11/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

11 prill 1991

«GJEOGRAFIA» E ZGJEDHJEVE TË 31 MARSIT

-Respekt për fshatarin tonë të mirë!- Vetëm në një zonë mbeti për t’u votuar më 14 prill. 249 deputetë të 1 zonë vendet e tyre në Kuvendin e ri. Zgjedhjet përfunduan, kurse bisedat, komentet rreth tyre vazhdojnë e do të vazhdojnë. Jemi mësuar t’i vlerësojmë arritjet, duke i krahasuar me të kaluarën. Le të bëjmë, pra, edhe një krahasim të tillë: PPSH humbi: ajo zbriti nga 99,99 përqind në 67 përqind. Opozita fitoi: ajo u ngrit nga 0.01 përqind në 33 përqind. Por shumekush nuk u kënaq nga kjo fitore e demokracisë. Zgjedhjet e kaluara nuk kanë qenë të lira. Sivjet ato ishin të lira. Prandaj demokracia duhej të fitonte më shumë, që PPSH të mos vendoste për çdo gjë në Kuvendin e ri. Këto arsyetime i bëjnë të painformuarit, të papjekurit politikisht, ata që i bëjnë hesapet pa hanshinë. Dhe dihet se hanshi ka qenë PPSH. Vetë ky, «hanxhiu» ynë, ka thënë se në Shqipëri zgjedhjet kanë qenë kurdoherë të lira (madje, më të lira në botë). Të lira ishin edhe sivjet — na thotë ai. Siç ka qenë njëherë gjithmonë, po na gënjen edhe këtë herë. Kush nuk e di se në këtë fushatë elektorale PPSH dhe partitë opozitare nuk ishin në kushte të barabarta (kohan, mjetet, etj.)? Kush nuk e di se ligjin e zgjedhjeve e hartoi PPSH-ja sipas synimeve të saj? Kush nuk e di se ky ishte një duel politik, ku njeri kishte në dorë koburen dhe tjetrin një revolver të vogël. Ku tjetër, në vendos fatin e demokracisë. Ajo përbën 65 përqind të popullsisë. Dhe ajo vërtet vendosi. Nga sistemi monist 46-vjeçar, nga sundimi i PPSH, fshati ka vuajtur më shumë se qyteti. Atëherë si shpjegohet që një masë e madhe fshatarësh votuan për PPSH? Këtu fillojnë të «derdhën argumentet» e pabazuara. Thonë se fshatari është i paditur. Kjo nuk është e vërtetë. Lufta për të mbijetuar e ka bërë atë më të ditur se qytetarin, në qoftë se diturinë nuk do ta matim vetëm me një dëftesë ose diplomë. Për ekonominë e tij të vogël ai është ekonomist i përkryer. Sot në Shqipëri ekonomia e tregut fshatar e njeh më mirë se ekonomistët e diplomuar, se ai e ka praktikuar tërë jetën. Por jeta e tij është lidhur shumë ngushtë me punën e tij vetjake, më të shkëputur nga puna shoqërore. Kjo e detyron atë ta shohë interesin e vet më të shkëputur se qytetari nga interesi shoqëror. Kjo është arsyeja që punëtori është më aktiv në jetën shoqërore, por aspak më i njohuri më të shumta për të përballuar jetën. Thonë se fshatari ka frikë. Kjo s’është e vërtetë. Fshatari ynë është trim, shumë trim. Ai ka qenë themeli i çdo lëvizjeje çlirimtare. Pjesa dërrmuese e ushtrisë dhe e dëshmorëve të Luftës Nacionalçlirimtare kanë qenë fshatarë. Dhe kjo, sepse ai ka qenë një i ndërgjegjshëm dhe i bindur, është «ideologjikisht i saktë» dhe besnik. Por në sistemin ku sundonte një parti, fshatari s’mund të bënte gjë tjetër veçse të votonte për partinë që kishte në dorë fatin e tij. Unë nuk e di në çfarë kohësh apo vende Dhe ajo vërtet vendosi. Kjo histori ka fshatarin tonë për personazh kryesor. Ai jo vetëm nuk kishte ku të shkonte, por nuk kishte as ku të kërkonte punë. Të gjitha dyert i mbylleshin. Fladi demokratik nuk hyri dot në fshat, si në qytet. Në fshat monizmi është në pushtet: sekretari i partisë dhe kryetari i kooperativës, si ndihmësi i tij i bindur, plus «levat» të ndryshme, ja kush sundon akoma