Fjalimi i pardjeshëm elektoral i sekretarit të parë të KQ të PPSH, Ramiz Alia, na habiti me shkallën më të lartë të demagogjisë politike.
Demagogjia është e vetmja barrë shpëtimi, kur të mungojnë argumentet, për të kaluar në një breg të pasigurtë, në bregun e shpresës, po shpëtove nga lumi i furishëm e i turbulluar. E lexon deri në fund e të kujtohet shprehja e Shekspirit të madh: «Fjalë, imzot, fjalë!» Ja kuintessenca e këtij fjalimi. Populli do të votoka për PP-në, sepse kjo parti e paska nxjerrë nga mjerimi e padija, nga shfrytëzimi e robëria, e bëri zot të fateve të veta dhe të sovranitetit të Atdheut, e renditi midis popujve e vendeve të qytetëruara. E vërteta: Partia e Punës e la popullin në mjerim e padije, e nxori nga një robëri dhe e futi në një tjetër, në robërinë e një ideologjie që dështon, e mbushi me të burgosur e të internuar dhe, pasi zhduku fizikisht kundërshtarët e saj kryesorë, u bë zonjë e ekonomisë rentabile, që na kanë lënë pasofrës të pagrënë, që na kanë bërë thirrje të hamë bar, që kanë detyruar dhjetra mijëra të rinj të humbasin besimin në këtë «progres» e në këtë «rentabilitet» dhe të braktisin Atdheun. Të mos shkojmë shumë larg, mjafton të kujtojmë se më 1985-n Ramiz Alia ka thënë: «Askusjt nuk i kemi shtrirë dhe nuk do t’i shtrijmë dorën për asgjë as në të ardhmen, nga askush nuk do të marrim kredi dhe tek askush nuk do të hyjmë kurrë në borxhe. Partia jonë, ashtu siç thoshte shoku Enver Hoxha, kurrë nuk do t’i vërë popullit tonë vargonj të tillë në qafë». Dhe pak rreshta më poshtë: «Situata jonë e brendshme është shumë e shëndoshë». Qamet e shëndoshë! Vetëm pas 6 vjetësh, nga një vend pa borxhe, pa pritur e pa kujtuar, na doli me 350 milionë dollarë borxh(?). Si iu vunë popullit «vargonj të tillë në qafë»? Ah, po! Ju po reformoheni! Po si i 99,99 përqind. Udhëheqësit nuk e kanë pasur pushtetin politik në dorë. Ata kanë pasur në dorë vetëm vilat, veturat, salltanetet, pasaportat. E gjithë Shqipëria ka qenë e popullit. Vetëm blloku ka qenë i tyre. Sa pak! Votmi injeksion që mund të shërojë ekonominë e vendit tonë është puna e popullit. Por cili është mikrobi që shkaktoi sëmundjen? Asnjë përgjigje nuk është dhënë për këtë. Ç’njendje e «pastër» llogaridhënieje! Me nisëm e PPSH-së po na u bëka një studim për vendosjen e gradave ushtarake, që do t’i shërbejë forcimit të rregullit e të disiplinës luftarake. Kohë më parë PPSH-ja bëri një studim për heqjen e gradave ushtarake, që i «shërbeu forcimit të rregullit e disiplinës luftarake». PPSH-ja i paskë vendosur plotesisht marrëdhëniet me SHBA-në dhe BS-në. E kush paska qenë ai i paudhë që i prishi ato? Çudi! Si s'pati turp kur e bëri këtë paudhësi? Pa do hyjmë edhe në KSBE, edhe në Evropë. Duket edhe KSBE-ja do të jetë reformuar, nuk qenkan më vegël e imperializmit gjakatar! Le të hymjë, pra, ju, lutemi, na pranojnë!... Fjalë, imzot, fjalë! Vështirë ta analizosh ndryshe këtë fjalim. Ndryshe nuk mund të fliste sekretari i parë i KQ të PPSH. Por populli priste tjetër përmbajtje në një fjalim të mbajtur këto ditë nga Presidenti Ramiz Alia. Populli e shikon atë si të vetmin personalitet të aftë për të mbajtur ekuilibrin, për të votuar në rregull e qetësi më 31 mars, për të filluar normalisht veprimtarinë e vet Kuvendi i ri Popullor, deri në zgjedhjen e presidentit të ri. Ky është mendimi ynë i palëkundur dhe pretendon se ky është mendimi i mbarë popullit shqiptar.
e papunë, tjetër, në robërinë e një ideologjie që dështoi, e mbushi me ide e saj kryesorë, u bë zonjë e fateve të tij dhe e ndau nga popujt e vendeve të qytetëruara.
Partia e Punës është e vetmja forcë politike që vjen në këtë fushatë me një ndjenjë llogaridhënieje.
