28/04/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

28 prill 1991

ROL HISTORIK I OPOZITËS NË PARLAMENT

Pritej ajo që i duhet urgjentisht Shqipërisë: kushtetuta. Projekt që deputetët kishin për miratim shënon një sukses të dukshëm, në krahasim me kushtetutën e vitit 1976. Pra, me atë kushtetutë që u propagandua si «mrekullia» e PPSH, me çdo gjë do ta bënim vetëm me forcat tona, meqë dënonim boterisht ndihmat dhe kreditë, meqë ishim i vetmi shtet pa kisha e xhami në botë dhe, doemos, i vetmi shtet «demokratik» që po bënte mrekullira, prandaj nga ne duhej të merrnim mësim si kapitalisto-imperialistët dhe revizionistët, që të dilnin në «kalbëzim». Por, shumë shpejt (sepse të vërtetohet një kushtetutë për një ose dy dhjetëvjeçarë është dëshmitë kushtetuonale) ra tymnajë e propagandës dhe vendi ynë, përjetësisht më i varfri në Evropë, dmth. më i prapambeturi, u zhyt thellë e më thellë në një stanjacion askfiksues. Për këtë jo pak rol luajti dhe ajo kushtetutë model e PPSH. Hap pozitiv është kërkesa e kësaj partie për ndryshimet në këtë ligj bazë të drejtimit të shtetit. Mendimi u çua edhe më përpara me projektin e parë të ri, ndërsa në të dytin, pas diskutimeve pluraliste, përmirësimet qenë përgëzuese, me hapa të dukshme përpara. E megjithatë opozita, përmes deputetit të saj Genc Ru- Ruli, që u qua i pari (e pastaj me shumë të tjerë), me të drejtë nguli këmbë që të mos ngutemi për ta miratuar në parim projektkushtetutën, sepse në të ka ende gjëra të rëndësishme për t’u korrigjuar. Nuk është puna se ajo u hartua nga një komision specialistësh të ngarkuar me atë detyrë nga kuvendi monist, por se fryma e saj ka nevojë për një përpunim edhe më demokratik, për t’iu përgjigjur transformimeve të shpejta që po ndodhin dhe të ardhmes sonë drejt Evropës. Po si do të zgjidhej problemi, kur nevojat janë tepër të ngutshme për të zhbllokuar veprimtarinë e shtetit tonë? Pse, në këtë gjendje duhet të lënë vendi? Jo, në asnjë mënyrë. Opozita propozon një paketë ligjesh të domosdoshme, derisa sa komisioni pluralist, në një të ardhme aq sa të shikohet e arsyeshme, t’i paraqesë projekt kushtetutën e re për miratim. Ç’reagim pati nga deputetët e PPSH? Ata që janë mësuar gjithmonë të mos hidhet poshtë asnjë dokument i tillë me rëndësi dhe e kanë atë të përmendur stërreotipin e të ngritur të duarve lart, a do të binin dakord? Filluan së pari me zotin Lefter Xhuvelli e pastaj me zotin Namik Dokle (më pas dhe me disa të tjerë) të kërkonin aprovimin në parim të projektkushtetutës së paraqitur. Pra, avazi i vjetër, është si është ta miratojmë e pastaj shohim e bëjmë. Jo, zotërinj të nderuar! Me kushtetutën nuk mund të ketë miratim në parim, por nën për nen, sepse është ligji