në fshat. Prej tyre varet jeta e fshatarit. Përpunimi psikologjik 46-vjeçar ka bërë punën e vet. Në qoftë se flitet për frikë, fshatari ka frikë vetëm nga e nesërmja e panjohur me ndryshimet më të shpejta. Ai u reziston atyre, se jo një herë është «djegur». I rezistoi me këmbëngulje kolektivizimit stalinist, sepse me zgjuarsinë e tij e nuhati katastrofën që iu kanos. Dhe të mos harrojmë me se fshatarin «e paditur» e detyruan, e futën në atë rreth—sokak ekipet e «ideologëve të ditur» të Enver Hoxhës, të ardhur nga qyteti. Sa borxhe i kemi fshatarit tonë të mirë! Megjithatë, ka ndonjë «filozof» që e quan atë të prapambetur, që mendon se demokracia fitoi vetëm në pjesën më të ndriçuar të Shqipërisë, në pjesën e cilës i përket e ardhmja. Nga ana dallaka se një qytet ose një zonë më pak e zhvilluar, e na dashka të jetë e lënë… na e dashka më pak demokracinë(?)! Kush e paska këtë të drejtë të ndajë të ardhmen e Shqipërisë në pjesë-pjesë? Kjo është «gjeografi» antihumane, antikombëtare dhe antidemokratike. Demokracia fitoi, në mbarë Shqipërinë, sepse edhe në fshat votuan për të. Dhe do të fitojë më shumë në të ardhmen, sepse koha filloi të punojë në favor të saj, në favor të përparimit dhe jo të «marksizëm-leninizmit dogmatik». Koha do ta bindë edhe të zhgënjyerin. Detyra jonë është të ndihmojmë atë, në çastet kur ai ka nevojë të mendoh[e]t. Është për të ardhur keq, që disa çunakë rrugësh ofendojnë fshatarin, i thyejnë vezët në pazar. O, cunak i paditur, a e kupton se ç’po bën? Ti po dëmton demokracinë. Kujdes dhe respekt për fshatarin tonë të mirë e të munduar! VANGJUSH GAMBETA ishin në kushte të barabarta (k…, në dorë koburen dhe tjetrin ngrinte dorën lart me dy gishta «V»? Në këto kushte, si mund të thuhet se zgjedhjet ishin të lira? Mos duhet të shohim këtë vetëm në faktin se në qendrat e votimit sundoi qetësia? Kjo qetësi flet vetëm për kulturën e popullit tonë. Se rezultatet ishin paradaktuar: i duheshin PPSH 99,99 përqind, aq i nxirrte PSB të vetëquajtur «unitetin e çeliktë të popullit rreth Partisë». Por tani askush nuk do të qeshtë me këtë komedi. PPSH u detyrua ta pranojë pluralizmin. Në kushtet e reja, për të vazhduar sundimin, asaj i duheshin dy të tretat e karrigeve të Kuvendit. Dhe aq nxori: 67 përqind. Loja mbaroi, sipas skenarit. Mjetet, «kërbaci dhe kulaçi», u përdorën me sukses. Eksperienca e PPSH në këtë fushë është e pasur: bota mund të përfitojë prej saj. Por kush ia dha fitoren PPSH? Ne e kemi thënë se [shatari…] Thonë se fshatari ka frikë. Kjo është kjo, sepse ai ka qenë i ndërgjegjshëm dhe i bindur në domosdoshmërinë e luftës për lirinë e Atdheut. Për këtë ai ka qenë i gatshëm të japë edhe jetën. Ai është patriot i flaktë. Pikërisht fshatarësia ka qenë kudoherë mbështetja më e fuqishme e çdo lëvizjeje demokratike në Shqipëri. Fshatari ynë në shpirt është demokrat i vërtetë. Por ai duhet të bindet dhe, kur të bindet, do ta shihni pastaj forcën dhe trimërinë e tij! Pra, arsyet duhen kërkuar diku gjetkë. Fshatari ynë ka vuajtur shumë, tërë jetën. Atij kudoherë i është premtuar shumë, por i është dhënë pak, ose aspak. Për më tepër, është marrë djersa e tij, për hir të «industrializmit», për ndërtimin e muzeumeve dhe institucioneve madhështore në qytete. Kjo e ka detyruar atë të mos besojë lehtë. Ai beson jo fjalët, po atë që mund të shohë dhe të prekë. Varfëria dhe zhgënjimi e kanë detyruar atë të …

