Me ftesë të Partisë Republikane Shqiptare mbërriti në vendin tonë kryetari i shoqatës së Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresisti amerikan me origjinë shqiptare, Xhozef Dio Guardi.
Me ftesë të Partisë Republikane Shqiptare mbërriti në vendin tonë kryetari i shoqatës së Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, ish-kongresisti amerikan me origjinë shqiptare, Xhozef Dio Guardi, i shoqëruar nga Osman Osmani dhe Mehdi Hajdari, anëtarë të Kryesisë së kësaj lidhje- lidhjeje. Në aeroportin e Rinasit miqtë nga Amerika u pritën nga kryetari i komisionit drejtues të PRSH, Sabri Godo dhe anëtari i këtij komisioni Agim Zeka. Zoti Dio Guardi nënvizoi qysh në fillim se «është hera e dytë që vij në mëmëdheun tonë, të cil-»
[Tekst i prerë dhe pjesërisht i palexueshëm në skajin e majtë:] të bëj ... kisha çështjes ... tërbu... hova të ... A LIRI ... tur unë ... provuar ... është një ... nota: që ... interesit ... princip’ gjenden ... janë të ... Unë ... 1924 ... bashkë ... Kush ... UARASI! ... jetë ... lidhur ...
lin nuk e kemi harruar që prej 5 shekujsh. Ndjehem krenar për këtë. Korresp. i «Republikës»
TAKIM ME Z. DIO GUARDI
Në një nga sallat e Hotel «Dajtit» në Tiranë, përfaqësues të PRSH u takuan dhe zhvilluan bisedime me delegacionin e Shoqatës së Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane, të kryesuar nga kryetari i saj, ish-kongresisti amerikan z. Xhozef Dio Guardi.
Kryetari i komisionit drejtues të PRSH, Sabri Godo, informoi miqtë nga Amerika për gjendjen tepër të rëndë ekonomike që po kalon vendi ynë e cila ka çuar edhe në destabilitet politik. Gjithashtu ai theksoi nevojën e ndihmave urgjente që duhet t’i japin Shqipërisë vendet e Evropës dhe SHBA, duke i shtuar mallra ushqimore dhe të konsumit të gjerë me çmime të ulta (të kostos). Këto janë të re dëshirshme — vazhdoi ai, për të shkuar me qetësi në zgjedhjet e lira të 31 marsit. Nga ana e tij, z. Dio Guardi vlerësoi zhvillimet demokratike në Shqipëri ndërmjet dy vizitave në Shqipëri dhe theksoi nevojën e zhvillimit të zgjedhjeve të lira, si kusht i domosdoshëm për çuarjen përpara të demokracisë në Shqipëri dhe për integrimin e saj në vendin që i takon në familjen ev-
Fotot Armand Babani
Lidhja jonë ka nisur për të mos u ndalur kurrë
(Intervistë e ish-kongresistit amerikan me origjinë shqiptare, Xhozef Dio Guardi dhënë gazetarit Sokol Muho.)
Pyetje: Së pari ju urojmë mirëseardhjet. Do të ishte me interes të dinim si e gjetët Shqipërinë për herë të dytë që vini këtu?
Përgjigje: Jam shumë i lumtur që kthehem në Atdheun e të parëve. Që nga udhëtimi i fundit kanë ndodhur shumë ndryshime. Kur erdha me Tom Lantosin qëllimi ynë ishte mundësia e marrëdhënieve diplomatike. Kishim shpresë të vetëm për këtë, por edhe që Shqipëria të futet në familjen evropiane. Jam i kënaqur nga zhvillimet demokratike dhe detyrimet. Arsyetja për të cilën kam ardhur është që të ndihmoj sido- pak këtë proces. Do të desha të deklaroj se është e domosdoshme që zgjedhjet e 31 marsit të zhvillohen të lira. Nuk ka rëndësi se kush do të fitojë, por besoja duhet ta ndihmojë Shqipërinë. Pra sinqerisht, vërtetësia e zgjedhjeve do të jenë provë si për botën e jashtme ashtu edhe për vetë Shqipërinë. Pyetje: Flitet shumë për origjinën tuaj shqiptare. Natyrisht lexuesi kërkon diçka më shumë. Përgjigje: Jam tepër krenar për gjakun tim shqiptar. Të parët e mi u larguan para 400 vjetësh për arsyet që tashmë dihen. Ata kujtuan se do të ktheheshin shpejt, por turqit mbetën shumë kohë. Do të desha të më gjatë nga ç’kujtojan ata. Babai zgjodhi Amerikën, në vitin 1929 për të mbjellë farën shqiptare, farën e Skënderbeut. Kështu ajo pemë, që zuri rrënjë në Itali gjeti përseri tokë po në Italinë, Amerikën. Farat e mbjella dhanë një pemë të bukur, një degë, një lule e së cilës jam edhe unë. Ribashkimi shpirtëror i popullit shqiptar është tashmë në proces dhe kjo kohë e bukur shqiptare do të mbëlidhemi përsëri bashkë, ashtu qëndromi. Pyetje: A mund të na flisni për shoqatën shqiptaro-amerikane [Vijon në faqen e 4-të]
Njoftim
Një kopje e telegramit të mësipërm iu dërgua edhe shkëlqesisë së tij Z. Xhorxhio La Malfa, sekretar i Partisë Republikane Italiane, i cili ka pranuar ftesën e PRSH për të vizituar së shpejti Shqipërinë.
