SEKRETARI KOMBËTAR I PARTISË REPUBLIKANE ITALIANE, ZOTI XHORXHIO LA MALFA, NË SHQIPËRI
Të martën, datë 19 mars, me ftesë të Partisë Republikane Shqiptare dhe të Komitetit për Marrëdhënie Kulturore e Miqësore me Botën e Jashtme mbërriti në vendin tonë sekretari kombëtar i Partisë Republikane Italiane, zoti Xhorxhio La Malfa.
Ai shoqërohej nga zotërinjtë Xherolano Pelikano, Vittorio Olçeze, si dhe një grup gazetarësh italianë.
Në aeroport ata u pritën nga kryetari i Komisionit Nismëtar të Partisë Republikane Shqiptare, Sabri Godo dhe kryetari i Komitetit për Marrëdhënie miqësore e kulturore me Botën e Jashtme, Jorgo Melica. Po kështu në aeroport ata u pritën edhe nga anëtarë të Komisionit Nismëtar të PRP, Vangjush Gambeta, Fedor Kallajxhi dhe Zef Bushati.
Prej këtej ata u nisën drejt Portit Detar të Durrësit për të parë mbërritjen e ndihmave nga Italia. Pasi u kthyen nga Durrësi ata u nisën për në Tiranë ku u pritën nga kryetari i Këshillit të Ministrave Fatos Nano.
Pas dreke zoti La Malfa u prit si dhe nga Presidenti Ramiz Alia. Gjithashtu në mbrëmje zoti La Malfa dhe kyretari [sic] i Godo patën në një nga mjediset e Hotel «Dajti» një bisedë me gazetaret italianë.
Më datë 20 Mars paradite zoti La Malfa, me grupin e tij shtme [sic] Jorgo Milica. Dreka kaloi në një atmosferë miqësore e krejt të përzemërt. Prej këtej u nisën në Durrës. Atje morën pjesë në mbledhjen për paraqitjen e kandidatëve republikanë për rrethin e Durrësit. Në fund të takimit Artisti i Merituar Mirush Kabashi kandidat për deputet i kësaj partie dha një program vetjak të pasur me temë për demokracinë.
Prej këtej miqtë u nisën për në Tiranë. Komisioni nismëtar i PRSH shtroi një koktej ku merrte pjesë edhe ambasadori i Republikës Italiane në Shqipëri Torkuato Kardilli. Në mbrëmje vonë miqtë u përcollën nga kryetari i Partisë Republikane Shqiptare Sabri Godo si dhe nga anëtarë të komisionit nismëtar të kësaj partie. Në përcjellje ishte edhe kryetari i komitetit për marrëdhënie miqësore me botën e jashtme Jorgo Melica si dhe nga ambasadori italian Torkuato Kardilli. Miqtë u nisën me avion në Itali.
Korresp. i «Republikës»
«Miratojmë rrugën e Partisë Republikane»
Njerëzit çdo ditë e më tepër po miratojnë vendimet dhe rrugën e ndjekur nga Partia Republikane.
Dhe këtë ata e shprehin në bisedat e përditshme në familjet e tyre, në punë, në mjedise të ndryshme e kudo. Ja, si u shpreh një shok këto ditë: «Po të mos isha këtu ku jam tani, (...) unë do të futesha me kënaqësinë më të madhe në Partinë Republikane! Dhe, të them të drejtën, ajo është një Parti e mençur, e pjekur dhe po meriton çdo ditë e më shumë respektin dhe simpatinë e njerëzve tanë».
Ndoshta do ta kisha lënë në harresë këtë fakt, sikur të mos kisha dëgjuar edhe mijëra fakte të tilla nga intelektualë, gazetarë, shkrimtarë, punëtorë, fshatarë dhe njerëz të tjerë. Natyrshëm shtrohet pyetja: Vallë nga nisen njerëzit që shprehin -rime dhe konsiderata të tilla për PR? Dhe për këtë nuk [sic] nevojë për koment! Nisen thjesht nga ndihmesa që ka dhënë e po jep kjo parti në zgjidhjen e mjaft problemeve të mëdha dhe delikate të vendit tonë. Kushdo e ka të freskët në kujtesë gjendjen e tensionuar që jetoi Shqipëria në ditët e grevës së urisë studentore, ngaqë burokracia zyrtare nuk lëshonte pe në kërkesat e drejta të tyre. Ishte mendimi i Partisë Republikane për krijimin e Këshillit Presidencial ai që kontribuoi në mënjanimin e ngjarjeve të paparashikuara e pse jo, dhe tragjike, në të cilat mund të futej vendi në ato ditë të tensionuara.
Pjekuria politike e kësaj Partie duket edhe në hedhjen e mendimit për qëndrimin ndaj figurës së Enver Hoxhës pas zgjedhjeve të lira të 31 marsit me referendum popullor.