RRUGA DREJT EKONOMISË SË TREGUT

GJYKIM MBI TË KALUARËN DHE PERSPEKTIVAT E SË ARDHMES Tashmë për këdo është e qartë që ekonomia jonë duhet të ndërrojë binarë e të orientohet drejt ekonomisë së tregut. Gjendja jonë ekonomike dhe përvoja botërore janë argumenti më bindës për të larguar çdo iluzion tjetër. Aktualisht thellimi i disekuilibrave makro-ekonomike është reflektuar në radhë të parë në mungesën e mallrave dhe nivelin e ulët të jetesës. Në një ekonomi tregu këto disekuilibra shfaqen në planin e çmimeve, të përqindjes së interesit për hua dhe disponitat, shkalla e inflacionit, bilanci i pagave etj, ndikutojnë masa të natyrës së rregullimit të ekuilibrit ndër kërkesës e ofertës. Ndërkohë ky lloj mekanizmi nuk ekziston në sistemin tonë ekonomik të centralizuar ku disekuilibret shfaqen në plan të parë mbi tregjet e vendeve të konsumit, në konsumim shoqëror dhe në masën e shpenzimeve për investimet e kontrolluara nga plani. Kjo gjë çon nga njëra anë në dhënien e subvencioneve për ndërmarrjet jorentabël dhe nga ana tjetër në mungesën e disa produkteve bazë, rritjen e sasisë së mallrave stok, shtimin e tregut të zi dhe formimin e një «clase»: kërkesë që merr formën e një depozitimi të detyruar të kursimeve. Pra ekonomia e centralizuar duhet zëvendësuar dhe jo përmirësuar e rregulluar. Pse? Nuk ka më forca të brendshme? U kopjua mekanikisht eksperienca e planit i centralizuar. Plani, është në çdo rast dokumenti që ekspozon objektivat e politikës ekonomike dhe instrumenti që krijon mundësi për realizimin e tyre. Ai nuk ndien asnjëherë nevojën e një mekanizmi për të ekuilibruar kërkesën dhe ofertën e faktorëve në procesin e prodhues, as të informacionit për të vlerësuar kostot oportunë të prodhimit. Ç’imet, duke mos patur si qëllim sigurimin e ekuilibrit të tregut, janë mbajtur administrativisht… Duke i dhënë rol dominant planit unik, ekonomia e centralizuar nuk ka ndier asnjëherë nevojën për instrumentet klasike të politikës monetare e buxhetore. Monedha dhe krediti kanë luajtur një rol pothuajse pasiv prandaj megjithëse rrugë limitet e çdo lloj qarkullimi vetëm me direktivat e planit. Sektori financiar është rudimentar dhe sistemi bankar praktikisht nuk ka ndërhyrë për shembër se ndërmjetës i kursimeve dhe investimeve, por minimal i tij është kuptuar vetëm në verifikimin financiar të planit material. TENTATIVAT PËR REFORMA DHE KËNDVËSHTRIM I TYRE Përpjekjet për të reformuar sistemin e planifikimit të centralizuar në vendin tonë kanë filluar. Fillimisht synohej vetëm të rritej saktësia dhe efektiviteti i procesit të planifikimit. Në çfarë mënyre? Duke forcuar strukturat institucionale, përcaktimin e detyrave në mënyrë më të qartë dhe plotësimi e stërhollimi i instrumentave të kontrollit administrativ. Por shumë shpejt u konstatuan se ky sens reformash nuk mund t’i eliminonte tensionet ekonomike…

KARAKTERISTIKAT MË KRYESORE TË EKONOMISË ME PLANIFIKIM TË CENTRALIZUAR.

