07/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 mars 1991

EKSODI NUK NDALET ME SLLOGANE

Një tragjedi të mirëfilltë po kalon këto ditë Shqipëria. Mijëra e mijëra bij të saj mendojnë vetëm si të ikin nga vendi, si të kapërcejnë detin që të mund të sigurojnë atje një punë, një jetë. Atje e tragjedisë luhen në kufijtë e jugut dhe të veriut, në portet e Vlorës dhe të Durrësit, në çdo pullaz, në çdo familje, në çdo zemër shqiptare. Prindi bekon ikjen e fëmijës, drejtës së syrit të tij, edhe pjesë mjeti i lundrimit nuk është i sigurt, është tej mase i ngarkuar dhe, jo rrallë, nuk ka as personelin minimal të drejtimit. Prindi bekon largimin edhe pse e di që përtej Adriatikut fëmija e tij nuk do të ketë të sigurt as kampin e refugjatëve. Agamë tepër në tregun evropian të punës të tejngopur me krahun e lirë lindor, afrikan dhe aziatik. Eksodi vazhdon. Pajtohem me kolegun tim të «Zërit të Rinisë» që fajëson heshtjen e në gazetareve. Njëherësh kam rezervë për frymën e komunikatës së Këshillit të ri të Ministrave, që shqetësimin e ligjshëm për këtë eksod, e lidh me parrulla tepër të vjetra të armive të jashtëm, të brendshëm dhe të skenarëve të përgatitur për të destabilizuar. Kam përshtypjen se ka ardhur koha të themi: mjaft më. Pa përjashtuar faktorët e jashtëm, të përpiqemi ta zbulojmë dhe kuptojmë plagën këtu brenda vendit, brenda vetes. Ta shikojmë të vërtetën në sy. Të krijojmë një klimë sa më të shëndetshme brenda vendit. Të krijojmë siguri tek njerëzit se me 31 mars do të shkojmë të gjithë me votë të lirë dhe të pavarur, për të shpërherë se cili ati mendim dhe atë vendim që ka marrë, pa trysni. Të krijojmë besim tek bota se Shqipëria nuk kthehet nga rruga e demokracisë dhe zgjedhjeve të lira e pluraliste. Nuk është turp. T'i kërkojmë hapur botës ndihmë. T'u kërkojmë përfaqësuesve që të pranojnë krahë punë, edhe sezonale nga Shqipëria. Qoftë edhe një punë tremujore, sezonale, do të ishte një ndihmë e madhe për mijëra e mijëra familje. Mjaft më me njoftime për krijimin e drejtorive të emigracionit dhe të zyrave të tilla. T'i themi popullit konkretisht çfarë bëjnë këto zyra emigracioni sa vende pune sigurojnë ato. T'i përvishemi, pra punës, të ndalojmë me këto eksode të rëndë. Është gjaku ynë. Është plaga jonë e hapur. Të krijojmë klimën e nevojshme që çdo njëri të mendojë dhe të punojë, të mbjellë edhe për nesër. Të krijojmë, pra më shumë siguri tek njerëzit. Mundësitë potenciale i kemi. Shqipëria mund dhe duhet të bëhet një vend i begatë. Por t'i përballojmë problemet ballazi, të mërrojmë mendimet tona, por të jemi tolerantë për mendimet e tjetrit. NAPOLEON ROSHI

A ka ëngjëj në botë?

