13/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

13 qershor 1991

PËRTËRITJA—E VETMJA RRUGË SHPËTIMI PËR PP

QËNDRIM EKUIVOK PËR FIGURËN E ENVER HOXHËS, DUKE LEHTËSUAR GABIMET E RENDA TË TIJ — NDËRRIMI I EMRIT NUK DO TË THOTË SE KEMI NJË PARTI TË RE TË TIPIT EVROPIAN - QËNDRIM EKUIVOK PËR FIGURËN E ENVER HOXHËS, DUKE LEHTËSUAR GABIMET E RENDA TË TIJ — - NDËRRIMI I EMRIT NUK DO TË THOTË SE KEMI NJË PARTI TË RE TË TIPIT EVROPIAN Kongresi i 10-të i Partisë së Punës, ndryshe nga nentë Kongreset e mëparshëm, që hapnin perspektivë zhvillimi për planet pesëvjeçare, prandaj dhe pritshim me interesim nga gjithë populli, nuk mund të ishte i tillë. Kryesorja, sepse prej tij populli nuk priste zgjidhjen e krizës së thellë dhe të rëndë ekonomike ku jemi zhytur, por vetëm donte të mësonte se sa e ndjen kjo parti-shtet përgjegjësinë e saj për humnerën ku na çoi. Doemos komunistët (kam parasysh masën e ndershme të tyre që kursesi nuk janë bashkëfajtorë të kësaj katastrofe kombëtare) kërkonin të dinin se ç’do të bëhej me partinë e tyre, ç’rugë do të ndiqte ajo pas kësaj disfate të madhe ekonomike dhe të krizës së besimit për të ardhmen. Se, pavarësisht që më 31 Mars ajo fitoi në zgjedhje, kjo fitore ishte si ajo e Pirros së Epirit. Që kjo fitore ishte afatshkurtër, këtë e mirëvërtetoi jeta, kur komunistët për të qeverisur vendin kërkuan koalicion opozitar. Duke shtuar edhe grevën e përgjithshme, si dhe rënien e qeverisë së zotit Fatos Nano, tabloja bëhet më e plotë dhe prandaj për këtë kongres nuk pati fushatë euforike paraprake marramendëse si nëntë herët e tjera, por u kalua qetë e si pa zë. A KEMI VËRTET PËRTËRITJE? Do të ishte miop në rast se, sidomos vitin e fundit, nuk shikon se Partia e Punës ka bërë ndryshime. Ato janë të shumta dhe të shpejta. Aq sa ndonjëherë na duket si çudi, kur men- [teksti ndërpritet] minutë heshtje. Detyrimisht këtij unë i them ndryshim. Por është tjetër gjë të ndryshosh qëndrimin për këtë ose atë problem dhe tjetër gjë të përterihesh. Sepse përteritja është një koncept shumë më i gjerë dhe me kërkesa të mëdha. Për të duhet të ndryshosh rrugën që ke patur, të heqësh dorë nga dogma e komunizmit leninist, stalinist dhe enverian, që na solli në këtë ditë, dhe të kërkosh rrugë e t’i hapësh vetes dhe atdheut një horizont të ri. Përteritja nuk bëhet duke ndërruar kostumin dhe vetëm një pjesë të mendimeve, ato që nuk prekin këtë ose atë personalitet. Ajo kërkon ndarje nga nostalgjia për të kaluarën, për ato praktika aq të gabuara e deri antinjerëzore që e cilësuan Shqipërinë për gjysmëshekulli si vendin më ortodoks, pra, më konservator të komunizmit botëror ose të paktën evropian. Po ato praktika, ai model në Shqipëri nuk mbinë nga qielli. U importuan nga Rusia dhe jo vetëm kaq, por u «pasuruan» me ligësi të patreguar nga vetë shqiptarët. Këtuhet, jo nga të gjithë, por nga piramida e lartë drejtuese e Partisë së Punës dhe kryesish[t] nga Enver Hoxha. Prandaj: ME ENVER HOXHËN IDHULL MBETET PO AJO PARTI Si për çudi, në sfondin e presidiumit të Kongresit s’ishte as portreti ose busti i Enver Hoxhës, as dhe ndonjë çat nga veprat e tij. A thua vërtet Partia e Punës u nda nga Enver [teksti ndërpritet] ...e floririt dhe thotë se, edhe mbas dy shkrimeve të botuara prej meje në gazetën «Republika», shtohen dyshimet, shtohet mejegulla dhe urrejtja. Për të sqaruar më mirë, jo vetëm z. Zef Deda, por edhe të tjerë lexuesit e tjerë, e shoh të nevojshme të shpreh disa konsiderata dhe analiza më të thella për plotësimin e këtij problemi kaq të rëndësishëm... Megjithëse më pëlqen sinqeriteti, me të cilin e shtron në përgjithësi problemin e floririt, nuk jam dakord me z. Zef Deda për konkluzionin që nxjerr se mbas botimit të artikujve të botuar në gazetat «Republika» dhe «Rilindja Demokratike» është shtuar mjegulla në lidhje me enigmën e floririt. Në artikullin tim «Kush e ka çelësin e enigmës së floririt», unë kam vënë në dukje se zgjidhja e enigmës shtron dy pyetje kryesore: Së pari, a është reale shifra e floririt të zbuluar dhe të konfiskuar nga organet e sigurimit deri në fund të vitit 1948, dhënë për herë të parë në revistën «Në shërbim të popullit» në artikullin e z. Nuri Mehmeti me titull «Kur hidheshi themelët ekonomike të pushtetit popullor». Dhe së dyti, ku shkoi gjithë ky flori? Unë mendoj se në artikullin e Floririt e në gazetën «Republika», shtohen dyshimet, shtohet mjegulla Zef Deda, por edhe të tjerë lexues, mendoj se në artikullin tim