Po e nisim me thelbin e saj që është prona shoqërore dhe … [vazhdon në faqen e 2-të] …sisë e një burimeve prodhuese janë krejtësisht të centralizuara dhe ndërmarrjet faktikisht nuk kanë pasur asnjë influencë direkte mbi planin, pavarësisht se në teori janë ato hartueset e tij. Në një ekonomi të këtij tipi ndërmarrjet janë të izoluara nga bota jashtme, pasi tregtia e shkëmbimet me të janë të centralizuara në duart e një ministrie të specializuar për këtë qëllim, e cila është organi i vetëm kompetent për të përcaktuar shpërndarjen gjeografike të eksporteve dhe importeve. Pozicioni monopolist të shtetit është i forcuar akoma më tepër nga moskonvertueshmëria e monedhës kombëtare dhe nga ndalimi që i është bërë ndërmarrjeve, për të zotëruar deviza të huaja e për të bërë shkëmbime të ndryshme. Pasojat: eksporte pa efektivitet e duhur, kritika për ngathtësinë e organeve të tregtisë jashtme, vonesa në ardhjen e lëndëve të para e pajisjeve për mallrat para e pajisjeve … … dhe plotësimi e shërbimi i instrumentave të kontrollit administrativ. Por shumë shpejt u konstatua që shfaqeshin kryesisht në drejtim të të tilla si: pakësimi i sendeve të konsumit, ulja e cilësisë së prodhimit, mungesa e progresit teknologjik, shpërdorimi i burimeve prodhuese, etj. Më në fund, mbas debatesh të shumta dhe braktisjes së frikës për shkeljen e parimeve, reformat u rikoncep[t]uan në një plan më të gjerë. Në bazë të këtij vizioni u fokusuan dy argumente të rëndësishme. Së pari, u kuptua që organet e larta të planifikimit asnjëherë nuk mund të dispononin një informacion të mjaftueshëm, për të marrë gjithë vendimet e nevojshme efektive në nivel mikroekonomik. Ndërmarrjet, pra duhet të im[?]likoheshin. (vijon në faqen e 2-të)

Kronikë

• Tiranë Komisioni nismëtar i PR, në mbledhjen e tij të datës 7 prill 1991, bëri analizën e punës për fushatën e zgjedhjeve, përcaktoi detyrat për të ardhmen, për çdo sektor dhe anëtar të tij. Komisioni zgjodhi Sekretar të PR Vangjush Gambetën. • Durrës Të premten e kaluar dega e PR për Durrësin bëri analizën e punës së saj gjatë fushatës elektorale dhe caktoi detyrat për të ardhmen. Morën pjesë edhe kryetarët e degëve të PR në Shijakut, NBSukthit, Jub-Sukthit dhe Golemit. • Tiranë Të hënën, më 8 prill 1991 u bë mbledhja e degës së PR për Tiranën, ku u diskutua për pu… …në e kryer për fushatën e zgjedhjeve dhe për detyrat në të ardhmen. Mori pjesë edhe anëtari i Komisionit Nismëtar Spiro Gjikondi. • Lushnjë Po të hënën, dega e PR për Lushnjën bëri mbledhjen, ku diskutoi për punën e kryer gjatë fushatës elektorale dhe detyrat për të ardhmen. Mori pjesë edhe kryetari i Komisionit Nismëtar Sabri Godo. Korresp i «Republikës»

SINDIKATA E PAVARUR E RTSH-SË FAJËSON FATMIR KUMBORAN

Këshilli drejtues i sindikatës së pavarur të RTSH-së, në deklaratën e 9 prillit 1991, midis të tjerave, shkruan: «Ashtu siç pa… …raqiten deri më sot, emisionet tona të lajmeve i kanë shërbyer më fort dezinformimit të popullit, irritimit të tij dhe përçarjes kombëtare. Në emisionet tona viktimat paraqiten si fatorë dhe forcat shkatërruese, ata që ushtrojnë dhunë të paligjshme e të pajustifikuar, paraqiten si engjëj të demokracisë. Me këtë rast e quajmë të nevojshme të njoftojmë masat e gjera të popullit se gazetarët dhe operatorët tanë e kanë kryer me ndërgjegje të lartë profesionale detyrën e tyre, por e gjithë puna që bëjnë ata transformohet në zyrat e radiotelevizionit nga drejtori i përgjithshëm, Fatmir Kumbora e ndihmësat e tij të fërt, të cilët nuk marrin parasysh tekstet e përgatitura nga ata që i shohin ngjarjet në vend, por në mënyrë të dhunshme shfrytërojnë të vërtetën, sipas interesave të tyre partiake dhe të atyre që i komandojnë.

