09/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

9 maj 1991

NJE VOTIM PARADOKSAL MONIST

- Për çudi të të gjithëve nuk shkarkohet ministri i Punëve të Brendshme Ngjarjeve tragjike të Shkodrës parlamenti ynë pluralist në formë u kushtoi tri ditë diskutime, edhe pse dihej që prej tyre s’mund të gjente zgjidhje ky problem. Kjo, thjesht për faktin, se procesi hetimor vazhdon dhe vrasësit nuk janë identifikuar. Megjithatë diskutimet kishin vlerën e tyre, sepse ato sollën shqetësimin mbarëshqiptar për atë ngjarje. Madje, nga fillimi, kur deputetët e Partisë së Punës, nuk u çuan të nderonin me një minutë heshtje martirët e Shkodrës, kur kolegët e Partisë Demokratike i nderuan, siç u ka hije, ata katër bij të Shqipërisë, gjatë diskutimeve pati një farë ndryshimi në qëndrimin e shumtë prej tyre. Sigurisht u foli zemra edhe mjaft deputetëve të PP. Jo vetëm kaq, por ishte i papritur propozimi i zotit Namik Dokle, i cili ftoi kolegët deputetë që një grup parlamentar, me zotin Kastriot Islami në krye, të bënte vizita me rastin e 5 Majit në Shkodër dhe bashkërisht me përfaqësuesit e partive të tjera të shkonin edhe tek varret e katër martirëve të demokracisë, si dhe në shtëpitë e tyre. Zoti Sali Berisha dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokratike kërkuan të shpallen dëshmorë, sepse ata ranë në krye të detyrës së ngarkuar, për të shpërndarë e qetësuar demonstruesit, të ftuar nga forcat e rendit. Ky propozim sa të epitet, sepse fitoi mendimi i Partisë së Punës, që bëri ligjin. Mirë, kur ka të drejtë, por edhe kur rasti është kaq flagrant, duhet vazhduar të ndiqet praktika e tundjes së shkopit të dirigjentit të shumicës?! Madje, edhe kur ky «shkop» është një atentat politik ndaj demokracisë në përgjithësi dhe një fyerje e hapur, e madhe, sidomos ndaj popullit të Shkodrës, që s’mund të pajtohet kurrsesi me një mbrojtje të tillë të ministrit, që ka përgjegjësinë direkte për ato ngjarje?! Të ndalemi pak për të analizuar ngjarjen. U vërtetua katërcipërisht se organet e ruajtjes së rendit shkelën ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit. Dol(i) qartë se këto organe, që duh(et) të qëndronin në vendin e ngjarjes e të fillonin menjëherë nga puna për kapjen e vrasësve, (që ishin midis tyre), duke grumbulluar dhe provat e nevojshme materiale, nuk vepruan, duke shkelur përsëri ligjin. Po këto organe, përmes zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, mashtruan opinionin publik përmes informacionit të gabuar që dhanë, duke ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. E pra, si organet e ruajtjes së rendit të Shkodrës dhe udhëheqësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, varen po nga ky dikaster qendror shumë i rëndësishëm, që drejtohet nga Gramoz Ruçi. E konsideratë nga zotërinjtë komunistë dinjiteti i një ministri të një qeverie pune të përkohshme dhe që ka dhënë dorëheqjen e që mund të mos i besohet më kjo detyrë, kur populli përfshirë dhe ata pak komunistë, të besnikë shkodranë që kanë mbetur, kërkojnë që të zbulohen vrasësit? A nuk tregon ky votim, se Partia e Punës, edhe pse me mjaft e rinovuar në program, përsëri na shfaqet me një veprim monist të tipit diktatorial, kur kuadri i mirë ose i keq vendosej nga lart dhe