20/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

20 qershor 1991

SEKRETARI I SHTETIT, XHEJMS BEJKER, NESËR NË TIRANË

KJO ËSHTË PËRGJIGJJA E SHPEJTË E SHBA PËR FUNDIN E MONIZMIT SHQIPËRIA U PRANUA NË KSBE

SË BASHKU NË GJIRIN E FAMILJES EVROPIANE

Berlin, 19.6.1991, ora 15.08 Sot, në ReishTagun gjerman, me propozimin e dr. Hans Ditrih Gensherit, zëvendëskancelar dhe ministër i Jashtëm i Gjermanisë, Shqipëria pas afro 600 vjetësh kthehet në gjirin e familjes evropiane. U arrit kështu vullneti i popullit shqiptar, i shtypur për 46 vjet nga hundra e hekur e kequrt e PP dhe diktatorit Enver Hoxha. Kjo është dora e ngrohtë e demokracisë evropiane. Në republikën përshëndesim këtë çast të ëndërruar, kur flamuri ynë u valavit në të njëjtën radhë me ata të popujve të Evropës. Kjo është dita e madhe që vjen andej nga perëndon, siç thoshte Naimi i madh. Ky është një akt i madh angazhimi për ne dhe mirëpojë për popujt e Evropës dhe SHBA, që vlerësuan lart luftën e popullit tonë për liri e demokraci. Më në fund, Atdheu është Skënderbeut, i ka hijet të qëndrojë krenar në sofrën evropiane. HYSEN ÇOBANI (dhënë me faks.)

