta ndalë.
Në këto kushte më keq nga të gjithë e ndjejnë veten njerëzit e thjeshtë, pa mundësi ekonomike, që mezi e nxjerrin pesëmbëdhjetë ditëshin ngrënë e pangrënë dhe partitë e paraformuara që ende nuk kanë mundur të ndërtojnë një strukturë organizative të shtrirë në tërë vendin, të njohin simpatizantët e tyre dhe t’i mbështesin ata. të themi fjalën tonë më 31 mars, në mënyrë që edhe të par- pëtet. Për kushtet tona vetëm ky sistem krijon mundësi për një barazi midis partive dhe për per-ligjien e pluralizmit, me vlerat që i takojnë, duke shprehur besnikërisht prirjet politike të masave.
Me sistemin proporcional llogaritë e vlerësohet çdo votë për secilën parti dhe shuma e tyre përcakton për të gjithë vendin numrin e deputetëve që i takon secilit subjekt elektoral në Kuvendin Popullor. Kusure sistemi mazhoritar krijon pabarazi, se edhe kur votat e palëve janë 49% me 51%, pala që ka fituar 49% e humbet vendin në Kuvendin Popullor me gjithë votat e marra, sado që diferenca është vetëm 2% më pak. Ndoshta për ndonjë vend tjetër me sistem demokratik të stabilizuar sistemi mazhoritar është i përshtatshëm, por për ne që po hedhim hapat e para në këtë rrugë, një opozitë sado e vogël qoftë, është e domosdoshme, se do të ndihmojë realisht për mbarëvajtjen e punëve dhe do të na nxjerrë vendin nga agjatia monopartiake.
Ky problem nuk vihet në dukje për herë të parë në shtypin tonë. Mazhoritaria është mbrojtur nga PPSH, duke përdorur të gjithë mjetet ligjore dhe argumentuese, duke bërë të kuptohet se kështu u juri, na vjen keq, por nuk mund të bëjmë gjë. Jo! Një luftë elektorale fisnike, e ndershme dhe pa hile ndaj popullit e që respekton mendimin e të gjithëve duhet të marrë parasysh rrethanat, propozimet e
Procese që ndikojnë në afrimin e Shqipërisë me Evropën
Zyra e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Italisë (Farnesina) njoftoi se pala italiane po ndjek me preokupim shumë të madh zhvillimin e episodeve të ndryshme të dhunës në Shqipëri.
Në fakt ato mund të vënë në rrezik procesin e sapofilluar të demokratizimit, që është pritur kaq shumë nga populli shqiptar dhe ndaj të cilit Italia nuk ka lënë të mungojë çdo formë mbështetjeje.
(Vijon në faqen e 4-të)
Ç’ËSHTË TRIMËRIA?
Plot 30 vjet më parë më takoi të kaloja pushimet e zakonshme në shtëpinë e pushimit të oficerëve në plazhin e Durrësit.
Myslim Keta, komandant i një reparti ushtarak, lante bukë po në këtë shtëpi. Pata fatin për disa ditë të njihesha me këtë trim të trimave. Megjithë përpjekjet që bëra, për të «vjelur» disa nga bëmat e tij gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, nuk pata sukses.
«Atëherë, — mendova, — po kaloj në një temë të përgjithshme. Dhe e pyeta:
— Ç’është trimëria?
Myslimi mendoi për disa minuta i heshtur. Po mendohesh. Këmbëngulës si çdo gazetar e përsërita pyetjen. Dhe ai më tha:
— Trimëri nuk është të kesh armë dhe ta përdorësh kundër atij që s’ka armë. Kjo është poshtërsia.
Një pauzë e shkurtër.
— Trimëri nuk është të zësh pusi dhe të vrasësh një njeri që shkon rrugës dhe që nuk di se në ç’terrë je fshehur ti. Kjo është pabesi.
Përsëri një pauzë.
— Trimëria nuk vërtetohet as në duel. Këtu shpesh lot rol rastësia.
Edhe një pauzë.
— E gjitha? Trimëri është gjakftohtësia në çaste të vështira. Ndodhen ngushtë? Po ruajte gjakftohtësinë e të ndihmosh se si do të dalesh nga gjendja e vështirë, ti je trim. Po e humbe torruan, rrëmben armën, fillon sokëllim. bërtet, kërcënon e çirresh, ti je frikaman, në mos qofsh i çmendur.
Sot Shqipëria na kërkon që të gjithë të bëhemi trima.
Vangjush Gambeta.
Letër e hapur Këshillit Presidencial të RPSH
Ju morët në dorë drejtimin e fateve të vendit, në çastin më kritik, kur janë vënë në pikëpyetje, jo vetëm fitoret demokratike të muajit të fundit, po dhe gjithçka e mirë, e ndërtuar gjer më sot.
Jemi para alternativës së gjakut. Është fjala për atë gjak të mbledhur me mundime dhe privacione të pashembullta, që sot mund të lajë rrugët dhe sheshet për një absurditet, paaftësi, provokacion apo thjesht për një gjendje të dizekuilibruar psikike të një ose disa njerëzve.
Ne, punonjësit, që mund të jemi domosdo, viktimat e para të kësaj gjakderdhjeje, pyesim me alarm: Pse u dashka të vritemi? Pse, pikërisht tani, kur në jetën tonë të vështirë u fut një rreze drite, duhet ta mbyllim fare atë? Mbi ç’ të drejta dhe mbi ç’ideale kërkohet fundi ynë? Ç’do të thotë fëmijët tanë, kur ta kuptojnë se në lamë vetëm, duke rendur të verbuar pas kultesh ose pasionesh politike, të cilat për një ose dy vjet do t’i mbulojë pluhuri, duam apo s’duam ne?