Po! Ka. Një prej tyre unë e pashë pardje këtu, në Tiranë. Është Anjeza Bojaxhiu, shqiptarja nga Prizreni. Anjeza është e vogël, e ëma, Roza, e thërriste Gonjxhe. Ajo është gonxhe edhe sot, ndonëse i ka kaluar të tetëdhjetat. Është një gonxhe e mrekullueshme, me aromë shpirtërore që përhapet në tërë botën, që shpërndan dashuri, dhembshuri, mirësi, fisnikëri në përmasa të pamashta. Dhe Bota këtë Gonxhe të Rozës, këtë gonxhe trendafili do ta quajë Nënë Tereza, sepse duke i mohuar vetes gëzimin për të qenë nënë e fëmijëve të saj, fitoi luminë të bëhet Nënë e të gjithë fëmijëve të botës. Por një nënë e vërtetë ajo vendosi që gjithë jetën e saj të kujdeset për ata që kanë më shumë nevojë për të: për më të varfërit e të varfërve. Ajo ka zbritur nga qielli për të frymëzuar dhe organizuar tre milionë anëtarët e shoqatave të saj, që janë motra dhe vëllezër të më se rjeqind kombësive të botës, që punojnë vullnetarisht në më se 450 shtëpitë e bamirësisë, në spitalet që kurojnë fatkeqët, që rrallë kush u afrohet: lebrosët e Indisë dhe të infektuarit nga SIDA në Amerikë. Dhe Nënë Tereza është shqiptare; për të Indira Gandi ka thënë: «Lum Shqipëria dhe populli i saj që i dha botës këtë bijë!». Kurse një kardinal hungarez ka thënë: «Nuk mund të quhet popull i vogël, një popull që ka nxjerrë një bijë si Nënë Tereza!». Ajo është pajisur me cilësitë që janë «tipike për gjeneracionin ilirik-shqiptar», siç ka thënë një nga biografët e saj. Është shembull tipik i gruas shqiptare, e ndërgjegjshme në vuajtje dhe e pathyer në karakterin e saj prej malësoreje. Le të krenohen për Nënë Terezën tonë dhe të përulemi plot respekt e dashuri përpara shtatit të saj të vogël, brenda të cilit strehohen një mendje aq e ndritur dhe një zemër aq e madhe! Le të pranojmë edhe një gabim: që ky mision aq fisnik hyri në atdheun e saj tepër vonë! I kemi Nënë Terezën sonë një borxh: le t'ia shlyejmë tani e tutje me dashuri, me respekt, me bindje në mësimet e saj mbarë njerëzore! Mësuese dhe drejtoreshë e një shkolle të lartë të pasanikëve anglezë të Kalkutës, ajo njohu edhe jetën e të trekonsumurve dhe të të arrirurve. Dhe u bind se duhet punuar shumë për të zhdukur urinë për ushqime, por jo më pak për të zhdukur urinë për dashuri njerëzore. Atëherë e doni më shumë, po të doni njeri-tjetrin, thotë Nënë Tereza. Ky është mësimi i parë, një mësim sa i rëndësishëm, aq edhe i kohës. Ajo ka hyrë shumë thellë në zemrën njerëzore dhe aty ka parë se ajo nuk ka ngjyrë. Ngjyrë ka lëkura, zemra jo. Zemrat janë njësoj. Prandaj njerëzit janë të barabartë. Dhe si të tillë duhet të sillemi ndaj njëri-tjetrit. Ky është mësimi i dytë, po aq i rëndësishëm dhe po aq i kohës. A arrelë ëngjëjt? Nuk mund të flas për të tjerët, por Nënë Tereza, mendoi unë, urren. Ajo urren varfërinë materiale dhe shpirtërore, urren lakuriqësinë e shtatit dhe të dinjitetit njerëzor. Unë e kuptoj se në fjalorin e saj nuk ekziston fjala «urrejtje». Dhe pikërisht për këtë urrejtja e saj është e madhërishme, sepse ajo shprehet në përmjet dashurisë. Ajo urren varfërinë, por dashuron të varfërin, ajo urren lakuriqësinë, por dashuron të rreckosurin. Këto ndjenja në veprën e saj janë monumentale. Dashuria i shërben paqes. Ajo meriton çmimin Nobel për paqen. Por cili nobelist mund të krahasohet me Nënë Terezën për përmasat dhe vlerën e veprës së saj? Unë mendoj se ajo nuk është vetëm një nobeliste. Ajo është dekane e nobelistëve. Nënë Tereza është besimtare e admirueshme, sepse ka dashur dhe respekt për të gjithë fatet, duke ruajtur preferencën për fenë e vet. Ky është një mësim për të gjithë besimtarët. Tolerancë në mendim dhe në ndjenjë për shokun që ke në krah dhe për çdo banor të globit. Është një mësim për besimtarët dhe për ateistët. Unë e pashë Nënë Terezën. Sytë e saj rrezatonin mirësi, dashuri, devotshmëri për njerëzit. Dikush ndryshoi edhe brenda meje... Faleminderit, Nënë Terezë!

