26/05/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

26 maj 1991

GREVA E PËRGJITHSHME PARALIZOI JETËN E VENDIT

Presidenti Ramiz Alia dhe qeveria i quajnë të drejta kërkesat e punëtorëve, por... Një fjalë goje! Po pse, atëherë, kur janë të drejta i latë për kaq kohë të tirren e të bëhen tërkuzë?! Dhe tani që më në fund pranohet dështimi ekonomik i Partisë së Punës, kërkohet që me këtë kërkesa të drejta ta manipulohet. Në radhë të parë me të ashtuquajturin rritje 50 përqind e pagës dhe pastaj me kërcënimet për veprimet e jashtëligjshme të grevistëve. Po që t’u bash hakan punëtorëve e...

SHTESA 50 PËR QIND - NJË MASHTRIM I RI. PO FSHATI?

Më në fund, pas afro gjysmë shekulli të një pune vetmohuese për ndërtimin e shoqërisë së re, për begatinë dhe mirëqenien e të gjithëve, u pa se klasa punëtore heroike, asgjë nuk fitoi nga mobilizimi vetësakrifikues. Ajo mbeti klasa më e shfrytëzuar dhe që gëzoi më pak përfitime. Përjashto aparatikët partjakë e shtetërorë, që u bënë pronarë të vërtetë të jetës së punëtorëve. Por edhe durimi ka kufi. Prandaj dhe thirrja e Sindikatave të Pavarura për grevë të përgjithshme gjeti një miratim unanim shpirtëror në mbarë Shqipërinë, sidomos në qytetet e mëdha, atje ku klasa punëtore është më e madhe në numër dhe më e kualifikuar. Presidenti Ramiz Alia dhe qeveria e zotit Fatos Nano i quajtën të drejta kërkesat e punëtorëve. i lënë për kaq kohë të tirren e të bëhen terkuzë?! Partisë së Punës, kërko- t’i katandisësh në këtë gjendje sociale dhe ekonomike, e ligjshme na qenka?! Në ç’kod ndërkombëtar parashikohet ai shfrytëzim kaq i gjatë i punëtorëve, pa u dhënë as mjetet më minimale të një jete të kulturuar? Dhe gjehet zgjidhja, si eureka e Greqisë së lashtë. Menjëherë (sikur nuk i ka xhepat bosh qeveria) u pranua shtesa e rrogës prej 50 përqind. Doemos kjo është një fitore me rëndësi, në rast se do të ishte një shtesë e ndershme. Por, Partia e Punës, përmes qeverisë së saj, me këtë aprovim nënshkroi një mashtrim të ri për klasën punëtore dhe mbarë punonjësit e vendit tonë. Se, po ato ditë që dha këtë sihariq, komunikoi edhe ngritjen ose liberalizimin e çmimeve. Kështu, veç 50 përqindshit, punëtori do të marrë edhe 260 lekë shtesë për rritjen e çmimeve. Po a del i fituar apo i humbur punëtori me këtë truk komunist? Sjellim vetëm një shembull të thjeshtë. Punëtori me pagë 600 lekë në muaj, me këtë shtesë sot si parashikohet, do të jetë 40 lekë kg? Me 1160 lekë që i shkon paga këtij punëtori, mund të blejë vetëm 29 kg mish. Pra, 1 kg më pak nga ç’është në gjendje të blejë sot me rrogën e tij. Ju lutemi, zotërinj qeveritarë të kuq, ku është shtesa 50 përqind e pagës që thoni ju? Po kështu mund të themi për makaronat e artikujt e tjerë, pa përmendur nënproduktet, sepse të gjitha do të kenë rritje. Pra, nga kjo shtesë 50 përqind, punëtori humb e nuk fiton dhe jeta në gjashtëmujorin e ardhshëm do të bëhet dhe më e vështirë. Prandaj ata nuk mashtrohen më nga këto taktika e «studime» origjinale sa për të kaluar radhën E, ndërsa për punëtorët paraqitet ky projekt «mirëqenieje», për fshatin as që është menduar fare. S’ka gjë, votat fshati ia dha Partisë së Punës, tani edhe për katër vjet nuk i duhet më. Në qeveri dhe një parti e tillë s’ka si të gëzojë më simpatinë e të brohoritet. Ka vetëm një rrugë: të mos pranojë populli të bëhen eksperimente me të, se mjaft u bënë. Dhe këtë mospranim po e tregon me guxim e vetëdije klasa punëtore me grevën e saj.