hiqej po nga lart ose nuk hiqej fare edhe pse e stërkalonte moshën e daljes në pension? Pastaj, themi se duam të bëhemi si Evropa, kemi pluralistë si Evropa, duam të na ndihmojë Evropa për ekonominë tonë që po jep shpirt, kur dihet mirë se ç’qëndrime mban Evropa pa dhe bota pluraliste e demokratike për raste të tilla analoge. Jo, zotërinj të PP, populli nuk pranon më veprime të tilla! Kur nuk ishit të përgatitur për ta analizuar me demokraci këtë ngjarje, le ta kishit lënë vetëm me raportimin e dy informacioneve të grupit parlamentar dhe me pyetjet që do t’i paraqisnin atij zotërinjtë deputetë. Ose le t’i propozonit masat konkrete, kur të përfundonte procesi hetimor dhe pastaj të viheshin pikat mbi i. Ndërkohë këtu titujt nga faqja e poshtme janë pjesërisht të prera në kufirin e imazhit. …ëve forcat e rendit. Ky propozim sa fisnik aq dhe në kohë nuk u përkrah nga asnjë deputet i PP. Na vinte mirë. Ndjeja një kënaqësi të pashpjegueshme, sepse po respektohej njeriu, martiri, ai që derdhi gjakun për demokracinë, pa qenë fajtor. Por këto ndjesi nuk kishte qenë e thënë të vazhdonin gjatë e të kurorëzoheshin me shtrëngime duarsh e pse jo edhe me përqafime, në atë pasmesnatë të 6 majit, kur u hodhën në votim propozimet konkrete të grupit parlamentar për njerëzit përgjejës për vrasjet si dhe për zvarritjet e përfundimit të hetimeve rreth kësaj ngjarjeje. Për kryetarin e Prokurorisë së Përgjithshme Rrapi Mino, thuajse unanimisht, deputetët votuan për shkarkimin e tij. Po kështu edhe për kryetarin e Hetuesisë së Përgjithshme Qemal Lame. Veçse kur erdhi radha tek i treti, më i rëndësishmi, tek shkarkimi i ministrit të Punëve të Brendshme Gramoz Ruçi, konsensusi u prish, monizmi i dëshmëm nxori krye. Për çudi, me përjashtim të një dy deputetëve, të gjithë deputetët e tjerë të PP votuan kundër, ndërkohë që tërë deputetët e Partisë Demokratike ishin që ai të shkarkohej. Kësisoj, parlamenti ynë pluralist e humbi kër… …ngjithë, përfunduan oplozonin pa blibk përmes informacionit të gabuar dhe dhanë, duke dyshuar rreth rendit në Shkodër dhe zëdhënësi E kuptojmë që ai ishte i ri në atë detyrë, e besojmë se mund të mos ketë dhënë urdhër ai që të qëllohet. Personalisht më pëlqyen disa diskutime të tij gjatë seancave të mëparshme të kuvendit. Por cilido titullar, sado i mirë të jetë, nuk e justifikon dot një ngjarje të tillë tragjike, një gabim ose krim kaq të shëmtuar, saqë ai (edhe po të jetë i pamplikuar) të qëndrojë i paprekur në atë post. Aq më tepër kur merren masa për Prokurorin e Përgjithshëm për vonesë e mungesë korrektësie në kërkimin e llogarisë ndaj hetuesisë, për Kryetarin e Hetuesisë së Përgjithshme për vonesën e hetimeve, gjë për të cilën ka pjesën e vet dhe policia. Prandaj nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë kjo mbrojtje e padrejtë që i bëhet ministrit të Punëve të Brendshme. Kjo e lë shtegun të hapur për t’u dhënë liri mendimeve të pahapura e vrasësit e vërtetë nuk janë në Shkodër, por dikush lart, shumë lart. Kjo ide u tha edhe në parlament. Se po të ishte ndryshe, pse duhej veshur me parzmore të hekurit ky ministër për paaftësinë që tregoi në parandali-min e ngjarjes si dhe për vetë pasojat që pati ajo? Pse u dashka të merret më tepër në… PETRO DHIMITRI

