Nëse pyetet se është numri i atyre që kanë aderuar në Partinë Republikane, është e vështirë të jepet përgjigje e saktë. Para katër ditëve në degën e Beratit numëroheshin 80 anëtarë. Para dy ditëve u bënë 170. Nuk dimë sa është numri sot. E njëjta gjë ndodh në Fier, Durrës, Shkodër...
Në 24 orët e fundit u krijuan degët dhe seksionet në Himarë, Shijak, Bregun e Matit, Gurrëbardhë të Burrelit. Grupe nismëtarësh intelektualë, naftëtarë, fshatarë, marrin iniciativa në bazë të programit dhe statutit, për të krijuar seksione e degë në krahina të ndryshme të vendit. Dhe kërkojnë lidhje me qendrën, duan udhëzime. Ndërsa shkruaj këto radhë, në raportin e shtypshkrimit erdhi njoftimi se u krijuan grupet nismëtare në Vlorë, Tepelenë, Sarandë; Pogradeci të hënën do të bëjë konferencën e rrethit. Letra të shumta individësh vijnë tani çdo mëngjes që kërkojnë të hyjnë në Partinë Republikane. Po mbaron hezitimi, votimi që i bënte populli partisë sonë. Populli, në rrugën drejt demokracisë, filloi të krijojë mendimin se kjo parti i duhet vendit, se kjo parti bën propozime që puqen me mendimin e popullit dhe me kërkesat e kohës. Prandaj ndodh ky vrëshim, që do të rritet. Kjo nuk është eufori e jona. Këtë e ndiejmë çdo ditë e çdo orë. Ne do të përpiqemi të jemi deri në fund një parti e ndershme dhe e drejtë, që, mbi të gjitha, vë interesat e kombit, të unitetit dhe demokracisë.
Partia Republikane rritet me jehonë dhe jashtë vendit.
KRONIKË
Në ditët e përgatitjeve për fushatën e zgjedhjeve për në Kuvendin Popullor dhe të Tiranës e PR ka vepruar për shtrirjen organizative në qendra të ndryshme prodhimi në qytet e në fshat. Seksionet e saj janë krijuar tashmë në Ndërmarrjen e Ndërtimve Industriale, në Uzinen Elektromjekësore, në Universitetin e Tiranës, në Institutin e Lartë Bujqësor, në kombinatin e Autotraktorëve, në Cirkun e Tiranës etj. Veprimtaria është shtrirë edhe në disa zona të fshatit si në atë të Krrabës, të N.B. «Gjergj Dimitrov», në zonën e Zall Bastarit e të Zall Dajtit, në zonën e Ndroqit etj. Dega e Tiranës po punon për ngritjen me shpejtësi të seksioneve edhe në minierën e Valiasit, në Uzinen Dinamo, në fabrikën e këpucëve si dhe në disa institucione shkencore e kulturore të kryeqytetit.
Korresp. i «Republikës»
DURO MAL, TË DUROJMË!
1. Nëna tetëdhjetedy vjeçare, një makinë ushtarake, cila nëpërmjet në një pritë partizane u qëllua.
1. Nëna tetëdhjetedy vjeçare
Mikro-diktatori i fshatit, me sketë model «Lin Biao», gjeti jetë viktimë: nënë Malen tetëdhjetedy vjeçare. Ja sepse, i angopur dhe i majmur në rrugë të paligjshme, s’kish pse mos lakmonte edhe çekun 100 dollarësh të nënës Males, të cilin ia kish dërguar djali i saj i mërguar në SHBA. Nëna Malja nuk ia dha çekun. Ajo i tha: «Me këto do të më varrosin». Mikro-diktatori foli: «Do të varrosesh si qenë, ta them unë!»
Raporti u nis, pasi u qendis sipas mjeshtërisë së mikro-diktatorit: «Fshatari Llambro, i biri i fshatares Male, anti-pushtet, anti-parti, flet nga Shtetet e Bashkuara kundër nesh. Na rezulton se ai është shprehur kështu: “Paratë që disponoj i kam derdhur në bankë për të ndërtuar një spital në fshatin tim vetëm pasi të përmbysët regjimi diktatorial”.»
Shumë shpejt urdhëri nga qyteti: Internimi i nënë Males tetëdhjetedy vjeçare.
Duro mal, të durojmë.
