02/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

2 qershor 1991

NJOFTIM I ORËS 22.30

Partitë politike, pas diskutimesh paraprake kanë dakort në parim për krijimin e një qeverie të stabilizimit të vendit, me pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të gjitha forcave deri në zgjedhjet e reja. Partitë politike po vazhdojnë diskutimet për të konkretizuar programin, përbërjen dhe afatet. Shënim: Këtë njoftim deputetëve kryetari Kas[?]lami, duke u sugjeruar [?] fundonin diskutimet.

Kolltugët - më shumë se Shqipëria!

— POPULLI KËRKON ZGJIDHJE, PARLAMENTI KTHEHET NË PAZAR — 30 maj. Pasdite. Ora 18. Mi-jëra njerëz të irrituar vijnë para Parlamentit. 30 maj. Pasdite. Ora 18. Mijëra njerëz të irrituar vijnë para Parlamentit. Ata thërrasin «Poshtë qeveria!», «Jepni dorëheqjen!». Dhe, me të vërtetë, ç’i duhet popullit një qeveri moniste, qoftë me ministra të rinj të Partisë së Punës, e cila për gjysmëshekulli tregoi botërisht se nuk qe në gjendje ta udhëhiqte Shqipërinë drejt mirëqenies dhe demokracisë. Është ajo Parti që mbolli luftën famëkeqe të klasave, që na mbylli në guackën brenda klonit të kufirit tonë shtetëror, duke sharë të gjithë botën. Është kjo Parti që tani me parrullën e rinovimit, kërkon të vazhdojë të mbajë kolltquet e drejtimit, kur mbarë populli, në qytetet e mëdha, është hedhur në grevë që prej më se pesëmbëdhjetë ditësh. Po në ç'vend të botës mund të qëndronte një qeveri para një gjendjeje të tillë, kur 40 për qind e elektoratit s’e aprovon, aq më shumë që ngjarjet kanë ecur shumë shpejt dhe tani elektorati ka ndryshuar? Nuk është më ai fshat që dha votën gati unanimisht, por një fshat tjetër, që është hedhur në një aksion, në marshim vetë, tokës e Partisë së Punës. dhe afatet. Qësia i kësaj partie, edhe pse pluralizmi kishte lindur dhe dëshirë kundër atij ligji u ngrit. Atëherë pse duhet t’i besojë populli kësaj qeverie kur nuk jep as më të voglën shpresë për rilindjen e Shqipërisë? A nuk mjaftoi dëshmimi i vizitës së kryeministrit Nano në Evropë? A nuk është shprehje e paaftësisë edhe të zotit Nano futja e vrasjes politike të Shkodrës në një rrugë gati pa krye? Si ishte në vartësi Hutesunë dhe Prokurorinë, por ama dikasterin që bëri vrasjen e kishte në nomenklaturën kryeministrore. Pastaj, në fund të fundit, si do të realizojë ekonominë e tregut ai kryeministër që disa vjet më parë ka vjelë aq shumë me argumentime kundër asaj ekonomie që po ndërtohet dhe në Kinë? Ju lutem, kujt t’i zemë besë; Fatos Nanos si studiues, ku analizon flirtin perëndimor, kinë, që do ta çonte atë shtet në rrënim, apo si kryeministër sot, që na ofron ekonominë e tregut, të cilën shkenctarët e ka hedhur poshtë. Dhe pse u dashka ngulur këmbë kaq shumë tek një njeri, kur është kaq i lindur politikën. Së fundi, edhe pse kushton me jetë njerëzish, Parlamentin vazhdon diskutimet, si një pazar plakash, pa gjetur zgjidhje. Aq më keq që që në të futua nga disa deputetë komunistë dhe të opozitës të shkonte dhe Presidenti Ramiz Alia. Pritej dhe një fjalë, një shpresë, një rreze drite, qoftë dhe e vetme. Por jo! S'mundi as kësaj radhe të shmanget nga formimi i tij monist. Përseri fjalë të përgjithshme dhe kur erdhi puna për konkretizim, u la formula që të plotësohet qeveria e të mbetet zoti Nano kryeministër. Kjo nuk është paanësi presidenciale. Kjo është të mbrosh atë Parti që është përgjegjëse për urinë, për vrasjet e dënimet e rrepta, për arabkallëqet dhe aparatin shtetëror dhe partiak të fryrë, për gabimet e mëdha në vite e deri në ditët tona, siç është eksodi. Të mos harrojmë dhe lojën që bëhet me vëllezërit tanë të dashur policë, që i hedhin në sulm kundër demonstruesve pa qenë në betejë? [?] paqësorë (pa bërë asnjë veprim), por pastaj i tërheqin, i lënë të paarmatosur deri sa dhe në Tiranë shumë prej tyre u plagosën. Na dhemb në zemër se janë vëllezërit tanë dhe mos luani me ta, mos ngrini skenare ne kurriz të njerëzve të vetëm që duhet të jenë mburoja