30/06/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

30 qershor 1991

KONFERENCA E PARË E PRSH ZGJODHI ORGANET DREJTUESE

Të premten, më 28 qershor 1991, Konferenca e Parë Kombëtare e Partisë Republikane Shqiptare, e cila javën e kaluar u ndërpre me rastin e vizitës së Sekretarit të Shtetit të SHBA, zotit Xhejms Bejker, vazhdoi punimet. Pasi u diskutua mbi përherën e organeve drejtuese të Partisë Republikane, Konferenca vendosi krijimin e Këshillit të Përgjithshëm të përbërë prej 54 vetësh dhe të Komitetit Drejtues prej 21 anëtarësh, me një kryetar dhe dy nënkryetarë. Kryetar i Komitetit Drejtues u zgjodh zoti SABRI GODO dhe nënkryetarë zëvendëristë VANGJUSH GAMBETa dhe ZEF BUSHATI. Në Komitetin Drejtues bëjnë pjesë zotërinjtë: 1. ZEF BUSHATI (aktor, Tiranë), 2. ALEKSANDËR ÇINA (inxh. gjeolog, docent Tiranë), 3. VANGJUSH DISHNICA, (arsimtar, Korçë), 4. PETRO DHIMITRI, (gazetar, Tiranë), 5. VANGJUSH GAMBETA, (ekonomist, Bashkëpunëtor i Vjetër Shkencor, Tiranë), 6. SABRI GODO, (shkrimtar, Tiranë), 7. ALEKSANDËR GJOLLMA, (fizikan, Kandidat i Shkencave, Tiranë), 8. AHMET HASANI, (ekonomist, Krujë), 9. KUJTIM HASHORVA, (inxhinier mekanik, Tiranë), 10. MAKS HAVJARI, (inxhinier, Tiranë), 11. FJODOR KALLAJXHI, (mjek, Tiranë), 12. SKËNDER KËRÇUKU, (ekonomist, Kandidat i Shkencave, Tiranë), 13. VIRON KOKA, (historian, Doktor i Shkencave Tiranë), 14. TAMARA KONOMI, (fizikane, Kandidatë e shkencave, Tiranë), 15. PIRO LOLI, (pedagog, Gjirokastër), 16. EDUARD LAZE, (ekonomist, Tiranë), 17. ÇERÇIZ MINGOMATA, (stomatolog, Tiranë), 18. YLLI RISKA, (inxhinier, Elbasan), 19. SHPEND SHALLAKU, (arsimtar, Lushnje), 20. DYRMYSH SHEHU, (arsimtar, Peshkopi), 21. AGIM SHEHI, (arsimtar, Durrës).

Zotërinj, vlerësoni punën, apo biografitë?

