17/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

17 mars 1991

NGJARJE HISTORIKE PËR POPULLIN SHQIPTAR

15 marsi 1991 do të mbetet një datë e shënuar në historinë e popullit shqiptar, sepse ajo do të hapë një periudhë të re për Shqipërinë. Pikërisht më 15 mars u nënshkrua në Washington memorandumi i mirëkuptimit midis qeverisë së Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhur me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Duke filluar nga ajo ditë, siç u nënshkrua për palën shqiptare nga ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, dhe për palën amerikane nga ndihmës sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane, Rajmond Saix, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve, për t’u pasuar nga shkëmbimi i misioneve diplomatike në nivel ambasadorësh. Kështu, dita e shumëpritur dhe e mirëpritur nga populli shqiptar erdhi. Pas më shumë se gjysmëshekulli të ndërprerjes së këtyre marrëdhënieve për shkak të pushtimit fashist të Shqipërisë, u zgjat dora miqësore e popullit amerikan për të nisur një epokë e re në marrëdhëniet midis dy shteteve. Shqipëria dhe shqiptarët, qofshin të moshuar ose të rinj, por që i mësuan kohët e fundit të vërtetat e historisë për këto marrëdhënie, falënderon nga zemra presidentin Uilson, i cili që pas Luftës së Parë Botërore u ngrit me forcë kundër planeve të shteteve shoviniste fqinje, që kërkonin ta ndanin si plaçkë tregu Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara mbetën mirënjohëse atij burri shteti dhe popullit që ai përfaqësonte. Çdo shqiptar ruan në ndërgjegjen e vet mirënjohjen edhe për ndihmën e përkrahjen e madhe që kanë dhënë bashkatdhetarët tanë, që morën rrugën e kurbetit dhe gjetën strehë në këtë shtet të madh e të fuqishëm, duke punuar atje në gjirin e popullit amerikan për mirëqenien e tyre vetjake dhe lumturinë familjare. Ata u organizuan atje në shoqërira, ruajtën gjuhën dhe zakonet, bënë dhe luajtën një rol të madh për të ndihmuar çdo lëvizje patriotike që lindëte në mëmëdhe. Për t’u theksuar është kontributi i veçantë i demokratit të shquar Imzot Theofan Nolit, i cili ia kushtoi jetën e tij çështjes kombëtare, veprimtarive patriotike të mërfillta. Fryma e miqësisë, bashkëpunimi dhe respekti reciprok ndërmjet shqiptarëve dhe popullit të madh amerikan pas Luftës së Dytë Botërore, u davaritën dhe u prishën, sepse vendi ynë u lidh krejtësisht me kampin socialist. Fryu në Shqipëri era e fuqishme e stalinizmit dhe Partia e Punës e Shqipërisë, e udhëhequr nga Enver Hoxha, në vend të miqësisë, filloi një fushatë aventureske kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me politikan stalinis te një dogji partia në fuqi bëri çmos për të injektuar në popull urrejtjen për SHBA-në dhe për të këputur të gjitha fijet që lidhnin vendin tonë me bijtë shqiptarë që jetonin dhe e demokracisë që lindi, pluralizmi politik, zhvillimet më të reja të Evropës dhe faktorë të tjerë të ndryshëm, ndikuan që, më në fund, ky gabim i historisë të ndreqet. U hap rruga e miqësisë në shtetin më të fuqishëm dhe më të zhvilluar të botës, i cili na afron ndihmën e vet. Kushti i vetëm i kësaj ndihme humane është që zgjedhjet e 31 marsit të jenë me të vërtetë të lira dhe demokratike, që populli të vendosë ashtu siç dëshiron ai për fatin e vet, që në Shqipëri të zbatohen detyrimet për të drejtat e njeriut sipas kartës së Helsinkit. Këto kërkojnë departamenti i shtetit, senatori dhe njerëz të shquar të SHBA-së për të nisur me Shqipërinë atë marrëdhënie të ndërsjellë bashkëpunimi, të cilat populli shqiptar i ka pritur prej shumë kohësh dhe që do t’i vlerësojë si një ndihmë të jashtëzakonshme, në mënyrë që atdheu ynë i dashur të rifitojë kohën e humbur dhe të shmangë dëmtimet që i shkaktoi socializmi. Sa më parë që të jetë e mundur. Këtë e kemi në dorën tonë, të thellojmë më tej proceset demokratike, për të mos na munguar më kurrë dora miqësore e zgjuar e SHBA-së, aktualisht e presidentit Xhorxh Bush dhe partisë republikane në fuqi. Partia Republikane e Shqipërisë shpreh edhe një herë gëzimin e saj për vendosjen e këtyre marrëdhënieve dhe do të bëjë çmos që ato të zhvillohen e thellohen më tej. Për të mirën e Shqipërisë, për këto marrëdhënie, falënderon nga zemra presidentin Wilson, me forcë kundër planeve të shtevete Shtetet e Bashkuara të Amerikës këmbëngulën që Shqipëria të qëndronte me po ata kufij që kishte patur para asaj lufte. Kësisoj, si shqiptarët që punonin dhe banonin në Amerikë edhe çdo patriot i ndershëm që jetonte e punonte në atdhe, qëndronte. qësisë, Me politikanë stalinistë që ndoqi që lidhin vendin tonë me bijtë shqiptarë që jetonin dhe punonin në Amerikë. Por respekti dhe konsiderata e lartë e popullit tonë për SHBA-në dhe popullin e saj të madh u ruajt e paprekur në zemrën e çdo shqiptari. Fatmirësisht, edhe pse zgjati 46 vjet, ajo kohë perëndoi. Filladi