Korresp. i «Republikës»
GABIME TË KALUARA - SFIDA TË TANISHME
Shqipëria vendosi të shkojë me bllokun lindor politikisht dhe të ndërtojë një shoqëri dhe ekonomi socialiste. Pa hyrë në detaje, duhet pranuar se politikisht dhe ekonomikisht Shqipëria ka bërë një gabim. E pra, tani gabimi duhet korrigjuar.
Ndarja e Evropës në Perëndim dhe Lindje ishte, mes të tjerash, luftë për të provuar efikasitetin e një prej dy sistemeve. Tani mund të thuhet se socializmi si ideologji politike dhe si sistem ekonomik nuk dha atë që premtoi. Nga ana tjetër, me arritjet e demokracisë dhe ekonomisë së tregut, Perëndimi arrin të ndërtojë me sukses një shoqëri të lirë dhe të begatë. Shqipëria i përket Perëndimit gjeografikisht dhe shpirtërisht. Pionierët e pavarësisë shqiptare e njihnin këtë fakt dhe vepruan për t’ia kthyer fytyrën nga Perëndimi. Pa dyshim, periudha 1945-1990 provoi se ndarja nga Evropa mund të ketë pasoja negative. Evropa po ndien tani sfidën e vlerave të veta: lirinë e individit, tolerancën, barazinë dhe qeverisjen demokratike. Respekti për të drejtat e popujve të tjerë po sjell bashkimin gradual të Evropës dhe, që nga janari 1993 në do të shikojmë Evropën të bashkuar, të lirë, demokratike dhe të begatë. Në këtë Evropë, Shqipëria duhet të zërë vendin që i takon. Hapi i parë dhe më thelbësor drejt Evropës është shkëmbimi i lirë i njerëzve dhe ideve. As tërësira, as izolimi nuk e ndihmojnë Shqipërinë. Ajo duhet t’i hapë dyert e saj dhe të përfitojë nga kontinenti plak. Shqipëria ka burime të mjaftueshme për të ngritur një ekonomi të vetën. Ajo ka mbi 80 000 diplomuar me arsim të lartë. Po të përdoret siç duhet, ky potencial i madh do të bëhet motori i një ekonomie dinamike që do t’i japë vendit më shumë mallra dhe një jetesë më të mirë. Për këtë intelektualët, specialistët, teknikët duhet të çlirohen nga zinxhirët i kontrollit shtetëror për të zhvilluar plotësisht aftësitë e tyre. Kjo është ajo çka jep ekonomia e tregut në SHBA dhe që do të japë edhe në Shqipëri. Unë mendoj se zhvillimi i turizmit në Shqipëri do të jetë një burim i madh të ardhurash. Po ashtu, për ta sjellë ekonominë në nivele konkurruese me vendet fqinjë, do të nevojitet kapitali i huaj, cili, po të përdoret drejt do të rrisë si punësimin ashtu edhe të ardhurat kombëtare. Gjithashtu duhen përkrahur aftësitë individuale dhe jo besnikëritë partiake, duhen shfrytëzuar më mirë talentet, pavarësisht nga pikëpamjet politike dhe grupimet nacionale, fetare ose sociale. Njeri i lirë është ai që bën një shoqëri të lirë, dhe jo anasjelltas. Është i aftë ai që shtyn shoqërinë përpara dhe jo «nepotizmin» e diktaturës. PËR TË ARDHMEN E SHQIPËRISË Ndërshmëria me njëri-tjetrin dhe me të huajt ka rëndësi të madhe. Perëndimi është shumë i ndjeshëm ndaj kësaj vetie. Ndërshmëria sjell besimin dhe besimi i duhet çdo udhëheqësi për të patur sukses. Filmi duhet bërë atë që mendoni. Mos harroni karakteristikat e shqiptarëve që popull. Shqipëria është e vogël dhe, relativisht e dobët. Forcimi i saj, përveç të tjerave, do të bazohet