ligjore më e respektuar dhe e dashur e demokracisë. E në qoftë se Shqipëria arriti këtu, s’mund të shmanget nga përgjegjësia Presidenti, i cili ka pesë vjet që udhëheq këtë vend, si sekretar i Partisë së Punës. Në kaq abazuar bashkëshortët e tij të Byrosë Politike, në këtë rast drejtuesi s’mund të ketë merita, sepse ai është dhe për të kontrolluar e drejtuar ata. Në rast se kemi hapa pas të Presidentit, kjo nuk mund të kalohet duke tërhequr Parlamentit se vetëm ju mund të vendosni, kur të gjithë e dinë se u bë dhe plenum i veçantë i Komitetit Qendror të Partisë, ndërkohë që Parlamenti priste e priste, duke reduktuar veprimet e tij. Natën vonë, më 30 maj, partitë politike nënshkruan një dokument për dorëheqjen e qeverisë, por pa u tharë mirë boja, u mohua nga komunistët, duke u zhbërë ajo si firmë e zotit Xhelil Gjoni. Në dokument bëhej fjalë dhe për zgjedhjet e parakohshme. Kush qëndron prapa këtyre taktikave, kush po e çon Shqipërinë drejt një urie ekonomike edhe më të madhe që është gati vetëvrasje? Kjo s’i takon punëtorit ta gjejë, por në radhë të parë, Presidentit, për t’i hapur kështu udhën demokracisë së vërtetë, për t’u përfshirë, më në fund, Atëherë ynë i vuajtjeve shekullore nga «robëria» lindore, në Evropën e bashkuar, në Evropën e dijes dhe të progresit. Veç pa ideologjinë e reformuar komuniste, që këdo e falimentoi, në çdo privatë të saj. Po ç’mallkim rëndoka mbi Shqipërinë që të ndahet e fundit prej saj dhe me kaq vështirësi?! PETRO DHIMITRI Ju lutem, kujt t’i zemë besë; Fatos Nano si studiues, ku analizon flirtin përendimor, kinse, që do ta çonte atje shtet në rënie, të cilën ish shkencëtar kaq shumë tek ky njeri, sikur ka lindur vetëm për të qenë kryeministër, kur një më­saq ka e madhe njerëzish janë ngritur për dorëheqjen e qeverisë? Po roli dhe zëri i tij vetjak? Si duket, kolltuku, edhe pse pa u ngrohur mirë, edhe pse në ditë kaq të zymta e me shumë shtrëngata, qenka vështirë për t’u lëshuar. Kjo s’është e re për komunistët, sepse jemi mësuar të shikonim në postet larta po ata njerëz, po ata kolltukofagë që na çuan në këtë tragjedi, sepse mjerimi s’mund të ketë emër tjetër. Midis komunistëve të ndershëm, madje dhe midis deputetëve të tyre ka dhe diferencime. Por është jashtë kohe këmbëngulja e dikujt ose disave që kjo qeveri të mos japë dorëheqjen, por të quhet e plotësuar, që të mos kemi një qeveri të shpëtimit kombëtar, por koalicion, që të bëhen zgjedhjet e parakohshme, po mundësisht vonë dhe Parlamenti të funksionojë. Si mundet një parlament me kaq shumë kryetarë kooperativash bujqësore dhe mjekë, të kryejë detyrat legjislative, kur juristët dhe politikanët janë jashtë tij ose janë me pikatore? Si mundet ky parlament monist për nga përmbajtja të qëndrojë, kur populli sot ka kaq parti të reja, që duhen përfaqësuar? Sa e drejtë është kjo, e vërtetën faktit që pikërisht këto forca politike u futën për të gjetur një zgjidhje zgjidhjeje. Kur për ditë të vështira i kërkoni dhe i doni, pse për në Parlament nguroni t’i fusni? Këtë popull e ka kuptuar mirë, prandaj është në demonstratë, prandaj minatorët po shkojnë drejt martirizimit, që shpëtojnë veten e, më mos e arrijshin ata, ta arrijë sa më parë Shqipëria. Në këtë caste, ku dhe minuta që— ndërronte barrjen vetë të tokës së Partia e Punës e shpalli shtetërore. Pse? Se qeveria e zotit Nano privatizimin e mendoi vetëm për qytetin dhe studimi për politikën e re të çmimeve çenonte rëndë jetën e fshatarit tonë, i cili dhe kaq është më se i shumëvuajtur. Po qeveria dhe zoti Nano janë të qetë. Edhe pse po martirizohen minatorët në galerinë e Valiasit, të ngujuar në një uri fiziologjike dhe politike, edhe pse në vetë Ramiz Alia, udhëheqës i Shqipërisë dhe i Partisë, të cilit iu vu në dispozicion dhe qeveria aktuale, apo parlamenti monist, po edhe kolt­tuqet, për sa ai rrinte. Dhe me shumë se të tjerët, ç’ka përfaqëson një parti e mbijetuar e komunizmit, që ka, qoftë të kryetare, aq dhe deputetë, kjo është—