PERSONALITETI I SHQUAR DHE NJERIU

Nesër rreth orës 16-20 pasdite, për herë të parë në Shqipëri, do të vijë një delegacion i përfaqësuesve i shquar i popullit të madh amerikan. Dhe ky është Sekretari i Shtetit, Xhejms Bejker. Jo vetëm në botën e përparuar, por edhe në Shqipërinë e vogël «hermetike» të monizmit, ai gezon një popull, simpatia të veçantë si një burrë shteti, si një politikan i shkathtë e shumë pragmatist, si diplomat fjalëpak e punëmadh, si njeri i ekuilibruar. Ai duket u përpjekur të zbatojë me ndërgjegje të lartë politikën e presidentit Xhorxh Bush, është i kudondodhur atje, ku është domosdoshme prania e SHBA. Në Londër, Paris, Moskë, Pekin, Berlin, Pragë, Tel-Aviv, Damask, Kairo, Gjenevë... Është njeriu i përgatitjeve të bisedimeve të Bushit me Gorbaçovin e shumicë liderë të tjerë të vendeve të mëdha. Dhe kudo, siç e pohon revista amerikane «Newsweek» – «u urren humbjen. Në dhjetëvjeçarin e fundit, asnjë figurë tjetër nuk ka patur më shumë përvojë në njësimin e vetes me floren, duke iu shmangur turpit, humbjes». Po si arriti ky politikan dhe «marrë shteti deri këtu? Për «të përgjigjur kësaj pyetjeje (meqë shkruajmë material) na ndihmon përfaqësuesi i SHBA-së në Shqipëri, Uilliam R. Rayserson, i cili u lidh me Uashingtonin dhe na dorëzoi shumë shpejt material të Departamentit të Shtetit të SHBA, dërguar enkas për kërkesa të. XHEJMS BEJKERI III u bë Sekretar i Shtetit Xhejms Bejekeri III u bëta si Sekretar i 61-të në Departamentin e Shtetit më 25 janar 1989 dhe në një ceremoni formale dhe Shënjore e Bardhë më 27 janar 1989. Ai u emërua nga Presidenti i zgjedhur Bush më 9 Nëntor 1988 dhe u aprovua nga Senati më 25 janar 1989. Xhejms Bejker III ka shërbyer si Sekretar i 67-të i Thesarit nga shkurtit 1985 deri në gusht të 1988. Në atë kohë u ngarkua me detyrën e Kryetarit të fuqishëm eklaratore të ndihmës-presidentit Xhorxh Bush. Përpara se të shërbente si Sekretar i Thesarit, ka qenë emëruar nga Presidenti Regan si Shef i Shtabit të Presidentit të SHBA, post që e mbajti nga janari 1981 deri në janar 1985. Ndërkohë ai ishte anëtar i Këshillit Kombëtar të Sigurimit të Shtëpisë së Bardhë, duke mbetur edhe anëtar i Sekretariatit të Thesarit. Në Thesar ishte gjithashtu Kryetari i Këshillit të Politikës Ekonomike të Presidentit. Më 1980 zoti Bejker ka shërbyer si këshilltar përvoje gjatë fushatës elektorale Regan-Bush. Nga janari 1979 deri në maj 1980 ishte Kryetari i fushatës së zëvendëspresidentit Bush për kandidimin e presidentit republikan më 1980. Sekretari Bejker ishte kandidat i Partisë Republikane për Prokurorin e Përgjithshëm të Teksasit më 1978. Ai ka lindur në Huston dhe ka punuar si jurist në firmën Andrews dhe Kurth nga 1957 deri më 1975. Në gusht të vitit 1975, zoti Bejker u ngarkua nga Presidenti Ford zëvendëssekretar i Tregtisë. Ai u bashkua në fushatën elektorale të Presidentit Ford në maj 1976 si zëvendëssekretar për Veprimet Operative dhe në gusht u bë Kryetar Kombëtar i Komitetit të Presidentit Ford. Sekretari Bejker është diplomuar në Universitetin Prince ton më 1952. Pas shërbimit dy vjeçar aktiv si toger në trupat e Marinës së SHBA, hyri në Universitetin e Teksasit për drejtësi në Austin. Më 1957 i mbaroi studimet dhe mori diplomën me rezultate të shkëlqyera. Është anëtar i Shoqërisë Bar të Teksasit dhe Houstonit. I Shoqërisë Amerikane Gjuhësore dhe të Vëllezërisë së nderimeve ligjore Phi Delta Phi. Gjithashtu anëtar në Degën e Trupave të Qendrës Ndërkombëtare Uodro Uillson për studiuese në Institutin Smithsonian. Ai ka shërbyer dhe në organizmat drejtues të spitalit për fëmijë të Teksasit dhe të spitalit MD Anderson të Institutit të Tumoreve. Sekretari Bejker ka fituar çmimin Vexheson për shërbime të shquara publike nga Instituti Amerikan i Shërbimit Publik, një çmim për Shërbime Publike të Shquara nga shkolla shtetërore e Harvardit «Xhon F. Kenedi» dhe shërbimin Uodro Uillson për arritje të shquar në shërbim të atdheut nga Universiteti Princeton. Sekretari Bejker më 1986 u zgjodh si ish-student i shkëlqyer i Universitetit të Teksasit. Ai është mbajtës i shumë diplomave nderi. Bejker ka lindur më 28 prill 1930. Gruaja e tij Suzan Garet Bejker është baronesë e njohur në SHBA, themeluese e dy organizatave për mbrojtjen e të pastrehëve. Preferon të luajë tenis dhe golf. Bejkeri dhe Suzana kanë tetë fëmijë. Për të folur për Sekretarin e Shtetit të SHBA, Xhejms Bejker III shërben një foto e tij nga një jetë e tij, botuar në revistën amerikane «Newsweek» më 14 janar 1991. Bëhej fjalë për bisedimet e Gjenevës me Tarik Azizim, që ishte përpjekja e fundit e shmangjes së luftës me Irakun. Për ato ditë, siç pohon revista, Suzana thoshte: «Bejkeri që “fle me mirë” se çdo njeri në botë», për herë parë në dhjetëmijëerë nevojat e bërjes pajtueshme. Se e dinte rrezikun që i kanosej si ushtrisë amerikane, por, më shumë popullit dhe ushtrisë së Irakut, që duhej të paguante një harak shumë të rëndë për kthimin e fustë në aventurë vdekjeprurëse. Në emër të demokracisë, të aspiratave të popullit shqiptar për përparim e zhvillim, në emër të miqësisë shqiptaro-amerikane u urojmë njerëzve të një së vlerit, zoti Bejker në Shqipëri. Zemrat tona janë me Ju! G. DHIMO