bazë i veprimtarisë së shtetit dhe jetës sonë. Dhe a duhet opozita të përshpejtohet vetëm se ekonomia jonë nuk pret vonesë dhe, për hir të gjendjes ku e pruri socializmi dhe PPSH-ja atë, të bëjmë një gabim tjetër, që nesër mund të na kushtojë? Çështja s’është e lehtë. Detyra e të gjithëve barrë e rëndë. Dhe, për konsensus që e madhëria Prandaj u caktuan grupet parlamentare të të dy palëve që do ta diskutojnë për të gjetur një emërues të përbashkët. Dhe ai u realizua. Ehë, konsensus historik i parlamentit të parë shqiptar pluralist. Kështu nuk u pranua të miratohet projekti i paraqitur, mos përmirësohet edhe më tej në opozitës. Po për atë ndërrim tendencën dhe peshën e vet, se kushtetutën e çdo që Shqipëria ka bukur ato partitë e zhvlerësuara. Këtë e dinë mirë udhëheqësit e PPSH. Kësisoj, lind një bashkëpunim historik i domosdoshëm dhe përqëzues në parlament. Ishte kënaqësi e veçantë kur shikoje atë dialog të deputetëve të Partisë së Punës, të Partisë Demokratike dhe të «Omonias», në shumicën dërrmuese të rasteve të së enjtes dhe së premtes, mbështetnin njëri-tjetrin dhe zgjidhshin variantin më të mirë. Deputetët Ismail Lleshi, Shane Korbeci, Ahmet Kamberi me sho-kë mbështesnin zotërinjtë e opozitës, ndërsa këta, si dhe të parë, përkrahnin komunistët. Po përmend Sali Berishën, Gramoz Pashkon, Neritan Cekën, Azem Hajdarin, Genc Rulin e sa e sa të tjerë, të gjithë zotërinj me arsyetim e përgjigjte e mbi të gjitha së bashku me zemër shqiptarë. Patjetër që ndodhte për njërin ose pikë të veçantë të zgjidhnin diskutimet, madje, edhe pa qenë nevoja, por vjen nga mungesa e përvojës e jo nga ideja e keqe për t’iu kundërvënë meqë u propoza nga kundërshtarë. Ky është një sukses. Po vazhduam kështu, veç të mira Shqipëria do të ketë. Këtë frymë e ndienin edhe vetë ata, po edhe të ftuarit. Duke i shtuar preokupimin serioz të gjithëve, barra e punës së deputetëve kalon caqet e zakonshme. Janë orë të tëra me një tension të madh nervor, për të rregulluar bashkësisht edhe një fjali të ligjeve që diskutojnë. Aq më tepër që mbarështin tërë kaq shumë pak juristë. Një e metë e dukshme e parlamentit tonë me shumë të agronomë, kryetarë kooperativash bujqësore dhe mjekë, kur do të kërkoheshin për hir të punës më shumë juristë, ekonomistë, politikanë, pa menjanur dhe të tjerë. E megjithatë niveli arsimor është i lartë e puna po bëhet me përgjegjësi e kompetencë. Por a vajti kështu deri vonë të premten? Jo. Fatkeqësisht. Kur nga opozita u propozuan që Kuvendi Popullor të mblidhet jo vetëm kur kërkon një e treta e deputetëve, por një e pesta ose një e katërta, në mënyrë që jo vetëm Partia e Punës, por dhe opozita ta ketë këtë të drejtë, konsensusi pësoi një çarë të pësoi një çarë të

