07/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 prill 1991

VJË REFORMISTE VETËM ME FJALË

Partia e Punës vetëm me fjalë është reformiste, sepse në thelb është ajo e mëparshmja. Për këtë majton t’u referohemi fakteve të kësaj periudhe dhe atyre që u servirën sot njerëzve, sa për të qetësuar revoltën e thellë dhe vërren për mashtrimin që vazhdon në forma më të sofistikuara. Edhe pse u bënë kohë që janë shpallur dekrete që lejojnë zbatimin e projekteve për ndërmarrjet e përbashkëta, numri i tyre është i papërfillshëm dhe ajo që ato kanë bërë deri tani është fare e parëndësishme për ekonominë e vendit dhe ndryshimin e gjendjes. Nga një sondazh që bëmë në disa dikastere del se numri i ndërmarrjeve të përbashkëta të krijuara deri tani është më të vërtetë qesharak. Kështu, në Ministrinë e Industrisë dhe të Minierave bëhej fjalë se gjatë gjithë vitit të kaluar ishin krijuar vetëm 5 ndërmarrje të përbashkëta, që akoma nuk kishin një veprimtari të mirëfilltë dhe që akoma nuk e kishin treguar veten. Po kështu edhe në Ministrinë e Industrisë Ushqimore etj. Ndërkohë thuhet se janë në diskutim edhe projekte të tjera me leverdi, po që akoma mbeten gjëra pa vlerë, derisa nuk janë hedhur firmat. A mund të quhet kjo tërheqje e kapitalit të huaj? Sigurisht që jo. U mbars mali, si i thonë, dhe polli një mi! Ndërkohë gjendja ekonomike donin ose rrinin me nge. Gazetari që nga makina na ishte indinjuar dhe në shkrimin që bëri i qortonte kavajasit pse nuk punonin, po ia krisnin muhabetit! Kur e lexova shkrimin më erdhi turp për kolegun tim, se ai nuk e njihte gjendjen. Kavajasit nuk punonin, jo se nuk donin, po se në dy ndërmarrjet kryesore që ata kanë mungojnë lëndët e para dhe gatishmëria teknike për vënien në funksionim të të gjitha reparteve. Vallë ata e kishin fajin? Jo, e kishte Partia e Punës, që i kishte lënë pa punë, kjo parti që gjatë shumë viteve nuk ka hedhur në Kavajë themelin e ndonjë objekti të ri industrial, ku do të mund të punësoheshin me mijëra të rinj dhe të reja. Po këto në për hebreve? Po të endrra në diell të Partisë së Punës! Jo vetëm në Kavajë, po dhe në të gjitha qytetet dhe rrethet e vendit nuk janë hedhur themelet e veprave të reja industriale moderne për punësimin e rinisë. Duke qenë se mungojnë fabrikat e uzinat e reja, atëherë urdhër administrativ nga Partia, për të zbutur problemin e papunësisë, janë punësuar pranë ndërmarrjeve ekzistuese me mijëra njerëz në një punë dosido pa rëndësi, pa efektivitet, që nuk i kënaq dhe vetë të rinjtë pse paga që marrin nuk plotëson kërkesat e tyre minimale për një jetë të kulturuar dhe në përputhje me nevojat jetësore. Një rru... rrugë e tillë ekzistive e punësimit e ka shkatërruar ekonominë. Kjo bëhej me aksion nga Komitetet e Partisë së Punës dhe drejtorët thirrshin atje në raport dhe jepnin llogari se si e kishin plotësuar detyrën e caktuar. Veçse të rinjtë dhe të reja shpesh janë zhgënjyer nga puna që kanë nisur. Pyetja që bëjnë ata është: Kur Partia e Punës do të ndërtojë fabrika dhe uzina moderne të nivelit bashkëkohor, ku të prodhohen kompjutera ose makineri dhe aparatura moderne të kërkuara në tregun e sotëm? Kësaj pyetjeje të rinisë nuk i ka dhënë përgjigje deri më sot partia në pushtet. Ajo një e dy nisës, punë dosido dhe ndërmend, jetësore. Një ku të prodhohen kompjuter …utim edhe projekte të tjera me kuptim, thonë, dhe polli një mi! Ndërkohë gjendja ekonomike e vendit është katastrofike. Në dhjetra ndërmarrje mungojnë lëndët e para të importit, pjesë ndërrimi ose makina dhe për rrjedhojë në to nuk punohet. Ndërkohë nga Partia bëhen thirrje që njerëzit të kthehen tek puna! Po të cila punë, kur ajo mungon? Për këto mungesa të mëdha nuk bëjnë fjalë komunikatat e bujshme të kësaj partie që vazhdojnë të jenë pompuse, rutinë dhe të stilit stalinist. Një kolegu ynë shkroi para disa kohësh një shkrim për shkrehjen e punës dhe një të tjera përmendi dhe faktin që kur kishte kaluar në Kavajë kishte parë shumë njerëz që shëtisnin, bisedonin, punë dosido dhe ndërmend, jetësore. Një rruge e tillë ekzistive e punësimit e ka shkatuar bashkëkohor, ku të prodhohen kompjuter