Partia Republikane në çdo çast qëndron tek hallet e mëdha të kombit. Jo thjesht, duke kritikuar disa të meta e dobësi, por në zgjidhjen e problemeve të mëdha. Secilit prej nesh i vjen keq dhe kujton me dhimbje ikjen e mijëra qy-
(vijon në f. e 2-të)
Kemi besim se së bashku do të bëjmë më të mirën
— Intervistë e Zotit LA MALFA dhënë redaktorit tonë SOKOL MUHO —
Zoti La Malfa, po flasim kaq shumë për Italinë, motrën tonë të madhe dhe ja jeni këtu midis nesh. Fillimisht do të donim të dinim diçka rreth historikut të Partisë Republikane Italiane.
Rilindja italiane e shekullit të kaluar meriton një vëmendje të veçantë me aspektin politik. Ky shekull që djepi që lindi apostuj të vërtetë të politikës ku do të veçoja Xhuzepe Mazinin. Në vitin 1830 filloi të organizohej një jetë aktive politike. Në këtë kuadër lindi në Romë republika romane. Më vonë në vitet 1848 deri në 1861 filluan të projektohen partitë. Pastaj vijmë në vitin 1895, viti i themelimit të Partisë Republikane Italiane. Është pa diskutim partia më e vjetër e tërë Italisë dhe një nga dy më të vjetrat në botë. Gjithnjë ka ardhur duke u rritur e forcuar e sot së bashku me partitë e së majtës janë një forcë e madhe me sens demokratik të mirëfilltë.
La Malfa! Ky mbiemër na kujton politikanin e madh, demokratin e kulluar dhe italianin e shquar në fillimet dhe mesin e shekullit tonë. Është fjala pra për babanë tuaj Ugo La Malfen. Mos vallë është ky patrimon, kjo trashëgimi familjare që ju bëri edhe juve t’i hyni karrierës politike?
Deri diku, po. Asgjë s’mund të dalë jashtë trashëgimisë. Veçse emri i madh i baballarëve shpesh herë është si ajo hije e lisit, nën të është e vështirë të mbijë një lis po aq i lartë sa i pari. Ndoshta edhe me mua kështu ka ndodhur. Ai më kishte ngulitur disa momente kyçe në jetën tonë politike. P.R. Italiane është konsideruar gjithnjë dhe vazhdon ende të jetë si një parti e njerëzve intelektualë. Në ato kohëra disa parti konservatore donin ta mbanin Italinë të izoluar brenda kufijve të Apenineve. Im atë, Ugo, vendosmërisht e kundërta tyre duke e çuar Italinë drejt Europës, duke sfiduar kështu tentativat politike të partive të tjera nëpërmjet një lufte të ashpër. Në këtë ashpërsi P.R.I u temperua dhe natyrisht doli më e fortë. Këtë fortësi të saj ajo e provoi në kohën e fashizmit duke u bërë armikja më e egër e Partisë Fashiste. Në të njëjtën kohë fitoi popullaritetin e gjithë forcave përparimtare italiane që aspironin për demokraci. Gjatë gjithë kësaj periudhe Ugo, nuk u fsheh, por ishte në ballë duke drejtuar. Ja pra dhe fakti përse Italia nuk e harron dot kurrë.
Ju erdhët në Shqipëri me ftesën tonë por në një kohë tejet të vështirë kur vendi ynë kishte nevojë për miq të mirë, të cilët natyrisht në këto ditë provohen...
Më vjen mirë që e vlerësoni kështu ardhjen time. Ftesa juaj koincidoi vërtet edhe me dëshirën time të madhe për t’ju ndihmuar sa më parë. Nuk do të flas gjatë se si e gjeta Shqipërinë pasi tashmë këto janë gjëra që dihen. Politikanët s’duhet të jenë qaramanë. Por të jemi të sinqertë do ta thua ju them se Shqipërinë e sotme mund ta krahasoj vetëm me disa rajone të prapambetura të Italisë menjëherë pas luftës. Besoj vërtet se edhe këtu gjithçka do të rregullohet pasi ka një çelës për këtë: Duhet të vendoset vërtetë demokracia politike si dhe liria ekonomike. Simbioza e këtyre e garanton zhvillimin e suksesshëm. Pra janë të vetëm gjëra urgjente që duhet të bëni juve dhe tërë Europa Lindore.
A mund të themi se tani ka filluar lidhja midis Partive tona republikane?
Pa dyshim. Po i stabilizojmë dita-ditës këtë marrëdhënie gjithnjë në rritje. Në këtë kuadër është e domosdoshme t’i nxisim natyrshëm këtë lidhje, duke shkëmbyer përvojë nëpërmjet kontakteve më të shumta. Kështu kam plot besim se së bashku do të bëjmë plot gjëra të mira që t’i vlejnë sa më shumë vendit tuaj. Jam optimist për sa konstatova edhe nga pala juaj.
