16/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 maj 1991

NË KANCELERITË E EVROPËS PA VOTËBESIMIN E OPOZITËS?!

Votëbesimi ndaj qeverisë së propozuar prej tij është një çast solemn për cilindro kryeministër të çdo vendi të botës. Nga votëbesimi varet se si do ta ndihmojë parlamenti atë qeveri. Pra-mdaj dhe në parlamentet që janë në të vërtetë pluraliste, kryeministrat përpiqen që edhe partitë e tjera të koalicionit ose jo, t’ua plotësojnë kërkesat e arsyeshme. Ato nuk merren për bazë vetëm në ato parlamente, ku njëra parti ka shumicën absolute, pra ashtu siç po ndodh tek ne. Nga vendimet që merren prej Komitetit Qendror të Partisë dhe të Byrosë së saj Politike, të cilat pa një pa dy aprovohen dhe në të gjitha hallkat e tjera legjislative ose ekzekutive, tani ndërmarruam formë dhe diktati i një partie, pra i Partisë së Punës, (edhe pse mund të lindë jashtë parlamentit), përmes mekanizmit të votës, merr fuqi ligjore goja pluraliste në parlament. Pra, ç’ndryshoi? Asgjë, jemi atje ku ishim. Doemos është fjala për gjërat thelbësore. Ndryshimi është vetëm në faktin se problemet diskutohen hapur, se deputetët shfaqin mendimet e tyre dhe populli atë mat mirë se sa të drejta ke. Bëjmë këtë arsyetim jo thjesht nisur nga shumica që ka Partia e Punës, por pse këtë superioritet po e përdor si do ajo. Edhe pse e kuptonte që deputetët e opozitës do ta kundërshtonin kandidaturën e Gramoz Ruçit, zotni Fatos Nano (na e do mendja se ka qenë dakord dhe Presidenti Ramiz Alia) e caktoi drejtuesin kryesor të Komitetit të Sigurimit Kombëtar. Me shumë dhimbje, pas dy ditë shtyrjesh e përpjekjesh, ranë dakord me opozitën, veçse në përmbajtje përsëri sërish nuk ndryshoi, sepse përkohësisht, detyrën e drejtuese të Sigurimit të Shtetit do ta kryejë ministri i Ruajtjes së Rendit Publik, pra ish-zëvendësministri, i cili nuk është përgjegjësi për ngjarjet e Shkodrës. E ngriti zërin e fuqishëm dhe të drejtë opozita për këtë veprim, por, jo, ai zë humbi në eter dhe u zhvlerësua po nga mekanizmi i votës. Po ema ai nuk mund të zhvlerësohet nga zemra e popullit, (këtë përfshi dhe anëtarët e ndershëm të Partisë së Punës). Të cilët kërkojnë që, ç’do, që ka përgjegjës për atë vrasje tragjike politike, të mos jetë më pushtetmbajtës. Gjatë u diskutua edhe për tokën. Partia e Punës kërkon të mbetet e shtetit. Opozita ngul këmbë që ajo t’i jepet falas atij që e punon. E mira është, të pakten tani për tani, ta të drejtë shfrytëshe. Nuk ka kuptim që për ne qytetin u ndërtojmë ekonomikë e tregut, pra kapitalizmin, ku sundon prona private, dhe në fshat të kemi socializmin e centralizuar. Kjo është me se para-dokale, por ja që zoti Nano e quan të arsyeshme. Prandaj le të diskutojnë sa të duan deputetët e Partisë Demokratike ose dhe ata të “Omonias”, çelësin e zgjidhjes e vendosjes së çdo problem e kemi ne vetë. Një vërejtje tjetër me vlerë e opozitës ishte dhe shpronësimi i Komitetit Shtetëror të Kulturës Fizike e Sporteve me Ministrinë e Kulturës, Arteve dhe të Rinisë. I mjeri sport, sa herë është shartuar e ngjizur me lloj-lloj komitetesh e dikasteresh! Edhe tani që kishte kohë i pavarur, u hoq ajo e drejtë dhe Moikom Zego, i cili është letrar e studiues i antikitetit, tani do të drejtojë dhe sportet. Prit pastaj të bëjnë përpara me origjinalitet të tillë administrativ, për të cilat besoj nuk kishte për t’u çuditur vetë Çinkshiani. Po, edhe për këtë s’ka gjë. Mjafton që ç’propozon Partia e Punës përmes deputetëve të vet, të mos ndryshojë. Le pastaj që programi s’kishte afër konkrete e të detajuara… Dhe për këtë arsye kryesuare qeverisë së kryeministrit Fatos Nano opozita nuk ia dha votëbesimin. Po s’ka gjë, kjo s’e pengoi atë të nisej po atë ditë për në Londër. Vec, na lind natyrshëm një pyetje, që na dhëmb në zemër: “Vallë a do t’i marrë në konsideratë Evropa kërkesat e një kryeministri të kuq, që në bllok nuk ka marrë votëbesimin e opozitës?!”