DEKLARATË E DEPARTAMENTIT TË SHBA MË 3 PRILL PËR ZGJEDHJET NË SHQIPËRI

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të SHBA-së Margaret Tutwailer në një konferencë shtypi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve për zgjedhjet dhe gjendjen në Shqipëri, ndër të tjera tha se duke u bazuar në njoftimet e vëzhguesve amerikanë dhe të vendeve të tjera si dhe të grupeve ndërkombëtare që ndëgjon votimet, me sa duket procesi i zgjedhjeve nuk u zhvillua në përputhje me disa pika kryesore të standardeve të KSBE-së për «zgjedhjet e lira e të drejta». Gjatë fushatës, partitë e opozitës kishin të kufizuar përdorimin e mjeteve të komunikimit masiv, megjithëse ato u lejuan të shfrytëzojnë transmetimet televizive dhe botuan gazetat e tyre. Ka gjithashtu njoftime rreth kërcënimit të kandidatëve dhe veprimtarëve të partive të opozitës gjatë fushatës dhe ditës së zgjedhjeve. Është e dyshimtë që autoritetet nuk njoftuan rezultatet. (Vijon në faqen e 4-t)

THIRRJE E MINISTRISË SË JASHTME ITALIANE

Sikurse njofton agjencia «ROJ-TER», Italia në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të saj i bëri thirrje qeverisë së Tiranës që të respektojë opozitën. «Ne, thuhet ndër të tjera në atë deklaratë, shpresojmë që se qeveria e re shqiptare do të dijë se si të drejtojë vendin në një fazë të re të bashkëekzistencës politike dhe civile, e cila merr parasysh nevojën e ekzistencës së opozitës. Kjo është e vetmja rrugë për të parandaluar dhunën dhe represionin e mëtejshëm, të cilat mund të bllokojnë procesin e filluar kohët e fundit të demokratizimit politik. Çdo ngadalësim i liberalizimit politik mund të ketë pasoja të konsiderueshme negative si në vend, edhe në shkallë ndërkombëtare.»

FUSHATA E ZGJEDHJEVE NUK U ZHVILLUA NË KUSHTE TË BARABARTA

— NGA DEKLARATA E FORUMIT PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT — «Fushata e zgjedhjeve nuk u zhvillua në kushte të barabarta, jo të gjitha forcat politike patën të njëjtën hapësirë, të njëjtat mundësi dhe të njëjtat mjete për të shtjelluar programet e tyre.» «Fushata e zgjedhjeve nuk u zhvillua në kushte të barabarta, jo të gjitha forcat politike patën të njëjtën hapësirë, të njëjtat mundësi dhe të njëjtat mjete për të shtjelluar programet e tyre. Forcat e opozitës nuk arritën t’i çonin idetë e tyre deri në shtresat e ndryshme të popullsisë, duke përfshirë sido-mos zonat fshatare. Sistemi një-partiak rëndoi dukshëm si në zhvillimin e fushatës së zgjedhjeve, ashtu edhe në rezultatet e tyre. Ka të dhëna se nuk kanë qenë të pakta edhe rastet e parregullsive, manipulimeve dhe presioneve herë të hapta, herë të tërthorta. Forumi konstaton me keqardhje të thellë se atmosfera e bisedimeve dhe ideve është cenuar përsëri rëndë nga ngjarje të dhimbshme si ato që ndodhën më 2 prill në qytetin e Shkodrës. Forumi u drejtohet autoriteteve shtetërore me thirrjen që të merren masa urgjente për t’u dhënë fund praktikave të dhunshme, për të përcaktuar me rigorozitet kufijtë e veprimit të forcave policore dhe për të hetuar faktet që shkaktuan këtë ngjarje të vajtueshme. Forumi po ashtu e quan të domosdoshme të krijohet sa më parë një organ kompetent me pjesëmarrje të paanshme, për të nxjerrë në dritë edhe të vërtetën, edhe përgjegjësitë konkrete. …Zhulali, verifikuan ngjarjet në vend në orën 11 të kësaj dite. Në emër të PR u dërgua një protestë me shkrim pushtetit lokal; ku u theksua se meqë këtu kemi të bëjmë me dy kandidatë për deputet kjo ngjarje s’është asgjë tjetër përveç se terror politik, i bërë me qëllim për të krijuar situatë të tensionuar në qytet. Gjithashtu i njëjti tekst iu dërgua telegrafisht kryetarit të komisionit qendror të zgjedhjeve doktor-profesor Rexhep Mejdani dhe kryetarit të Këshillit të Ministrave, Fatos Nano. Për çudi deri më 3.4.1991 nuk kemi marrë për ngjarjen e lartpërmendur asnjë shpjegim nga institucionet qeveritare ku dërguam letrën dhe telegramin. DURMISH SHEHU

