Parlamenti ynë dje, sa i filloi punimet, u detyrua t’i ndërpriste, sepse në qendër të qytetit ngjarjet precipituan me shpejtësi. Pati reagim ndaj forcave të rendit, pastaj djegie automjetesh, thyerje xhamash e deri shkarrëtim e djegie të klubit të MPB.
Në këto rrethana deputeti Sali Berisha propozoi që përfaqësues të të tre grupeve parlamentare të dilnin e të shkonin për të qetësuar popullin.
Dhe ashtu u bë, por njerëzit thërrisnin «Poshtë qeveria!». Megjithatë iu premtua se kërkesat e tyre do t’i shtronin në parlament.
Ndërkohë, përfaqësues të grupeve parlamentare dhe të partive politike u takuan me Presidentin Ramiz Alia për të gjetur një rrugëzgjidhje, duke bërë propozimet konkrete.
Pas një pune plot tension e përgjegjësi, u vendos që, për të dalë nga kjo gjendje e rëndë në të cilën ndodhet vendi, Kuvendi Popullor të punojë brenda tri ditëve për një zgjidhje të re politike. Synimi, siç doli dhe nga diskutimi i deputetit Napoleon Roshi, është që të shkohet drejt formimit të një qeverie të unitetit ose shpëtimit kombëtar me përbërjen e të gjitha forcave politike, si dhe në zgjedhje të reja, kur të shikohet e arsyeshme nga ky kuvend.
U bë thirrje që palët të angazhohen për qetësi publike dhe në asnjë rast të mos ndërpritet transporti për bukën dhe ushqimet për popullin.
Kuvendi i vazhdoi diskutimet me tension nervor, deri në 11 të natës. U fol edhe për t’u shpallur dëshmorë të rënë e Shkodrës, që ishte kërkesë e minatorëve të futur në grevën e urisë të Valiasit. Por deputetët e Partisë së Punës kundërshtuan. E pra, në prag të 5 Majit ishin po ata që propozuan dhe bënë vizita në familjet e tyre? Apo harruan se në 5 Maj u bëhen vizita vetëm familjeve të dëshmorëve?
Sidoqoftë, në këtë situatë tejet të vështirë, më në fund po shkohet drejt një rrugëzgjidhjeje të drejtë. Qoftë kjo shpëtimi i Shqipërisë.
Korresp. i Republikës
Çfarë është e paligjshme sot?
— PROVOKACION I ULET
— A GENJEN POPULLI? KURRË!
Të kërkosh të jetosh si njeri? Që të kërkosh të luftosh me mjete paqësore, për të siguruar jetën që kaq shumë e duam dhe që s’po na e lënë kurresesi? Çfarë është e paligjshme sot, që të duash të quhesh NJERI? E pra asgjë më shumë nuk kërkuan qytetarët e Tiranës të mbledhur në sheshin «Skënderbej» në një manifestim paqësor. E vërtetë që populli ishte paralajmëruar për ndërhyrjen energjike të forcave të ruajtjes së rendit, e rast se do të shkelej ligji. Po. Populli e dinte këtë. Siç e dinte edhe një ditë më përpara në mitingun e jashtëligjshëm të sholatës të jashtëligjshme «Enver Hoxha» nuk do të ndërhynte askush. Dhe populli u derdh nëpër rrugë duke marrë parasysh gjithçka. E si me ne», dhe policët të grumbulluar në rresht largohen dhe distancohen nga demonstruesit dhe sambistët. Njerëzit përc[?]ohen me sa më 20 shkurt. Një skenë s’ka si të mos të mbetet në mendje. Tri makina të sambistëve përballë Pallatit të Kulturës digjen, du[?] e veshur she[?]shin me tym të zi, të rëndë, sikur të donin të fshihnin atë që ndodhnin aty. Dëgjohen krisma. Ka hamendje se mund të jenë fishekë manovër. Kush e di? Krismat shtohen, tani nuk janë më të pistoletave apo pushkëve, as automatikë, janë krisma mitralozi. Njerëzit janë mbledhur të gjithë pas Xhamisë, në rrugën mes MPB dhe Teatrit Kombëtar. Çajnë përpara, sprapsen nga veprimi i forcave të ruajtjes së rendit që bëhen blok. Poshtë tek lulishtja e sheshit «Skënderbej», qindra njerëz mezi presin ndo-një çarë për të vazhduar drejt Parlamentit dhe Kryeministrisë. Krismat vazhdojnë, po njerëzit ... MIMOZA EREBARIA (vijon në faqen e 4-t) Minatorë në grevën e urisë Foto A. Babani
... që [pjesërisht e prerë] në mënyrë të veçantë. Për- arrijt- ...