Ju u takuat me presidentin Ramiz Alia dhe kryeministrin Fatos Nano. Me çfarë impresionesh dolët prej tyre?
Mu duk se u shprehën sinqerisht kur thanë se zgjedhjet do të jenë të lira dhe do të zbatojnë një reformë ekonomike ashtu siç duhet. Gjatë bisedës me presidentin ai më tha se do t’i lironte të gjithë të burgosurit politikë. Uroj që ky premtim të mbahet pasi është në të mirë të procesit të pakthyeshëm që po bën Shqipëria në demokratizimin e përgjithshëm të saj. Kjo gjë do të rrisë edhe kredibilitetin ndaj Europës e cila po e ndjek nga afër dhe me shumë vëmendje këtë proces këtu. Si përfundim në këtë kontekst do të thoja se e ardhmja e Shqipërisë ndodhet në duart e saj.
Në gazetën Tuaj Zëri i Republikës të datës 19 Mars është një shkrim i madh me titullin: Duhet ndihma e Italisë për rilindjen e Shqipërisë...
Është e natyrshme, shpesh rilindja e një kombi është më e vështirë se sa lindja e tij. Për këtë lypet që mami të jetë e kujdesshme dhe e dëshmuar, ndryshe pjella mund të dalë çyryk që mund të mos ndreqet lehtë. Në planin ekonomik mendojmë t’ju ndihmojmë sa më pa
NË BURGJET E SHQIPËRISË KA AKOMA TË BURGOSUR POLITIKË
— SIPAS DEKLARATËS SË FORUMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT —
Sipas deklaratës së Forumit, dhe psikikë, të cilësuar si spiunë, për Mbrotjen e të Drejtave të Njeriut, për numri numri i atyre që kanë dalë nga burgjet më 17 mars 1991 arrin në 123 veta.
Sipas deklaratës së Forumit, dhe psikikë, të cilësuar si spiunë, për Mbrotjen e të Drejtave të Njeriut, numri numri i atyre që kanë dalë nga burgjet më 17 mars 1991 arrin në 123 veta.
Në anën tjetër, Forumi konstaton se çështja e të burgosurve politikë nuk është zgjidhur përfundimisht. Deklarata zyrtare e lëshuar me rastin e dekretit të kartëpërmendur (të Presidiumit të Kuvendit Popullor, dt. 12.3.1991), sipas së cilës në Shqipëri nuk ka të burgosur politikë, nuk i përgjigjet realitetit. Në burgje kanë mbetur ende të burgosur politikë të kategorive të ndryshme.
Forumi ka krijuar bindjen se ka njerëz të dënuar politikisht që ende janë burgosur për arsye politike të nxjerra nëpërmjet dhunës fizike e mendore, neshi qytetarëve ... (vijon në f. e 2-të)
Këtë problem e përmend edhe pjesa e dukshme e kolonës së sipërme, e prerë në skajin e faqes.
Anton Syku pyet: Pse?!...
E morët vesh, vjen djali i Sykajve, vjen Antoni, vjen Antoni Gumezhinte atë ditë të nxehtë gushti Bregu i Matës.
(vijon në f. e 2-të)
Anton Syku pyet: Pse?!...
— Brenda një jave dhimbje, gëzim, zhgënjim —
E morët vesh, vjen djali i Sykajve, vjen Antoni, vjen Antoni Gumezhinte atë ditë të nxehtë gushti Bregu i Matës.
Vinte Anton Syku larg, nga Amerika, pasi për vite të tëra nuk i kishin ardhur as letrat, se për vite të tëra familja e Sykajve ishte shpallur e deklaruar, kulakë. Vinte Antoni që iku një natë të errët (oh, kjo errësira sa na ka kushtuar) se kishte vetëm një dëshirë, kishte vetëm një ëndërr që dëshironte të lulëzonte: të bëhej mjek.