2. Mikro-diktatori.
Burim me ujë të zi, bëmat e mikro-diktatorit. Aga i fshatit me të gjitha tiparet: edhe më keq. Hajdut, servil, gënjeshtar, imoral. Asnjëlloj skrupulli. «Komunist». Dy fjalë për biografinë e tij të vërtetë, sigurisht të kamufluar. (Fshati që njëhë fytyrën e tij të vërtetë, biografinë e tij lakuriq, quditet: Si ky janë vallë tërë komunistët? Ruajna Zot!)
Nëna tetëdhjetedy vjeçare, një makinë ushtarake, cila nëpërmjet në një pritë partizane u qëllua. Një plumb partizan e mori në kofshë. Në biografi plumbi u quajt gjerman dhe për këtë arriti edhe dekorata. Këto dhe të tjera më pas e vazhdimisht i siguruar atij atë post që zuri në fshat dhe që e mbajti deri në fund. Ai nuk la formë e mjet pa përdorur, për të ruajtur nga «lart» tutelën. Rrëshqet merrte nga poshtë dhe më rrëshqetë paguante me lart edhe vetë. Po të arsyetojmë drejt dhe saktë e me objektivitet, unë them se nuk është gjë demi i madh që ai i solli fshatit në çdo drejtim, po ta krahasojmë me dëmin kolosal që u bëri figurës së komunisteve të ndershëm. Për fshatarin ai ishte Partia e Punës.
3. Varrimi i nënë Males
Teposhtë rrugës që zbret nga Llogoraja një kamion i vjetër, i zbuluar, nga ata që transportojnë cimento, sillte një arkivol të improvizuar me dhoga të vjetra. Kamioni ndaloi në sheshin e vogël të fshatit. U dëgjua një kuje: nënë Malen e prunë të vdekur nga internimi. Ndodhi një çudi. Lajmi u përhap me shpejtësi të habitshme derë më derë dhe brigadë më brigadë. I tërë fshati u ngrit në këmbë. Burrat lanë punën dhe dridhmin duhan të vrejnjtur, duke hedhur vështrimin tej horizontit. Gratë shamizeza u derdhën si lumë i heshtur drejt sheshit. Një lëgjërim në vargje i mbytur. Vetë gratë morën në krahë arkivolin, duke e kaluar nga njëra dorë te tjetra, i drejtuan në vendin e varrimit.
Kjo ishte përgjigjja e tyre, për atë që dyzet vjet me radhë u shtypi trupin dhe shpirtin, u piu pa mëshirë gjakun dhe djersën, u vrau ëndrrat e bijve, i poshtëroi, i mundo, i shfrytëzoi sa mundi. Populli është i madh, i mençur, i gjerë dhe trim. Populli i madh i një fshati të vogël i dha një mësim diktaturës.
Duro mal, të durojmë.
4. Varrimi i mikro-diktatorit
Dihet, s’ka asnjë dyshim se të gjithë do të vdesin një ditë. Kështu ndodhi: një ditë vdiq edhe mikro-diktatori. Lajmi u përhap me mjetet në dispozicion të pushtetit në fshat. Rezultati: Jeta vazhdoi atë ditë ritmin e saj si në një ditë fare të zakonshme. Djemtë mbi shkëmbinjtë e përroit, këndonin. Burrat pinin rakia e kuvendonin. Puna në brigadë vazhdoi pa ndërprerje. Deti i kaltër, dëshmitar i heshtur, këndonte me valët në brigjet e bardha. Mikro-diktatori u varros vetëm nga njerëzit e familjes. Pyet: Si është e mundur që fshatarët, të cilët kurrë në kësi rastesh traditat e forta të solidaritetit dhe respektit për një të vdekur nuk i shkelin, këtë radhë e bënë këtë në unitet të plotë mendimi?!
Duro mal, të durojmë.
PETRO MARKO
…gade me brigada. Të tjerë lëshati u ngrit në këmbë. Burrat lanë punët dhe dridhën duhan të vrenitur, lumë i heshtur drejt sheshit. Një ligjërim duke e kaluar sup më sup dhe vargu i gjatë
Nënë Tereza përsëri në Shqipëri
Dje mbërriti në vendin tonë Nënë Tereza, bashkë me 4 motra, të cilat do të hapin në Tiranë Institutin e Bamirësisë.
Në aeroportin e Rinasit ato u pritën nga kryetari i Komitetit Shqiptar për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme, Jorgo Melica, drejtorja e drejtorisë «Nëna e fëmija» në Ministrinë e Shëndetësisë, Katerina Tablleo dhe sekretarja e Përgjithshme e Shoqatës së Kryqit të Kuq Shqiptar, Slavica Martini.