Më 13 nëntor 1990 kam dërguar në Kuvendin Popullor një material me studime ekonomike. Në të përfshihen rreth 100 studime dhe propozime novatore, vlera e të cilave matet me qindra milionë lekë. Këto studime konkretë shkencore shoqërohen me mostra, eksperimente dhe efektivitet ekonomik. Nga këto studime dhe novacione e quaj të nevojshme të veçoj dy: «Vartësia e ekonomisë nga teknologjia» dhe «Hartimi i një teknologjie të re për repartet e ngjyrosjes për metrazhet me përzierje 45 përqind lesh dhe 55 përqind poliester». Leverdia ekonomike e tyre, e parë vetëm në Kombinatin e Tekstilit në Tiranë i kalon 30 milionë lekë në vit. Nga këndvështrimi ekonomik është studiuar procesi teknologjik. Po ç’e keqja? Në Kombinatin e Tekstileve në Tiranë dhe në tërë strukturën e prodhimit material të vendit, zbatohen procese teknologjike të gabuara, të papambetura si edhe sheklë të rënda të proceseve teknologjike që i kushtojnë ekonomisë miliarda lekë. Dhe fakti për këto nuk bie vetëm mbi ministrat, por mbi mendimin teknologjik që ndodhet nën nivelin mediokër. Vënia në jetë e studimeve dhe novacioneve tona bën të mundur daljen e Kombinatit nga prapambetja, sepse zbatimi i tyre rrit prodhimin, ul koston, rrit cilësinë, pamjen e jashtme, butësinë dhe preshkmërinë e metrazheve të nivelin 100 përqind. Me të tillë tregues bëhet e mundur hapja e rrugëve të garantuara të eksportit të tekstileve tona, rrugë që së sot, për faj të mendimit teknologjik të paaftë, janë të mbyllura. Ndërhyrjet në teknologjinë ekzistuese në këto dy studime vetëm në Kombinatin e Tekstileve në Tiranë i ekonomisë fitojnë të mëdha. Kështu fitohet duke 130 000 ml metrazhe, të cilat sot dëmtohen nga prerjet me gërshërë, kalojnë në metrazh 385000 ml që sot përfundojnë në kupona, kalojnë nga cilësi III në cilësi I 1685000 ml dhe nga cilësia II kalojnë në të I, 813000 ml. Është e rëndësishme të theksohet se këto studime kanë të bëjnë me eliminimin e dëmeve të mëdha në operacionin përfundimtar të metrazheve. E theksojmë këtë mbasi në të zgjatjet kemi bëre të tjera të mëdha të metrazheve të ashpra. Presidenti i Kuvendit Popullor me shkresë nr. 20.143 datë 24.11.1990 më dërgoi këtë përgjigje: «Letra juaj, së bashku me materialet e tjera dërguar për kryetarin e Presidiumit të Kuvendit Popullor shokun Ramiz Alia, iu dërgua ministrit të Industrisë së Lehtë, Bashkim Sykja. Ai porositet që për pabajtjen e letrës ta studiojë me kujdes me një rreth të gjerë njerëzish kompetentë, të bëjë vlerësimin e çështjeve që ngrini në të, t’ju jepet rrugë problemeve të zgjidhshme, t’u sqaroje e bindë për konkluzionet që do të arrihen dhe për përfundimin të njoftojë Presidiumin e Kuvendit Popullor». Që në fillim, pasi lexova këtë njoftim, u zhgënjeva, mbasi me keto procedura jam argasur 30 vjet rresht. Një procedurë e tillë jo vetëm që bën të kthejnë përgjigjën me kërkesën time, por ajo nuk justifikohej edhe nga pikëpamja e njohjes së së vërtetës, mbasi këto studime u ktheshin përti gjykuar pikërisht kundërshtarëve të hartimit të proceseve teknologjike dhe të metodikave ekonomike të gabuara. Kjo ishte çudia e parë, por e njohur për mua. Prita 5 muaj. Tek unë nuk u bë asnjë për gjë biseduar, por nga angazhimi e teknologes Mariana Bushi dhe të kryeinxhinierit Isa Feci kuptova se materiali im ishte ardhur në Kombinat. Më 21 mars 1991 shkova në Presidiumin e Kuvendit Popullor. Shokët e degës së pritjes më lexuan përgjigjën e Bashkim Sykjes. Pasi u njoha me përmbajtjen, më pushtoi zemërimi, sepse ish-ministri jo vetëm që nuk kish zbatuar porosinë e Presidiumit, por me një gjuhë maskareduese dhe mashtruese e dha vetë Presidiumin. Në përgjigjen e tij ai nuk merr nej problem ekonomik, por me biografinë e ekonomistit, duke hekur baltë mbi figurën e tij. Unë paraqes novacione, propozime e studime, Bashkim Sykja merret me themelimin, bën trillime e aluzione. Për këto qëndrime kam shumë dokumente, një prej tyre të firmosur nga vetë ai. Ma do mendja që Bashkim Sykja të mos e ketë formuluar vetë shkresën për Presidentin. Këtë duhet ta ketë bërë ndonjë kalemshi në Ministri në bashkudhi me disa kuadro të kombinatit. Bashkimi ka firmosur ose qorrasi ose me ndërgjegje. Ky është një gabim i dyfishtë sepse ai nuk i njeh fare autorët dhe se dyti Presidenti nuk i kërkonte biografi e sharje, por vlerësimin e studimeve dhe novacioneve. Më tej B. Sykja mashtron në mënyrë të përsëritur, sepse ai bie në kundërshtim me vendimin e këshillit shkencor të Kombinatit me nr. 2705/1 prot, datë 6.12.1990 të firmosur nga kryeinxhinieri Isa Feci, me mendimin e fabrikës së tekstileve të REXHEP ISMAILI (Vijon në faqen e 2-të)