Po i rikthehem enigmës

NË KËRKIM TË FLORIRIT SHQIPTAR Artikulli i z. Zef Deda, prokuror i rrethit të Lezhës, me titull «Përse nuk prononcohen në shtyp disa kuadro», botuar në gazetën «Zëri i Popullit» dt. 6.6.1991, më detyroi t’i rikthehem edhe një herë enigmës së floririt shqiptar. Në artikull autori shpreh shqetësimin e tij e të popullit në lidhje me zbatimin e dispozitave që kanë të bëjnë me ruajtjen, administrimin dhe dokumentimin e vlerave materiale e monetare. Ai prek edhe enigmën botuara prej meje në gazetën «Republika», shtohen dyshimet, shtohet mjegulla Zef Deda, por edhe të gjithë konsi- [teksti ndërpritet] tim «Kush e ka çelsin e enigmës së floririt» jepen argumentime të mjaftueshme, që nuk lënë dyshim për realitetin e kësaj shifre. Personat e shumtë, me të cilët kam pasur kontakt, nuk kanë shfaqur dyshim se kjo shifër është reale. Këtë gjë e përforcon edhe deklarata e zonjës K. Leka botuar në gazetën «Republika» dt. 30.5.1991 në të cilën ajo tregon se vetëm familjes së saj i janë marrë 45.000 napolona floriri, përveç një sasie të madhe argjendi dhe bizhuterish të marra me mjete barbare, rrëngëthëse, të përshkruara prej saj, nga organet e sigurimit për zbulimin dhe konfiskimin e këtij floriri, për të cilin ka dokumente. Ajo thotë se në Durrës ka pasur shumë familje të tjera tregtare [teksti ndërpritet] lë logaritura me monedhën bazë 20 frangëshe, me peshë 6,25 gram çdo monedhë, kapin një peshë totale prej rreth 276 tonë floriri. Dihet se pesha specifike e floririt është 19,6 gram për cm³, baraz me 19,6 tonë për metër kub, pra gjiths[h]ej bëjnë 14,14 metro kub; duke i llogaritur monedha «rinfuzo» dmth. të pandara në fishekë 50 copësh dhe të vendosura sipas prejardhjes (vlef[t]ës të çdo lloj monedhe). Banka e Shtetit, për vetë natyrën e veprimtarisë së saj, monedhat i mban të ndara dhe të sistemuara në këtë mënyrë, kështu që vendosja e një sasie kaq të madhe floriri, do të zinte një kubaturë afro 26 metra kub, sa është kubatura e një dhome të vogël 3x3. Prandaj një sasi kaq e madhe floriri do t’i binte në sy [teksti ndërpritet]

