24/03/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

24 mars 1991

DITA PËR TË VENDOSUR PO TROKET!

31 marsi po agon. Është agimi i parë në historinë e popullit shqiptar, kur do të vendosim vetë për të ardhmen tonë. Është e para herë, kur secili do të jetë në qendrën e votimit, i ngarkuar vetëm me bindjen e tij, pa diktat, pa presion, pa frikë, pa daulle shurdhuese, pa fizarmonike që njeh vetëm një melodi, pa fyell që fryn vetëm në një vrimë. Pluralizmi është vendosur në mënyrë të pakthyeshme, kundër dëshirave të monistëve të pandreqshëm, me vullnetin dhe përpjekjet e stërmundueshme të mbarë popullit. Flamurmbajtës është rinia, së cilës i takon e ardhmja, që ajo vetë do ta ndërtojë e gëzojë. Le t’i gëzohemi triumfit të aspiratave të saj demokratike. Shifra 99.99 për qind na kujton dhimbjet e plagëve të kaluara. Por sot, në prag të 31 marsit, ajo është bërë shifra më qesharake e shekullit tonë. Në qendrën e votimit vetëm një mendim duhet të sundojë në mendjen e secilit dhe vetëm një dëshirë në zemrën e tij: në Kuvendin e ri Popullor duhet të përfaqësohet medoemos vullneti i vërtetë i popullit. Po veprove kështu, po u udhëhoqe nga ky mendim e nga kjo dëshirë, ti i dashur votues, je demokrat i vërtetë. Por nuk je aspak demokrat, në qoftë se në veprimtarinë tënde në fushatën elektorale do të nisësh nga qëllime që dalin jashtë pluralizmit, në qoftë se të ngacmoi dëshirat për të ruajtur ose për të rrëmbyer një kolltuk në piramidën e pushtetit. Ti je vërtet demokrat, në qoftë se duke zgjedhur e shpërblyer të mirat e pluralizmit për fitoren e ideve dhe qëllimeve të tua demokratike, ua njeh e respekton këto të drejta edhe të tjerëve. Ndryshe ti je monist i pandreqshëm, pavarësisht se në cilën parti politike bën pjesë. Vota për demokratët do të jetë ajo votë që frymëzon me të jetë vërtetë nga qëllime demokratike. Kjo është pikëpamja e Partisë Republikane Shqiptare. Për këtë ne jemi plotësisht të bindur, për këtë ne do të luftojmë me vendosmëri, pa u ndërruar nga qëllime të vogla taktike, sot dhe nesër, gjithë jetën. Ne jemi të ndërgjegjshëm se në këtë fushatë elektorale, nuk kemi as një të dhëntën e kështu dhe me mjete për të propaganduar programin, idetë, qëllimet dhe përbërjen e partisë sonë, në krahasim me partitë moniste në fuqi. Por jemi plotësisht të bindur se nuk do të jetë ky përpjestimi i rezultative në zgjedhjet e 31 marsit. Një program partiak, i ndërtuar me sinqeritet e ndershmëri, pa paragjykime propagandistike, një dëgjim i vëmendshëm i vërejtjeve të popullit për të, një bisedë e ngrohtë me lot në sy me prindërit e bijve dhe bijave tona që po braktisin Atdheun, një vendosmëri për të luftuar vetëm për të vërtetën, vetëm për interesat e popullit, vetëm për drejtësinë, ne mendojmë se vlen njëqind herë më shumë se tam-tamet dhe zhurmat elektorale. Dhe këtë do ta vërtetojë 31 marsi. Prandaj, nuk mund të mos çuditemi, kur ndokush merrret me aritmetikë: në qoftë se kjo parti fiton kaq e ajo aq përqind, atëherë... Atëherë, themi ne me bindje, këto janë hesape bakalli. Në kushtet e një fushate elektorale të pabarabartë, në një vend ku publiciteti i vërtetë dhe transparenca «porsa kanë dalë nga burgu», është e pamundur të bësh parashikime të rezultateve elektorale. Të tilla «parashikime» mund të dalin vetëm nga llogaritë e fiksuara të kafesë, por jo nga gjykimi i shëndoshë. E përse të shqetësohemi për këtë, kur nga 31 marsi na ndajnë vetëm pak ditë? Na duket paksa edhe qesharak mendimi i ndonjë tjetri që arsyeton: se, është me këtë parti, por për hatër të demokracisë do të votojë për atë parti. Republikan, demokrat a komunist, kushdo qoftë ky, po veproi në bazë të këtij «arsyetimi», nuk bën gjë tjetër, veçse luan bllofin me demokracinë. Kjo nuk është bindje politike e aq më pak ndërshmëri politike. Është vetëm sharlatanizëm politik, që shpesh shkon në dëm të përfaqësimit të vullnetit të vërtetë të popullit. Partia Republikane Shqiptare është opozitare, për të vetmen arsye se njeh mirë Partinë e Punës, historinë, veprimtarinë dhe rezultatet e sundimit të saj gjysëvjeçar. Partia Republikane është plotësisht e bindur se një parti e tillë, edhe sikur të dojë sinqerisht, në kushtet e një fushate elektorale plot trazira e shqetësime, në kushtet e ngjarjeve që kanë tronditur vendin, nuk mund të «reformohet» me ndërhyrje e peshkut, as me dekret e as me fjalime. Forca e zaçkoni është veçanërisht e tmerrshme në veprimtarinë drejtuese. Këtë e ka vërtetuar më së miri vetë puna e PPSH-së këto kohët e fundit, ku një plenum, vendime, reforma kanë dalë nga «qar-kulim» para se të thahë bojë e nënshkrimeve në to. Në interes të popullit dhe të Atdheut është që PPSH-ja të «reformohet» jo duke «vrapuar» se mos e kalojë ndonjë tjetër, sepse është tepër e lodhur, e çoroditur e i duhen një kohë e gjatë e marrë veten.