Fiasko të Partisë së Punës...

Me urgjencë të madhe, madje, ndonjë deputet i PP edhe me nervozizëm, këmbënguli që çështja e grevës së përgjithshme të diskutohej në Parlament. U diskutua, ndodfta më shumë se një orë, derisa u përfshi edhe kjo çështje në rendin e ditës. Kuptohet, shqetësimi ishte i drejtë dhe i natyrshëm, ndonëse Parlamenti s’munda ta zgjidhte atë problem. Edhe zoti Nano kërkoi të bëhej apel për ndërprerjen e grevës. Pra, kërkoi ndihmë emergjente për një goditje aq të madhe ndaj qeverisë së tij të re ende të papagëzuar mirë. Por, pushtimi e ndërpreu këtë diskutim. Hymë përsëri në sallë me mendimin se do të fillonte debati jo vetëm për grevën, siç kërkonin deputetët komunistë, por edhe për shkaqet që çuan në të, siç kërkonin demokratët. Veç, për çudi, zoti Xhelil Gjoni kërkoi që kjo çështje të mos diskutohej, sepse nuk zgjidhej dot në parlament?! Pastaj, të tërë ata «trimësha» që kishin këmbëngulur me aq zell e forcë, u tërhoqën si pula të lagura para kësaj kërkese, që u pasua edhe me miratimin e disa diskutantëve të tjerë. Dhe çështja «flesh» u mbyll papritmas ashtu siç shfryhen tullumbacet. Lind pyetja: Si u zhvilluan ngjarjet gjatë pushimit, që menjëherë pas tij erdhi tërheqja? Pse zoti Xhelil Gjoni gjatë tërë atij debati heshti dhe, kur ishte bërë votimi, ngrihet që të anulojë një procedurë normale? Mendja ta thotë se gjatë pushimit ndonjë forcë tjetër jashtë parlamentare, ndonjë i plotpushtetshëm mbi deputetët e Partisë së Punës dha urdhërin e prerë të mos diskutohej problemi i grevës. Dhe ata, të trembur e të bindur, menjëherë u tërhoqën, ashtu siç i urdhëroi udhëheqësi partiak. Dhe deputetët marioneta, drejt e në tërheqje, që është një fiasko tipike parlamentare, e cila nxjerr në dritë të vërtetën për «pavarësinë» e tyre. Si të mos mjaftonte kjo, po atë natë u bë edhe një fiasko e dytë. Autor ose më drejt zbatues i urdhërit të dorës që qëndron në hije, u bë kryetari Kastriot Islami. Duke kapërcyer kompetencë të tij, ai vendosi «të shpërndante» parlamentin, kur këtë të drejtë me ligj e ka vetëm Presidenti(!) Apo zoti Kastriot Islami ishte aq kompetent që vjen nëpër? Kjo s’dihet. Mos vallë është aq prepotent dhe i paaftë sa të kapërcejë kompetencat që i jep posti?! Të dyja bashkë s’mund të jenë, sepse është shkencëtar dhe kapacitet ka. Por... le të qëndrojë kjo si shumë veprime të tjera të jetës sonë këtë vit, kur ndihet se është një dorë që vepron, veçse ajo qëndron larg vendit të ngjarjeve, larg përgjegjësisë dhe diskreditimit direkt. Kundërshtoi me forcë opozita, midis deputetëve të tyre ngriti zërin zoti Sali Berisha, por... ku duan t’ia dinë autorët e fiaskos për atë zë dhe për rregulloret që aty i aprovojnë dhe aty i çaprovojnë pa votim?! E ngaqë presioni ishte i madh, u la që menjëherë parlamenti të shpërndahet, të punojnë të hënën vetëm kryetarët e komisioneve parlamentare. Më vonë u vendos që më 22 të rifillojë puna në seancë, por pa asnjë njoftim, parlamenti përsëri u shpërnda(!?) Të lumtë, zoti Kastriot Islami, po na tregon veten si dikur Lala Kros që thoshte: «Vetë ven- vendos dhe vetë vulos», ndonëse as vendoste dhe as vuloste vetë. GURI DHIMO