A KEMI VËRTET PËRTËRITJE?

Do të ishte miop në rast se, sidomos vitin e fundit, nuk shikon se Partia e Punës ka bërë ndryshime. shpejta. Aq sa ndonjëherë na duket si çudi, kur mendojmë se sa befas po ndryshokan. Kujto vetë kthesën e zotit Xhelil Gjoni, i cili ditën që nga Tirana u larguan rreth mbi 5000 refugjatë, që hynë në oborret e ambasadave të huaja, organizoi dhe drejtoi atë miting të turpshëm kundër tyre. E pra, ata nuk ishin huliganë, nuk ishin armia, por njerëz që kërkonin punë dhe një jetë gjallë, që kërkonin të jetonin si njerëz, pa ç’ka se rruga që zgjodhën nuk ishte për t’u përgëzuar. Veç ama as për t’u lëshuar tërësisht në shigjeta të helmatisura, të zotit Gjoni dhe lakejve të tjerë të atij mitingu ndaj djemve tanë mjeranë që mermin udhët e kurbetit pa shprehës kthimi. Tani, i respektuar lexues, krahaso atë miting, me raportin që mbajti zoti Xhelil Gjoni në Kongresin e 10-të dhe shiko kthesën e tij. Ai arrin të kritikojë edhe Enver Hoxhën, sistemin, socializmin, duke nxjerrë në dukje aq shumë të meta (ndonëse nuk e vë gishtin mirë mbi plagë) sa dhe shtypyi opozitar nuk i ka thënë në atë gjerësi. Ec e mos i thuaj ndryshim qëndrim, pavarësisht nga rrethanat që këtë ose atë njeri e detyrojnë të bëjë kthesë. Ne na duhet rezultati më shumë se hamendësirat. Për të ilustruar këtë mendim, po sjell një detaj edhe më të freskët. Nuk mund të harrohet lehtë nga ndërgjegjja e popullit ai gjest antishqiptar i deputetëve të Partisë së Punës, kur kolegët e tyre demokratë u ngritën për të mbajtur një minutë heshtje për katër martirët e demokracisë të Shkodrës, dhe ata ndjenë ulur. Pa kaluar as dy muaj nga ajo skenë aspak dinjitoze, në hapje të këtij Kongresi, Spiro Dede, sekretar i Komitetit Qendror të Partisë kërkoi që për katër martirët e Shkodrës dhe dëshmorët e tjerë të proceseve demokratike, të mbahej një përpjekjet e mundshme për të siguruar ndihma e sidomos kredi për stabilitetin e gjendjes dhe vendosjen e piketave të para të së ardhmes. Megjithatë baza do të jetë puna dhe djersa jonë. Edhe deputetët që diskutuan në mbështetje të këtij programi i mbështetën si një vëmendje industriale, drithë, bollokimin e plasaritur, por edhe bujqësisë. Problemi i fshatit sot është bërë sa i mprehtë dhe i vështirë, prandaj qeveria e re me urgjencë do të paraqesë ligjin për tokën, që të aprovohet nga Parlamenti. Në këtë qeveri të stabilitetit 12 ministra ose sekretarë janë të