Kjo është e vërtetë. Cila forcë tjetër politike mund të vinte në këtë fushatë (me ndjenjë llogaridhënieje), kur dihet se çdo forcë e tillë është trajtuar si armikësore dhe është zhdukur? Mos do të duhej të ngriheshin nga varri të pushkatuarit dhe të vdekurit nëpër burgje për të dhënë sot llogari? Por si mund të realizohet kjo, kur nuk dihen as varret e tyre? Partitë e vërteta opozitare nuk kanë ç'të japin llogari, sepse ato akoma nuk kanë filluar nga puna, nuk kanë qenë asnjë ditë në pushtet. Sot duhet të japë llogari vetëm PPSH-ja dhe ndonjë parti e re, që e përkrah plotësisht atë, si psh. Partia Ekologjike.
Mënyra socialiste e prodhimit e paska çuar progresin material në të gjitha skajet e vendit, paska krijuar një ekonomi rentabël(!).
Fjalë, imzot, fjalë! Progres ma-
...material, e llogarit mjaft popull la popullin në mjerim e papunë, me ide e Punës është ajo që paska ideuar platformën e demokracisë shqiptare, duke u përpjekur realisht e në kohë rrethanave e situatave, për ndërtimin e një shoqërie, ku secili të rrojë me punën e mundësitë e veta fizike e mendore.
Shumë e vërtetë. PPSH-ja, duke u përgjigjur rrethanave dhe situatave, e pa se s'ka nga ia mban e duhet të reformohet. Tani e tutje, na premtohet se secili do të rrojë me punën e mundësitë e veta. Le t'ua falin burokratëve, koltukofagëve, të paaftëve, salhanlëpirësve, që kanë jetuar me punën e të tjerëve. Mbaroi! Mjaft më! Tani e tutje secili sipas punës. Rroftë socializmi!
Që nga çlirimi i kësaj Partia e Punës ka qenë forca politike e vetme, që pushtetin politik e ka pasur populli në dorë.
Një mrekulli e vërtetë! Madje
...shte: dollarë borxh(?). Si u po reformoheni! Po si i harruat kaq shpejt mësimet e padëshkueshme të udhëheqësit legjendar?!...
Me të vërtetë legjendë, që do ta tregojnë njerëzit brez pas brezi!
Partia Madje
...sht: dollarë borxh(?). Si u ta tregojnë njerëzit brez pas brezi!
Partia Madje
heqjen e gradave ushtarake, që i «shërben» forcimit të rregullit e disiplinës luftarake.
PPSH-ja i paska rivendosur plotësisht shqiptar.
RONALD REGANI: «U UROJ FORCA VE PRO-DEMOKRATIKE GJITHË TË MIRAT DHE SUKSES»
Presidenti i Institutit Republikan Amerikan, Xhek Bueshner, dorëzoi enkas për redaksinë tonë këtë mesazh nga ish-presidenti i SHBA Ronald Regan:
«Të dashur miq!
Në prag të zgjedhjeve të 31 marsit unë u uroj forcave pro-demokratike gjithë të mirat dhe sukses. Partisë së sapokrijuar politike kanë luajtur një rol të rëndësishëm në procesin demokratik në Shqipëri. Në sajë të devocionit tuaj bota shpreson që Shqipëria të bëhet një vend, ku të respektohen të drejtat e njeriut, ekonomike e politike.
Përkushtimi juaj ndaj idealeve të një shoqërie pluraliste janë mbresëlënëse, kështu që edhe rezultatet e përpjekjeve tuaja janë shumë kuptimplote.
Populli shqiptar ka një detyrim të rëndësishëm për të marrë pjesë në këto zgjedhje.
Ashtu sikurse e sheh e gjithë bota, shpresa jonë është që forcat pro-demokratike të bëjnë përpjekje të dukshme dhe Shqipëria të hyjë në rrugën kalimtare drejt demokracisë.
Gjithë të mirat.
Juaji Sinqerisht
RONALD REGAN
ish-president i SHBA-së
26 Mars 1991.
THIRRJA E DHOMËS SË FSHEHTË
31 marsi kjo ditë e magjishme, plot mrekulli, ankth dhe shpresë erdhi...
Një ditë — laborator, ku nga saktësia (?) e eksperimentit, varet edhe rezultati i saj.
Në këtë mekanizëm është edhe një ingranazh, pa të cilin, ashtu si gjahtë një lindjeje — fëmija, demokracia do të rrezikohej... Dhe kjo është dhoma e fshehtë.
Nëse në votimet moniste, aq sa ishte absolutisht e domosdoshme, ishte edhe e pamundur... fuqia e plumbit, që pranoi të ngujohesh në kullën e urisë, duhet të bëhet tashmë viktimë e saj? A nuk ka më mirë e më mirë si studentët?