te morali i lartë dhe te kushtet ekonomike të popullit. Një popull shqiptar i lirë dhe i begatë do të përvesh të tjerëve, të bazohët përvesh të tjerëve, begatë do të përvesh të tjerëve, do të bëhet dhe të tjerëve, do të thotë do të rritë pushtet. lartë dhe te kushtet ekonomike të popullit. lartë dhe te kushtet ekonomike të popullit. Shqipëria është një shtet tashmë i konsoliduar dhe i njohur. «Mentaliteti i tretshmita» [?] duhet të marrë fund. Shqipëria duhet t’i hapë erërat e ndryshimit në Shqipëri? Një Shqipëri e orientuar nga Evropa, e lirë dhe demokratike, do të jetë një ndihmë e madhe edhe për shqiptarët në Jugosllavi. (Vijon në faqen e 4-të)
Fotot Armand Babani
DEKLARATË E PARTISË REPUBLIKANE
Braktisja e Atdheut nga mijëra qytetarë vazhdon.
Populli ynë brenda dhe jashtë kufijve shtetërorë, ka njohur edhe më parë shpërngulje të tmerrshme që e kanë detyruar të marrë rrugët e botës në mjerim. Këto kanë ndodhur në kohën e invazioneve dhe janë bërë nën kërcënimin e jataganit të huaj. Por që nga 2 Korriku i vitit të kaluar goditja po i jepet popullit nga brenda. Ikja përmes ambasadave dhe kufijve tokësorë dhe tani ikja masive përmes detit, po i bën Atdheut një gjymtim të rëndë. Po na ikën gjaku. Shpjegimet që ka dhënë qeveria nuk sjellin bindje. Po qe se braktisjet masive shkaktohen nga të ashtuquajturat «forca të errëta», qeveria tashmë duhet t’i kishte zbuluar. Le të ngrihet gjyshti më dhe treguar haptazi kush është armiku ose duhet pranuar që qeveria nuk është në gjendje të mbajë nën kontroll rendin publik. Në kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Këshillit Presidencial dhe Këshillit të Ministrave për të zotëruar gjendjen. Nuk mund të durohet më që bijtë tanë, gratë dhe fëmijët të sillen në mes të detit me rrezikun e ndonjë katastrofe të pashembullt. Por edhe ata që dalin në brigjet e huaja në rrugëkryqet e botës janë. Kjo duhet të ndalet patjetër. Nëse nuk veprohet shpejt, Këshilli Presidencial dhe qeveria do të mbajnë përgjegjësi të rëndë ndaj Atdheut, tani dhe në të ardhmen. Veç ndaljes së ikjes, duke larguar menjëherë nga portet tona çdo mjet lundrimi dhe vendosjes së rregullit, qeveria duhet të bëjë përpjekjet e duhura edhe për t’u dhënë përkrahje të emigruarve aty ku kanë arritur.
Popull shqiptar, motra dhe vëllezër, ju që nisen të ikni! Partia Republikane ju bën thirrje të ktheni sytë ndaj vetes dhe vendit tuaj. Pa-punësia, varfëria, pasiguria ju shtyjnë në hapin dëshpëruar të braktisjes. Ndaluni dhe mendohuni! Vendin tonë mund ta shpëtojmë vetëm ne vetë, të gjithë ne. Le të durojmë, le të bëjmë zgjedhjet e lira dhe të nisim së mbari jetën në demokraci. Porsa t’i kthë…? punës, do ta shohim se i kemi të gjitha mundësitë për të jetuar këtu, në truallin tonë, si njerëz të lirë e krenarë.
Partia Republikane i bën thirrje edhe Komunitetit Evropian ta shikojë realist gjendjen tonë. Shqipëria nuk ndihmohet vetëm duke strehuar emigrantët e vaj që krijojnë probleme për vetë Evropën, po duke i dhënë ndihmë të ngutshme për të filluar rimëkëmbjen.