TË NDALET SA MË PARË DHUNA NË JUGOSLLAVI

Partia Republikane Shqiptare po ndjek me interesim të madh dhe dhimbje të thellë ngjarjet në Jugosllavi. Sulmet ushtarake, me përdorimin e armëve të rënda e bombardimeve ajrore janë shpallja e një lufte të hapët civile ndërmjet republikave, e mbarsur me rrezik të madh edhe për popujt e tjerë të Ballkanit dhe të Evropës. Neve na shqetëson shumë fati i vëllezërve kosovarë, sepse atje është derdhur gjak shqiptar i ditë më të qeta e jo më në një kohë luftë civile, që i krijon kushte shovinizmit serb të veprojë edhe më lirisht. Vrasjet edhe këto ditë s’kanë munguar, ashtu si dhe arrestimi i Vetom Surroit, kryetar i Partisë Parlamentare të Kosovës, që na indinjon. Duke shprehur zemërimin tonë të thellë ndaj këtyre genocidi kundër shqiptarëve, kërkojmë që KSBE të veprojë menjëherë, me efikasitet më të lartë, sepse s’kanë dhe s’duhet të kenë vend në Evropën e bashkuar, veprime të tilla, që na kujtojnë inkuizicionin dhe persekutimet mesjetare. Ne kemi besim te diplomacia evropiane, sepse ajo nsi reagontë menjëherë, e nisur nga e vërteta e pamohueshme që popujt duan të jetojnë të lirë e jo në një shtet burg. Kërkojmë gjithashtu, si deri më sot, që edhe SHBA të mbështesin kërkesat e drejta të popujve të Jugosllavisë, që po ngrin kundër zgjedhës së Serbisë. Do të jetë në nderin e tyre dhe në të mirë të paqes, që ky shtet shumëkombësh, të realizojë një konferatë demokratike, ku edhe shqiptarët të zënë vendin e respektuar që u takon si popullsi e tërë në atë vend. Konferenca jonë i kushtoi rëndësi dhe problemit çam, në mënyrë që qeveria shqiptare dhe ajo greke, me konsensus, të zgjidhin problemin e rikthimit të tyre në trojet prej nga janë shpërngulur me forcë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Partia Republikane Shqiptare me anë të atyre trajtë dhe të simpatizantëve të saj do të zhvillojë një veprimtari të dendur në përkrahje të këtyre çështjeve të drejta, të cilat, në Evropën e lirë e demokratike, duhet të gjejnë rrugëzgjidhje sa më parë. KONFERENCA E PARË E PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE

Letër Zonjës Hoxha

Jam një ish-ushtar i Gardës, që detyrën para popullit, për mbrojtjen e udhëheqës së lartë e kam kryer në mënyrë shembullore. Jam dalë i dyerve të ndërve të ndershëm komunistë, që tërë jetën e tyre janë robtuar, për të ndërtuar shoqërinë e re, apo ndryshe, për të siguruar bukën e gojës. Jam 31 vjeç, me diplomën e shkollës së lartë dhe librëzën e kursimit pas një depozitën me një rrogë mujore 650 lekë dhe një apartament me 1 dhomë e 1 kuzhinë, ku banoj me 5 vetë. Po ju shkruaj sot, si njëjër në udhëkryqin e mendimeve, duke mos ditur cilën rrugë të Evropës të marr, i djersitur nga puna e ndershme dhe zhgënjyer ngaqë në rrugën tonë dikush na mashtron dhe na e kish me hilë. Dhe kush? Patjetër, ju dhe burri juaj. Nuk dua të hyj në historinë e luftës dhe t’ju pyes nëse sa betejë keni marrë pjesë ju dhe burri juaj, sa armig keni vrarë dhe sa burra jeni plogosur. As edhe kushin tuaj këtij apo atij heroi, ngaqë nuk kam qenë në luftë dhe nuk kam lexuar dokumente të majta. E vetmja gjë për të nxjerrë përfundime të tilla, por pas luftës ju morët në dorë frenat e pushtetit dhe latë plagët e plumbave në trupat e prindërve tanë, të cilët, megjithatë, do të kishin duruar dhimbjet sikur ju, dalngadalë dhe çdo ditë e më shumë të mos i kishit qëlluar me breshëri në mëngjes në paqëshe dhe gjatë mbrëmjeve nëpër lagje dhe gjithashtu të re të pjonur për një kohë akoma të gjatë. Negociimi një njeri ankth për fatin e tij, për mungesën elementare të jetesës dhe jetëses, ndota si është vënë dhe pafaj, deri për një liri të atdheut?