KRONIKË

Gjatë fushatës elektorale PPSH në rrethin e Dibrës bëri manovra për të tërhequr votat në mënyrë të padrejtë. Po tregojmë dy raste. Dy ditë para zgjedhjeve u krijuan me ngut komisione për të ndarë fshatarëve anëtarë të NB tokë e bagëti pa asnjë vendim të rregullt, por thjesht me urdhër partiak në Trebç, Doshisht etj. Në qytetin e Peshkopisë, më 31.3.1991, rreth orës 3 të mëngjesit, në derën e apartamentit të kandidates për deputet të PR për qytetin e Peshkopisë, Mira Nezirit u hodh lëndë djegëse dhe iu vu flaka nga persona të paidentifikuar. Familjarët e zgjuar nga tymi e flaka arritën ta shuajnë vatrën e zjarrit pa e lënë që të përhapeт. U dëmtua plotësisht dera e jashtme. I shoqi, Bastri Neziri (edhe ky deputet i PD) lajmëroi në organet e rendit, por ata nuk u interesuan për të bërë hetimet e duhura. Kryetari i degës PR, Durmish Shehu, dhe kryetari i PD, Safet dite. Në emër të PR iu se megjithë kë...

HISTORIA SHËNON

Njeriu përballe njeriut, sy më sy, grykë më grykë. Njeriu mbi njeriun, vret shpirtin e tij, derdh gjakun e vet. Ç’po ndodh, ç’po dëgjojmë, ç’po shohim? Armët vjellin zjarr. Unë tetëti socialist, i mbajtur me dorë të hekurt u shpërbe si hi, sikur s’ka ekzistuar kurrë, Unitëti kombëtar, rakitik e i dobësuar, dergjet në një pellg gjaku, në pellg lotësh. Mbani gorën njerën shpëtuejoni këtë shenjti. Ajo këmbëz që e tërhoq e para bëri një atentat, plagosi demokracinë. Demokracia u rënkon, ligji hesht. Është vendalizëm të thyësh, të djegësh, të shkatërrosh! Po tërhiqesh? A mund të quhesh trim me fjalën e butë vendalizëm, derdhja e gjakut të një njeriu? Njeriu rënkon, ligji hesht, historia shënon. Fletët për demokraci dhe derdhjet gjak. Fletët për popullin dhe derdh lotë, fletët për ndryshimin dhe shkavërohen. Ku po shkojmë?! Barbari? Barbarizëm? Vazhdojnë të na tërheqin pas. Sa vështrim nga një shikues nga afër? Shikues, sa e vështirë të fillosh një rrugë të re. Tërë jetën me psikozën e luftës, me psikozën e pushkës. Historia ia vari shqiptarit pushkën në supe, socializmi ia ktheu në gjymtyrë. Fëmijës i blihet dhuratë pushkë, në shkollë e në ushtri përsëri pushkë. Shqiptari i është kërkuar të jetë përjetësisht ushtar. Dhe mësohet njeriu me vrasje dhe vdekje. — Vrit armikun e partisë, vrit armikun e klasës, vrite mendimin armiqësor, vrite!... vrite... E fjala vdekje ka hyrë aq shumë në fjalorin tonë: vdiqa për ujë, vdiqa për bukë; vdiqa nga frika, vdiqa nga lodhja. E pra mbani dorën njerëz! Jeta e mund vdekjen, dashuria e mbyt urrejtjen. Malkuor qofshin ata që thonë se shqiptari është luftëtar. Jo, shqiptari është njeri! Njeri që e do dashurinë, që do jetën. Sa shumë kanë folur për popullin dhe kanë harruar njeriun. Kanë folur për mirëqënien e popullit dhe s’kanë parë mirëqenien e njeriut. Kanë mbrojtur të drejtën e popullit dhe kanë shkelur të drejtën e njeriut, kanë shpërdoruar vullnetin e popullit dhe kanë injoniar vullnetin e një… (Vijon në faqen e 4-t)