Gënjeshtra e PP dhe e vërteta e opozitës

Populli ka një shprehje të artë: «Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra». Këtë e ka vërtetuar katërcipërisht jeta në shekuj. Por, këto ditë jeta jonë politike i bëri një rivërtetim të ri. Le ta analizojmë: Një vit më parë Partia e Punës, që po e shikonte humnerën, drejt të cilës po shkonte; nisi fushatën për të tërhequr në Shqipëri investitorë e firma të huaja nga më të ndryshmet. Kjo shkëlqeu në parimet e Kushtetutës dhe të Enverit nuk kaloi në heshtje. Përkundrazi televizoni ynë; ende pa u nënshkruar kontratat, merre intervista e i bënte jehonë çdo afaristi që vinte këndej. Më e dukshme u bë kjo propagandë në prag të zgjedhjeve të 31 marsit, saqë u krijua përshtypja, që këto e ka opozita që thotë komunisti si ndihmon njeri. Ja, përkundrazi, tërë këto firma janë afruar. Shqipëria do të tërheqë kapitalin e huaj dhe gjendja do të ndryshohet. Do të kishim qenë të gëzuar të ishte vërtet ashtu. Por, imzot, ato ishin vetëm për propagandë, që të fitonte Partia e Punës, që zoti Ramiz Alia si lider i saj, t’i siguroonte partisë të ardhmen. Madje deri në vigjilje të 31 Marsit ai lavdëronte veprën e ndritur të Enver Hoxhës dhe Partinë e Punës dhe ftoi popullin të votonte për këtë parti. E pra, ai e dinte mirë, se ndihmat s’do të vinin nga jashtë, se ato intervistime televizive ishin thjesht propagandistike. Megjithatë, interesi i Partisë mbi ato të Shqipërisë! Por, kur fitorja u arrit dhe pritej të vinin kapitalistët për të bërë investimet, me përjashtim të ndonjë firme, për të cilën ka patur shumë kundërshtime e pikëpyetje, s’u duk njeri të ndihmonte Partinë e Punës dhe qeverinë moiste të saj. Edhe intereset për udhëtimin drejt Evropës i kryeministrit Fatos Nano u shua pa u ndriquar fare, sepse bota për 50 vjet ka paguar për shkatërrimin e komunizmit e jo më tani që ai u shkrive, të financojë për lulëzimin e tij në Shqipëri. Në këtë rrethana Bashkimi i Sindikatave të Pavarura ndikoi për të gjetur zgjidhja. Qeveria e aprovuara e Zotin Nano kapitualli para grevës së përgjithshme dhe u krijua qeveria e stabilitetit të vendit me pjesëmarrjen e disa partive politike. Kështu përfundoi gënjeshtra e PP për të siguruar aleatë në botën e zhvilluar perëndimore. Po a do të afrohen investitorët shqiptarët? Në emër të demokracisë së fushatës për të tërhequr për kapitalistët për Shqipëri, e quajtur «shpëtim nga opozita», u bënë më tej: Kur ende ishte hamendje, gazetë amerikane «Dhe Nju Jork Taims» përmes Deivid Bajnderit njoftoi se do të vinte Xhejms Bejker në Shqipëri. Po ky ishte vetëm konfirmim gazetaresk dhe jo zyrtar. Atë natë që pritej formimi i qeverisë së stabilitetit, ndërkohë që kishim radhitur shkrimin për mirëseardhjen e Bejkerit në Shqipëri, që do të bëhej të nesërmen, takuam zotin Uilliam Rayerson, përfaqësuesin e SHBA-së në Shqipëri. Përgjigjja e tij ishte: «Konfirmim zyrtar nuk ka, por në senatin amerikan kjo çështje po diskutohet». Prisnin një qeveri koalicioni. Dhe pa filluar mirë punë kjo qeveri, arriti De Mikeli. Pa u shuar ende kjo jehonë pozitive e afrimit të Italisë, me të cilën na ndan vetëm një «lumë», pra kaq afër jemi por për 50 vjet iu larguam sikur të ishte djalli, arriti dhe zëvendëskancelari dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Dr. Hans Ditrih Gensheri, me ardhjen e kryetarit të Këshillit të Ministrave të KSBE-së. Qëllimi u parashtrua si dritë e diellit miratimi i tij dhe i shumë shteteve për tu pranuar Shqipëria në KSBE, sepse s’është më një vend monist dhe e dyta, ajo që për ne është baraz me jetën: bashkëpunimi dhe ndihma ekonomike. Ky përfaqësues i shquar i Gjermanisë dhe mik i popullit tonë të martirizuar, siç pohon vetë ATSH-ja «...vlerësoi zgjidhjen e re politike në Shqipëri, formimin e qeverisë së stabilitetit të vendit me pjesëmarrjen e forcave politike, si një akt me të cilin fitohet besimi brenda dhe jashtë Shqipërisë.» Tani lind natyrshëm pyetja: «Donl më për Berlinin?». E, meqë duam, po tregojmë se «forcë dhe ç’rlyer ka opozita për Atdheun. Këtë po e përforcoj me njoftimin zyrtar të ardhjes me urgjencë në Shqipëri të zotit Xhejms Bejker, sekretar i shtetit të SHBA-së. 50 vjet jet ikën drejtimin e monizmit të kuq, i larguam veç të këta kolosë të zhvillimit, por edhe kur deshëm (në fazën e përpëlitjes) për të shmangur fundin pa lavdi që do të fusste në histori emrin e Partisë së Punës – «legjendare», ata nuk erdhën. PETRO DHIMITRI (vijon në faqen e 4-t)