. Do të dëshironim të merrte, se është për të mirën e Shqipërisë, e veçse kancelaritë evropiane (të cilat kanë alergji ndaj komunizmit dhe diktaturës përkatëse) a do të mund të lënë mënjanë bindjet e tyre dhe më të vërtetë të besojnë se kanë përpara një kryeministër të një parlamenti pluralist, kur ligjin e bëjnë komunistët? Ata do të binden se kanë të bëjnë me një rimer me kulturë të gjerë, që zotëron tri gjuhë të huaja perëndimore dhe i flet lirshëm. Kjo nuk është pak, por ama mbetet vetëm në kuadrin e simpative vetjake. Do të binden se zoti Nano nuk është komunist ortodoks si zoti Çarçani dhe zyrtarët aparatçikë të mëparshëm të Shqipërisë, po, në fund të fundit si zor të pajtohen me praktikën e re diktuese të një partie përmes parlamentit, që e drejton ajo si brenda dhe jashtë kulisave të tij. Fakti më i freskët është debati për zgjedhjen e drejtuesve të Gjykatës së Lartë dhe Prokurorit e zëvendësprokurorit të Përgjithshëm. Edhe pse dihet që në Shqipëri janë dhënë dënime të rrepta, madje se ka patur kaq e kaq gjyqe sajuara (sic tha dhe ndonjë deputet) përsëri për kryetar të Gjykatës së Lartë u propozua dhe u zgjodh zoti Kleanti Koçi që ka qenë së vite në fillim nënkryetar e më pas kryetar i kësaj gjykate. Edhe opozita ishte dakord me këte kandidaturë, por ama edhe u tha që në Gjykatën e Lartë të kemi juristë të rinj, të paplikuar në praktikën e mi-kronjëhur të dënimeve për përgjimet e të tjera juridike. Kjo më tej u vërtetua në zgjedhjen e kuadrit u duhesh edhe për Prokurorin e zëvendësprokurorin e Përgjithshëm. Gjithë-shemb. Të dyja kandidaturat nuk ishin të këqia. Por ama për Prokurorin Petrit Serjani u tha se ai ka qenë gjykatës dhe hetues. Doemos ka për përgjegjësi për ngjarjet e Tiranës dhe shumë procese hetuesie që janë zhvilluar. Si mund të vihet në postin e Prokurorit të Përgjithshëm?! Pastaj pse s’duhej dëgjuar zëri i opozitës që me shumë logjikë propozonte që zoti Spiro Peci, që është prokuror në Durrës dhe tërë kohën ka punuar në këtë drejtim. Këtu janë propozuar dhe të tjerë specialistë, të tjerë Prokurorë i Përgjithshëm. Por, jo, doemos duhet të zgjidhnim avazin e Mukës, të aprovojmë atë që kemi thënë ne, edhe pse s’është specialist i mirëfilltë në fushën përkatëse. Sa e kemi vuajtur nga kjo lloj politike kuadri e sig duket do të vazhdojmë të heqim, se Partia e Punës s’heqaq dot dorë lehtë nga mendësitë e rënjosura në gati 50 vjet. Kështu, Spiro Peci u zgjodh zëvendësprokuror i Përgjithshëm dhe thotë kështu është gjë e vogël, megjithëse dhe janë specialistë të aftë e të ndershëm. Nuk është ashtu. Ka ardhur koha të respektojmë edhe nën-specialitet, sepse duhet të ecim përpara për të kapur kohën që kemi humbur dhe nuk kemi humbur pak. Ashtu siç po humb ditë dhe orë të tëra ky kuvend nga paaftësia e organizatorëve, duke pezulluar seanca e duke shtruar pushimet jashtë çdo korektësie parlamentare. Pse duhej ta ngrinin zërin deputetët e opozitës, për të thënë