Me ftesë të qeverisë së stabilitetit të vendit, dje bëri një vizitë zyrtare në vendin tonë zëvendëskancelari dhe ministri Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Dr. Hans Dietrich Gensher, i cili erdhi edhe me cilësinë e kryetarit të Këshillit të Ministrave të KSBE-së.
Me ftesë të qeverisë së stabilitetit të vendit, dje bëri një vizitë zyrtare në vendin tonë zëvendëskancelari dhe ministri Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Dr. Hans Ditrith Gensher, i cili erdhi edhe me cilësinë e kryetarit të Këshillit të Ministrave të KSBE-së. Në aeroportin e Rinasit atë e pritën ministri i Punëve të Jashtme, Muhamet Kapllani, ministri i Ndërtimit Emin Mysliu dhe funksionarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Kishte dalë gjithashtu edhe i ngarkuari me punë a.i i ambasadës gjermane në Republikën e Shqipërisë, Kristian Nakonc. Z. Gensher, pati gjatë kësaj dite një program të ngjeshur takimesh me funksionarë të lartë të vendit tonë. Kështu, në selinë e Ministrisë së Punëve të Jashtme u zhvilluan bisedime midis delegacionit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani dhe delegacionit të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, të kryesuar nga zëvendëskancelari e ministri i Punëve të Jashtme Dr. Hans Ditrith Gensher. Në këtë takim ministri i Jashtëm Muhamet Kapllani, vlerësoi rolin e z. Gensher në mbështetjen dhe zhvillimin e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane dhe theksoi se vizita e tanishme zhvillohet në një kohë kur Shqipëria po kalon momente historike, drejt demokratizimit të gjithanshëm të jetës së vendit. Gjithashtu, ai theksoi gatishmërinë e Shqipërisë për të nënshkruar dhe zbatuar të gjitha dokumentet e KSBE-së, që nga Akti i Helsinkit e deri tek Karta e Parisit. Duke u ndalur në marrëdhëniet dypalëshe, ministri i Jashtëm gjerman theksoi gatishmërinë e qeverisë së tij për intensifikimin e këtyre marrëdhënieve, për të çuar përpara procesin e rimëkëmbjes ekonomike të Shqipërisë. Në takim mori pjesë edhe ministri i Ndërtimit Emin Mysliu. Po dje në mesditë, kryeministri Ylli Bufi priti në selinë e Kryeministrisë ministrin gjerman të Punëve të Jashtme Dr. Hans Ditrith Gensher. Pasi i shprehu mirëseardhjen, kryeministri shqiptar tha se «këtë vizitë e konsideroj si një gjest tjetër dashamirës të qeverisë gjermane dhe tuajin personalisht, për të mbështetur proceset e demokratizimit në Shqipëri dhe, në këtë kuadër, edhe qeverinë e stabilitetit të vendit». «Kam ardhur në një moment shumë të rëndësishëm për vendin tuaj dhe për Evropën», tha Hans Ditrith Gensher, dhe shtoi se «në Gjermani e ndjekim me simpati faktin që Shqipëria ka hyrë në rrugën e demokratizimit». Gjithashtu z. Gensher deklaroi se qeveria gjermane do të përkrahë pikë që Shqipëria të pranohet anëtare e KSBE-së me të drejta të plota, por një vendim i tillë, ai do të merret me konsensus. Ai ishte i një mendimi me kryeministrin shqiptar në pluralizmi i shprehur në këtë vend, është gjë për të cilën janë të gjitha mundësitë. Në takim mori pjesë edhe Zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe ministri i Ekonomisë, Dr. Gramoz Pashko. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia priti në Pallatin e Brigadave zëvendëskancelarin dhe ministrin Gensher. Presidenti Ramiz Alia i uroi z. Gensher mirëseardhjen në Shqipëri dhe shprehu kënaqësinë që takohët përsëri me të. Ai i cilësoi dy takimet me z. Gensher të një rëndësie të madhe, të zhvilluara në dy kohë të ndryshme. Herën e parë, tha ai midis të tjerash, u takuam kur sapo ishin vendosur marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve. Tani takohemi në një periudhë kur, ashtu si në Evropë dhe në botë, në Shqipëri kanë