ME PARLAMENTARËT ITALIANË

Anëtarët e komisionit nismëtar për krijimin e PRSH, Sabri Godo e Agim Zeka u takuan me delegacionin parlamentar italian të kryesuar nga z. Flaminio Picoli, demokrat, president i komisionit të jashtëm, të këtij parlamenti. F. Pikoli, i diplomuar në gjuhë e letërsí moderne punoi qysh i ri si gazetar. Më 1945 themeloi e drejtoi gazetën «Liberta Nazionale», dhe të përditshmen «Il Popolo Trentíno», të cilën e transformoi në «L'Adige» dhe e drejtoi për më se 20 vjet. Është President i partive demokratike të Evropës dhe të vendeve të Amerikës Latine, sekretar i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të gazetareve katolike. Deputet demokratian në vitet 1958, 1963 e 1968, u rizgjodh në 1972, 1976. Në vitin 1978 zgjidhet President i këshillit kombëtar të Demokracisë Kristiane. Zgjidhet përsëri deputet më 1979, 1983 dhe 1987. Është autor i disa librave. Gjatë bisedës me përfaqësuesit e PR, F. Pikoli ndërmjet të tjerave theksoi se ne jemi afër me mjaft drejtime dhe Shqipërinë e duam pa plagë, pa gjak, mike të Italisë demokratike. Ai vlerësoi qëndrimin aktual të PR në mbështetje të Këshillit Presidencial dhe Presidentit Ramiz Alia për sigurimin dhe ruajtjen e paqes sociale. Nga ana e tyre përfaqësuesit e PRSH theksuan nevojën e bashkëpunimit të frytshëm e të shpejtë me Italinë për kalimin e vështirësive të mëdha ekonomike aktuale. Gjithashtu përfaqësuesit e PRSH u takuan dhe zhvilluan bisedime edhe me anëtarin e delegacionit parlamentar italian, deputetin e Partisë Republikane Italiane, z. Xherolamo Pelikano. Në bisedime, që u zhvilluan nga një frymë mirëkuptimi u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit të ardhshëm ndërmjet dy partive. Korresp. i «Republikës»

SHOQËRIA «OMONIA»

Më datë 22.2.1991 Ministria e Drejtësisë njohu krijimin e organizatës shoqërore «Bashkimi Demokratik i Minoritetit Grek». Më datë 22.2.1991 Ministria e Drejtësisë njohu krijimin e organizatës shoqërore «Bashkimi Demokratik i Minoritetit Grek» me emërtimin shkurt «Omonia». Dega e kësaj organizate për Gjirokastrën, organizoi më 28 shkurt në fshatin Jergucat të Dropullit të Sipërm një miting ku merrnin pjesë anëtarët të së njëjtës nga Dropulli e Pogoni. Në miting foli dhe kryetari i përkohshëm i degës së Gjirokastrës Thodhori Bezhani. Në miting u hodhën parullat «Rroftë miqësia midis popullit shqiptar e popullit grek», «Rroftë Omonia» etj.