KATËR KALORËSIT E APOKALIPSIT

SABRI GODO Prej kohë dëgjohet troku i largët i tyre, katër kalorësve që mbajnë si emblemë luftën, urinë, sëmundjet, egërsinë. Po tani troku është bërë i qartë e ngulmonjës, hijet e katër kalorësve ogurzinj po shtrihen mbi tërë vendin. Ky përfytyrim biblik është real. Veçse, e keqja nuk na vjen si një ndëshkim i qiellit, si një vendim i Atit të z[e]gjit të ndezur e duke marrë disa vendime gjyqësore, që janë kurdohere më të dëmshmet. Për më tepër, këto vendime do t’i zbatojnë burokratët e vjetër. Ky ishte gabimi i parë fatal i Ramiz Alisë, gabim që ai ndodfta e kuptoi në shkurtin e kaluar, kur «shokët» në qendër dhe në bazë e vunë me shpatulla për muri. Këto janë punë për të. Puna ime është syte para grevës së përgjithshme dhe dhe gravetë të urisë? Të hyjnë në grevë urie njerëz të uritur! Kjo nuk është e lehtë. Dje, në ditën e tetë, fola me grevistët e urisë në Valias. Disa i çonin me barela në infermieri. Nuk jam kursesi me atë, që Kuvendit, ose një partie politike t’i imponohen vendime nën shtytjet emocionale. Këto mund t’i duartrokasë dikush, po kombi nuk t’i fal. Po këtu nuk është më fjala për emocione. Vendimi shkon se ky Parlament dhe kjo qeveri nuk e nxjerrin dot nga kriza. Atëherë mbetet të shpërndahet parlamenti, ose të shpërndahet populli. Po nuk kërkohet shpërndarja e parlamentit. Kërkohet një qeveri e re. Përse nuk pranohet kjo? Sepse pretendohet që këtë «nuk e pranon pjesa më e madhe e popullit, elektorati i 31 marsit». Dhe kështu prapë mbyllet rrethi. Kjo ndodh sepse kuadrot e vjetër të PP nuk dalin nga llogoret, sado të bien boritë dhe nxisin ngritjen e disa rretheve të Jugut e të Veriut, kundër Shqipërisë së Mesme dhe sidomos Tiranës, Shkodrës, Kavajës. Rikthehemi në kohën e Haxhi Qamilit në sens gjeografik të kundërt. Ana konservatore e PP, ajo që ëndërron qoftë edhe një kthim të pjesshëm te e kaluara, mban për supe edhe atë pjesë që kërkon të rinovohet, t’i përshtatet kohës. Urojmë me gjithë shpirt që këta të fundit të gjejnë fuqinë për t’u shkëputur, për të qenë e vendit e të demokracisë. Në rast se nga opozita ndonjëri e mendon ndryshe, ai nuk është as shqiptar, as demokrat. Në kohën e sotme duhet të punojmë krah për krah, të shpëtojmë vendin, jo duke e quajtur Atëherë si një arenë, ku shtëviten ordinatorë, jo duke llogaritur fitimet dhe humbjet partiake. Ato llogari le t’i bëjmë më pas, le të përleshemi me dialog politik, kur vendi të jetë siguruar bukën dhe qetësinë, se atëherë do të jenë më të ngeshëm njerëzit të dëgjojnë. Sot kërkohet vetëm punë, bashkim, qetësi, qeveri kombëtare, zgjedhje të reja. Porsa të vihemi në këte rrugë, edhe bota, nga e cila presim, do të