KRONIKË

Më 14-15 qershor, në Athinë, zhvilloi punimet Konferenca e parë e Partive Demokratike të Ballkanit me iniciativën e Partisë Demokratike e Re të Greqisë. Me ftesën e presidentit të kësaj Partie, kryeministri grek z. Cotakis, në këtë konferencë morën pjesë si vëzhgues edhe Sabri Godo e Vangjush Gambeta nga PR. Konferenca diskutoi mbi ngritjen dhe mundësitë e bashkëpunimit të Partive Demokratike të Ballkanit në dobish të zhvillimeve demokratike në rajon. Në emër të PR konferencën e përshëndeti sekretari i Komisionit Nismëtar të kësaj partie, Vangjush Gambeta. Gjatë qëndrimit në Athinë z. Godo dhe Vangjush Gambeta u takuan me shefin e sektorit të marrëdhënieve me jashtë të Demokracisë së Re, z. Teodor Berkaçis. Gjatë bisedës u diskutua rreth mundësive të zhvillimit të marrëdhënieve ndërmjet dy partive dhe vendeve tona dhe veçanërisht për problemin e refugjatëve shqiptarë në Greqi. Më datën 15 qershor, në orën nga sallat e Hotel «Dajlti», ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, dr. Gensher, priti dhe zhvilloi një bisedë me kryetarin e Komisionit Nismëtar të PR, Sabri Godo. Gjatë bisedës, Dr. Gensheri vlerësoi inkurajues e zhvillimin e marrëdhënieve të ardhshme të Shqipërisë, formimin e qeverisë së stabilitetit të vendit dhe marrëveshjen parti- ve politike për Unitetin Kombëtar. Ai kërkoi mendimin e Partisë Republikane Shqiptare për problemin e pranimit të Shqipërisë në KSBE. Pasi shpreh ndjenjat e miqësisë së popullit shqiptar ndaj Gjermanisë dhe popullit të saj, Sabri Godo theksoi se këto ndjenja janë krejt të ndryshme nga ato që kanë treguar qeveritarët e mëparshëm të Shqipërisë. Ne e shohim, vazhdoi ai, Gjermaninë si një vend të afërt e të fuqishëm, me të cilën duhet të hyjmë në marrëdhënie të ngushta politike, ekonomike dhe shoqërore. Veçanërisht Partia Republikane është e mendimit se qëllimet dhe aspiratat e saj janë shumë të afërta me ato të Partisë të Demokracisë së Re. (Vijon në faqen 4-t)