DEKLARATË E PARTISË REPUBLIKANE MBI ZHVILLIMIN E NGJARJEVE NË FSHAT

Partia Republikane po ndjek me shqetësim të veçantë zhvillimin e ngjarjeve në fshat. Vendimi i qeverisë, i datës 21. 4. 1991, që i jep familjes fshatare deri në 4 dynym tokë dhe të drejtën të mbajë bagëti pa kufizim, ka krijuar në fshat amulli e paqartësi për perspektivën. Në mjaft krahina të vendit dhe në veçanti në zonat kodrinore malore me pak tokë, kooperativat po shpërbëhen. Shumica e fshatarëve ka marrë bagëtitë dhe po kërkon kufij e vjetër të tokave. Ish-pronarët e tokave, po ngulin këmbë që rrugët, shtëpitë e banimit e objekte të tjera ekonomike të ndryshohen, të tjera të prishen, duke dëmtuar rëndë interesat e njësive-ri-tjerit. Këto veprime kanë provokuar amulli dhe mosmarrëveshje, janë çuar në grindje të rënda dhe rënie, që cenojnë mirëkuptimin në fshat e më gjerë. Ditët e fundit gjendja po rëndohet dhe më shumë. Ka forca që duan t’i detyrojnë fshatarët të rikthejnë bagëtitë në kooperativë. Si kundërveprim fshatarët po prishin stallat ose po therin bagëtitë. Pakënaqësia po arrin kulmin pas njoftimit se fshatarëve nuk do t’u jepet shtesa prej 260 lekë, për rritjen e çmimeve të disa mallrave të përdorimit të përditshëm. Ky njoftim i ka hedhur ata në protesta të organizuara. Përpara kësaj gjendjeje Partia Republikane i bën thirrje qeverisë dhe fshatarësisë: — Askush tjetër, veç fshatarëve të mos bëhet zot i pronës së tyre: — Fshatarët të trajtohen si të gjithë shtetasit e tjerë, duke iu njohur të drejtën e shtesës prej 260 lekë në rast të rritjes së çmimeve të mallrave të përdorimit të përditshëm. — Gjëja e gjallë, e marrë nga fshatarët, të mos i kthehet më kooperativës dhe atyre të mos u bëhet asnjë trysni në këtë drejtim. Padrejtësitë që mund të jenë bërë re, t’i rregullojnë vetë fshatarët. — T’i ruajmë bagëtitë si sy e ballit dhe të denohen therjet masive, të vëna re në disa zona nga frika e rikthimit. — Në procesin e shpërbërjes së sistemit kooperativist, sistem që nuk përputhet me dëshirën e fshatarësisë sonë dhe që e çoi fshatin në një varfëri të pap parë, le të mbizotërojë mirëkuptimi, logjika dhe respekti për njëri-tjetrin. T’i largohemi forcës dhe ta dënojmë atë. Boll na përçau lufta e klasave për 46 vjet. Komisioni nismëtar i PRSH

A është depolitizuar Radiotelevizioni?

Në emisionin e orës 18°° të datës 24 maj, Televizioni dha me të ditë vonesë një kronikë të konferencës së degës së Partisë Republikane në Tepelenë. Duke spekuluar në kontekstin e fjalës së mbajtur nga unë, në këtë konferencë, spikeri i Televizionit theksoi se Partia Republikane është në kundërshtim me Partinë Demokratike përsa i takon shitblerjes së tokës në fshat, gjë që do të çonte në rikthimin e bejlerëve. Po tjetër? Qëllimi që ndjek redaktori i Televizionit është i qartë. Në konferencën e Tepelenës, ashtu si edhe në të nesërmen në Gjirokastër e kudo tjetër, kam theksuar se Partia Republikane qëndron në radhët e para të opozitës për shembjen e monopolit të egër 46-vjeçar të PP. Në këtë për-pjekje PR shikon si aleate të partisë madhë PD. Por një opozitë, për të qenë demokratike, duhet të jetë edhe pluraliste. Fakti që, për problemin kyç të fitore s së demokracisë, ndodhemi në një front të përbashkët, nuk ka pengon të shpjegojmë ndryshimet në disa pika të programeve në fushën ekonomike. Secila parti e opozitës ka dhe duhet të ketë mendimin e vet për mënyrën e kalimit nga një ekonomi e centralizuar në ekonominë e tregut. Për të gjitha këto, që përbëjnë temën e konferencës, redaktori nuk tha një fjalë. Ai vetëm së kërkoi me ngulm të nxirrte diçka të tërthortë për shijet e tij. Po redaktori dhe padronët mbi krye fërkojnë duart kot, kur besojnë se me marifete të tilla mund të sjellin ndonjë shqetësim çfarëdo në radhët e opozitës. Mbase nuk e vlen të jepeshin sqarime për një gjë të tillë, aq më tepër sepse në emisionin e orës 20°° u bë një për-mirësim, po nuk është e para herë që operatorët dhe redaktorët e Televizionit «depolitizuar» gjuajnë rastet për filmina; kontenime e montazhe të papametra. Gjithsesi, spektatorët janë mësuar me një teknikë të tillë që nga themelimi i Televizionit. Të shuash, ose të montosh duartrokitjet, të gjesh këndet më «do-methënëse», duke luajtur me dritë-hijet e të tjera, me këto gjith-një kemi vëzhgën në gaz. Por duket pak e habitshme që të ngullet këmbë në të njëjtën teknikë edhe sot. Televizioni bën sikur është «depolitizuar».