... dhe që s’po na e lënë kurrësesi? Me të drejtën e çdo njeriu, ata kërkuan veç të drejtën e tyre të mohuar tash 46 vjet.
Njerëzit ishin të qetë. U hodhën parrulla: «Poshtë qeveria!», «Minatorët, vëllezërit tanë», «Enver-Hitler», «Shqipëria është e jona» e ndonjë tjetër. Forcat e ruajtjes së rendit nuk vepruan deri në çastin kur mes për mes tyre kalon një «Ife» e tyre me shpejtësi. Atëherë demonstruesit ngrihen dhe fillojnë të lëvizin. Hyn makina e ujit, e cila fillon të ngjyrosë njerëzit me ujin e saj të kuq e të kaltër. Njerëzit sprapsen, për t’u mbledhur përsëri në shesh, tashmë të irrituar. Është ...
... shkencore; etj.
ATSH
Nga Valiasi në fabrikën e qelqit
Në Valias të duket se dridhet toka. Sikur rrënkon nga ngjeshja që u bën zemrave të minatorëve, të ngujuar në thellësinë 160 metra që prej 5 ditësh. Për të dytën ditë zbres në galeri. Grevistët po aty. Tashmë fytyrëhequr, të përharruar e të..., por të vendosur në kërkesat e tyre, sikur atje poshtë të lënë dhe jetën. I takoi me radhë. Këtu gjen minatorë nga vise të ndryshme të Shqipërisë, aq sa të krijohet ideja se çdo vend dërgoi këtu përfaqësuesin e vet në grevën e urisë.
REPORTAZH U KEPUT ZINXHIRI I DURIMIT Në Valias të duket se dridhet toka. Sikur rrënkon nga ngjeshja që u bën zemrave të minatorëve, të ngujuar në thellësinë 160 metra që prej 5 ditësh. Për të dytën ditë zbres në galeri. Grevistët po aty. Tashmë fytyrëhequr, të parruar e të..., por të vendosur në kërkesat e tyre, sikur atje poshtë të lënë dhe jetën. I takoi me radhë. Këtu gjen minatorë nga vise të ndryshme të Shqipërisë, aq sa të krijohet ideja se çdo vend dërgoi këtu përfaqësuesin e vet në grevën e urisë. Pse minatorët zgjojnë këtë rruge, grevën e urisë? Këtë pyetje ia bëj herë vetes herë njërit e herë tjetrit grevist. Sami Karriqi, kryetari i grevës së nëntokës më thotë: «Vendimi erdhi nga indiferenca e kryeministrit. Më 23 maj i kërkuam zotit Nano të takohemi më 24; si Sindikata e pavarur e pellgut të qymyrgurit të Tiranës. Shkuan më 24, në mëngjes, dy vetë. Na thanë se kryeministri është në pritje me një delegacion. Shkuam përsëri, por me sa dukej ai s’kishte nge t’i linte banketet me delegacionin. Ç’ishin punëtorët para kryeministrit? Le të prisnin ata!» ...Këtu poshtë grevistët u futën nga nga shkallët e disa të tjerë nga pusi i ajrimit. Kush ka punuar në minierë e kupton çdo të thotë të hysh nga pusi i ajrimit. Punëtorët grevistë kërkojnë plotësimin e të 17 kërkesave dhe 3 të tjerave që kanë shtuar këto ditë. Midis grevistëve kanë ardhur këto ditë gazetarë të organeve opozitare, të huaj, deputetë si Napoleon Roshi, Dritëro Agolli, etj., përfaqësues të partive poli[?] politike si Spiro Dede, ministri i industrisë Drini Mezini etj., por akoma zgjidhja nuk është dhënë. Kanë kaluar disa ditë dhe gjendja e minatorëve sa vjen e bëhet më e rëndë. Kanë dhimbje koke, turbullira, prerje gjunjësh. Largohemi nga një grup, për të shkuar tek një tjetër. Në traverbang ndihej erë e fortë, si erë ... GANI LEKA (vijon në faqen e 4-t)
Rivendosen marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe
(KOMUNIKATË E PËRBASHKËT SHQIPTARO-ANGLEZE)
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe e Mbretërisë së Bashkuar kanë nisur nga dëshira e tyre për të zhvilluar marrëdhëniet mbi bazën e barazisë, mosndërhyrjes, respektit dhe interesit të ndërsjellë, ranë dakord që të rivendosin marrëdhëniet diplomatike në nivel ambasadorësh, duke filluar nga data 29 maj 1991.