Sabri Godo në Itali për problemin e refugjatëve

Siç është njoftuar lexuesi ynë, me vendim të Komisionit njësi-mëtar të PRSH, Kryetari i këtij Komisioni, Sabri Godo shkoi në Itali për t’u interesuar për gjendjen e refugjatëve shqiptarë dhe mundë- Siç është njoftuar lexuesi ynë, me vendim të Komisionit njësi-mëtar të PRSH, Kryetari i këtij Komisioni, Sabri Godo shkoi në Itali për t’u interesuar për gjendjen e refugjatëve shqiptarë dhe mundësitë e shtypit të Partisë. Në ditën e dytë Sabri Godo bëri vizita në Brindizi dhe u takua me shumë refugjatë, që janë strehuar atje kohë e fundit. Këto ishin takime të përzemërta të punonjë, do të fitojnë dhe shumë prej tyre do të kthehen përsëri në Atdhe. Të gjithë dhanë fjalën se do të mbeten kurdoherë bij të Shqipërisë mëmë, atdhedashës dhe krenarë për vendin e tyre. Po këtë ditë Sabri Godo u bëri vizitë Prefektit të Brindizit dhe Këshillit Bashkiak të këtij qyteti. Ai pati një takim dhe bisedoi me zotin Latancio, ministër i Mbrojtjes Civile të Italisë për problemin e refugjatëve lidhur me sistemimin e tyre dhe për të krijuar mundësitë e komunikimit sa më të shpejtë të tyre me familjet. Në këtë çështje është angazhuar dhe po jep një ndihmë konkrete udhëheqja e Partisë Republikane Italiane. Në ditën e tretë Sabri Godo bëri takime dhe bisedoi me zotërinjtë Xhovani Spadolini, president i senatit italian, ministren e Punëve të Jashtme të Italisë, senatoren Suzana Anjeli. Ai mbajti gjithashtu një konferencë me kuadro drejtuese të PRI. Sabri Godo bisedoi edhe me sekretarin e PRI, zotin Xhorxhio La Malfa. Në këto takime u bisedua mbi gjendjen në Shqipëri, mbi marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve tona, mbi nevojat e Shqipërisë për të siguruar nga Italia dhe vendet e Komunitetit Evropian blerjen e trecivave ushqimore për tërë vitin, me çmime në nivelin e kostos me kredi afatgjatë. Gjithashtu, u bisedua mbi mundësitë e blerjes së lëndëve të para për dhe gatishmëria e tyre për të punuar për sensibilizimin e strukturave të Komunitetit Evropian dhe të shtetit italian për plotësimin e këtyre nevojave. * * * Në vazhdim të bashkëpunimit ndërmjet PRI dhe PRSH, të martën, më 19 mars 1991 me ftesë të Komisionit Nismëtar të PRSH do të mbërrijë për vizitë në Tiranë një delegacion i PRI i kryesuar nga sekretari i saj, zoti Xhorxhka Malfa, i përbërë edhe nga zëvendëritë Vitorio Olçeze, Khirolano Pelikano dhe Oskar Xhanino. Dje Sabri Godo u kthye në Atdhe. Korresp. i «Republikës» Në bisedë me refugjatë shqiptarë Takim me personalitete të Brindizit