fillojë të sillet ndryshe. I vetmi shpëtim mbetet gjithnjë mendjet dhe krahët tanë, me kusht që të bëhet qeveria e re, me kusht që të verifikohet edhe njëherë elektorati, në datën që do të caktohet. Këtë e bën çdo vend në vështirësi. Ne kemi të gjitha arsyet për të thënë se i kemi kaluar kufijtë e vështirësive dhe se jetojmë në mes të anar­kisë. Asnjë ditë vonesë nuk lejohet mbajnë si emblema qartë e ngulm­onjës, hijet e katër kaloresëve i qiellit, si një vendim i Atit të zemëruar. Të keqen e kemi thirrur, e kemi shkaktuar dhe po e bëjmë me duart tona. Shumë njerëz pyesin veten se ndodhi që ramë papritur në kaosin ekonomik, si arritëm në dy tre vjetët e fundit drejt një buzë të katastrofës. Ekonomistët japin shpjegime të ndryshme. Unë them se ajo, që ishte mbledhur nga pak në vite, do të dilte sheshit kur u prenë ndihmat e huaja, që mbanin në këmbë një ekonomi tipike socialiste, të drejtuar nga njerëz të paditur, ka­rreristë e shpërdorues, që ndryshonin vetëm në kohë nga pashallarët që shkërrtuan Turqinë e sulltanëve. Kjo ishte koha kur lëmshi i mbledhur në dekada do të na mbetej në duar. Goditja e fundit iu dha kësaj ekonomie me marrëzinë totale të kolektivizimit të bagëtive, me përndjekjen e egër deri edhe të shpendëve që mbante fshatari. Kjo solli në atë paradoks që qyteti të kthehej e të furnizonte me mish e bulmet fshatin, pra, të çonim dru në pyll. Këta dhe faktorë të tjerë kanë kërcënuar në shpërfaqje, kurse nën të, gjatë tërë kohës, ka nënur ajon që aq jemi munduar ta mbajmë mbuluar me çdo mjet, mungesa e interesit për punën, në fshat e në qytet, megjithë puna nuk i siguron njeriut as kushtet minimale të jetesës. Po t’i shtosh kësaj edhe mungesën e lirisë dhe dhunën e shfrenuar burokratike, doemos do të vinte dita që njerëzit të humbisnin besimin dhe shpresën e të rinin, një popull i tërë, si në buzë të humnerës. Por a ka pasur njerëz që e dinin se kjo ditë do të vinte? Sa ishte gjallë Enver Hoxha, kjo pyetje nuk shtrohej fare, se ai që mund të fliste qëndronte dyshues, qoftë dhe për dhëmbë, e paguante këtë shtrenjtë. Dhe se mbas Enver Hoxhës, kur erdhi në fuqi Ramiz Alia, filluan të shfaqen më lirshëm dyshimet, duke ngjallur shpresën, që kishte vdekur. Po, ka qenë gjëja e fundit, që cilësi kapet njeriu. Tashmë për diskutim dhe ndryshime, me drejtujë e kujdesshëm, si një mjeti që ecën mbi tërë— Gjëja e parë që duhet t’i themi vetes është të qëndrojmë, pa u sprapsur. Asnjë hap më tej, sepse ky hap më tej na çon drejt e në humnerë. Këtë e thotë gjithkush dhe e përsëritin aq dendura edhe deputetët, sa Kuvendi ngjan me një farë altari, ku po i bëhen përshpirtjet kombit. Them përshpirtjet, sepse Kuvendi nuk po gjen