ndodhur shumë ndryshime. Dr. Gensher përshëndeti faktin që, ashtu si në botë, edhe në Shqipëri kanë ndodhur transformime në rrugën e demokratizimit e të hapjes, duke e vlerësuar si shumë të rëndësishme vendosmërinë e vendit tonë për të çuar përpara këtë proces, gjë që, siç theksoi ai, kërkon edhe zbatimin e reformave të nevojshme ekonomike. Ministri gjerman vlerësoi zgjedhjen e re politike në Shqipëri, eliminimin e qeverisë së stabilitetit të vendit në pjesëmarrjen e forcave politike, si një akt në të cilin fitohet besimi brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai nënvizoi se asnjë shtet nuk mund të zhvillohet vetëm dhe se Gjermania është e gatshme të bashkëpunojë me Shqipërinë. E rëndësishme, vuri në dukje ai, do të jetë vendosja e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Komunitetit Evropian. Në pritje mori pjesë edhe ministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani. Në të gjitha takimet ishte i pranishëm edhe i ngarkuari me punë a.i. i ambasadës së Gjermanisë në Republikën e Shqipërisë, Kristian Nako(n)c. Po dje zëvendëskancelari dhe ministër Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Dr. Hans Ditrih Gensher u largua nga vendi ynë. (ATSH)
i Jashtëm Muhamet Kapllani, vlerësojnë gjithanshëm të jetës së vendit, kur populli shqiptar beson shumë në mbështetjen e Gjermanisë, siç shpreson edhe në përkrahjen e Evropës. Në takim u theksua dëshira shqiptare që Berlini, i cili tashmë u bë simboli i Bashkimit të Gjermanisë, të jetë edhe starti i pjesëmarrjes së plotë të Shqipërisë në KSBE. Dr. Hans Dietrich Gensher përshëndeti zhvillimet dhe ndryshimet demokratike në Shqipëri dhe tha se erdhi këtu edhe si kryetar i Këshillit të Ministrave të Jashtëm të KSBE-së, që do të mblidhet në Berlin. Ai shprehu mbështetjen e Gjermanisë për proceset demokratizuese në Shqipëri dhe vlerësoi angazhimin e forcave politike shqiptare për të bashkëpunuar në kapërcimin e gjendjes së vështirë. Ai vlerësoi
Gjitthashtu z. Gensher deklaroi se qeveria gjermane do të përpiqet të plota, por në vendim i tillë, shtoi mendimi me kryeministrin shqiptar se pluralizmi i shprehur dhe në përbërjen e qeverisë, është garanci që krijon besim të mëtejshëm për thellimin e demokracisë në Shqipëri.
Në vazhdim të bisedës, kryeministri Ylli Bufi u distancua nga qëndrimet e mëparshme të zyrtarëve partiakë e shtetërorë mbi marrëdhëniet me Gjermaninë, që rridhnin si rezultat i paragjykimeve ideologjike. Ai kërkoi që qeveria gjermane të angazhohet edhe në mbështetje më të rëndësishme financiare ndaj Shqipërisë.
Ministri i Jashtëm gjerman, theksoi se problemet kësaj natyre do të diskutohen në nivel specialisht të të dy vendeve, në mënyrë që marrëdhëniet ekonomike e financiare midis Gjermanisë e Shqipërisë të ecin më.
ITALIA NË «PRIMA LINEA»
Konferenca e shtypit që dha ministri i Jashtëm i Italisë, zoti Xhani De Mikelis, para gazetarëve shqiptarë dhe të huaj, ishte një mbyllja e një veprimtarie të dendur diplomatike njëditore.
Konferenca e shtypit që dha ministri i Jashtëm i Italisë, zoti Xhani De Mikelis, para gazetarëve shqiptarë dhe të huaj, ishte mbyllja e një veprimtarie të dendur diplomatike njëditore. Por edhe hapja e një veprimtarie diplomatike të gjithanshme që do të zhvillojë qeveria e stabilitetit me partnerët e shumtë në Evropën Perëndimore.
Pse filloi pikërisht tani e jo më herët, ndërsa Shqipëria ka patur nevojë për miqtë shumë kohë më parë? Është e qartë. Askush nuk do t’i afrojë kaq cilësitë konkretisht një qeverie moniste, një qeverie të asaj partie që megjithëse ndërroi emrin e duhej ujit i «Lumit Adriatik» që të shlyejë edhe namin e keq komunist, virusin që e largon Evropën dhe SHBA në qoshen tjetër të botës.