SHOQAT ATDHETARE «KOSOVA»

Para disa ditësh, në bazë të një urdhri të Ministrit të Drejtësisë, u miratua krijimi i shoqatës atdhetare «Kosova». Komisionin nismëtar të kësaj shoqate bëjnë pjesë: Murat Gjonbala, Husamedin Feraj, Ibrahim Shatri, Agim Haxhia e Shkëlzen Berisha. «Korresp. i «Republikës»

Takim me Guido De Markon

Kryetari i Komisionit Nismëtar për krijimin e PRSH, Sabri Godo, dhe anëtari i këtij komisioni, Agim Zeka, u takuan dhe zhvilluan bisedime me zotin Guido De Marko, kryetar i sesionit të 45-të të OKB dhe zëvendëskryeministër e ministër i jashtëm i Maltës. Pasi shprehën gëzimin për vizitën e tij në Shqipëri në këtë periudhë të rëndësishme, zoti Guido de Marko theksoi se pluralizmi politik është forcë e madhe e domosdoshme për zhvillimin e shoqërisë dhe Shqipëria do të përfitojë shumë nga demokracia e vërtetë. Zhvillimet demokratike në Shqipëri janë të rëndësishme edhe për Evropën. Ai vlerësoi PR për qëndrimin e zgjuar dhe si probleme dhe angazhimin e saj për të shkuar në zgjedhjet e lira të 31 marsit. Nga pala republikane u theksua nevoja që Evropa të kuptojë më mirë gjendjen e Shqipërisë, e cila, ndryshe nga vendet e tjera të Lindjes, ka specifikën e saj. Evropa dhe OKB me organizatat e saj duhet të ndihmojnë Shqipërinë para dhe pas zgjedhjeve për të kaluar vështirësitë e rëndësishme ekonomike duke i shitur ushqime me çmime të ulëta e me kredi afatgjate. Të dy palët arritën në një vlerësim të përbashkët të situatës dhe theksuan nevojën e mbështetjes së Këshillit Presidencial për stabilitetin politik të vendit. Korresp. i «Republikës»

DJE NË DURRËS

Tentativat e para të eksodit filluan që të enjten e të premten më 28. e 1 Mars. Shumë ikanakë hipën në «Teuta» por s'mundën të largohen prej Italisë, pasi anija mbeti në cekëtinë. Ky dështim ata nuk i demoralizoi. Çdo gjë nisi përsëri nga e para, por kësaj radhe krejt ndryshe. Më dt. 5 mars që në agimin e Durrësit, i mësuar tashmë me të gjitha çudirat u çfaq i shfrytëzuar. Nga të gjitha drejtimet turmat e vërsuleshin drejt portit ose pjesëve të tjera ku qenë ankoruar anije si në Kanalin Detar, peshkim etj. Nuk kishte preferenca të veçanta por vetëm të hipnin, të imbarkoheshin, e të largoheshin paskajë në më parë. Refugjatët ishin të pa gëzueshëm, por veçanërisht mblidheshin ato nga 16-30 vjeç. Pra të rinj, fare të rinj bile edhe më të vegjël 10-12 vjeçarë. Nga të gjitha pallatet, tarracat, ballkonet, e dirtraret njerëzit plot ankth nuk bënin shënime, por përcillnin me vaj bijtë e tyre, burrat, vëllezërit. Njëra pas tjetrës të dy ditë radhazi ikin prej bregut të dhëmbur 14 anije nga më të mëdhatë. Largohen transoqeaniku TIRANA, i llogaritur përfshire me mijëra vetë, «Libra», «Kavajën», «Apolonia», «Teuta» e «Ismet Zhura». Që të gjitha të flotës tregtare. Në këtej mënyrë ato për herë të parë në jetën e tyre kanë ngarkuar mallin më paradoksal, njerinë. Me rradhë pasfati vazhdojnë ikjen prej bregdetit «Liria», «Kalendari», një rimorkiator si dhe motoskafi pilot (vijon në faqen 4-t)

