09/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

9 qershor 1991

LIGJET PER GREVAT, DEPARTIZIMIN E DEPOLITIZIMIN

Ndërkohë që bisedimet përpjekjet për të formuar qeverinë e re, u zgjatën si shumë, Parlamenti aprovoi ligjet për grevat, departizimin e depolitizimin. Në tërësi, pati frymë mirëkuptimi, por nuk mungoi edhe ndonjë naivitet. E kemi fjalën për atë pjesë të ligjit të grevave, kur drejtohet të ndërmarrjes ose pronarit, sindikatat ose komisioni i grevës duhet t’u paraqesë edhe emrat e grevistëve, madje me firmat e tyre?! Nuk e dimë se në ç’legjislacion evropian ose botëror është ky ligj, por juristët, specialistët, ngritën supet nga ky propozim dhe miratim. Po, po, miratim, sepse, kur do Partia e Punës, me mekanizmin e votës, bën çdo ligj si t’i dojë qejfi. Megjithatë është për t’u përgëzuar, që këtë gabim nuk po e përsërit për çdo ligj, sepse, pas një viti shumica e këtyre absurditeteve kanë për t’u rimarrë përsëri në shqyrtim. Midis seancave të suksesshme për mirëkuptim, po shënojmë mënjanjgën e djeshëm, kur dhe të dy palët ose të tre grupet parlamentare, ranë njëzëri dakord me departizimin dhe depolitizimin e ushtrisë, organeve të ruajtjes së rendit, dikastereve, ATSH dhe RTSH e institucioneve të tjera të të specifikuara. U propozua me të drejtë të përfshihen në departizim edhe arsimi e shëndetësia. Miratimi qe me shumicë votash, ashtu si edhe propozimi i deputetit të Partisë së Punës, ushtarakut Baki Shehu, i cili kërkoi që në ushtri të ndalohet shtypi partiak. U mbështet mendimi nga deputeti Gramoz Ruçi e specialistët deputetë ushtarakë, si dhe nga disa të tjerë. Kështu, në repartet tona ushtarake dhe të rendit publik do të hyjnë vetëm gazetat, revistat ushtarake dhe botimet zyrtare. Në këtë mënyrë, departizimi dhe depolitizimi i këtyre dikastereve do të jetë i plotë, pavarësisht se ky ose ai ushtarak, nuk mund të ndalohet që në shtëpi të lexojë e studiojë këtë ose atë literaturë që dëshiron. Si plotësim i kësaj fryme bashkëpunimi midis opozitës dhe Partisë së Punës ishte edhe shfaqja që dha zoti Neritan Ceka në seancën e djeshme para dite. Ai tha se deputetët e Partisë së Punës dhe të Partisë Demokratike të rrethit të Elbasanit, së bashku vendosën të ndjekin fushatën e korrjeve e të shirjeve, të sigurimit të bukës së popullit. Do të ishte një gabim i pafalshëm të mendonim se bukën do të na e sigurojnë të tjerët. Në radhë të parë na takon të djersijmë vetë, pastaj të mund të shpresojmë tek të tjerët, të cilët mund të na japin ndihma simbolike. Se, sado të mëdha që të jenë ato (edhe në qofshin), përsëri baza e punës mbetet djersa jonë. Kësisoj, në pritje të paraqitjes së qeverisë së re, sidomos dita e djeshme qe rentabile dhe me cilësi, ndryshe nga e pardjeshmja e ndonjë ditë tjetër e tejzgjatur me diskutime dhe pa shumë bereqet. Korresp. i «Republikës»

Mirë se të vini, i nderuari zoti Bejker!