Edhe një herë për Asamblenë Kushtetuese

— Lutje e një qytetari të thjeshtë pas leximit të dy artikujve të «Republikës» — Lexova artikujt e E. Zaloshnjes, dhe T. Gjergjit tek «Republika» e datës 28 prill e 2 maj mbi Asamblenë Kushtetuese dhe ato më nxitën të ulem të shkruaj këtë lutje, megjithëse nuk kam njohuri të thella mbi të drejtën konstitucionale. (Por mund të deklaroj se kam njohuri të plota mbi mënyrën se si po i zhvillon punimet Kuvendi Popullor — çdo ditë kam ndjekur me vëmendje rubrikën «Sot në Kuvend», aq sa ime shoqe më thotë: «Na u bëre si tifozët e futbollit që s’lënë ndeshje të Kampionatit Botëror pa parë».) E pra, nga seancat e Kuvendit që kam ndjekur në TV kam arritur në përfundimin se miratimin e Kushtetutës së re duhet ta bëjë një Asamble Kushtetuese, siç kanë propozuar dy zotërinjtë e sipërpërmendur. Duke mbështetur këtë propozim, po i drejtohem Parlamentit me këtë lutje: Të nderuar deputetë! Bëjini një thirrje vetvetes. A jeni ju njerëzit më të aftë të këtij vendi për të diskutuar për Kushtetutën e re, që do të urojmë të jetë sa më jetëgjatë? Juve gjatë fushatës elektorale mund t’u keni premtuar zgjedhësve të zonave përkatëse se do të përpiqeni për asfaltimin e ndonjë rruge, për të vendosur mbi të ardhmen 100-vjeçare të Atdheut dhe kombit tonë! A mos vallë filloi shpejt t’ju ngrohet kolltuku? Të nderuar deputetë! Ju lutem që t’i bëni thirrje ndërgjegjes suaj që ta shqyrtoni edhe një herë atë nenin e aprovuar herë atij! Disa nga ju është mirë që t’ia lenë vendin njerëzve më të aftë të partive tuaja që kanë të lënë vendin tuaja gjë kanë lënë vendin e tyre jashtë Kuvendit, kur të vijë koha e miratimit të Kushtetutës së re. Të më besoni se do t’i vleni shumë më tepër shoqërisë, duke punuar në profesionin tuaj gjatë kohës që do të diskutohet Kushtetuta, se sa duke ndjenjur në Kuvend pa folur asnjë fjalë ose duke thënë ndonjë gjë pa të thënë. Në qoftë se nuk do të pranoni këtë variant, të paktën pranoni që të bashkohen me ju, kur të vijë koha, edhe njerëz të tjerë që janë më të aftë se disa nga ju për diskutimin e një kushtetute. Të nderuar deputetë, më bëni përpjekje fakti që ju nuk e pranuat revokimin tuaj nga vendi në parlament, kur zgjedhësit e zonës suaj nuk do të pëlqejnë të jenë më përfaqësuesit e tyre. Gjithashtu nuk më pëlqeu që ju me vrap e ngritët dorën, për të aprovuar nenin që ju njeh të drejtën të miratoni një Kushtetutë të re. Keni harxhuar orë të tëra për një fjalë apo një presje të dispozitave që do ta kenë jetën 8-9 muaj dhe nuk keni asnjë minutë për të diskutuar nëse jeni apo jo të gjithë të aftë për të vendosur për të ardhmen e atdheut dhe kombit tonë? Më lejoni të përfundoj lutjen time me shpresën që do të më kuptoni. SH PEND PRELA … por vetëm me atdhedashuri. SHPEND PRELA