pse na jepet lista emërore e tanë tave të Gjykatës së Lartë dhe mbindhësgjykatëve të saj vetëm sot një orë para votimit? A s’mund të na jepej materiali dy ditë përpara, madje me një përmbledhje të karakteristikave të secilit, që të dimë ç’të themi?! Ose, pse paguan 15 vetë dhe voto për ta, kur mund të ishin 20 ose më shumë dhe prej tyre të zgjidheshin 15 më të mirët? Ja, pra, se duhet të le vizim, të heqim dorë nga praktikat diktatoriale, që e mpaknin debatin dhe nxirrnin në shteg vetëm ata që ishin vendosur nga lart të zgjidheshin. Përse kemi ende kaq shumë mbeturina të një të kaluare të gjatë, nga e cila ne zor po ndahemi, përderisa mekanizmi i votës ne shumë raste me rëndësi, vepron në parlamentin tonë realist (njëpartist) për vendime, po pluralist vetëm për diskutime), a do të dëgjoj trokitjet e zërit Nano Evrop[a]? Jo, bota sot me atë shkallë të lartë zhvillimi që ka arritur, me specialiste dhe studime shumë më të kualifikuara se tanët e me politikane që kanë dalë nga debatet e vazhdueshme parlamentare e nga një jetë politike aktive, nuk mund të pranojnë varakun për ar ve tem pse kështu duam ne. Në rast se do, respektuo çështë evropiane. Dhe në rast se në Kartën e Helsinkit thuhet që ministrat e mbrojtjes dhe të rregullit rendit - ose të shërbimit sekret duhet të jenë jo ushtarakë, po civilë, mos nguro. Bota e zhvilluar, kur cakton sanksione e aprovorn ligje, nisët nga një përvojë më e madhe dhe nga një nivel më i lartë zhvillimi. Prandaj, të mos mendojnë se ajo me lehtësi do të bindet për ç’po i thotë në kancelaritë e tyre zoti Nano.

Përse PP kërkoi koalicion qeveritar?

Është më se e qartë që PP në shumicën absolute në Kuvend, nuk kishte nevojë të dorësohme për koalicion me asnjë forcë politike. Po atëherë ç’e shtyu që kaq papritur, pas një fushate elektorale të egër, të mbushur me shpifje e sharje kundër opozitës, veçanërisht kundër PD-së e udhëheqësve të saj, të ishte kaq “zemërgjerë” e “tolerante”?! Ç’e detyroi të ulet jo më tavolinën e “dialogut luajal”, por direkt e në atë të koalicionit e të bashkëpunimit qeveritar?! Së pari, ishin arsye thjesht politike e partiake, të fshehura pas etiketës së bukur të “interesave kombëtare”, ato që e bënë PP-në të shtrijë dorën e “miqësisë”. Në njëfarë mënyre ajo po vazhdon “fushatën elektorale”, madje po shfrytëzon edhe tribunën e Kuvendit për këtë qëllim. Ajo po përpiqet të krijojë imazhin e kampiones së dialogut, të tolerancës e të demokracisë. Në qoftë se PD-ja dhe partitë e tjera do ta pranonin koalicionin, atëherë me një lëvizje të vetme e të “zgjuar” do të arrinin “zhdukjen e opozitës si e tillë”. Ajo do të shndërrohej nga kundërshtare në aleate. Sepse, para së të arrijë në bashkëpunimin qeveritar konkret, partitë do të duhej të përpunonin, të hartonin e të miratonin një program të përbashkët, për realizimin e të cilit do të luftonin me forca të bashkuara. Partia në pushtet dhe Qeveria, që në shumicën e saj do të ishte puniste, do të bënin kështu në heshtat e kritikës së opozitës. Në të njëjtën kohë, pranimi i koalicionit do të largonte prej opozitës edhe ata simpatizantë, që votuan për të, të nisur nga mospajtimi i hapur i asaj lloj koalicioni me PP-në. Kjo do të kishte qenë prova e parë se opozita nuk i mban premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale dhe si do të vinte kështu në dyshim ndershmërinë dhe vendosmërinë e saj. Së dyti, fushata e zgjedhjeve për pushtetin