NJOFTIM HISTORIK I GAZETËS «NJU JORK TAJMS» Në këto ditë, kur Shqipëria pret shpalljen e qeverisë së re të stabilitetit dhe të paqes sociale deri në zgjedhjet e reja pas një viti, të qeverisë ministra nga partitë politike të vendit, lajmi që na vjen nga Uashingtoni për vizitën e afërt të sekretarit amerikan të Shtetit, zotit Xhejms Bejker, është një njoftim i gëzuar. Ai është një rreze drite pas martirizimit gjysmëshekullor komunist, është si pika e ujit për tokën e plasitur të Saharasë, sepse nënkupton jetë. Bashkë me jetën dhe atë që i mungon sot më shumë Shqipërisë, ngjall shpresën e besimit të humbur, të atij besimi që regjimi satanik i Enver Hoxhës dhe lakejve të tij sikur na i shkuli nga zemrat, kur shqiptari besimin nuk e pati humbur as në shekujt e robërive më të rënda. Komunizmi jo vetëm rrënoi vendin, por shkatërroi edhe shpirtin e shqiptarit, e bëri atë t’u gëzohet qoftë edhe disa robave të falura nga bujaria evropiane. E bëri, mos, se më dhemb zemra, të barasë nëpër botë e ndokush, më i dobëti, të zgjasë dorën si lyps. Kush pra? Përfaqësuesi i një populli trim, krenar dhe punëtor! Ju jemi mirënjohës, zoti Bush, si president i më të fuqishmit shtet të botës dhe më demokratikut, e bashkë me ju, edhe zotit Bejker, që, në morinë e problemeve tuaja, po arrini të veçoni edhe çështjen shqiptare, për ta ndihmuar në dijenit këtë popull të papërkulur, këtë popull me shpirt demokratik, që kërkon të bashkohet pas 50 vjetësh me botën. Por si dhe në ç’mënyrë, kur jemi në pragun e urisë, kur populli ka humbur durimin nga martirizimi enverian dhe shpërdorimet monstruoze të familjes së tij dhe udhëheqësve të tjerë partiakë? Cili shtet do të tregojë i gatshëm për të bashkëpunuar me ne, për investuar kapitale në këtë vend të bukur e të pasur për nga natyra e nëntoka? Kush do të guxonte ende pa u larguar krejt nga skena komunizmi të afrohej në Shqipëri? Evropa? Edhe ajo mundet të shpresojë, por vetë Gjermania si kolos i kontinentit tonë që drejtohet juve për bashkë... dhe i nderuar, në Shqipëri do të gjeni kushte për një bashkëpunim, sepse këtë e kërkon zemra e një populli. Dhe kur duan popujt, s’ka asnjë forcë, sado e errët që të jetë, që t’i ndalojë nga rruga e progresit. Do të jetë populli që do ta ribëjë Shqipërinë me ndihmën e bashkëpunimin amerikan, e cila përveç aspektit ekonomik, do të kontribuojë edhe për çimentimin e demokracisë në vendin tonë. Dhe populli do të bëjë çudira. Ai zaten ka bërë edhe duke u paguar pak ose duke bërë sikur paguhej, jo më kur t’i afrohet një trajtim njerëzor, kur të shikojë me sytë e veta të mirat e zhvillimit e të bashkëpunimit të gjithanshëm me Ju. Lajmi i vizitës Suaj në muajin e ardhshëm është një inkurajim i jashtëzakonshëm për të gjitha forcat demokratike, për Partinë Demokratike, si partia më e fuqishme e opozitës e veçanërisht për Partinë e Republikane të Shqipërisë, sepse mik nderi i saj do të jetë njeri nga anëtarët dhe udhëheqësit më në zë të partisë motër Republikane Amerikane. Kjo është një ndihmë konkrete, një inkurajim për partinë tonë, për simpatizantët e saj dhe do të ndikojë jo vetëm për forcimin e mëtejshëm të vetë partisë, por edhe për shtimin e radhëve me anëtarë të rinj si dhe të simpatizantëve. Prandaj dhe falënderimi ynë është edhe me legjitim se i çdo force tjetër politike të vendit tonë, është krejtësisht i natyrshëm. Për këtë