DEKLARATË E BASHKIMIT TË SINDIKATAVE TË PAVARURA SHQIPTARE

Greva e përgjithshme e punonjësve shqiptarë hyri në ditën e 6-të të saj. Kjo është një rast i pashembullt në historinë tonë kombëtare dhe ndoshta në atë botërore. Mbi 300 000 mijë njerëz të dëshpëruar vazhdojnë me këmbëngulje mbrojtjen e kërkesave të tyre që, për ironi, të gjithë i konsiderojnë të drejta dhe të thjeshta nga që janë në kërk[e] nuk merr mundimin t’i zgjidhi afër. Ashtu siç është e pashmangshme këmbëngulja e punonjësve, po të tilla janë hendjet, manipulimet, presionet dhe indiferenca e qeverisë dhe kryesisë së shtetit. Në takimin e datës 22.5.1991 me një grup naftëtarësh, presidenti doli nga pozicioni i tij i kryetarit të shtetit dhe bëri aludime të qarta se pas kërkesave ekonomike (të cilat sipas tij qeveria i zgjidh), fshihen synime të tjera dhe pas krahëve të BSPSh qëndron tjetërkush. Këto deklarata janë bërë në revanësh të padrejtë, sepse shfrytëzuan menjëherë të gjitha forcat antipopullore që nga qeveria deri tek konfederata sindikale (pëllë B. Profesionale në një klëme të kalbur politike), të përfajësuar për këtë në zërin e njëri prej organeve më famëkeqe, që është zyra e shtypit. Duke shfrytëzuar faktin që RTSH ka qenë dhe mbetet një kobure atentative në duart e qeverisë, këto forca e drejtuan atë mbi punonjësit për t’i trembur e kërcënuar dhe në pamundësi të (vijon në faqen e 4-t)

DEKLARATË

Ne, kolektivi i shtypshkronjës së gazetave, të përfshirë nga data 16 maj në grevën e përgjithshme, deklarojmë se vazhdojmë të jemi plotësisht solidarë me të gjitha kërkesat e paraqitura nga komiteti organizator i grevës së përgjithshme, në emër të të gjithë nënave, motrave dhe vëllezërve grevistë në të gjithë Shqipërinë. Komisioni nismëtar i Sindikatave të Pavarura ka këmbëngulur që në fillim që në nxirrnim gazetat. Për këtë kërkesë të drejtë dhe duke qenë se: E para, opinioni ynë i brendshëm për shkak të mosndjes së gazetave ka mbetur i painformuar plotësisht me zhvillimin e ngjarjeve historike në të gjithë vendin. E dyta, duke qenë se Radiotelevizioni shqiptar kemi mendimin se i pasqyron ngjarjet në mënyrë të njëanshme. E treta, duke qenë se historia ka nevojë të këtë të dokumentuara këto zhvillime, ne vendosëm njerëzit të punojmë për nxjerrjen e të gjitha gazetave dhe organeve të tjera të shtypit. Ritheksojmë se e ndiejmë veten plotësisht pjesëmarrës në grevë, nuk tërhiqemi dhe në fund nga kërkesat e drejta dhe, këtë veprim që marrim e quajmë një mbështetje edhe më të madhe për grevën, me qëllim që nëpërmjet shtypit të mësohet e vërteta. Në shenjë solidariteti do të shpallim grevë njëorëshe nga ora 9 deri në 10. Këtë deklaratë ua shpërndajmë Radiotelevizionit shqiptar, ATSH dhe të gjitha organeve të tjera të shtypit dhe kërkojmë që ata ta publikojnë atë. KOLEKTIVI I SHTYPSHKRONJËS SË GAZETAVE Tiranë, më 25.5.1991