Kundër një vendimi burokratik

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për vazhdimin e punës në UT dhe në shkollat e tjera të larta në sistemin e korrespondencës kemi mendimin se nuk është marrë për motive ekonomike e ideologjike, siç thuhet në përmbledhjet e tij, por është marrë për motive politike. Ky vendim u privon të drejtën për të marrë pjesë aktive në proceset demokratike, që kanë përfshirë të gjithë jetën e vendit, nisëmarrëve të lëvizjes demokratike, paranojës së saj. Ndonjë burokrat mund të thotë se studentët mund të marrin pjesë në fushatën elektorale, dhe pranë familjeve kurse për votimin, por kjo është një ... Ministrit të Arsimit dhënë televizionit) dhe të votojnë në «Qytetin Studenti» apo në shtypin...? Por si do të njihen ata me kandidatët për deputetë të partive të opozitës ose të partive të tjera të reja në zonat elektorale të «Qytetit Studenti» ose të shtypëve «Studenti», kur ... Universiteti do të marrë pjesë aktive dhe nuk i kanë shpallur akoma kandidatët e vet? Është e drejta e studentëve të vazhdojnë jetën kolektive në konvikte e auditorë me galeri...

Rreze nga dielli i demokracisë

Poeti Xhevahir Spahiu edhe gu... në arrit e kishte për të lëruar një borxh, por borxhin më të madh ua kemi prindërve që na dhanë jetën e aq më tepër, kur kemi shumë për të thënë për ta. Se ja që historia përsëritet. Dikur im atë shkroi për babanë e tij Petro Nini Luarasin. Këtë gjë po bëj unë sot, kur është aq aktuale historia e mësuesit të lavdishëm të gjuhës shqipe: «Le të mos frikësohemi përpara llomotitjeve e përrallave të atyre që në oborrin e tyre për në mërzitni mbrojtësinë e njerëzve dhe në mënsë shënojë torësh e mendimtarësh duan të na gabojnë neve. Le ta dimë se ai që është frikacak përkrahësit së drejtës ai bëhet tradhëtar i mëdheut dhe i vetes së tij». Lexova me drithma intervistën e Drita Kosturit, të fejuarës së Qemal Stafës, i cili u vra heroikisht e mu mbyllua mendja në shumë ngjarje, emra, vrasje e «vëtravë», zhdukja fizike e morale...”. M’u kujtua një paradoks i familjarëve: Çdo nxënës vargjet «E vjetra shëmbet, kohët po ndryshojnë...» i lidh me hartimin e famshëm të Qemal Stafës, por jo më emrin e mësuesit që e dha këtë temë (i marrë nga përkthimi i tij i «Vilhelm Tellit» të Shilerit), që e inkurajoi dhe e lexoi si shembull në klasë e ku... Emër mbull në asnjë «u harru» e jo nga qeveria e Zogut që e futi në burg, as nga Qemal Stafa që e përmendi ... Ndoshta e largua ky shkrim një rreze nga dielli i së vërtetës, le të njohim e lotit tim buzët e e tëra të demokracisë, duke dhënë nën disa «grimca» nga mendimet e Skënder Luarasit, në pamundësi ... (vijon në faqen 4-t) Fotografi e një burri.

Kronikë

Në një nga sallat e Pallatit të Kulturës «Lasgush Poradeci»... Në një nga sallat e Pallatit të Kulturës «Lasgush Poradeci» të Pogradecit u zhvillua konferenca e degës së PR, Fejzi Collaku kryetar i komisionit nismëtar të degës ndërmjet të tjera tha se «ne e krijuam degën e PR me shpresën se do të mund të japim kontributin tonë modest, në përpjekjet që po bën populli ynë për demokraci dhe prosperitet. Është detyrë e çdo republikanit të ndershëm të bëjë ç'është e mundur për të rritur liritë dhe kuadrin e një vendi të lirë dhe të pavarur. Me debat të lirë me barazi, me vëllazëri, me të drejtën dhe kulturë do të mundim të zgjidhim të gjitha problemet tona. Në konferencë folën edhe anëtarët e komisionit nismëtar të kësaj... (vijon në faqen 4-t)