ROL HISTORIK I OPOZITËS NË PARLAMENT

por në një paketë ligjesh ose dispozita ligjore kushtetuese, deri në miratimin e kushtetutës. Po ç’i detyroi deputetët e PPSH të bëjnë këtë kompromis, kur përmes mekanizmit të votës ata mund ta miratonin projektin e paraqitur? A thua kaq shpejt ndryshoi kjo parti (është fjala për udhëheqjen e lartë të saj), e cila, kur ishin krijuar partitë e tjera dhe u vendos të ripunohet projekti i kushtetutës, nuk e bëri komisionin pluralist, kur nuk mori parasysh kërkesat e opozitës për sistemin e zgjedhjeve, kur më 2 prill në Shkodër u çelua ndaj popullsisë paqësore dhe u konsakrua një masakër e pas asaj një heshtje e plotë dhe një përpjekje për të marrë në mbrojtje vrasësit? Do të thosha më shumë se reformimi i tyre vetjak, është gjendja e mjerueshme e ekonomisë që i detyron dhe veç asaj, bota e zhvilluar s’do t’i jepte ndihmë Shqipërisë me një parlament jo vetëm monist nga numri, po kryesisht nga veprimet e tij për të mos përfillur zërin e drejtë të opozitës. Po për atë ndihmë ne kemi nevojë. Ne duhet të tregojmë realisht se opozita ka vendin dhe peshën e vet, se kushtetuta e cdo ligj që miratojmë, e bëjmë së bashku me të. Pra, që Shqipëria ta kemi vërtet pluraliste dhe ndaj interesave të saj të mos shikojmë ato parti që zhyten ma-dhe. Sa keq, një dhe me aq mëkë, përfundoi duke lënë sallën disa deputetë të PD dhe «Omonias» në shenjë demonstrative. Ishte afër mesnatës. Në ato caste ose nga lodhja ose nga mendimi i rrënjosur gjysmë shekulli se PPSH duhet të bëjë kudogjithin, kjo mendësi nxori krye. U përdor mekanizmi i votës dhe u aprovua kjo kërkesë e drejtë. Reagimi ishte i menjëhershëm. Zoti Neritan Ceka u kujton se kishin rënë dakord për konsensus e ky veprim do të thotë... Këtë çast kap me mprehtësi zoti Fatos Nano, i cili në atë pasdite, ishte ndër më aktivët dhe racionalët. Edhe pse votimi i nenit 18 u bë, ai fitoi duke u bërë lutje kolegëve të tij të Partisë së Punës, që ta hidhnin dhe një herë në votë këtë nen, për hir të mirëkuptimit. E mbështesin zëtorinët Gramo Ruci, Leontiev Çuçi. Zoti Nano këmbëngul, se është në të mirë të Shqipërisë që opozita të respektohet, që ajo të luajë rolin e vet dhe të jetë e barabartë edhe për të drejtën e thirrjes së Parlamentit. Deputetët qenë të lodhur. Ato rronte mesnata dhe u la problemi i hapur, për t’u diskutuar edhe një herë në mëngjes. Të presim. premten. Koha e mjaftueshme për t’u menduar mirë që seanca e së shtunës të fillonte në mirëkuptim të plotë. Grupet parlamentare kishin harmonizuar të kundërtat dhe konsensusi qe arritur. Lehtësim në ndërgjegje për të gjithë. Miratohet neni 18, në të cilin thuhet se edhe me një të katërtën e deputetëve mund të mblidhet parlamenti. Pra, opozita fiton një të drejtë që i takon, nëse sate të forcës së saj. Kështu vazhdoftë! Dhe ashtu, në përgjithësi vazhdoi tërë paraditja, me respekt reciprok, me mirëkuptim, me përjashtim të një definicioni për të drejtën e një numri të caktuar zgjedhësish për të paraqitur projektligje për diskutim. Këtë të drejtë të mos e ketë vetëm Presidenti, Këshilli i Ministrave, deputeti, por edhe populli. Nuk u kuptuam pse në fillim ngurruan deputetët komunistë për të miratuar propozimin e zotit Sali Berisha dhe të një deputeti tjetër të PD, kur kërkesa e tyre ishte shprehje e koncentrimit të parimit të mirënjohur të vijës së masave, që PPSH e ka pasur si busull orientuese. Por edhe për këtë, pas dëshmit të votimit, përsëri reflek tim dhe përmirësimin e formulimit nga zoti Shkëlqim Cani, u miratua edhe kjo e drejtë e rëndësishme e popullit. Në atmosferën e bashkëpunimit që të dukshëm, siç ishte diskutimi për një nen të veçantë ose statusin e Radiotelevizionit dhe ATSH-së, që të varen dhe kontrollohen nga Kuvendi Popullor, spikatin zotërinj të nderuar të të dy grupeve. Ata të ngjallin sikur nuk u përkisnin partive të ndryshme, sidoqoftë kur kundërshtonin parafolësin që i takonte partisë së tyre. Pra, u pa Shqipëria. Demos na deputetë si zotin Blitero Agolli me formë e predispozitë të madhe për demokraci. E kjo nuk mungoi as tek të tjerët, madje as tek ndonjë që drejtimi monist dhe koha e ka veshur me mjegullën konservatore, po që fryma e demokracisë ka ndikuar në rikrijuar një personalitet të ri. U miratuan 22 nene, për të hapur siparin e diskutimeve pasditë për postin dhe detyrat e Presidentit, një pikë kulmore dhe shumë rëndësi.

ROL HISTORIK I OPOZITËS NË PARLAMENT

* * * Koha e mjafueshme për t’u

Kush e miraton Kushtetutën?