dot gjuhën e përbashkët të shpëtimit. Prej dhjetë ditësh, katër parti politike (PP, PD, PR dhe PSD) zhvillojnë bisedime. Më 30 maj u arrit ndërmjet tyre një marrëveshje në parim, që të krijohet një qeveri e re me program të ri dhe që të çojë në zgjedhjet e reja. Këtë e do dhe e pret tërë vendi. Mirëpo, në çastin e fundit, grupi deputetëve të PP e hodhi poshtë këtë marrëveshje, sepse u irritua nga manifestimet rreth Kuvendit, që kaluan edhe në akte rrugaçërie destruktive. Kishin të drejtë deputetët e PP të irritoheshin, sepse nuk po punohet normalisht, kur të thërrasin emrin nga jashtë e të ndezin edhe zjarr rrotull. Po a nuk ka të drejtë edhe populli i varfëruar dhe i dëshpëruar në kulm të humbasë durimin, kur shikon se bisedimet shtyhen nga njëra ditë në tjetrën, ndërsa qeveria e urisë mund të çojë edhe në vdekje? Në këtë situatë, Presidenti Ramiz Alia merr fjalën në Kuvend. U ndodha në seancë dhe pata përshpëritjen se nuk ishte një fjalim prej presidenti, pata përshpëritjen se po mbyllej rreth i shpresës. Thuhet me të drejtë se një deputet duhet të shohë përtej manifestimeve e demonstratave. Elektorat nuk është ai që ndodhet fizikisht më afër ndërtesës së parlamentit. Edhe kjo është fare e drejtë. Po a është e drejtë të merret elektorati i 31 marsit si i rugëtuar për një atë 4-vjeçar? A mund të mbyllesh— e lehtë. Dhe, kurrsesi të pjesshëm te e kaluara, mban për supeh Asnjë ditë vonesë nuk lejohet. Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, veç grevës së përgjithshme, ka greva urie, ku janë futur dhe gratë, ata presin, heshtin. Ata duan me çdo kusht të ruajnë kolltuqet. Se kështu i ruan Kolltuqet Partia që përfaqësojnë. Kontradikta është e hapur, e qartë. Në një krah populli që kërkon rrugën e shpëtimit, për t’u çliruar nga dogma fanatike komuniste, qoftë kjo dhe e rinovuar, nga ana tjetër një Parti (më kupto i dashur komunisti i ndershëm, se nuk e kam fjalën për ju, po për udhëheqjen e saj të lartë të implikuar, siç tha deputeti Leontiev Çuçi, edhe në abuzime ekonomike për përfitime vetjake), e cila i trembet demokracisë së popullit, i trembet analizës së gjykimit të privilegjeve. Dhe më shumë se tyre gjyqit për shkaktërimin e mjerimit në Shqipëri. Në këtë rrëmuje, nuk e kuptojmë pse po futen dhe disa deputetë të rinj, të cilët s’janë nga ata që kanë bërë abuzime. Si nuk po binden ende se koha e monizmit, e drejtimit dhe e sundimit të Partisë së Punës në Shqipëri mbaroi! Është e vërtetë se për taktikë, ftuat forcat politike të merren pjesë në qeveri, por kjo ishte dredhi. Veprimet të tilla ky popull me komunistët ka parë shumë. Mos harroni ligjin e zgjedhjeve që e bëri si deshi vetë Ramiz Alia, udhëhe—