Të dyja palët u morën vesh që më 7 qershor 1991 delegacionet e tyre përkatëse të takohen për të diskutuar rreth zgjidhjes së plotë e të përfundimtare të çështjeve të mbetura pezull midis dy vendeve.
Të dyja palët u morën vesh gjithashtu që të zhvillojnë dhe shkëmbejnë bashkëpunimin dhe shkëmbimet midis të dy vendeve në fushat ekonomike, tregtare, kulturore, teknike, shkencore; etj.
ATSH
KEMI QENË TË MASHTRUAR
Pyetja e parë që na bëri sapo u njohëm më të, baca, z. Bajram Mula, kosovar nga Shushica e Pejës, me banim në Berlin, ishte se si është gjendja e minatorëve të ngujuar në zgafellën e Valiasit në ditën e dytë të grevës së tyre të urisë.
«Du me shkue, me ju bashkue me vllaznit e mij në grevë të urisë» — shfoi i vendosur. — «Unë e di, e njoh mirë minierën se kam punue nën tokë o mbi tokë në miniera të Kosovës dhe në Gjermani.»
Baca, ka ardhhur në Shqipëri dikur në filloi greva e përgjithshme, me çka, siç thotë ai, arriti kulmin me grevën e urisë së minatorëve. Është njohur me poetin shqiptar, Merita Rama, studente e biologjisë, e ka ftuar në dasmën e vajzës së zezë së tij, Baca ka pranuar me gëzim. Duke pirë dy kafe njërën pas tjetrës, pas një nate thuajse pa gjumë, pranon me qetësi t’u përgjigjet disa pyetjeve tona. Nis e tregon:
— Para 3 vjetësh më vdiq një këtu në Tiranë. Desha me ardhë me e çu në dhe. Ambasada jonë në Gjermani Përendimore ishte dakord dhe më tha të shkoja në ambasadën tonë në Berlin Lindor. Por atje sekretari i ambasadës, Pellumb Hysi më tha se duhet të mbushja formularët, të cilët do të dërgoheshin në Tiranë, prej nga do të vinte përgjigjja, nëse mund të vihej këtu apo jo. Oh, Zot!...
E ngacmojmë, pse thotë ambasada jonë. I vendosur përgjigjet:
«Them ambasada jonë se nuk jam as serb e as kinez, por shqiptar.»
«Sa ndihmei krenarë që jemi shqiptarë,» — vazhdon baca, — «më ...
... shumë akoma ndihemi të mashtruar. Unë kam shërbyerë fals në Gjermani sa e gazeta “Zëri i Popullit”. Përmes kësaj gazete të “popullit” mësuam për Shqipërinë kopështë me lule. I kemi shërbyer PP si të verbër... vazhdon baca i penduar.
Ndërsa tani, me bindjen e pluralizmit ia kam kërku gazetat «Republika» e «RD». ATSH-së, por asnjë përgjigje nuk kam marrë. Vilaznit tanë në Gjermani duan të mësojnë të vërtetën mbi Shqipërinë. Por, e vërteta po u mësohet vetëm tue ardhë e me pa vetë Shqipërinë tonë të vuajtur... përfundon i përmalluar baca.
Shpresojmë të shkojë gjithçka më mirë.
AGIM ZEKA
NË KËRKIM TË ARIT SHQIPTAR
VETËM NJË TREGTAR KA DORËZUAR 45 000 NAPOLONA FLORI
Do të citoj vetëm fakte të treguara nga vetë personi që i ka jetuar, zonja Krisavgji Leka, e shoqja e z. Aristidh Leka, një ndër tregtarët më të pasur të Durrësit, por jo i pasuri.
«Burri im, thotë z. Krisavgji ka dorëzuar 45.000 napolona floriri, përveç disa kuintal argjend dhe bizhuteri të ndryshme me vlerë të pallogarituri. Të gjitha këto të dokumentuara me fatura».