Diskutimin dhe miratimin e Kushtetutës së re mund ta bëjë vetëm një Asamble Kushtetuese Shqetësimi që më shtyn të shkruaj këtë artikull është: cili organ legjislativ ka të drejtën të diskutojë dhe miratojë një Kushtetutë të re? Përvoja kushtetuese botërore tregon se për miratimin e një Kushtetute të re mblidhet një Asamble Kushtetuese, që del nga zgjedhjet e lira të përgjithshme me synimin që të përfaqësojë të gjitha shtresat e popullsisë nëpërmjet partive dhe organizatave politike që marrin pjesë në këto zgjedhje. Le të kujtojmë dhe përvojën tonë kushtetuese: për të aprovuar Kushtetutën e vitit 1946 u mblodh Asambleja Kushtetuese, e cila doli nga zgjedhjet e 2 dhjetorit 1945. Sot është i përhapur mendimi se Kuvendi Popullor aktual është organi që duhet të bëjë miratimin e Kushtetutës së re, pra t’i japë atij njekohësisht edhe atributet e një Asambleje Kushtetuese. Por a mund t’i ketë ai këto atribute? Le të sjellim argumente përpara se të japim përgjigjen. Së pari, komisioni kishte mandatin vetëm për të bërë disa ndryshime në Kushtetutën e vitit 1976, pra deputetët e zgjedhur nuk i miratuan votat me atributet e miratuesve të një Kushtetute krejtësisht të re. Këta deputetë mund të jenë njerëzit më të përshtatshëm për të mbrojtur interesat zgjedhëse të zonave të tyre për këte legjislaturë, por jo më të aftët për të diskutuar dhe aprovuar një Kushtetutë me sistemin proporcional. Dikush mund ta quajë një burokraci të tepërt këtë, por, po të kemi parasysh faktin se veprimtaria e shtetit është tashmë e zhbllokuar nga Kuvendi aktual dhe se ka shumë rëndësi kredibiliteti i kësaj Kushtetute në opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, do ta quaja një hap më se të përligjur juridikisht. Pas këtij argumentimi, natyrshëm mund të lindë pyetja: Po Kuvendi i sotëm Popullor a do të ekzistojë pas aprovimit të Kushtetutës? Duke e parë me syrin e ardhmërisë, që të gjithë e duam të jetë si i Evropës, mund të themi se ndërtimi aktual i tij është larg të qenit evropian. Parlamentet evropiane përbëhen nga dy dhoma; ajo e deputetëve, të cilët mbrojnë interesat e krahinave që përfaqësojnë dhe senati, që mbron interesat markomëtare që qëndrojnë mbi ata krahinore. Ekzistenca e dy dhomave në parlament konsiderohet si një kusht baze i demokracisë së vërtetë nga të gjitha shtetet demokratike evropiane. Këtë fakt besoj se do ta mbajnë parasysh hartuesit e Kushtetutës së re. Duke u parë në këtë dritë, Kuvendi i sotëm Popullor mund të konsiderohet si një parlament i përkohshëm, që i përket një periudhe tranzitore si kjo që po kalojmë, i cili do të ketë detyrën historike që të hapë themelet për një shtet juridik të qëndrueshëm në kontinentin evropian. morën votat me atributet e miratuara të zonave të tyre për këto legjislatura, por jo më të aftë për të diskutuar dhe aprovuar një Kushtetutë të re, që ka të bëjë me morën votat me atributet e miratuara re, që ka të bëjë me përfundimin që për diskutimin dhe aprovimin e projektit të Kushtetutës së re, që mendohet të bëhet nga fundi i vitit, Kuvendi duhet të thërrasë Asamblenë Kushtetuese, që do të dalë nga zgjedhjet e lira, të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta. Ky Kuvend është i njëjti kushtetutë që mund të jetë ndryshe në Kuvend vetëm 30 përqind të vendeve. Këto argumente të çojnë në nga zgjedhjet e lira, të përgjithshme dhe të drejtpërdrejta. EDUARD ZALOSHNJA