ju dërgojmë përshëndetjet të përzemërta vëllazërore dhe ju presim, siç e ka zakon shqiptari me bukë e kripë e zemër. Ky është nderi më i madh që i bëhet mikut në vendin tonë. Jemi të bindur se ato ditë që do të jeni midis nesh, midis popullit tonë, vërtet do ta kuptoni dallimin me Amerikën dhe vendet e tjera të zhvilluara përsa i përket modernizmit të mjedisit, por keni për ta ndier veten si në shtëpinë tuaj, sepse do t’ju mbulojmë me dashuri e respekt. Nuk e kam fjalën për zyrtarët e partiakët e çdo rangu. Ndofta ata edhe mund të tregohen pakëz të tërhequr, por zemrat e popullit do të shpërthejnë në ...durrimi nga marrëzimi enverian dhe shpërdo-met të afrohej në Shqipëri? Evropa? Edhe ajo mundet e shpresojmë, por vetë Gjermania si kolos i kontinentit tonë ju drejtohet juve për bashkëpunim. Atëherë, ashtu siç shfaqen ngjajet në ëndrrat tona më të bukura, vini Ju, i nderuari dhe shumë i respektuari Bejker për të vendosur urën e miqësisë amerikano-shqiptare. Kjo do të thotë një shpresë e re, një shpëtim kombëtar për një popull, sidomos për rininë e mrekullueshme të tij. Ishte ajo rini, e cila përpara partiakëve miopë, duke e parandier të ardhmen, iu përvesh në masë studimit të gjuhës angleze, ishte ajo rini që pruri pluralizmin. Ishte ky pluralizëm që na çoi në këtë qeveri të re të të gjitha partive dhe është kjo qeveri e re që po sjell zotin Bejker në Shqipëri. Wellcoming in our dear country (mirëse të vini në atdheun tonë të dashur)! Ardhi i bardhë, siç shprehet populli ynë për miqtë e vërtetë e synimet e tyre të mira e të mëdha. Sot Shqipëria vuan, por ajo nuk është Shqipëria e vitit 1945. Vërtet komunizmi, sidomos këto 15 vjetët e fundit, na la pas zhvillimit bashkëkohor, por sot kemi një inteligjencë patriotike, kemi një klasë punëtore që e do punën, kemi një fshatarësi, që është zgjuar dhe po e tregon se është duke u larguar nga besimi në gënjeshtrat e komunizmit gjoja të rinovuar, sot kemi në tërësi një mendësi e shkallë zhvillimi shumë më të lartë se gjysmëshekulli më parë. Prandaj, mik i madh më shumë.» I madh që i bën mikut në vendin tonë. Jeni modernizimit të mjedisit, por keni për ta nder partiakët e çdo rangu. Ndofita e popullit do t’ju shoqërojnë ngado, do të brohorasin për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për Presidentin Xhorxh Bush dhe për Ju, se populli ju do dhe ju respekton. Të ndërgjegjegja e popullit, tek demokratët e vërtetë s’ka mbetur asgjë nga akuzat demoniane enveriane ndaj SHBA. Përkundrazi është ky popull që dëshën ta mashtronin, i cili sot nëpër demonstrime të ndryshme bërtet: «Poshtë komunizmi!» dhe «Enver-Hitler!». Ndërsa për Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ngrejë në fluturim drejt qiellit pëllumbat e paqes. Ditët deri sa të vijë muaji i ardhshëm do të na duken të gjata, sepse zemra na do që të vini sa më parë. Mjaft më me një pseudodemokrasi, mjaft më me mashtrime monstruoze marksiste-leniniste, staliniste dhe enveriane! Është koha e demokracisë, është koha e progresit. Është koha që Amerika e shqiptarë të shtërngojmë duart fort, si shokë, si miq, si vëllezër, sepse atje nuk kemi pak njerëz të gjakut tonë. Ora po vjen. Qoftë fatlume për arbërinë mbarë, për shpirtrat tanë që kanë mundur të ruajnë dashurinë për mikun dhe vëllanë. Mirëardhshi pra, të nderuar zotërinj Bejker dhe Lorenc Igelberger! PETRO DHIMITRI