VOTONI PËR PARTINË REPUBLIKANE VOTA JUAJ FORCON KRAHUN E DEMOKRACISË! LIKE REHOVA

Në një kohë tepër të shkurtër

Nuk është faji i Partisë Republikane nëse nuk fiton në këtë zgjedhje, — thonë shumë qytetarë të ditë. Faji është i kohës. Koha e shkurtër për në zgjedhje dhe momenti i lindjes së saj në të papërshtatshme. Megjithatë po punohet shumë për arritimin e saj. Në shumë forma punohet nëpërmjet kësaj partie në rrethin e Lezhës. Mendimi intelektual është vënë në krye të punës, dhe jo pak përkrahës po sjellin këtë t’i. Mjafton një shpallje në gazetë të fshatit dhe dhjetëra do të grumbullohen. Janë të gjithë njerëz të mirë, por janë lutatur deri tani për të aderuar në partitë politike. Siç duket këtu kanë gjetur veten. «Kjo është Partia ime», — thotë një 45-vjeçar, kur u krijua seksioni i kësaj Partie në N.B Rrile. Megjithëse me vështirësi, të gjithë janë njohur me programin e kësaj partie. Program real, i mundshëm dhe serioz. Po kështu Parti serioze. Ky është një mendim shumicës që dëgjohet nga shumica e qytetarëve. Njohja dhe sqarimi i tij, sot më shumë se kurrë, është mbit shpallat e njësimtarëve të kësaj Partie. Në tërë rrethin po punohet nga nismëtarët Pal Pali, Agron Meta, Pal Marku etj. Këto ditë u paratuan kandidatë për deputetë në të 5 zonat që kë rrethin. Tani ata po dalin para elektoratit të tyre pa «bomba» propagandistike. Asnjëri prej tyre nuk do të mburret para tyre sot, për t’u vënë përballë fiskhëllimave përbuzëse nesër. Deri tani të 5 kandidatët, Agim Zeka, Agron Meta, Eshtenë Rama, Prek Preka dhe Anastas Buneci janë për tur pa vërejtje në zonat ku janë propozuar. PJETËR JAKU