Fantazma e luftës së biografive

Biografia! Biografia e individit, e familjes, e fisit! Për disa dhjetëvjeçarë ajo ka ndikuar shumë e shpesh ka qenë përcaktuese në jetën e çdo njeriu. Duke qenë se edhe kjo mënyrë e vlerësimit të njerëzve në të kaluarën, nëpërmjet «pastërtisë» ideologjike e politike të lidhjeve të gjakut, ndikonte ende në atmosferën aktuale në vendin tonë. Natyrisht, e dhëmbshja e shoqërisë shqiptare si histori politike e ekonomike, në radhë të parë, sot shikohet për t’u ndarë prej saj, si nëpërmjet vlerësimeve, ashtu edhe rivlerësimeve. Por, ndërkohë, edhe, e çdo për t’u marrë me të kaluarën vjen edhe si inerci e një politike, tashmë të denoncuar teorikisht prej të gjitha forcave politike të vendit, e politikës së luftës së klasave. Denoncimi i kësaj politike përçarëse e shterpëzuese për fuqinë intelektuale, kulturore e ekonomike të shoqërisë është bërë qysh para vendosjes së pluralizmit politik, por, që, pas ligjërimit të këtij, të bë më i thellë e i dukshëm. Ideja se çdo individ duhet të vlerësohet nga sjelljet, qëndrimet dhe veprimet e sotme, u përshkrua nga të gjithë. Edhe praktikisht, para hedhjes në opozicion të kësaj ideje, nisi një atmosferë tjetër, më e çlirët. Por kohët e fundit, veçanërisht pas daljes së partive të reja, në vend që me luftën e klasave të nda-heshim përfundimisht, ndodhi e kundërta. Tashmë, e dikurshmja luftë e klasave u shfaq si një luftë biografish midis kundërshtarëve partiakë, e cila gjatë fushatës elektorale u bë më e hapur, më e ashpër, duke pushtuar faqe të tëra të shtypit partiak. Kështu, armët e përdorura në të kaluarën, nuk pa ndejkin vetëm për inerci, vetëm se nuk çmësohen dot, por edhe se ka njerëz që nuk duan të ndahen prej tyre. Rigjallërimi i luftës së biografive paraqitet sot në dy forma. Se pari, paraqitet në formën tradicionale të saj: rishikohet e përmendet e kaluara e këtij apo atij personi, e familjes, e fisit të tij. E kaluara bëhet kriter për vlerësuar të sotmen. Kështu, për shembull, bëlas një anëtari të Partisë Demokratike i përmendet se ç’ka bërë babai i tij para 40 e ca vjetësh, ndonëse kjo nuk është zënë me gojë kurrë. U dashka që biri i atit të mënjtuar, megjithë paskja një borxh luftës së klasave, duhet që të lajë tani pas kaq vjetësh! Duket shtypi, tërret në ndihmë, përkushtuar për t’i përmendur në simpatizanti të Partisë Republikanale… …nalitet politik për pluralizmin në gush të çfarë në dhjetor. Kurse një tjetër, përpiqet të dallojë ndryshim mendimi edhe atje ku s’ka. Kështu, një poeti, në diskutimin e cilit për të kaluarën dominon kritika, i përmendet ç’ka shkruar për komunizmin, edhe pse poeti shpjegon se me komunizëm kupton mirëqënien, barazi e liri, për të cilat, siç ka aspiruar, edhe do të aspirojë. Sipas të gjitha qëndrimeve të mësipërme, është mëkat të ndryshosh mendimin për të njëjtin problem, madje edhe në kohë të ndryshme. Për njerëz që shprehin qëndrime të këtila, e vërtetyshtme qenka besnikëria ndaj fjalës së dhënë dikur, edhe pse atë e ka zhvlerësuar koha. Madje kërkohet që kësaj besnikërie t’i jepet mbështetja edhe nga tradita jonë zakonore, duke përmendur besën ndaj fjalës së dhënë. Del që e pamoralshme të jetë ndryshimi i mendimeve dhe qëndrimeve, sipas hapave të kohës, zhvillimeve të reja shoqërore apo njohjes më të mirë të problemeve të ndryshme. Mendoni sa përpara do të ecnim, sikur për hir të «konsekuencës» së mendimeve të këkonim sjellsh mendimin e luftës së klasave. Mejgithatë format e reja të luftës biografike krijojnë një gjendje të përgjithshme jo të mirë. (Vijon në faqen e 3-të)

GËZUAR PASHKËT

Redaksia e gazetës «Republika» u uron: «GËZUAR PASHKËT» gjithë besimtarëve ortodoksë!