ME ENVER HOXHËN IDHULL MBETET PO AJO PARTI

Si për çudi, në sfondin e presidiumit të Kongresit s’ishte as portreti ose busti i Enver Hoxhës... ose busti i Enver Hoxhës, as dhe ndonjë citat u nda nga Enver Hoxha në aspektin grafik? Jo, sepse karshi presidiumit, në një sfond të bardhë ishte portreti i tij në reliev, po në ngjyrë të bardhë. Sic duket që të mos binte shumë në sy?! Po në raport u shkua edhe më tej. Për herë të parë u pranua zyrtarisht se Enver Hoxha ka bërë gabime. U tha që «nga evidentimi i gabimeve le të rëndohet kush është për t’u rënduar e të çlirohet masa e gjerë e Partisë nga goditja morale e pamerituar...». E, megjithatë, kritika për Enver Hoxhën sa ia hapi petët e lakrorit. Është për t’u përgëzuar fakti se si nga raporti dhe mjaft diskutantë u mbajt qëndrim i prerë kritik ndaj anëve negative të zhvillimit subjektivist të luftës së klasave, ndaj drejtimit të centralizuar e të dogmatizmit e burokratizmit, ndaj mbytjes së kritikës, duke ngatërruar unitetin me unanimetitin, ndaj kultit të individit, ndaj diktatit të aparatikëve, ndaj gabimeve në ekonomi e deri për të vetëvërtuar utopik shqiptar, që duan të thonë, se në disa fshatra hoqi dhe pulat nga shtëpitë e kooperativistëve. Por lind pyetja: Kush i bëri tërë këto gabime? Aq më tepër kur miridhet se në sistemet diktatoriale si njerëz i thjeshtë, qof­të komunist ose dhe në punës i vogël, jo vetëm s’ka gjë në dorë, por duhet të heshtë, ndryshe e pret persekutimi dhe dënimi ligjor?! Pra, shkaktarët e kësaj fatkeqësie ose të kësaj të keqeje të madhe që pllakosi Shqipërinë për 50 vjet, s’duhen parë vetëm tek modeli. Ai model është i lidhur si mishi me thoin me drejtuesin që zgjodhi atë, me vetë Enver Hoxhën, si nxënës të Stalinit e që në disa drejtime (ndofta në ashpërsimin e luftës

QEVERIA E RE MERR VOTËBESIMIN E PARLAMENTIT

Mbrëmë në orën 22 e dhjetë minuta, qeveria e re me kryeministër Ylli Bufi mori votëbesimin e Parlamentit. Përpara këtij çasti solemn, zoti Ylli Bufi paraqiti programin e qeverisë. Ai bëri një analizë realiste gjendjes së rëndë ekonomike të vendit dhe paraqiti synimet dhe objektivat kryesore të qeverisë për periudhën në vijim. Kërkoi jo vetëm bashkëpunimin e forcave politike, por mobilizimin shpirtëror e fizik të mbarë popullit për të bërë përpjekjet maksimale për ta nxjerrë vendin nga kjo gjendje. Qeveria e re do të mbështetet në atë dhe zëvendëskryeministri Gramoz Pashko, duke iu përgjigjur dhe pyetjeve të bëra, paraqitën se do të bëjnë të gjitha të në ose sekretarë janë të Partisë Socialiste (deri dje Parti e Punës), 7 janë të Partisë Demokratike, 2 të Partisë Republikane, 2 të Partisë Socialdemokrate dhe 1 i Partisë Agrare. Me këtë qeveri të stabilitetit ekonomik për herë të parë pas 45 vjetësh të sundimit monist të Partisë së Punës, shifra 100 përqind e PP, u reduktuan në 50 përqind, duke pasqyruar kështu realitetin pluralisht të ditës tona. Urojmë qeverinë e re për suksese në detyrën në këtë vështirë dhe patriotike që po merr përsipër të kryejë në këtë çast të vështira historike. Korresp. i «Republikës»

AKOMA ME DEKRETE TË TILLA?