Kandidatët e Tiranës

Më 14 mars në sallën e selisë së PPSH-së, dega e Tiranës shpalli para anëtarëve e simpatizantëve të saj, kandidatët e propozuar për të 29 zonat elektorale të rrethit të Tiranës. Ishte një çast i rëndësishëm në përpjekjet tona të shumta për të realizuar atë objektiv aq të dëshiruar nga të gjithë kryeqytetasit e gjithë populli shqiptar, për të shkuar të qetë e të lirë në zgjedhjet e para me të vërtetë demokratike të 31 marsit. Ishte një punë mes shqetësimeve e pengesave të shumta, mes atyre ngjarjeve tronditëse të fundit të shkurtit, me atë tension e pasiguri në ato netë të zeza që e bënë të drithëruan zemrat, por që nuk na topitën në rrugën tonë. Përpiluam lista pas listash, u takuam me njerëz të të shumtë nga të gjitha profesionet për të tërhequr me ta rreth kandidatësh për deputetë. Si do të ishin ata? Si ata që jemi mësuar të shikonim në ekranet e televizionit duke fjetur në karriget e para, apo duke ngritur dorën në unanimitet për çdo vendim apo dekret dhe kur nuk e njihnin ndoshta atë? Jo! Shqipërisë që po rilind pas një drithërimeje 46 vjeçare nuk i duhen më politikanë të vjetër tashmë nga piedestalet, kornizat e presidiumet, nuk i duhen më për në organin më të lartë shtetëror, mëlese të dërgimi, ularë apo brigadiera të rendit? Ati dhe frontin e tyre të fshehur dhe shoqëria do t’i vlerësojë. Ne u vakruin më politikanëve pa pamje dhe atyre që sapo hedhin hapat e para, ata që duhet të zënë vend duket të jenë njerëz profesionistë, të ndershëm e demokratë, njerëz që shoqëria i ka vlerësuar për mendimet e tyre të pjekura. Të tillë i mendoi PRSH deputetët e ardhshëm të saj dhe të tillë i zgjodhi. E fillojmë së pari me Tamara Luarasin, jo se është e vetmja kandidate grua (të na falin gratë që nuk ruajtëm raportet 40 përqind gra, 39 përqind të rinj, 40 përqind komunistë, siç na rekomandohej dikur ndoshta dhe në zgjedhjen e një presidiumi të thjeshtë mbledhjeje). Është matematikane e njohur për seriozitetin e pasionin në punë, për mendime e gjykime përparimtare. Ylvi Pustinën lexuesi do ta njohë si shahistin e dëgjuar, mjeshtrin e merituar të sportit, por ai vetë kërkonte ta prezantojë më parë elektoratit të zonës 205 si mjek veteriner. Kandidatët e shkencave inxhinier kimist, pedagog në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Ilo Mele do ta kenë si kandidat banorët e zonës 207. Kështu mund të vazhdojmë me Dritan Spahunin, fizikan të Ndërmarrjen Gjeofizike Tiranë. Kujtim Harshovën, kandidati i shkencave, drejtor i Drejtorisë së Bashkëpunimit dhe Koordinimit në DPIM, Thanas Qeramën, kryeredaktor i revistës «Horizonti», Aleksandër Çlën, drejtor i Institutit të Gjeologji Minerave, kryetar i shoqatës së gjeologëve të Shqipërisë, Viron Kokën, doktor i shkencave historike, kryetar i seksionit të Tiranës të Forumit për të Drejtat e Njeriut, Abdulla Kollazin, përgjegjës i seksionit të Arsimit në Rajonin Nr. 2, Fedor Kallajxhiun, anëtar i Komisionit Nismëtar të PRSH, nëndrejtor i spitalit Obetrokt Gjiko-teknologjik, Qenc Çelën, inxhinier mekanik në QSPE. Në zonën 209 është paraqitur Eduard Laze, 30 vjeç, më 1 rri nder kandidatët, kryetar i degës së planit në Kombinatin e Autotraktorëve. I njohur për shkrimet e pjekura botuara në gazetat «Republik[a]», «Drita», dhe «RD» është dhe kandidati i shkencave mjekësore, mjeku sportiv Lluka Heqimi (të na falin sportdashësit që nuk ua prezantuam si mjekun e ekipit kombëtar të futbollit). Përmendim më poshtë edhe pedagogun e Fakultetit Ekonomik të UT Hilmi Vuthin, kandidatin e shkencave e kryetarin e byrosë të projektimit të mjeteve didaktike në Ministrinë e Arsimit Aleksandër Gjollma, pedagogun në UT inxhinierin Ruzhdi Karapici, inxhinierin mekanik në Ministrinë e Bujqësisë Maksim Begeja, kandidatin e shkencave mjekësore, kun stomatolog Çerçiz Mingomata. Po për zonat e fshatit të rrethit të Tiranës, cilët deputetë ju prezanton PR? Ata janë doktor i shkencave bujqësore Hysen Çobani, anëtar i Komisionit Nismëtar të Partisë sonë, Thanas Pashaj, agronom i vjetër që ka shërbyer me devotshmëri në shumë ekonomi bujqësore të rrethit, agronomi Ismail Malaj, specialist në Rajonin Nr. 4, pedagog në ILB-së kandidati i shkencave Hajri Ranin, agronomi i Drejtorisë së Farnave, Xhenal Priska, inxhinierët Agim Mallka e Luftulla Peza, të njohur në sektorët ku kanë punuar e punojnë, drejtori i shkollës 8-vjeçare të Kërrabës Petro Biti dhe mësuesi fizikës në fshatin Mëzez Imir Kambo dhe së fundi dy gazetarët tanë Petro Dhimitri e Gani Leka. Këta ishin kandidatët republikane të rrethit të Tiranës për në parlamentin e ardhshëm. Njihuni me ta, gjykoni me objektivitet aktivitetin e tyre dhe jepuni votën tuaj të lirë.