(ATSH)
Mbërriti në Tiranë Guido De Marko
Me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të RPS të Shqipërisë, dje mbërriti në vendin tonë për një vizitë zyrtare e miqësore, kryetari i Sesionit të 45-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Guido de Marko, zëvendëskryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Maltës.
Për ta pritur, në aeroportin e Rinasit kishin dalë ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, ministri i Arsimit, Kastriot Islami, funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme etj.
Ishin të pranishëm edhe titullarë të përfaqësive diplomatike të akredituara në Tiranë.
(ATSH)
Karrierë për egoistët - dëshpërim për të aftët
Instituti i Energjitikës, nga vetë emri që ka, duhet të merret me studime dhe projektime. Megjithatë këtij instituti i janë veshur edhe sektorë të tjerë mirëmbajtjeje dhe propagandë, që kryejnë punime të Drejtorisë së Përgjithshme të Energjitikës dhe të Ministrisë.
Nga njëra anë këta sektorë lehtësojnë organikat e këtyre dy dikastereve, prej të cilëve ne varemi dhe, siç do të flas edhe më poshtë, krijimi i sa më shumë sektorëve, do të vlente për futjen në punë më me lehtësi, të sa më shumë punonjësve të tepërt. Kuptohet që edhe joshja e sa më shumë kuadrove me detyrën e përgjegjësit do të ndikonte «pozitivisht» në këtë drejtim.
Megjithëse nuk pati lindur asnjë shqetësim në sektorin projektues të linjave dhe nënstacioneve elektrike, me t’u krijuar Instituti i Energjitikës ky sektor u nda në dy. «Pati fatin» të emërohet me detyrën e përgjegjësit të sektorit dhe L.H.
Në rastet kur specialistët që janë
Në rastet kur specialistët që …
…ka Instituti nuk realizojnë dot një studim apo një projekt mund të merren me komandim kuadro të aftë nga një qendër pune tjetër. Tek ne, me këtë komandim është abuzuar rëndë sepse kanë sjellë këtu, për të ndjenjur rehat, punëtorë të thjeshtë, bile edhe nga profile që nuk përshtaten fare me punët tona. Janë futur në punë njerëz dhe janë mbuluar me pagesë nga fondet për punë të tjera. Pra, është vepruar
(Vijon në faqen e 3-të)
…ka Institut
(Vijon në faqen e 3-të)
NË BREGUN E MATIT
Në qendër të Bregut të Matit, mëve për programin dhe projektstatutin e kësaj partie, në takimin e sallën e ish kishës së famshme të Shënkollit në rrethin e Lezhës, PRSH zhvilloi një takim me kooperativistë, të rinj dhe intelektualë.
Në qendër të Bregut të Matit, mëve për programin dhe projektstatutin e kësaj partie, në takimin e sallën e ish kishës së famshme të Shënkollit në rrethin e Lezhës, PRSH zhvilloi një takim me kooperativistë, të rinj dhe intelektualë, me rastin e krijimit të degës, së kësaj partie në këtë zonë. Kjo degë, e para e PR në fshat, lindi me iniciativën e një grupi intelektualësh dhe kooperativistësh, bi të popullit punëtor të kësaj zone të shquar të vendit tonë.
Anëtari i komisionit nismëtar për krijimin e degës së PR në rrethin e Lezhës, mësuesi agronom Pal Pali u foli të pranishmëve për programin dhe projektstatutin e kësaj partie. Në takim folën edhe kooperativistë e të rinj. Pjesëmarrësit i përshëndeti anëtari i komisionit nismëtar për krijimin e PRSH, Agim Zeka. Ai u përgjigj edhe pyetjeve të ndryshme.
Në fund të takimit, anëtari i komisionit nismëtar për krijimin e PRSH, Fedor Kallaxhiu shpalli kandidat për deputet të Partisë Republikane për zonën elektorale të Bregut të Matës, Agim Zekën. Të pranishmit e mirëpritën kandidaturën e shpallur.
Korresp. i «Republikës»
Foto: Armand Babani
«Po» e madhe për çpolitizimin e organeve të drejtësisë
Me zhvillimet e vrullshme të proceseve demokratike në vendin tonë, ky problem shtrohet sot për zgjidhje përfundimtare, në qoftë se duam të kemi një shtet juridik dhe funksion të plotë dhe të vërtetë.