(Dërguar në RTSH, më 7 mars 1991)
TELEGRAM
PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS ITALIANE; SHKËLQESISË SË TIJ FRANÇESKO KOSIGA
PRESIDENTIT TË SENATIT; SHKËLQESISË SË TIJ XHOVANI SPADOLINI.
PRESIDENTIT TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE; XHULIO ANDREOTTI.
Ngjarjet me emigrantët tanë shkaktuan tronditjen e thellë të të gjithë kombit shqiptar brenda dhe jashtë Atdheut.
Mijëra familje jetojnë në ankth për jetën e bijëve të tyre. Partia Republikane Shqiptare ju lutet juve të rishqyrtoni qëndrimin ndaj tyre. Populli i madh italian është i dëgjuar në tërë botën për humanizmin e tij. Ne e njohim këtë humanizëm prej pesëqind vjetësh, lidhjet tona janë të lashta. Kur heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti, në krye të popullit të vogël shqiptar me përpjekje mbinjerezore ndalte invazionin turk në këtë anë të Adriatikut për 25 vjet, ndihmonte edhe Italinë. Gjergj Kastrioti, njelloj si Pirroja, ndihmoi drejtperdrejt edhe mbretërinë e Napolit, duke zbritur me ushtrinë në Otranto. Mirënjohja e popullit italian u shpreh sheshazi kur pas vdekjes së Skënderbeut, Italia u bë strehë dhe atdhe i dytë për turmat e emigrantëve shqiptarë që dolën në brigjet tuaja, ku jetojnë edhe sot si shtetas të denjë. Si popuj fqinjë, gjithnjë e kemi dashur, respektuar e ndihmuar njëri-tjetrin. Këtë na e thotë edhe historia e kohëve më të reja. Kur në shekullin e vitit 1943 dhjetra mijë ushtarë italianë mbetën në truallin shqiptar, populli ynë i ushqeu duke hequr kafshatën e gojës, i strehoi në banesën e tij të vogël pa pyetur për ligjë dhe ç’lojë emigrantësh ishin. Dhe kjo vazhdoi tre vjet, në kushtet e vështira të luftës dhe të një varfërie të thellë. Po sa më të vështira ishin kushtet aq më shumë u lidhën bijtë e popullit italian me popullin tonë. Dhe mbijetuan. Emigrantët tanë të këtyre ditëve e vunë në vështirësi qeverinë italiane. Po miqësitë së bashku i ndajnë vështirësitë. Shkëlqesia e tij Flamini Pikoli, që njeh dhe vlerëson me urtësi të thellë gjendjen tonë, e quajti Shqipërinë motër të vogël të Italisë. Ky epitet u pëlqye në Shqipëri. Atëherë le të sillett qeveria italiane me bijtë tanë fatkeqë si me nipat e në vezë. Të mos lihen ata pa ushqime e pa strehë. Sado probleme të ketë vetë Italia, ajo është sot fuqia e pestë industriale e botës. Ditët e fundit qeveria jonë po bën çmos për të ndalur këtë hemorragji dhe dhimbshme vendit. Por mbështetja e qeverisë italiane është e domosdoshme.
Ne lutemi të kthehen mbrapsht fëmijët e pa-shoqëruar nga prindër dhe djemtë e vajzat nën 18 vjeç. Po të kthehen në ato rrugë dhe me ato mënyra të civilizimit të lartë që janë tipike për popullin italian. Kurse të tjerët le të mbahen gjer sa të gjendet një rregullim ndërmjet dy qeverive. Përdorimi i forcës, zbatimi i ligjit, mbase nuk do të ishin mjeti i përshtatshëm kundrejt njerëzve të dëshpëruar.
I shkëlqyer zotëri!
E dini edhe vetë se ka momente kyçe në histori që ndikojnë thellë në marrëdhëniet ndërmjet popujve. Partia Republikane vë në vijë të parë marrëdhëniet me Italinë. Qeveria juaj duhet të ndihmojë fuqimisht Shqipërinë në këto ditë të vështira, duke hedhur bazat e një bashkëpunimi të gjithanshëm për të ardhmen. Dhjetra mijëra familje, i gjithë populli ynë, pret atë që do të bëjë sot Italia me bijtë tanë, pret përkrahjen tuaj të fuqishme.
Pranoni i shkëlqyer zotëri nderimet dhe respektet tona më të thella e të sinqerta.
Komisioni Drejtues
i Partisë Republikane Shqiptare
Tiranë, më 8 mars 1991