FATIN E DEMOKRACISË NË SHQIPËRI E VENDOS FSHATARËSIA

Fshatarësia të ne përfaqëson shtresën më të gjerë të popullsisë (65 përqind). Ajo gjithmonë ka qenë liridashëse, patriote dhe e prirur të lidhet me anën më përparimtare të shoqërisë tonë. Pa mbështetjen e saj nuk mund të fitohej liria, Lufta Nacional-çlirimtare. Edhe sot, fatin e demokracisë, më 31 mars ajo do ta vendosë. PPSH gjithmonë ka pretenduar se problem i agrar i ka dhënë një zgjidhje të drejtë, të plotë e përfundimtare. Për këtë vazohet edhe sot të ngulët këmbë, megjithëse rrënimi i pashmangshëm i bujqësisë socialiste, si kudo në Evropën Lindore, pësoi kolaps edhe tek ne. Fshati mund të konsiderohet si këshillë e fundit e sistemit monist. Në të Partia e Punës ka varur të gjitha shpresat e mbijetesës dhe në të gjitha format kërkon kon ende ta mbajë të izoluar jashtë informacionit dhe shtypit opozitar. Me artikuj pa analizë, deklarata sentimentale dhe duke shfrytëzuar shkallën e papajtueshme të informacionit të disa kuadrove (jo për faj të tyre), PPSH mundohet të argumentojë domosdoshmërinë e ruajtjes të kooperativave bujqësore si forma organizative që fshehin ende rezerva për rritjen e prodhimit. Fshatarësia me të drejtë kërkon të dijë të vërtetën. Mbështetur mbi programin e PR do të mund të ndihmojë ta trajtojmë atë, ashtu siç është, duke dhënë dhe alternativën tonë. Tani të marrim gjërat me radhë. Kooperativa dhe fshatari. Fshatarësia pa shijuar reformën agrare, pas një vit, u «fut» në rrugën e kolektivizimit. Të gjithë fshatarët e kamur ose të ashtuquajtur «bujq përparimtarë» që përfaqësonin të renë, përfituan terren e të aftën në fshat duke ngritur me rrënjë dhe duke vënë në futuar kooperativë u shpelalitiv ilt qën, ose u luftuan në forma të ndryshme deri në asgjësimin e plotë për sentimentalitet të tyre. Më pas këtët fat e pësoi e gjithë fshatarësia. Pse? Kooperativa që me huazuan nga BS ishte një formë organizative e lindur në Rusi, që trashëgonte njëji shfrytësarit të ardhur nga borgjezia (formacion shoqëror i panjohur për ne), i mbështetur mbi teorinë m-l dhe që nuk i përshtatej traditës dhe psikolo-

NE JEMI PËR MARRËDHËNIE PARTNERSHE

-NGA BISEDA ME ZOTIN IMRE SZOKAJ- Me kërkesë të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Hungarisë, zoti Imre Szokaj, i cili ndodhet në vendin tonë, në Selinë e Ambasadës Hungareze u zhvillua dje një takim ndërmjet tij dhe përfaqësuesve të PRSH, kryetarit të Komisionit Nismëtar, S. Godo, dhe anëtarit të këtij Komisioni, Vangjush Gambeta. Në këtë takim palët informuan njëra-tjetrën mbi gjendjen në vendet përkatëse. Përfaqësuesit e PRSH shprehën interesimin e tyre për t’u njohur hollësisht me proceset e demokratizimit dhe të ristrukturimit ekonomik në Hungari. Zoti Imre Szokaj tha se qeveria hungareze ka ndjekur me interesin zhvillimet në Shqipëri dhe është e predispozuar të ndihmojë në të gjitha rrugët e mundshme të bashkëpunimit dypalësh. Ai, proceset e integrimit në Evropë dhe në botë. Në këtë takim, tha zoti Imre Szokaj, për marrëdhënie partnershe. Përfaqësuesit e PRSH theksuan gjithashtu vlerën e partneritetit dhe marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Ata shprehën mendimin se Hungaria, si dhe vendet e tjera të Evropës, mund të ndihmojnë Shqipërinë, duke i shikuar prodhuesit ekonomikë dhe orientimin e tyre të arsyeshme dhe me kredi afatgjata. PRSH është gjithashtu shumë e interesuar për të njohur jetën politike dhe ecurinë e reformave ekonomike në Hungari. Takimi u karakterizua nga mirëkuptimi dhe nga trajtimi i ngrohtë e miqësor për të gjitha problemet. Korresp. i «Republikës»