Sidoqoftë në të gjithë do futemi aty. Detyrimisht. Brenda magjisë së saj. Aty mund të çlirohemi nga çdo kompleks: frikacakët mund të bëhen trima, trimat të përmbajtur, ekstremistët të qetë, pesimistët optimistë... të gjithë dhoma e fshehtë na fton me «heshtjen» e saj në një të
...rat, ankth dhe shpresë erdhi... Një ditë — laborator, ku nga saktësia (?) është edhe një ingranazh, pa të cilin, ashtu si gjatë një lindjeje — femija, aq ishte edhe e pamundur, absurdë (njesoj si vrasësi që nxirrte dëshmitar viktimën e tij), tashmë ajo shërben më tepër si një simbol i drejtësisë, i respektimit të një të drejte ligjore e morale... Sepse janë pak ata që frika i detyron të futen aty.
Unë i pari nuk do të futesha aty dhe në sy të të gjithëve do ta firmosja atë fletushkë — dallgë të demokracisë, në sy të komunistëve, demokratëve, republikanëve, vezhguesve të huaj etj. Mos vallë prej tyre duhet të kem frikë? Mos vallë aty ka mbetur puna për të pasur frikë? Mos vallë ai studenti që pranoi të përleshje me dhunën, që mosphti frikën e gjithëpushtetshme nga
«Mjaft na gënjyet!...»
Nuk e di në ç'orë të ditës, por në një minutë e votimit do të vijë edhe Mol Elezi. Por për kë do të votojë ai? Për PPSH, PD, PR apo Frontin? Se këta subjektet janë shkruar në zonën e tij elektorale.
Ai ka gjithnjë këto ditë që ka pyetur veten. Arsyeton. Gjykon dhe përfundimisht tani e ka marrë për cilin. Kur e pyesin për kë do votosh, ai e ka përgjigjen të prerë, si me thikë. Ashpërsinë e përgjigjes e ka sjellë ballafaqimi i jetës.
Ditët që kaluan kanë qenë ditë me intensitet të jashtëzakonshëm politik. Kurrë ndonjëherë ai botë i fshatarit s'ka diskutuar për politikën dhe ekonominë. Bindje, Heqjezitime, Debat, Buka; toka, kooperativa, privatizimi. Njëfarë kori radhitjeje për së fundi bindje e bl… ndje për rrugën që duhet të ndjekim mot. Këto i ka kaluar nëpër mendje me logjikë e ftohtë edhe Moll, i biri i Met Elezit.
Secila parti, me aq sa ka mundur, e ka propaganduar programin e vet elektoral. Dhe PPSH familje me organizatën bazë të Partisë në fshat. Por në këtë propagandim të PPSH-së njerëzit (dhe Moli) provojnë një alergji; tamam si në skenën e Fadil Hasës me sheqerin. U munduan ta vrasin njeriun fshatar, me ndershmërinë e vet. Ta vrasin në sedër. Duke kaluar fshat më fshat, njerëzit më treguan edhe disa qëndrimë të tyre ndaj PPSH. Ja disa nga këto:
Trokiti një veteran i luftës, ish-funksionar i lartë i administratës shtetërore, në derën e një fshatari që në kohën e luftës e kish hapur shpirtërisht për Partinë. Sapo kishin pirë kafe të ish funksionari doli me takt i kishte thënë se ai duhet të votonte për PPSH-në. I zoti i shtëpisë e kishte parë në dritë të syrit dhe i kishte thënë:
— Në këtë ardhe ai mik, bujrum e mirëse të trish, në qoftë se ke ardhë për këto muhabet, të çoftë rruga e mbarë!
«Një tjetër i thënë: «Po ti je min Fadil Hasës me sheqerin.
Ahua vërtet se po jë fut gafen në kulat fshatarit si dikur me fjalë të tilla?
Dhe Mol Elezit të njëjtën gjë i thanë dy figurat kryesore të fashatit socialistik: sekretari i organizatës bazë të partisë dhe kryetari i këshillit popullor (komunist edhe ai). Ai u dha përgjigjen prerë: «Do të votoj për demokracinë d.m.th. për opozitën! Mjaft na gënjyet, mjaft privilegje i bëtë vetes, mjaft telashe na shaktuat!»
Është njeri i ndershëm Moll, si i jati. Njërin vëlla po aq të ndershëm e punëtor, e ka komunist. Familja e tij qe e lidhur me Luftën NÇL. Shtëpia e tyre që edhe shtëpi e Myslym Pezës. Njerëz që i besuan fjalës së komunistëve për një ardhme shumë të bukur, ashtu siç vjen pranvera në fshatin tonë.