Nuk kam qenë dhe nuk bëj pjesë në asnjë parti, por «ha bukën» në një nga këto organe të drejtësisë. A duhet ose jo të çpolitizohen këto organe, kush më mirë se ne, që punojmë në to, mund të jap ndihmesën e vet në përshpejtimin dhe zgjidhjen e këtij problemi. Por çështja në këto organe vazhdon. Hyjmë e dalim nga zyrat, rrahim mendime e diskutojmë për shqetësimet e kokës, gjithmonë për të tjerët, sikur për ne s’ka vend për demokratizim të vetvetes dhe të organeve ku punojmë. Sipas mendimit tim, ky gjumë letargjik na ka zënë nga që vazhdojmë të ushqehemi me valiumin monopolitik. Kërkesën për çpolitizimin e organeve të drejtësisë dhe më tej e bëjnë parti të reja, ndërsa, po të ndodhte që kjo kërkesë të vinte nga partia në pushtet, puna do të fillonte me urgjencë dhe do të përfundonte në afate të caktuara.
E mora këtë nismë për të shkruar rreth këtij problemi, pasi e ndjej edhe si domosdoshmëri për çlirimin shpirtëror nga ajo drojtje dhe heshtje, për të dalë nga ajo mbyllje në vetvete dhe qëndrimi pasiv, larg luftës për rrugë të reja, në të cilën është futur tërë shoqëria e jonë. E bëra këtë ndërhyrje jo për të justifikuar veten, por për faktin se shih et një distancim i dukshëm i këtyre organeve nga marrja pjesë në këtë zhvillim mbarëpopullore, që nuk mund t’i përfytyrojmë ndë parës.
Flasin, bile shumë po flasin të tjerët për ne, kurse ne «të zotët e punës» heshtim. Përse ndodh kështu? Shumë faktorë subjektiv mund të përmenden për të justifikuar këtë gjendje, por thelbësor është faktori monopolik. Në organet e drejtësisë, politika dhe ideologjia e një partie të vetme për gadi një gjysmë shekulli është bërë «huskulli» e drejtimit dhe e zgjidhjes së çdo problemi dhe kush godiste në të, gëllonte «thembrën e Akilit». Politizimi monopartiak është futur aq thellë në përmbajtjen, formën dhe praktikën e këtyre organeve sa që çdo vonesë për çpolitizimin e tyre do të pengonte ecjen përpara të proceseve demokratike dhe, pse jo, edhe çenimin e tyre.
Pas shumë mendimeve dhe kërkesave të përsëritura, me mjete dhe forma të ndryshme të informimit publik, Presidiumi i Kuvendit Popullor në mbledhjen e datës 8 shkurt 1991, çpolitizimin e këtyre organeve dhe më tej la fazës së diskutimeve pas zgjedhjeve të 31 marsit për deputetë në Kuvendin Popullor. Mos ndoshta duhen pritur edhe përfundimet e Kongresit të 10-të të PPSH apo konferencat kombëtare themeluese të partive të tjera? Sipas atij vendimi me këtë problem duhet të merret qeveria, e cila siç i vihet detyrë që të përgatitë studimin në bazë të diskutimeve të gjera. Kurse unë mendoj se kjo gjë nuk i takon qeverisë, por vetëm Partisë së Punës. Vetëm ajo halkat e saj organizative në këto organizma e shtetit dhe asnjë parti tjetër, prandaj asaj i takon të vendosë.
Të tërheq vëmendjen fakti, që ndonëse ky problem lindi si mendim, u bë një kërkesë e kohës dhe këmbëngulët për zgjidhje pa zvarritje burokratike, nuk ka një trajtim me argumenta «pro» ose kundra. Këtë mangësi dhe boshllëk do të përpiqem ta plotësoj pa marrë përsipër siç thuhet «të vë pikat mbi i».
Së pari, vartësia e organeve të drejtësisë nuk është vetëm një hallkë shtetërore organizative, por në radhë të parë, ashtu siç ka qenë, mbetet një varësi politike. Këto i bën të qarta neni 3 i Kushtetutës në fuqi si dhe kreu V i saj. Të sqarojmë më tej, duke e filluar nga vetja dhe pastaj me simotrat tona. Prokuroria … që ka për detyrë të kontrollojë zbatimin e përpikëtë ligjeve, gjykata … që realizon dhënien e drejtësisë… në emër të popullit dhe hetuesia … organi që zhvillon hetime për vepra penale, zëri vjen nga Kuvendi Popullor ose më saktë nga Presidiumi i tij. Ndryshe nga