SHTËPIA E QEMAL STAFËS NUK PRET VIZITA

Sot më 9 maj, kur përkujtojmë 5 majin, ditën e rënies së fashizmit, më shkon përsëri mendja tek dita jonë e shënuar, 5 maji, dita e dëshmorëve tanë të trima, që s’kursyen jetën e tyre për Shqipërinë, dita e Qemalit. Dhe pikërisht ky hero i madh u bë shkas për këtë radhë. 5 maji i sivjetëm u përkujtua me pluralizëm. U bënë si çdo vit vizita në familjet e heronjve dhe dëshmorëve. U kujtuan tërë ngjarjet, u këmbyen mendime, nuk munguan në ndonjë rast edhe shfaqjet politike ekstreme. Munguan sivjet frutat në tryezat, për shkak se munguan autorrizimet… (ndoshta fajin e ka thatësira). Por sigurisht nuk mungoi mikpritja e njohur shqiptare. Kudo dyert hapur, përveç derës së familjes së heroit, data e rënies e të cilit, përkujton të gjithë të rënët, pra e Qemal Stafës… E çuditshme. E pabesueshme. Por e vërtetë. M’u kujtua se në listat emërore të heronjve dhe të dëshmorëve të hartuara nga komitetet ekzekutive të rajoneve të Tiranës, emri i Qemal Stafës nuk figurotonte. E ç’njëvojë ka të vihet në listë kryeheroi, thashë… Apo… Sa e sa pyetje më lindën, ndërkohë që prisnim më kot, si përfaqësues të PSH të hapur apo derë metalike e mbyllur përbrenda. — Kanë ardhur para jush disa makina, por dera nuk iu hap …të ngjarje, re- na thotë një grua e moshuar, që banon aty pranë. Kurështja na shtyn të insistojmë në sqarimin e «gialos» (le- tësi e verdhë), por e kotë. Duhen bërë vizita të tjera. Gojë të shumta prej kohësh flasin për Qemalin, për… Populli shqiptar thotë: «E vërteta vonon, por nuk mungon». Të presim edhe pak… Në darkë, si çdo natë, në orën 20°° para TV, për të parë televizionin. Si të gjithë këto radhë për të ndjekur tele-reportazhin e përkujtimit të ditës së shënuar. Do të jetë si përherë?! Po ai protokolli? Në fillim Partia e Punës e pas saj… Jo, në krye presidenti e më pas kryeministri, pastaj me radhë, parlamenti e qeveritarë, ndërsa në fund (është vërtetë në fund?) «nëna e kombit», zonja Hoxha. Ç’do ajo në një radhë me të tjerat burrë shteti? Them, mos është deputete? Nuk e kemi parë në parlament. Edhe qeveria akoma nuk është zgjedhur. Atëherë? Mos ndonjë aktërtesë në protokoll? Nuk besoj. Ata protokollit nuk gabojnë kurrë. Atëherë pra? Më kujtohet një shprehje nga jeta e Cezarit… I thonë dikur Cezarit: Ulu këtu, se ky është qoshja! Cezari u përgjigj: «Do ulem këtu në fund, sepse qoshja është gjithnjë aty ku është Cezari!» AGIM ZEKA

BISEDIME NË SELINË E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Pardje, Fatos Nano, i emëruar në detyrën e Kryetarit të Këshillit të Ministrave, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia, priti në selinë e Këshillit të Ministrave, përfaqësuesit e PR, sekretarin e Komisionit Nismëtar të kësaj partie, Vangjush Gambeta dhe anëtarin e këtij komisioni Hysen Çobani. Kryeministri Fatos Nano, ndërmjet të tjerave, tha se e mira e At(d)heut kërkon pjesëmarrjen në qeverinë e re të ekspertëve nga të gjitha partitë. Përfaqësuesit e PR shprehën mendimin e partisë së tyre se e… Kjo e…

BISEDIME NË SELINË E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

…misionit Nismëtar Hysen Çobani, ekspert për problemet e bujqësisë. Në takim u diskutua për gjendjen aktuale të bujqësisë shqiptare, problematikën e saj dhe rrugët që sugjeron Partia Republikane për zgjidhjen e tyre.