Ja pra një hap qenka dashur, të cilin me guxim dhe vendosmëri e bëri opozita. U deshën gati 50 vjet që një ministër i jashtëm i Italisë të vijë në Shqipëri, sepse kaq vjet iu desh shqiptarëve që të hapnin dyert e rënda të burgut.
Ministri De Mikelis duke u shprehur në mënyrë figurative se ne nuk na ndan më një det por një lumë (kanali i Otrantos) shfaqi qartë gatishmërinë e qeverisë së tij për të qenë në «Prima Linea» të politikës evropiane ndaj Shqipërisë. Duke iu përgjigjur pyetjes se çfarë e kondicionon këtë pozicion, ai u përgjigj se në radhë të parë është një pozicion që buron nga ndërhyrja e Evropës Perëndimore ndaj erës së demokracisë që po fryn tek ju. Dhe së dyti janë afërsia gjeografike, lidhjet historike, tregtare dhe kulturore që i japin Italisë këtë rol të avancuar brenda Tregut të Përbashkët Evropian.
U desh një qeveri shumëngjyrëshe që të marrin frymë më lirshëm jo vetëm shqiptarët por edhe perëndimi evropian.
Kështu gjatë konferencës së shtypit, De Mikelis shprehu besimin e tij se Shqipëria do të gjendet të enjten anëtare e KSBE, pasi të hënën pritet të vendosen marrëdhëniet diplomatike me TPE. Këto hapa do të tërhiqen në aspekte të tjera si në përfshirjen e vendit tonë në programet e Perëndimit për zhvillimin e Evropës Lindore, në integrimin në organizatat dhe institucionet evropiane, në FMN, Bankën Botërore, etj..
Optimizmi që krijoi kjo konferencë në sallën e shtypit të Pallatit të Kongreseve u duk edhe në tentativat e disa gazetarëve për të duartrokitur, megjithëse donin të shënonin në bllokun e tyre çdo fjalë: fjalë shprese.
Lidhur me ndihmën konkrete të Italisë për Shqipërinë shifra 60 miliardë lireta ishte befasuese, nga këto 28 miliardë ushqime, 2 miliardë medikamente e 30 miliardë kredi për lëndë të para për industrinë. Kjo ndihmë do të pasohet edhe dhe shtetet e tjera të TPE. Vizita këtë muaj e zëvendëskryeministrit Gramoz Pashko në Itali do të shërbejë për konkretizimin e këtij plani por edhe për të përcaktuar pikat kryesore të bashkëpunimit afatmesëm, 3 vjeçar, siç u shpreh vetë ministri italian.
Tashmë të gjithë e kanë kuptuar, edhe ato forca konservatore puniste në parlament, se «vjetra po shembet, një botë e re po lulëzon gjermandhas». Vetëm çuarja deri në fund e demokracisë pluraliste, vendosja e shumëpritur e paqes sociale mund të çojë në eliminimin e krizës së përgjithshme ekonomike e shpirtërore. Bota perëndimore ka ndezur radarët për të kapur sinjalet që vijnë nga Shqipëria. Ndaj jo më hapin e breshkës së deri dje, jo me intensitet të dobët. Kështu më në fund ata do të na shtrijnë dorën për të nisur startin drejt Evropës.
Ama, Kongres, hë!
(QUMËSHT, NOSTALGJI, QUMËSHT)
— SATIRË —
…Fshsh fshshsh fshshsht.
Ama, Kongres, hë! E pe, mo? Këh, këh, këh! Ç’na mbytën këto shejtanka me ato dreq fshesa. Kongres i thënçin! Pa daulle, pa rroftë. Të kujtohet si bëheshin këto punë njëherë e një kohë? Që një vit përpara ziente kazanai. Vuuuu gazetat. Radioja, festivalet. Vuuuu edhe poetët. Hë de, e mban mend, apo jo? Pa kur na përcillnin me gëzheta, me zurna. Pa kur e përmbysnim sallën me duartrokitje dhe brohoritje. Eh, iku djo kohë…
Sa shkoi ora? Dy? Dreq o punë, u shthya nata… E kështu, si raporti, eh… si t’u duk ty raporti? Hë, o hic. As shtira, as tejkalime, as rroftë. Raport i thënçin! Më përpara në çdo pesë-shtatë shqiptërin duratrokitjet dhe shprehnin kujtohej dhe urra, të gjitha kutithët. Industria, kaq përqind… Urra! Bujqësia, s’ku me gara. Urrraa! Për dy vjet problemi i strehimit zgjidhet përfundimisht. Urrraaa! Kaq shumë i përplasnin duart, saqë na dhimbnin!