KRONIKË E PR

KORÇË Më 16.5.1991 zhvilloi punimet Konferenca e degës PR. Z. Miha­naq Mocka, Arben Gjata, Ferdinand Xhialli, Nesti Polena etj. diskutuan dhe rrahën mendime për situatën në vend, për problemet që e preokupojnë rrethin politik. Pastaj u kalua në zgjedh­dhje. Kryetar i degës për Korçën u zgjodh Vanjgush Dishnica dhe sekretar Vladimir Shehaj. Gjithashtu u zgjodhën delegatë për Konferencën Kombëtare të PR. SHIJAK Më 20.5.1991, dega e Partisë Republikane e qytetit të Shijakut zhvilloi konferencën e saj në shkallë rrethi. Raportin mbi veprimtarinë e degës, fjalën nga kryetari i saj, e (vijon në faqen 4-?)

DEKLARATË E PR MBI ZHVILLIMIN E NGJARJEVE NË VEND

Ka plot dy javë që vendi është i shtrënguar në darën e rëndë të grevës së përgjithshme, e pa shembull në historinë tonë. DEKLARATË E PR MBI ZHVILLIMIN E NGJARJEVE NË VEND Ka plot dy javë që vendi është i shtrënguar në darën e rëndë të grevës së përgjithshme, e pa-shembull në historinë tonë. Partia Republikane me përgjegjësi të veçantë ka ndjekur zhvillimin e ngjarjeve, duke dhënë ndihmesën e saj që ajo të mos kthehet në një rrënim gjithëkombëtar. PR përkrah çdo në fillim kërkesat e BSP, organizoi një takim me ta dhe nuk u pajtua me trajtimin e tyre me vonesë, me masa të çala dhe pa transparencën që kërkon koha nga ana e Qeverisë. Ky qëndrim i çoi minatorët grevistë të Valiasit në grevën e urisë që tani është mbështetur nga shumë rrethe të tjera si Elbasani, Berati, Korça, Shkodra, Durrësi, Fieri, Pogradeci. Gjedja flet qartë jo për një krizë thjesht ekonomike, por për një krizë të thellë politico-sociale, mosbesimi ndaj qeverisë në qytet dhe në fshat. Në programin e paraqitur ajo nuk dha asnjë shifër për mundësitë financiare që ka dhe afatet kohore për të realizuar ato që premton. Gjatë dhjetë ditëve të fundit të majit, Partia Republikane ka bërë çdo përpjekje për të arritur në një zgjidhje të arsyeshme, në bashkëpunimin me partitë e tjera politike. Por, duke parë se bisedimet po zgjaten tej çdo afati të lejuar, PR e gjen me vend të deklarojë se është për një qeveri të unitetit kombëtar, që do të tejkalojë deri në zgjedhjet e reja të parakohshme dhe me sistem proporcional. Ky hap do të qetësonte popullin dhe do ta kthente vendin në rrugën e zhvillimit dhe të besimit se mund të ndërtojmë një jetë normale edhe në Shqipëri. Koha nuk pranon asnjë zvarritje të mëtejshme. KOMISIONI NISMETAR I PRSH