BISEDIME NË SELINË E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

…jen e tyre në qeverinë e re, sepse, duke qenë një parti jashtëparlamentare, për interesat e Atdheut, quajnë më të vlefshëm qëndrimin në opozitë realiste dhe të ndershme. Korresp. i «Republikës»

Kuvendi i parë i LD të Kosovës

Më 5 maj 1991 përfundoi Kuvendi i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilin morën pjesë 293 delegatë nga e gjithë Kosova, si dhe të huaj. Gjatë punimeve Kuvendi miratoi deklaratën politike, në të cilën theksohet se LD e Kosovës do të angazhohet në ardhmen për subjektivizmin e plotë të Kosovës dhe të shqiptarëve kudo që jetojnë. Kuvendi zgjodhi Këshillin e LD, të përbërë nga 55 anëtarë, i cili zgjodhi Kryesinë e partisë. Me propozimin e delegatit nga Gllogovi, Najp Zeka, me aklamacion, Kuvendi zgjodhi Dr. Ibrahim Rugovën kryetar të LD të Kosovës.

5 MAJ 1991

TELEGRAM

KRONIKË

Ditën e hënë, më datë 6.5.1991 në selinë qendrore të Partisë Republikane u zhvillua një takim midis ekspertëve të ekonomisë dhe politikës, përfaqësues prof. Marcello Gorgoni, përfaqësues i FAO, dhe prof. Tohn D. Pell përfaqësues i PNUD, me anëtarin e Komisionit tyre. TIRANE Më 5 Maj, ditën e dëshmorëve, në emër të Partisë Republikane vendosën tek monumenti i dëshmorëve të kombit një kurorë me lule sekretari i Komisionit Nismëtar Vangjush Gambeta dhe… (Vijon në faqen e 2-të)

TELEGRAM

Presidentit Ramiz Alia Kryeministrit Fatos Nano Parlamentit Partisë Demokratike, Z. Sali Berisha Partisë Republikane Z. Sabri Godo Tiranë Jemi familja e të vrarit 20-vjeçar Artan Lenja, ushtar në klubin sportiv «Partizani». Nga të rejat e fundit që u dhanë nga komisioni i hetimit parlamentar për ngjarjet e 2 prillit në Shkodër, shohim se është po e njëjta mënyrë procedimi që po bëhet edhe për hetimin e vrasjes së djalit tonë — ajo e zvarritjes dhe arresimit me qëllim të paramenduar të së vërtetës. Ne, si familje, protestojmë. Për- se është lënë i lirë vrasësi i birit tonë, komandanti i patrullës Mikail Themollari, oficer në rep 6802 dhe urdhëruesit e vrasjeve? Ngëqoftëse në rastin e Shkodrës pretendohet se është vështirë të gjenden fajtorët, po në rastin tonë, që është e qartë gjithçka, pse nuk vihet dorë? Kërkojmë me urgjencë zgjidhjen e procesit. Me nderime, familja Lenja Rr. «V. Çapo» L. 10, Pall. 71 Tiranë

TELEGRAM

Presidentit Ramiz Alia Kryeministrit Fatos Nano Kryetarit Partisë Demokratike Sali Berisha Deputetit zonës, Besnik Mustafaj Tiranë Në, familja e 14-vjeçarit Spartak Deliu, i vrarë më 6 mars 1991 pranë Lidhjes së Shkrimtarëve nga ngjarjet e grumbullimet para ambasadave, jemi të shqetësuar e të revoltuar përse nuk ka dalë në dritë dora kriminale e vrasësit të birit tonë. Jemi të indinjuar, pasi shohim se e dënuar, seancat e Kuvendit Popullor sundon strategjia e njohur e Partisë së Punës për errësimin e lënien mënjanë të vrasësve si në të gjitha krimet analoge me tonin. Familja e Spartak Deliut Rr. «Bajram Curri», pall. 6, shk. 3 ap. 26 — Tiranë