lokal (detyrimisht ajo duhet të jetë me sistemin proporcional), s’do të jetë e marrë siç m’mund të jetë e largët. Një kuvend pluralist s’mund të shkojë gjatë i mbështetur në një pushtet lokal tërësisht monist e të zgjedhur sipas kushteve së vetj. Këtë e di mirë PP-ja, prandaj nxiton të përgatitë kështu (edhe me thirrjet për koalicion) për të qenë vetë re fitues në politikë. Edhe për këtë nuk mund të thuash se i ka bërë keq me-sapet! Së treti, nuk besojmë se mund të gjendet qoftë edhe një njeri, sado pak serioz që të mos pranojë, në mos hapur, brenda ndërgjegjes së vet, se kriza e rëndë dhe e thellë ekonomike, shoqërore e shpirtërore, me e rëndë në këtë gjysmë shekulli, është pasojë e politikës ekonomike të gabuar e të dështuar, të provokuar e të realizuar dhunshëm prej PP-së. Diskutimi nëse janë bërë ndryshime e nëse duhet t’i mohojmë apo jo disa arritje, na duket përpjekje e dëshpëruar “për të gjetur një alibi justifikimi”. Arritje ka pasur, sepse populli ka punuar e nuk ka fituar, por ato janë administruar në mënyrë të tillë që, në fund të fundit, sollën si rezultat këtë gjendje katastrofike që shohim ne ... stomak! Vetëkuptohet, prej kësaj situate nuk mund të dilet brenda një muaji, as për gjashtë apo dymbëdhjetë muaj. Është e pandershme ta thuash, por është e vërtetë: ajo që u shkatërrua sistematikisht për gati pesëdhjetë vjet, nuk mundet dot në një vit. E aq më pak mund ta bëjnë këtë po ata që e shkatërruan. Edhe “këta e di mirë PP-ja, e cila ka në dorë të dhënat reale ekonomike të vendit. Në këtë rrethanë komplekse koalicioni me opozitën do të kishte qenë shumë i dobishëm për qeverinë në pushtet. Ajo do të kishte mundësinë t’i ndante veç- shtrirësit dhe dështimet e mundshme me opozitën. Kjo do t’i jepte të drejtën të thoshte më se e nën zë se edhe këta e kritikuan ashpër 46 vjetët e udhëheqjes sonë, nuk na bënë ndonjë gjë për të qenë. Dhe gabimet e përgjegjësit do të shpërndaheshin e do të ngarkoheshin bujarisht nga pak të gjithë, për pasojë nuk do të fajësohej asnjë forcë politike në veçanti. E shumë, sipas stilit të vjetër do të gjendej ndonjë “kokë turku”, që do të shkarkohej nga detyra e posti si i paaftë, i ngathët, jokompetent etj. Përse i përseri s’mund të thuash se udhëheqja e PP-së i bëri keq llogaritë! Së katërti, nuk mund të thuash se partitë komuniste të vendeve të Lindjes, midis tyre edhe PP-ja, kanë gëzuar reputacion pozitiv në qarqet qeveritare të Perëndimit. Përvoja e Bashkimit Sovjetik, Rumanisë e Bullgarisë me krizën e tyre të zgjatur ekonomike e shoqërore, nuk ka ndihmuar aspak sa duhet në rritjen e kredibilitetit të tyre, në mos kanë bërë të kundërtën. Në këtë rrethanë, një koalicion me opozitën do të ndihmonte në krijimin në Perëndim të një vlerësimi tjetër, më të pranueshëm, mbi PP-në dhe shtetin shqiptar të udhëhequr prej saj. Po edhe në rast mospajtim të kësaj lloj koalicioni, qoftë dhe vetëm proporcional, për të kontribuojë (kështu shpërtheset), sigurisht më pak, në përmirësimin e figurës së demokratizuar të saj. “Së pesti dhe së fundi, mospasnimi i koalicionit nga opozita i intereson PP-së për qëllime propagandistike: sa demokratë e tolerante kjo PP-ja!” (Çemërgjerësia prej fitimtari!) Në vend (Vijon në faqen e 3-të) ROED ESDARA

ARDHSH E BARDHË, ZONJA PRESIDENTE