Po ç’endërr zeza që ajo për një bir kulaku, për një të deklaruar. Realiteti kishte vetëm një emër: kokulur dhe punëtor fshati. E një natë të zezë, ai la gjithçka atje në Bregun e Matës, la nënën e babanë, vëllezërit, la tokën që dikur i thoshte se ishte pronë e tyre, la ëndrrat e 17-vjeçarit, la përbuzjen e madhe të njerëzve (së ç’përgjegjësi mbante ky i ri per gjakun e djesrën që kishin dhënë gjyshrit dhe prindërit e tij për këtë pasuri). La gjithçka e mori mbi vete një emër të egër, një jetë të egër kryesisht për Sykajt aty në Bregun e Matës: tradhtar. Më besoni, ai dëshironte të bëhej mjek e asgjë më tepër. Vdisnin e lindnin në Sykaj e Antoni bënte burg në Jugosllavi, e më vonë mbaron dhe shkollën në SHBA e plotëson ëndrrën e tij. Familja e Sykajve nuk gëzonte dot, nëna Lika, merrte rrudha më shumë se sa toka e begatë e Bregut të Matës. I biri ishte larg. Në pleqërinë e saj, kur ti mjaftonte ilaçi më i mirë, i biri, i mungonte. Dhe ja, pas afro 43 vjetëve zotit Anton i ishte dhënë e drejta për të ardhur në Shqipëri. Gëzonte kulla e Sykajve. Nëna plakë (e ç’ndreq pati kjo reumatizma sot që i bllokoi kyçet e këmbëve) u ngjua në kullën e Sykajve, te dera. Do t’i vinte djali nënë Likës mbi 90-vjeçare. Sytë i ranë nga dera. Sykajt
(vijon në f. e 2-të)
Kandidatët për deputetë të Partisë Republikane
Zona Emri Atësia Mbiemri Profesioni
1 2 3
BERAT
1. Fareudin Hysen Haxhialiu — piktor
2. Myslim Tahir Hotova — historian
3. Sabri İbrahim Godo — shkrimtar, ekonomist
4. Jovan Sofir Shyti — inxhinier mekanik
5. Sokol Andon Cegjalli — ekonomist
6. Ibrahim Kadri Agalliu — mjeshtër artistik
7. Hekuran Dajlan Koka — inxhinier tekstili
8. Misir Sali Hoxha — Inst. Lartë Arteve
9. Xhoixhi Haki Sahatçi — ekonomist
10. Sheme Hamza Ruçi — financier agrar
11. Behar Huredin Qaliu — mësues
12. Filip Naun Nila — historian
13. Bardhosh Hallim Hasanaj — ekonomist
14. Fejzi Ismail Çevani
DIBËR
15. Mira Ismail Nezini — mjeke
16. Nehat Qazim Daci — mësues
19. Naim Shemsi Plaku — gjuhë-letërsi
20. Skënder Selman Cala — aktor
21. Ali Nezila — agronom
22. Petrit Xhemal Allushi — agronom
DURRËS
27. Tomorr Myrteza Benja — fizikan
28. Ilirian Sotir Duka — arsimtar
29. Agim Beqir Shehu — gazetar
30. Sokol Bego Muho — aktor (artist i merituar)
31. Mirush Musa Kabashi — arsimtar
32. Aleksandër Minella Garuli — gazetar
33. Xhevdet Shehan Mustafa — gazetar
35. Mendel Reshat Këstari — mjek
40. Jasin Rexhep Çapari — mjek
41. Myslim Servet Vehjpi — arsimtar
42. Frrok Gjergj Priska — topograf
43. Petrit Xhelal Hajdini — nëpunës
44. Qemal Ali Preza — nëpunës
45. Lumir Sherif Frashëri — mjek veteriner
ELBASAN
46. Nikollaq Mihal Cerepi — inxhinjer metalurg
48. Kujtim Hysen Dokli — inxhinjer mekanik
50. Agim Xhevdet Qenani — ekonomist
51. Niko Thanas Kreste — pedagog
54. Kostandin Mihal Çiko — veteriner
57. Mehmet Gani Berzati — arsimtar
59. Dilaver Adem Shabani — arsimtar
63. Nikollaq Stavri Thano — mjek
FIER
65. Thanas Spiro Mërkuri — inxhinjer mekanik
66. Vangjel Andon Prifti — inxhinjer mekanik
67. Lirim Xhemal Çupi — inxhinjer gjeolog
68. Leandër Tali Pana — ekonomist
69. Nikollaq Miti Janko — agronom
70. Perikli Steto Ziu — veteriner
72. Sokrat Hasan Koçiu — inxhinjer nafte
73. Artur Zylal Mahmutaj — inxhinjer gjeolog
74. Eflatun Emin Shitino — inxhinjer B.V.S.H
75. Andrea Nikolla Kola — inxhinjer gjeolog
76. Perikli Vlash Dore — inxhinjer gjeolog
78. Medi Shehti Zeqaj — zooteknik
79. Samedin Rakip Hyseni — veteriner
82. Hasan Bajram Basha — mjek
KORÇË
95. Maksim Anastll Havlani — inxhinjer mekanik
96. Vladimir Adil Shehmani — inxhinjer topograf
97. Ruzhdi Huri Goskova — pilot
98. Vangjush Loni Gambeta — ekonomist BVSH
99. Vangjush Stefan Dishnica — mësues
vijon në faqen e 4-t