KRONIKË

Komisioni nismëtar për riha-pjen e Teqeve Bektashiane, ka nderin të lajmërojë të gjithë besimtarët e çdo feje, se të premten, më 22 mars 1991, në orën 10°, do të zhvillohet ceremonia e shenjtë e rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me qendër në Tiranë, në rrugën «Ali Demi» (ish azili i pleqve). Komisioni nismëtar për rihapjen e Teqeve Bektashiane, ka nderin të lajmërojë të gjithë besimtarët e çdo feje, se të premten, më 22 mars 1991, në orën 10°, do të zhvillohet ceremonia e shenjtë e rihapjes së Kryegjyshatës Botërore Bektashiane me qendër në Tiranë, në rrugën «Ali Demi» (ish azili i pleqve). Komisioni Nismëtar Këto ditë në qytetet Vlorë, Fier dhe Lezhë u zhvilluan konferencat e Partisë Republikane të këtyre rretheve. Në to morën pjesë intelektualë, punëtorë, gra e të rinj. Kryetarët dhe aktivistët e PR folën për programin e partisë. Në Vlorë foli kryetari i këshillit drejtues të degës së këtij rrethi Petraq Jorgji, në Fier Fatmir Mejdiu, i njohur në pranishmit me programin e PR, ndërsa në Lezhë takim e hapi Tonin Cobani dhe foli Pal Pali. Në këto konferenca përshëndetën dhe folën edhe anëtarët e Komisionit Nismëtar të PR Hysen Çobani (në Vlorë) dhe Aqim Zeka (në Lezhë), ndërsa në Fier përshëndeti kryetari i këtij komisioni Sabri Godo

MË AFËR KEMI ITALINË

57 milionë banorë të ndarë në 327 komuna, fuqia e pestë ekonomike në botë, e gjashta ushtarake... 12 mijë dollarë për frymë në vit, atdheu i artit dhe i kulturës, mëmëdheu i 12 dhjetorit (dita e të drejtave të njeriut e qytetarit) E udhëhequr nga partitë e qendrës, ku vetëm 3 prej tyre arrijnë 51 për qind. Megjithatë shpesh kanë preferuar të qeverisen nga të 5 partitë. Shprehje e një demokracie dhe e një mirëkuptimi të kulluar. Simboli i demokracisë për italianët është SHBA, ku republikanët kanë humbur 2 herë në tri dhjetëvjetët e fundit (kundër Kenedit dhe Kartërit), megjithatë e respektuar dhe e votuar mjaft është edhe partia republikane e La Malfës dhe Spadolinit që reshto-het pasluftës. Dhe dënuan aqjën e artit tonë. Italia. Italia e motorrit «Ferrari», makina e lodrave të Marlënelos, sot është bërë simbol i një ekonomie që nuk njeh ulje e ngritje, po qan gjithmonë përpara. Sot liria italiane së bashku me markën germane janë dy monedha të forta e të qëndrueshme në kursin botëror. E kush më tepër se ne do të përfitonte nga ky kolos ekonomik që zhvillohet jo më larg se 100 kilometra larg nesh? Me këtë drejtë marrëdhëniet me Italinë bien për 5 vjet në nivelin zero vetëm për hir të Popajve. Fantapolitika shqiptare ka çuditur botën. Italia. Italia e Marko Polos e Amerigo Vespucit. Italianët kanë zbuluar e që shetshin botën. Paolo Pinto vjen në not nga Italia në Shqipëri: Ironi e fatit. Njoh italianë që marrin përgjegjësi negative në rrugën «Asmara G- (vendi i ambasadës sonë në Romë) megjithëse janë pajisur me të gjitha dokumentet e duhura. (Vijon në faqen e 4-t)

Në bisedë me refugjatë shqiptarë