— DIALOG PA PËRGJIGJEN E DUHUR — Ndodh shpesh që, duke kërkuar të kuptosh mekanizmat që rregullojnë kushtet për lindjen e një jetë të vërtetë parlamentare, të ndjekësh dy rrugë të ndryshme, paralele, por të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Kësisoj, duke ndjekur Natashën Lakon, të vëtem deputete grua, që ka diskutuar deri tani, më lindi një vegim. Ajo foli për gjendjen e mjerët që gruas shqiptare në të gjitha drejtimet. Për pozicionin e saj krejt inferior në çdo nivel. Kjo duket edhe këtu, në Parlament, me një numër kaq minimal grash deputete. A me njëjti ato me tepër?! Shpëtimin kjo po e do të mund ta gjejë tek alternativat e vjetra që po na modernizohen çdo ditë e më tepër në shfaqjeve: Cdo gjë reale është e ashpër dhe çdo gjë e arsyeshme është reale. Vegimi që përmenda pak më lart m’u qartësua, duke u fokusuar tek figura e Presidentes së BSGSH zonjës Lumturie Rexha. Ku është ajo? Përse nuk diskuton ajo në emër të grave shqiptare? Heh vështrimin në parlament e parlamentar, Mirëpo më kot. Ajo nuk ndodhet fare atje. U kujtova. Disa ditë më parë e kisha parë në Rinas me një bagazh të madh. Atë morën vesh se niset për në Amerikë. Duke bërë deduksionin e rastit, nënkuptova se bagazhi përbënte dhuratat që kish përgatitur nga fondi i BGSH-së. Megjithatë s’po i hyj fare këtij krahasimi, se kushedi se me çfarë mund të dalë… Gjithsesi pyetja më një monolog të brendshëm: Në shëmë e është e mundur që një deputete, që përfaqëson PP-në dhe duhet ta gjëja gratë e vendit, të lërë kuvendin në pikën e hallëve të veta dhe të shkojë e të “vakancë” një mujo në Amerikë?! Si është e mundur, e ç’do të bëjnë nga një Amerikë? Si është e mundur, kur Presidentja e Grave, është dashku me nënpërfaqësohen të harxh… jo të shkuar deri në Amerikë, në një kohë që për qenët e një partisë, në një kohë që deri në një larg parlamenti, mision që cilin ajo e festoi në zyrën e saj më 1 prill tek kërcente “ma-lenakën”, vallën e saj të preferuar. Ndërsa për pyetjen e dytë, pra për ato 6.000 dollarë e bileta e lehtave të paguara nga fondi i grave duket se tek ajo vazhdon jorhona e parullës së pavdekshme: “Ç’do Partia, bën populli...”. Doemos edhe gratë populli janë dhe do të bëjnë atë që do presidentja e tyre. Gjatë e Republikës së Shqipërisë si dhe BGSH-ja, kanë një shqetësim të vazhdueshëm, pasi kjo organizatë ende s’është depolitizuar. Mendohet, apriori, që kryesia e kësaj organizate të jetë më e fortë se vetë shtetja dhe organet e Punëve të Brendshme. Instruktore e ndryshme janë të tilla të shoqëruara, pasi bashkë me asyre gratë kudu në Athë po i braktisin radhët e organizatës e tytre, duke u hedhur nëpër greva në kohë të tyre. Por, le të mos mërziten, të t’e durrën janë dhe tre javë, derisa të kthehet zonja Presidente. Të bëjnë si të bëjnë me greva ose pa to. Me 80% e plot kushte të tjera të vështira. Të gjitha këto probleme që dolën do t’i rregullojë ajeni menjeherë pas vakancës amerikane. Sigurisht që ajo do ta disiplinojë e s’do t’i japë shthurret BGSH-së. Ndonjë s’na mbetet gjë tjetër veçse ta urojmë nga zemra: Ardhsh e bardhë, zonja Presidente!

KRONIKË

BERAT Më 8.5.1991 në Urën Vajgurore, anëtarë e PR-së të këtij qyteti dhe të fshatrave përreth organizuan mbledhjen në bazë zonë, ku u diskutua gjerësisht për shtimin e radhëve, për konsolidimin e mëtejshëm organizativ dhe për intensifikimin e punës së PR në fshat. Angazhime për të çuar më tej punët e nisura mori çdo anëtar i PR dhe në veçanti kryesia e posaçme… me 9 vetë, me kryetar Erem D. Maluka dhe sekretar Nazmi Durro. (Vijon në faqen e 3-të)