Këta njerëz nuk rrojnë si në
TERROR NDAJ DY KANDIDATËVE PËR DEPUTETË TË PR DHE PD
Redaksisë së gazetës «Republika», Tiranë
Në pamundësi për të zhvilluar elektoratin në zonën nr. 166 Mokër e Poshtme e Pogradecit, për shkak të provokacioneve të organizuara nga zoti Belul Lufo, sekretar i parë i komitetit të PPSH të rrethit dhe njëkohësisht kandidat për deputet i PPSH-së në këtë zonë, tërheqëm kandidaturat e vëna nga dy partitë opozitare në Pogradec, duke bërë për këtë dhe veprimet përkatëse sipas përcaktimit ligjor.
Komisioni drejtues i PD-së në Pogradec, e mbështeti tërheqjen e bërë nga kandidati për deputet i PD-së në atë zonë, Adriatik Haxhi Merolli. Gjithashtu komisioni drejtues i PR-së deputet i PR-së në atë zonë Ferzi Isuf Çollaku.
Tërheqja erdhi si rezultat i terrorit që u ushtrua ndaj të dy kandidatëve për deputet në disa fshatra të kësaj zone si në Kriçkovë, Shabëni, Rodokal, Selcë, Proptisht etj.
Me këtë veprim feudokracia e kuqe e Pogradecit dëshmoi se po ndërmerr veprime nga më monstruozet, në kundërshtim me çdo normë morale e ligjore, për të ruajtur paprekshmërinë e tyre.
Për Komisionin Drejtues të PR-së, Pogradec
Kryetari: (Ferzi Çollaku)
Për Komisionin Drejtues të PD-së, Pogradec
Kryetari: (Gjergji Ilo)
Gjendet edhe një kufomë e mbytur
Më 21 Mars rreth orës 10³⁰ milis fshatit Radishë dhe Orikum të rrethit të Vlorës, u gjen një kufomë e mbytur.
Menjëherë u njoftuan organet kompetente, të cilat bënë veprimet hetimore duke përcaktuar dhe identitetin e kufomës. Nga eksperti mjeko-ligjor Servet Kodheli, mësuam se kufoma quhej Hiqmet Demiraj, 25 vjeç, nga fshati Kropisht, punëtor i ndërmarrjes Bujqësore Ushtarake Orikum identifikimi iu përcaktua nga shenjat e veçanta, megjithëse ishte dëmtuar nga koha në ujë. Mendohet se kufoma i përket ngjarjes së 6 Marsit 1991, kur u gjen i mbytur po në këtë zonë dhe po në këtë ditë Robert Zoto, 28 vjeç, nga Dukati. Po në këtë datë në Pish-Poro u gjen edhe një kufomë tjetër e mbytur. Nga dokumentet që kishte me vete rezulton me emrin Resmi Cenaj, 44 vjeç nga qyteti i Vlorës me profesion murator.
Sipas ekspertit ligjor vdekja e tyre ka ardhur nga asfiksia mekanike në ujë dhe kushtet e vështira të mjedisit.
AKTUALITETE
• Zoti Xhimi Karter, ish president i SHBA-së, me 21 mars 1991, i dërgoi zotit Sali Berisha, kryetari i Komisionit Nismëtar të PD-së, një telegram përshëndetjeje. Ndër të tjera ai shkruan: «Ju uroj përshëndetjet më të mira për një sukses të plotë. Bota do të jetë duke iu ndjekur me shpresë të sinqertë se të gjithë zgjedhësit do të marrin pjesë lirisht dhe ndershmërisht në votime.»
• Më 29 mars në qytetin e Peqinit u zhvillua konferenca e parë për krijimin e degës së Partisë Republikane.
Gjithashtu edhe nga Devolli i Korçës informohemi se u krijua dega e PR-së për zonën.
Korresp. i «Republikës»
«Kremkaramel» për vota
Vetëm pas 46 vjetësh PPSH-ja si «mbrojtësja» më e madhe e interesave të punëtorëve, u kujtua se atyre u duhen paguar ditët e festave?!
E ç'mos i thuaj këtij agjitimi të vonë «kremkaramel» për vota!
POPULL I DASHUR!
DUKE VOTUAR PER KANDIDATET E PARTISE REPUBLIKANE, PER DEMOKRACINE, I KTHEJME SHQIPERISE LIRINE E VERTETE, E ÇOJME ATE DREJT EVROPES
...të japë Pranda kandidatët e ju të...
Gëzuar Pashkët
Ja, erdhi dhe dita të urojmë hapur, madje zyrtarisht për një ditë të shënuar të fesë së besimtarëve katolikë. Dhe kjo ndodh pas shumë vitesh.
Le ta përsërisim edhe një herë me sinqeritet urimin, ashtu siç uron populli: «Për shumë vjet Pashkët, besimtarë katolikë».