Kronikë nga veprimtaritë e Partisë Republikane në rrethe

Vlorë, 14.3.1991. Në Pallatin e Kulturës të qytetit të Vlorës u zhvillua konferenca e parë e PR për rrethin e Vlorës me rastin e formimit të degës dhe fushatës zgjedhore të 31 marsit. Në konferencë folën kryetari i grupit nismëtar Petraq Papajori, Nasz Zhara dhe Pano Buta. Konferenca u përshëndet nga Hysen Cobani anëtar i Komisionit Nismëtar të PR. Më pas pati disa diskutime dhe pyetje nga të pranishmit. Kukës, 14.3.1991. Dega e Tiranës organizoi një takim për shpalljen e deputetëve të rrethit Kukës dhe një zëvëndërim i programit të PR. Mbledhja u drejtua nga kryetari i degës Maks Havilari dhe u përshëndet nga Agim Zeka anëtar i Komisionit Nismëtar të PR. Dibër, 15.3.1991. Në kinema «a» qytetit të Peshkopisë u bë konferenca e parë e PR për rrethin e Dibrës, me rastin e formimit të degës së PR dhe fushatës së zgjedhjeve të 31 marsit. Konferencën e drejtoi kryetari i grupit nismëtar Durim Shehu dhe referuan Skënder Çalli, Dilaver Meco etj. Konferenca u përshëndet nga Hysen Çobani. (vijon në faqen e 3-të)

PARTIA REPUBLIKANE JU FTON TË VOTONI PËR TË. AJO ËSHTË PËR UNITET KOMBËTAR, PËRPARIM DHE PAQE SOCIALE

Kandidatët për deputetë të PR

Zona Emri Mbiemri LEZHË 128 Esher Rama 129 Agim Zeka 130 Agron Meto 131 Anastas Buneci 132 Prek Preka LUSHNJË 140 Zenun Dedej RRESHEN 155 Gjokë Bec 156 Gjini Naku 157 Gjekë Gjoka 158 Bardhok Ruci TIRANA 205 Ylli Pustina 206 Tamara Luarasi 207 Ilo Mele 208 Dritan Spahiu 209 Eduard Laze 210 Kujtim Hashorva 211 Thanas Qerama 212 Viron Koka 213 Aleksander Çina 214 Abdulla Kulajzi 215 Fedor Kallajxhi 216 Genci Çela 217 Luka Hegjimi 218 Hilmi Vuthi 219 Aleksander Gollma 220 Ruzhdi Karapeli 221 Qerçiz Mingomataj 222 Maksim Beqja 223 Thanas Papajsi 224 Imir Kambo 225 Ismail Malaj 226 Hajredin Rudi 227 Agim Maluka 228 Petro Dhimitri 229 Xhemal Piska 230 Sejfulla Pera 231 Petro Billi 232 Gani Lleka 233 Hysen Çobani SHENIM Po shënojmë shkakësisht profesionet e këtyre kandidatëve për deputetë të Fierit: LIRIM ÇUÇI, Inxhinier gjeofizik ARTUR MAHMUTAJ, Inxh. gjeofizik MEDI ZEQAJ, mjek PERIKLI DORO, zooteknik

(vijon në faqen e 3-të)

(Vijon në faqen 2-të)

91