Përsa i përket mënyrës njerëzore se si kjo pasuri i është marrë personit në fjalë, tregimi që vazhdon është ngjethtësi:
«Im shoq ishte në burg dhe deri atëherë kish dorëzuar floririn, argjendin dhe bizhuterinë në fjalë. Kishte ngelur akoma dhe një kuti me bizhuteri personale, të cilën, të fshehur, kishim vendosur të mos e dorëzonim. Një natë vijnë 4 burra nga dega e brendshme dhe më thonë të shkoj me ta që të takoj tim shoq, që ishte në burg. E frikësuar dhe e huajtur i bindem. Rruga, në të cilën më drejtojnë nuk shkonte nga dega e brendshme, por në shtëpi të sapohetësuar. Frika u kthye në tmerr. Ishha e rrethuar dhe pa mbrojtje. Natën. Bëra hesap që, i kërcëllur anasjell, të mund të më ndihmonte. Nuk e kuptoja dot çfarë kërkonin tamam nga unë, por ndjeja që dërgoja e llatharsheme më priste. Në bodrum, krejtësisht në errësirë, ndriçuar vetëm me elektrik dore shoh mbi dysheme, vetëm kokën e burrit tim. Ishte i varrosur i gjallë, vetëm kokën i kishin lënë mbi dhe, pjesa tjetër e dyshesme-së ishte e mbuluar me pllaka. Më tha të dorëzoja edhe kutinë e fundit që kisha me të gjithë bizhuteritë personale. Sigurisht që ia plotësova kërkesën me shpejtësinë më të madhe dhe nuk më mbetën më asgjë.
Siç dihet ligji për grumbullimin e floririt nga shteti nuk ka pasur. Me çfarë të drejte kjo pasuri është marrë me dhunë në këto mënyra? Në emër të çfarë drejtësie dhe me urdhër të kujt? I besoheshin fatura për marrjen e floririt të individëve, kur kjo nuk ishte e mbështetur në ligj? Por ky është një kapitull tjetër, për ligjshmërinë dhe të drejtat njerëzore. Përsa i përket sasise, konkluzioni është ky:
Mënyrat ishin të tilla që ishte e pamundur të mos i dorëzoje të gjitha.
Kur vetëm një person që, e përsëris, nuk ishte tregtari më i pasur, ka dorëzuar shuma të tilla, po gjithë ata tregtarë që ka pasur Durrësi: Manushët, Shkiakët, Dovanat, Kosovat, Dakolët, Fani, Botikianët, Gjatat etj.?
Po gjithë qytetet e tjera të Shqipërisë që kanë pasur mjaft tregtarë? Nuk është nevoja të përdoret as rregulli i treshit, për t’i llogaritur, mjafton një mbledhje dhe e thjeshtë. Mendoi se do të dalin shifra që do t’i kalojnë shifrat së dhënë në revistën «Në shërbim të popullit».
ELYANA PILIKA
NGJARJA TRAGJIKE E SHKODRËS DHE PARADOKSE
Duke parë se Komisioni parlamentar për ndjekjen e tragjedisë së Shkodrës vazhdon të heshtë, dua t’i rikthehemi kësaj ngjarjeje, që, me ç’duket, dikujt i interesonte të ndodhte.
SI KA ARDHUR INFORMACIONI?
Z. Ruçi tha se u njoftua njëkohësisht për vrasjen e një personi dhe djegien e Komitetit të PP. Tashmë dihet se dy ngjarjet kanë një largësi kohore të madhe. Dhe si justifikohet mosraportimi i menjëhershëm i një vrasjeje në mes të njerëzve ditën për diell? Mos ka lidhje edhe me dezinformimin qëllimkeq që përmbysi kronologjinë e ngjarjeve dhe i quajti martirët terroristë? Mos kanë kusurë të tjera persona të caktuar të degës së PB?
Por, a është i vërtetë raportimi z. Ruçi? Mos vallë dega e PB ka bërë njoftime të menjëhershme më parë ngjarjet, por ministri, ndodhet ka ditur largësinë kohore, ka pranuar komunikimin e kronologjisë së përmbysur? Për të tjerët, presion apo implikim ta këtë pranuar? A është ndjekur verifikimi i një varianti të tillë nga hetuesia? Nëse jo, pse? Mos është konsideruar e papranueshme me të gjykohët ish-ministri i PB, gjë që në këtë rast do të qe e pasjellshme? Gjykimi i ministrit në PB për shkak se ligjshmëria nuk ishte vendosur, që madje në këta 46 vjet kemi pasur dy ...
DASHAMIR TRAGACI
(vijon në faqen e 3-të)