Eh, kemi qenë shumë luftarakë ne… Këta të sotmit s’kanë as gjak, as shpirt. Këh, këh! Kollë e mallkuar! Kështu pra, këta këputen në mes me ca duartrokitje të ngordhura. Paf, puf. Sikur nuk kishin ngrënë bukë. Si the? Bertitën dhe shumëmë bile? Oh, çfarë quan shumë, zotrote? Kur bërtisnin ne, tundeshin muret. Thuaj jo, po deshe.
Po kjo shishe e kujt është? E? I dhjeti. S’e kisha për radhën, jo, E kisha për Kongresin. Këh, këh! Ama për Kongres. Pa daulle, pa rroftë. Mban mend si na shkonte goja vaj atëherë? Nga Vermoshi dhe Konispoli, nga veprat madhështore të Partisë… ne… me hov të paparë… Ca ishin me kostume popullore. Ca me qylafe. Dhe kudo kishte muzikë. Flamurë. Dhe rroftë. Dhe urra. Eh, ne e tundnim, jo fjalë. Ishim zjarr ne. Kur kujtonim, eh… Çfarë? S’të kujtohet që unë të këm diskutuar ndonjëherë? Këh, këh! Po… nga vendi, bre. Nga vendi. Ehu, sa herë kemi folur e kemi thirrur, ne nga vendi rrofhtë e oftë. Ishim të guximshëm dhe të gëzuar ne. Kur diskutonim, një javë më pas rrinin të ngjirur. Për zotin. Mban mend, apo jo?
Eh, po edhe diskutimet ishin të gjata atëherë, ishin plumb e jo si të atyre, që… Kur bërtisnim ne, amerikanëve u shkonin shtatë. Të kujtohet? Ama frikacakë të mëdhenj ata amerikanët, hë? Thuaj, jo, po deshe. Këh, këh, këh! Na plevitosi kjo radhë e mallkuar… Pa le rusët. Oho, ata i zinim veshët me duar dhe ma mbathnin me katra. Naa, erë bëheshin… Hë mo, është kështu, apo jo? Tërë bota i kishte sytë nga ne. Donte të na arrinte, po s’na arrinte dot.
Pa shikoje edhe njëherë orën. Sa? Tre? Hm, q’vete, more q’vete! E more mishin? E de, tallonin. Dje e kisha edhe unë. Nga ai i jashtmi, domos. Të poshtër këta
(Vijon në faqen e 2-të)
VANGJUSH SARO
KRONIKË
TAKIM I PËRFAQËSUESVE TË PR ME ANËTARË TË DELEGACIONIT TË BANKËS BOTËRORE
Në Selinë e PR datë 12 dhe 13.6.1991 u zhvillua bisedime midis z. Hysen Çobani dhe Teodor Kareco, anëtarë të Komisionit Nismëtar të Partisë Republikane dhe përfaqësuesve të Bankës Botërore Thomas E. Daves, Çaba Csaki dhe Frank J. Lysy. Ato u përqendruan për problemet ekonomike që preokupojnë vendin sot në përgjithësi, për ato të fshatit në veçanti, programin e Partisë Republikane dhe zgjedhjet që ai ofron. Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi e mirëkuptimi të plotë dhe u konsiderua i dobishëm për të dyja palët.
Korresp. i «Republikës»
TAKIM MIDIS ANËTARËVE TË KËSHILLIT TË DEGËS SË PR PËR TIRANËN DHE Z. MERI KETRIN E NGARKUAR PËR SHQIPËRINË NË INSTITUTIN KOMBËTAR TË STUDIMEVE AMERIKANE NË WASHINGTON
Në selinë e PR për Degën e Tiranës u organizua një takim pune e këmbim mendimesh midis Këshillit të Degës së Tiranës dhe z. Meri Ketrin, Biseda u zhvillua me këmbim mendimesh dhe opinionesh rreth problemeve që e preokupojnë sot vendin dhe kuadrin e zhvillimit të proceseve demokratizuese në vend. Në fund z. Meri Ketrin falenderoi të pranishmit për ndihmën që i dhanë për misionin e saj në Shqipëri. Në takim morrën pjesë z. Hysen Çobani, anëtar i Komisionit Nismëtar të PR dhe z. Maksim Havajari, kryetar i Komisionit Drejtues për Degën e Tiranës.