PETICION KUVENDIT POPULLOR

Të nderuar deputetë, Komisioni Nismëtar i Shoqatës së të burgosurve, të internuarve, të dëbuarve dhe të përndjekurve politikë si dhe një grup ish të dënuarish, të internuarish dhe të dëbuarish politikë, të mbështetur nga opinioni mbarëkombëtar i mijëra e mijëra bashkëvuajtësve tanë brenda dhe jashtë vendit, në përputhje me të drejtat njerëzore që rrjedhin nga Ligji Themelor i Shtetit Juridik, Karta e OKB-së, Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut, Akti final i KSBE-së, Dokumenti i Mbledhjes së Kopenhagës, Konferenca për Dimensionin Njerëzor, Karta e Parisit të KSBE-së dhe dokumentet e tjera të organizatave dhe forumeve ndërkombëtare të pranuara zyrtarisht edhe nga shteti shqiptar, kërkojmë: 1 — Të krijohet një Komision i Posaçëm Parlamentar, për studimin e gjithanshëm e të plotë të plagëve tragjike sociale gjithë shqiptare të të burgosurve, të internuarve e të dëbuarve politikë. 2 — Dekretimin e menjëhershëm nga Sesioni i Parlamentit të Parë pluralist në historinë 46-vjeçare të Shqipërisë së mbasluftës, për lirimin e të gjithë të burgosurve politikë, që për shkak të ndryshimeve ende vuajnë dënimin, si dhe të burgosurve ordinerë që në përkufizimin juridik të fajësisë së tyre maskohet qëllimisht përmbajtja politike e veprës penale. 3 — Të dekretohet menjëherë dhënia e pafajësisë juridike të gjithë të dënuarve politikë me nene e akuza që bien ndesh me normat, të drejtat dhe liritë e njeriut si dhe rishikimi i proceseve të montuara e inskenuara politike e jopolitike. 4 — Shteti t’u kërkojë publikisht ndjesë viktimave të tij, sepse nuk është shteti që fal e mëshiron, por janë njerëzit, viktimat e martirët që vuajtën, u terrorizuan, u gjymtuan e u keqtrajtuan, që kërkojnë drejtësi humanitare dhe meritojnë plotësisht që kjo drejtësi t’u jepet pa u nguruar. 5 — Kërkojmë të dekret ohet menjëherë krijimi i një Komisioni të Posaçëm Qeveritar në drejtimin e Kryetarit të Qeverisë për krijimin sa më të shpejtë të kushteve të jetesës së ish-të burgosurve, të internuarve, të dëbuarve dhe të përndjekurve politikë dhe që çetësimin shpirtëror të familjeve të viktimave brenda një afati sa më optimal si: a — Rikthimi sa më parë në ish-vendbanimet e mëparshme, duke mos e lënë këtë problem kaq jetik në mëshirën e veprimeve voluntariste të burokratëve administrativë, por të autoritetit më të lartë shtetëror. b — Sigurimi i menjëhershëm i strehimit, qoftë edhe duke caktuar fonde shtesë për Tiranën dhe qytetet kryesore të Shqipërisë. c — Punësimi me përparësi sipas specialitetit, profesionit dhe arsimimit përkatës brenda dhe jashtë vendit. d — Dhënia e pensioneve të punës, të Luftës apo invaliditetit pas asnjë cilësim e keqinterpretim të prapamenduar burokratik, sepse janë një e drejtë ekonomike ekskluzivisht e pamohueshme e shtetasve që rrjedh nga kontributi financiar individual i çdo punonjësi, pra edhe i të burgosurve politikë, të cilët me punën e tyre shumëvjeçare, me pjesëmarrjen në Luftën NÇL apo invalidizimin, kudo qoftë, e meritojnë. d — Njohja e kohës së vuajtjes së dënimit si vjetërsi pune. (Vijon në faqen e 8-të)

Më jepni përgjigje, zotërinj

Jam nga qyteti i Elbasanit. Hajdutët më detyruan të dorëzohem gazetasë suaj, duke menduar se do të më ndihmojë të zgjidh enigmën. Vdekjen e djalit tim Arian Boçi, cili kryente shërbimin ushtarak në repartin 5855 në Pashaliman të Vlorës. Djali ka vdekur më 26.2.1990. Kjo vdekje për mua ka qenë e mistershme, sepse diagnoza në raportet mjekësore ishte e ndryshme. Kur vajta në spitalin e Vlorës me përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes (një nga këta ishte dhe zëvendësshefi i shëndetësisë në proces-verbalin e mbajtur diagnoza ishte Enterit, kurse në raportin që më sollën mua në Elbasan diagnoza ishte ndryshe: Enterit, gjendje toksike, septike. Cili nga këto dy dokumente është i vërtetë? Të dy janë të firmosur nga mjeku ligjor. Kaloi një vit, që e kërkoj arsyen e vërtetë të vdekjes, si prind, por deri më sot askush s’ma ka dhënë përgjigjen. Derë më derë kam trokitur në qeveri, kam takuar ish-ministrin e Mbrojtjes Prokop Murrajn, Kiço Mustaqin, ministrin e Punëve të Brendshme, Prokurorin e Përgjithshëm, në Hetuesinë e Përgjithshme Qemal Lamen, ish-ministrin e drejtësisë Enver Halilin. Ky më tha se do të më dërgonte përgjigjen brenda javës me letër, por kurrë s’mora përgjigje. Ja, këta janë zotërinjtë e këtuj pushteti, zotërinjtë e drejtësisë që mbrojnë interesat e popullit. Më dhemb shpirti për djalin që më mundime e prita, ndërsa zotërinjtë nuk i shqetëson fare halli im. Zotërinj të pushtetit popullor, më jepni përgjigje! Përse më vdiq djali? Jam prind i tij, s’paskam të drejtë ta di? Për një gjë ju siguroj zotërinj: djali im, Arlani, nuk është vrarë, nuk është pjesë në (....) e çrregullta.