Për të lehtësuar ngritjen e objekteve ekonomike dhe social-kulturore, zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve, për ndërtimin e objekteve mbrojtëse... Për të lehtësuar ngritjen e objekteve ekonomike dhe social-kulturore, zbatimin e planeve rregulluese të qyteteve, për ndërtimin e objekteve mbrojtëse dhe për çdo nevojë tjetër, shteti i njeh të drejtën vetes të shpronësojë personat e veçantë nga pasuritë e tyre të paluajtshme, mbështetur në Dekretin e Presidentit të Kuvendit Popullor nr. 4494 dt. 31.3.1969. Duke parë praktikën e zbatimit të këtij Dekreti nuk është e vështirë të kuptohet se është abuzuar shumë, si në lidhje me format e shpronësimit, ashtu edhe me procedurat e zbatuara deri tani, duke rënduar mbi qytetarët pronarë. Dua të sqaroj se nulc është fjala për shpronësimet që u janë bërë armiqve të popullit në vitet e pasçlirimit, por për shpronësimet me qytetarëve të thjeshtë, për nevoja shtetërore ose shoqërore. Kështu dikujt i merrrej shtëpia sepse do të ndërtohej një objekt social-kulturor, një shkollë a një spital, një pallat a ambasadë, se do të kthehej në këshill popullor, merrej një lokal privat dhe kthehej në shtetërore etj. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Është e qartë se ndokta për nevoja të ngutshmë dhe konkrete, shtetërore e shoqërore mund të lindte nevoja për shpronësime të tilla, por ne themi se është abuzuar shumë nga shteti që në don të pronarëve privatë sepërmjet një Udhëzimi të KM për zbatimin e këtij Dekreti thuhet se «shpronësimet do të bëhen kundrejt shpërblimit, i cili duhet të jetë simbolik dhe nuk duhet të jetë burim të ardhurash për pronarin». Kështu, edhe pse vlerësimi i pasurive të shpronësuara ka qenë i lartë, shumë shërbime, janë dënuar simbolike ose nuk janë dhënë fare. Agj i vërtetë ka qenë ky realitet, saqë edhe ndryshe që buletin në Dekretin nr. 7394, dt. 12.6.1990 e konfirmon këtë. Kështu në nenin 2 thuhet: «Shpërblimi i shpronësimit caktohet ... në masën e vlerës reale të pasurisë në kohën e shpronësimit...» Pra, nuk përdoret më termi «simbolik», por sipas vlerës reale të pasurisë. Gjithashtu sipas Udhëzimit të Këshillit të Ministrave që përmendëm, thuhet se «Komiteti Ekzekutiv ngarkon një nga seksionet e tij për të bërë vlerësimin e pasurisë, për të bërë propozimin e shpërblimit dhe për ruajtur dokumentacionin e shpronësimit.» Kjo procedurë në mjaft raste është kaq e përcyer, duke u bërë faktikisht shpronësime krejt arbitrare, pa formalitetet e nevojshme (të pakten për respekt të pronave). Është kjo arsyeja që shumë qytetarë sot po kërkojnë të drejtat e pronësisë mbi pronat e tyre të marra pa vendim shpronësimi. Një Dekret ky pra, që në kohën e sotme në kushtet e privatizimit, të konkurimit të formalizimit e të ndryshimeve të pronësisë si

Njoftim

Në mbledhimet për krijimin e Qeverisë së stabilitetit të vendit, posti i ministrit, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave iu dha Partisë Republikane. Në njoftimin e datës 11.6.1991 mbi përbërjen e Qeverisë, posti i Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave nuk figuron, pasi nuk janë pranuar kandidaturat e paraqitura nga PR. Më 12.6.1991, kryeministri, z. Ylli Bufi, në një takim me përfaqësues të PR, u vu në dijeni me vendimin e Komisionit Nismëtar se, në qoftë se nuk pranohet një nga kandidaturat e paraqitura për këtë post, PR nuk do të marrë pjesë në këtë Qeveri. Kryeministri mori përsipër që, brenda datës 13.6.1991 të njoftojë qëndrimin përfundimtar ndaj këtij problemi. Korresp. i «Republikës»