Meditim për aftësinë dhe paaftësinë

Gjithmonë kam menduar për aftësinë dhe paaftësinë e njerëzve, me të cilët kam punuar. I kemi provuar të gjitha ndjesitë që vijnë prej këtyre dy fjalëve. Diku është goditur rëndë i prekuri në sedër, dikush është revoltuar e i pabëmbajtur i ka thënë ç’ka ndier, dikush është strukur si gjithmonë në furçikun e paaftësisë. Është shkruar shumë për të aftët dhe të paaftët në faqet e të gjitha gazetave. Në qoftë se do t’i mblidhnim emrat e të paaftëve duke i marrë ato nga gojët e shefave, kryetarëve, do të ishin të pafund. I paaftë i paaftë, i paaftë. Njeriu punëtor e i ndershëm, i aftë (aftësinë e tij s’e mori vesh kush) sa është rënduar, i arë në shpirt kur i thonë me gjuhën e burokracisë i «paaftë». Cili zyrtar i lartë partiak apo shtetëror e kërkoi paaftësinë në sistemin socialist, që e dhunoi pasurinë më të vyer të kombit? Kush është i paaftë, njeriu apo sistemi? Vlera e vërtetë apo dogma? Dua ta jap këtë përgjigje përmes shembujsh që mund t’i ketë provuar secili. Siç dihet, për ndërmarrjet dhe kooperativat bujqësore muajt e fundit të çdo viti, sidomos dhjetori, kanë qenë cilësuar muaj sulmi, për të mbyllur planin apo për të realizuar vlerën planifikuar të ditës së punës. Kështu, dhjetori e kaluari si kryetari i degës së planit të një kooperative të rrethit të Pukës, kam marrë pjesë në shumë mbledhje që organizonte komiteti ekzekutiv për mbylljen e vitit. Ato zakonisht, fillonin në orën 17⁰⁰ dhe mbaronin në orën 21⁰⁰ deri 22⁰⁰. Në këto mbledhje raportonin kryetarët e kooperativave dhe kryetarët e degëve të planit e të financës për detyrat e dhëna. Më karakterizonte gjithmonë një acarim i brendshëm, të gjithë përpiqeshin një ankth llogaridhënieje të gjithanshme. Kjo ndodhte sepse asnjë nga kooperativat nuk e mbyllte detyrat e dhëna, të detyruara nga ekonomistët e komitetit ekzekutiv. Të gjithë kuadrot e kooperativave në plan (vijon në faqen e 4-të)

DEKLARATA E ZOTIT GENSHER

Në një deklaratë të bërë në stacionin televiziv gjerman Nr. 1 ARD, zv. kancelari dhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Hans Ditrih Gensher, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi integrimin e Shqipërisë në procesin evropian, theksoi se një vazhdim i mëtejshëm i procesit të demokratizimit do të lehtësonte integrimin e Shqipërisë në procesin evropian, duke u ndihmuar nga Evropa politikisht dhe ekonomikisht, pa bisht Shqipëria ka nevojë edhe për ndihmë ekonomike. Kusht që Evropa të ndihmojë është realizimi në jetë i të drejtave themelore të njeriut dhe i pluralizmit parlamentar.

POHIM I SENATORIT DE KONSINI

Senatori amerikan Denis De Konsini, në një deklaratë të ditëve të fundit, midis të tjerash pohon se i siguron popullin shqiptar që Komisioni i Helsinkit do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri dhe, ashtu siç ka bërë vazhdimisht, do të kërkojë përmirësime dhe do të nxisë përparimin e mëtejshëm për kalimin e Shqipërisë në një sistem politik të lirë e demokratik.

BALI … PASI DHA… KUN… KETO… HIM… AP… PO…