Këto, dhe pyetje të tjera, na mundojnë, na presin krahët për punë dhe na çojnë drejt një nervozizmi absurd ose një apatie fatale.
Këto ditë janë të mbushura me fluska ideologjike dhe politike të cilat, duke plasur, krijojnë idenë e gabuar të kataklizmës. Sot, kujtdo i duhet qetësia, për të kuptuar se në fund të fundit këto janë fluska dhe jeta mund dhe do të vazhdojë pa ato. Është detyra juaj ta sillni këtë qetësi, që njerëzit më në fund të arrijnë të mendojnë me mendjen e tyre. Këtë shërbim të madh pret populli nga ju.
Pavarësisht nga dëshira dhe vullneti, ju jeni dhe do të jeni relativisht të shkëputur nga realiteti, po populli poshtë që ngec mbi kurriz sukseset dhe dështimet e qeverive, i njeh gjërat më mirë dhe i di emrat e atyre që sot në mënyrë mjegullore, quhen «forca të errëta», «forca destruktive», «elementë vandalo- vëshpallën «mbrojtës të kombit». Mendja e popullit siguron transparencën edhe atje ku duket se ka terr të plotë. Ndriçohuni nga drita e tij!
Sot jemi të lodhur nga shumë gjëra, nga radhët për ushqime nga të ftohtit dhe uria, nga mitingjet dhe antimitingjet, nga brohoritjet dhe fëshkëllymat. Po gjithshtu jemi të lodhur nga fjalët e bukura për krijimin e shtetit ligjor.
Jeni ju, që nga ky lumë turbullt fjalësh kemi marrë përsipër të nxirrni më në fund një rrëkezë reale dhe kristalore, që ta shijojnë të gjithë. Këtë e presim pa vonesë nga ju, se nuk duam të na zhgënjeni siç kanë bërë deri tani qeveritarët e pabesë e të pandershëm ndaj halleve të popullit të fatit të vendit. Kush pranon të marrë përsipër detyra të rënda në momente të vështira, duhet të veprojë me përgjegjësi e jo të merret me politikanizëm. Prandaj sa më parë, hidheni dhe zhdukini përfundimisht syzet partiake, se ato në këtë kohë do t’ua fokusojnë shtrembër realitetin e ju nuk do të shihni gjë tjetër, veçse të agjatë- zinin zinxhirin e gabimeve dhe të fatkeqësive të popullit tonë të stërmunduar.
Populli është demokratik ose komunist, republikan ose apolitik, i rrëmbyer ose i urtë, por në radhë të parë ai është masa e njerëzve që kurrsesi nuk duan gjak, se nuk u ka mbetur gjak tepërt për të derdhur.
Përuluni me respekt para kësaj perëndie antike.
(Vijon në faqen e 4-të)
përfaqësohet me deputet, në të kundërtën ajo digjet ose i jepet PPSH ose ndonjërës nga organizatave që përfaqësojnë atë. në vend që të votohet për secilin deputet. përsipër të nxirrni më në fund një rrekezë të pandershëm ndaj halleve të popullit të fatë jo të mërret me politikanizëm. Prandaj sa më parë, hidheni dhe zhdurkini përfundimisht syzet partiake, se ato do kohë të jua fokusojnë shtrë- mbër realitetin e ju nuk do të dini gjë tjetër, veçse të agjat- tni trrembyer respekt para kësaj perëndie antike.
HYSEN ÇOBANI
DEKLARATË E PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE
Në disa rrethe të vendit më 23 shkurt vijuan mitingje me pjesëmarrjen edhe të ndonjë autoriteti lokal. Në mitingun e organizuar në Lushnjë u gjetën, u dëgjuan edhe thirrjet «Vlora kryeqytet». Ndofta thirrjeve të tilla nuk duhet t’u jepet rëndësi, por edhe nuk mund të kalohen në heshtje. Në grupimet e ndryshme që kërkojnë destabilizim të tillë, persona të papërgjegjshëm janë nga më ekstremistët dhe populli duhet t’i veçojë menjëherë. Njerëz që bëjnë thirrje të tilla, ose të ngjashme me to, nxitin luftën civile, nuk duan Atëdheun, duan të na kthejnë 70 vjet prapa, në kohën kur ishim loje e Evropës. Ata shikojnë në kaosin dhe përgjegjësinë një mjet për të krijuar principata të sundimit personal.
Partia Republikane mendon se në çastin aktual duhet t’u jepet fund mitingjeve të çdo ane si dhe nxitjeve me anë të shtypit. Veprimet dhe diskutimet rreth figurës së Enver Hoxhës duhet të ndalen. Mendimi i përgjithshëm i popullit rreth kësaj çështjeje le të jepet me anë të një referendumi që mund të bëhet me miratimin e Kuvendit të ri Popullor fill pas zgjedhjeve. Për hir të shpëtimit të kombit asnjëra nga palët nuk duhet të ngulë këmbë për zgjidhjen e kësaj çështjeje tani. Partia Republikane u bën thirrje të gjithëve për urtësi, rregull dhe punë. Çdo qëndrim tjetër është në dëm të popullit dhe në favor të atyre që kërkojnë rrënimin e pashpresë të vendit.
KOMISIONI NISMËTAR I PRSH