Korresp. «Republikës»
KRONIKË
BUZËQESHJE TË HIDHURA
Ç’ka ndodhur me ne, kur kujtojmë të kaluarën 46-vjeçare! Qeshim, sa shyqyrmi gazit. Sa budallenj paskemi qenë! Por, pas pak, një drithmë tronditëse na përshkon tërë trupin, sa për pak zëmë të qajmë.
Të sotmen vështirë se e përcaktojmë dot. Vërtet diçka dimë të themi: që nga mëngjesi gjer në darkë po merrremi me politikë, duke na u shkaktuar kështu edhe ato dy fijë nervash që i shpëtuam trysnisë së diktaturës. Po e nesërmja? Shpresë për një buzëqeshje. Veç kujdes, se mos derdhim edhe lot pa dashje…
VEPRA E PAVDEKSHME NË KOSH TË PLEHRAVE
Një ditë hyra në një mëngjesore private. Mora dy shishqebape dhe 0,5 lekë bukë. Nisa të ha gjithë lezët, por menjëherë më shkuan sytë te letra ku ishin mbështjellë qebapët, mbi të cilën lexova përmes njollave të yndyrës: «… si mund të quhet revolucionar një komunist, që kalon gjashtë herë në ditë mbi bajgat që kanë mbushur shkallët e apartamentit të tij dhe nuk merr mundimin të zhduke një situatë të tillë dhe të edukojë gjithë banorët e pallatit?» (E. Hoxha. Kundër revizionizmit modern; përmbledhje veprash 1965-66, faqja 404). M’u neverit e ngrëna, ndaj u mata të dal nga lokali. Por një tabelë e vogël në hyrje të tij më bëri të qesh. Ajo lexonte qartë: «Bëjmë vepra të shkruara nga E. Hoxha. Çmimi 1 lek copa.»
MJAFT DE… SE M’U VJETËRUA KOSTUMI
Një komunist i orëve të para kish kohë që bënte llogari se sa
e sa gjëra do të mund të blinte; sikur të mos kish paguar tash si vite kuotat e partisë. Televizori me ngjyra (në fakt ai s’kish as bardh e zi), frigorifer etj etj. Po të mos ish i detyruar të blinte tërë ato vepra, sa do të kishte vallë tani në arkën e kursimit? Plot. Shtoj këtu edhe përqindjen… një shumë e mirë. Po sikur?… «Mjaft më me të tilla llogari», i tha një ditë të shoqes ai. «E vendosa. Do të dorëzoj teserën dhe me kursimet e mbledhura do të qep çdo vit nga një kostum».
QENI I PAVLOVIT
Përballë portës së vilës, ku po kryen misionin bamirës në Tereza së bashku me motrat që e shoqërojnë, janë të shumtë ata që presin radhën për ta takuar. Çdo ditë në të njëjtën orë, aty nga dreka, njerëzit lebetiten nga një qen rrugësh, i cili sillet rreth e rrotull duke lehur, pastaj ikën i dëshpëruar me bisht nën shalë. Nuk është për t’u çuditur. Dikur në atë vilë banonte i lumtur F. Muliu i kuq i Shkodrës, karrocieri Muho Asllani. Çdo drekë, e shoqja, Lumi, kish zakon të ushqente qenin e vetm të shtëpisë, për të cilin thuhej se hante dy deri në tre tollona, sa e kish zili edhe ushtari që ruante te dera. Ato që tejtropin vinte e i hante qeni i Pavllovit. I shkretë ai, megjithëse ka kaluar mjaft kohë, ende nuk e ka marrë vesh që miku i tij bujar është transferuar në Sukth.
SPIRO LITO
Filloi fushata e pajtimeve në të gjitha gazetat.
Pajtimet bëhen në çdo zyrë të PTT-ve të vendit.
LEXUES! Pajtohuni në gazetën «Republika»
REDAKSIA