Ç’MREKULLI, SOCIALISTE!

Viti 1948. Në Kongresin e parë Enver Hoxha, midis të tjerave tha: «...populli ynë që luftoi me heroizëm për çlirimin e vendit dhe për pushtetin e tij demokratik popullor... ishte i sigurt se ay punonte për vehten e tij dhe jo për të tjerët, punonte dhe ndihmonte Partinë dhe pushtetin e tij të cilët do ta çonin me sigurinë më të madhe në rrugën e mirqënies, në rrugën e socializmit.» Në Kongresin e dytë, më 1952, përsëri i njëjti premtim: «Gjatë periudhës që ndan dy kongreset, zhvillimi dhe forcimi i ekonomisë sonë ka ecur përpara, në sajë të politikës së drejtë të partisë sonë, nga heroizmi i klasës punëtore dhe i gjithë masave punonjëse të vendit, të cilat duke ditur se punojnë për jetën e tyre më të mirë, për socializmin, s’kanë kursyer asgjë nga vehtja e tyre për të realizuar veprat e konsiderueshme që janë arritur.» Më 1956, në Kongresin e tretë, po ky udhëheqës, deklaroi, se «Shqipëria nga një vend agrar i prapambetur u kthye në një vend agraro-industrial.» Pas pesë vjetësh Enver Hoxha deklaroi solemnisht se «...tani vendi ynë futet në një etapë të re, në etapën për ndërtimin e plotë të shoqërisë socialiste, në etapën e kthimit të vendit tonë, nga një vend bujqësor-industrial, në një vend industrialo-bujqësor.» Këto suksese të bujshme vazhduan dhe më 1966 diktatori i kujt deklaroi: «Shqipëria e dikurshme, thellësisht agrare dhe e prapambetur, pa forca teknike e punëtore të kualifikuar, burim lëndësh të para e shitëse e monopoleve imperialiste, sot shfrytëzon shumë pasuri të veta dhe të nëntokës... Dhe, duke qenë me mirqënien fjala, populli nuk po bindet, përhap fantazmën e luftës së klasave, duke thënë: “Lufta e klasave drejtohet jo vetëm kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm, por ajo zhvillohet edhe në gjirin e popullit punonjës, kundër çdo shfaqjeje të huaj që vihet re në ndërgjegjen, mendjen, sjelljet e qëndrimet e çdo njeriu.”» Dhe ky ishte një piketim i rrugës më të egër që do të vinte më vonë, si jahonë e vendimeve të Kongresit të pestë. I gjashti më 1971, për Enverin, «...ashtu si edhe kongreset e tjera të Partisë, do të shënojë një etapë të re në marshimin tonë fitimtar, një shkallë tjetër më të lartë ngjitjeje e përparimi të gjithanshëm të shoqërisë sonë socialiste.» Pesë vjet më vonë, në Kongresin e shtatë, Zeusi deklaroi: «Populli dhe Partia vijojnë në këtë Kongres plot vitalitet e dinamizëm, krenarë për sukseset e arritura dhe me besim të patundur në të ardhmen.» I njëjti refren në Kongresin e tetë më 1981: «Partia dhe mbarë populli ynë vijjnë në këtë Kongres me suksese të mëdha e fitore të shënuara. Shqipëria socialiste u ngjit në shkallë më lart në zhvillimin e saj ekonomik e kulturor, bën një hap të ri përpara në rritjen e mirëqënies së masave dhe në forcimin e mbrojtjes së Atdheut.» Me këto fitore të shënuara Enver Hoxha u nda nga ne, për ta vazhduar rrugën bashkëluftëtarët e tij. Pranda dhe në Kongresin e 9-të më 1986, Sekretari i parë i KQ të PPSH-së Ramiz Alia u ngrit e tha: «...kemi arritur ballëlart e faqendritur, pse detyrat që caktoi Kongresi i 8-të, vija që shtroi shoku ynë i madh Enver Hoxha, u realizuan me sukses. Atëherë ynë i shtrenjti u ngjit në një shkallë më të lartë në ndërtimin e plotë të shoqërisë socialiste, jeta e popullit u bë më e begatë, vendi përparoi e u fuqizua gjithnjë e më shumë.» Kështu, pra, gjatë 9 kongreseve, pasai lustuam me heroizëm; pasi zhvilluam dhe forcuam ekonominë, e kthyem vendin në agraro-industrial, pasi u futëm në etapën e ndërtimit të plotë të shoqërisë socialiste, e drejtuam luftën e klasave kundër çdo shfaqjeje të huaj në ndërgjegjimin e çdo njeriu, shënuam një etapë të re në marshimin tonë fitimtar. Të gjitha këto u bënë në 6 kongrese. Pastaj i shtati ishte kongresi plot vitalitet e dinamizëm. Në të tetin vajtëm me suksese të mëdha e fitore të shënuara. Më në fund në nëntëmin jeta më shumë. Tani, në të dhjetin, do të bëhet konkluzioni i të nëntëve. Qëllimi u arrit: populli s’ka ç’të hajë, vendi arriti në katastrofë. Ç’mrekulli socialiste!

AT ARTUR LIOLIN NË SHQIPËRI

Arriti në vendin tonë Kancelari i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Amerikë, At Artur Liolin, pasardhës i Nolit. Ai shoqërohet nga At Dionis Schutte, Sekretar i përgjithshëm i Peshkopatës pranë Kryesisë së Shën Gjergjit të Bostonit. Në Rinas ata u pritën nga përfaqësues të Komitetit për Marrëdhënie me Botën e Jashtme, të kishës ortodokse, të bashkësisë myslimane, katolike, bektashiane dhe nga Komisioni Federal i PD. Ndodhej edhe z. Vangjush Gambeta, sekretar i komisionit nismëtar të PRSH. Miqtë nga Amerika do të marrin pjesë në një sërë ceremonish e shërbesash fetare në vendin tonë. Korresp. i «Republikës»

...durrimi nga marrëzimi enverian dhe shpërdo...