NE «AGJENTËT»

Jetova 22 qershorin dhe m’u duk sikur në krahun tim kisha Hasan Reçin dhe qindra shokë të tjerë që s’kanë as varr, sepse diktatura e Enver Hoxhës i eleminoi njërin pas tjetrit në mënyrë kriminale, duke i damkosur me epitetin më poshtërues «agjentë». Entuziazmi i masave që nga Rinasi e gjer në sheshin «Skënderbej», ku simbolikisht u ngrit edhe tribuna, përpara monumentit të Heroit tonë legjendar Skënderbeut, për Sekretarin e Shtetit Amerikan Xhejms Bejker, më kujtoi entuziazmin e krye-shtetvës ditën e 28 nëntorit 1944, ditën e çlirimit, kur partizanët fitimtarë sollën lirinë dhe demokracinë, për të cilën kishin luftuar. I emocionuar edhe me lot në sy, m’u shfaqën të ringjallur, «agjentët» në ballë të manifestimit, viktimat e viteve të para pas çlirimit. Persekutime të pashembullta vuajtën familjet, fëmijët dhe deri njëpirët e tyre për këtë dekada me luftën çnjerëzore të klasave. Unë flas sot vetëm me ty, i dashur vëlla Hasan. Duke parë ata qindra mijëra manifestues, ty të vendosja me imagjinatë në ballë të tyre, hero i demokracisë. Cili është Hasan Reçi? Është luftëtari i radhëve të para midis plejadës së shquar antifashiste; e njohha në vitet 30 me Mustafa Gjinishin, Demir Golellin, Bedri Pejanin, Bedri Spahiun, Muharem Prendin, Zef Malën, Vasil Shanton, Tajar Zavalanin, Riza Çorovën, Asim Kokoshin, Hamit Shijakun, Sinan Gjonin, Luan Filipin, e shumë të tjerë që diktatura në përgjithësi i eliminoi, por ideali i tyre shpërthen sot me demokracinë. Hasan Reçi u dërgua me vdekje në vitin 1935 në veriun e Fierit. Nga Parisi seksioni Ballkanik i Kominternit, në grupin shqiptar të tij cilët bënin pjesë Llazar Fundo, Halim Xhelo, Koco Tashko, Omer Nishani etj., me anën e shtypt tribuemtan në Evropë dërnmet e rënda që dëgjonim për lëvizjen e Fierit. U detyrua ajka e kulturës evropiane si Amri Barby, Romen Rolandin etj., të ndërhynin për të shpëtuar nga pushtimi dhe shtypja pjesëtarë të kryengritjes. Revolucioni edhe kuë presion, u fal jetën të dënuarve me vdekje, i shëndërruan dënimin me burgim të përjetshëm, përveç 11 xhandarëve që u pushkatuan dhe për të cilët Halim Xhelo revolucionari kuhstoj një jershë botuar në «Liria Kombëtare» në Gjenevë, organ i Konaresë. Kominterni botoi një kartë-postale për Riza Çorovën, i cili u arratis dhe u vra nga ndjekësit. Gjithashtu një e tillë (kartë-postale), u vu në qarkullim nga Kominterni me portretin e Hasan Reçit. Në Spanjë vullnetarët shqiptarë në rreshtin e «Vullnetarit 1 Lirisë» botuan një fotografi të basharës së komandante Hulusi Spahiu dhe qe e emërtol «Bateria «Hasan Reçi». Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, gjithë revolucionarët strehuan radhët për të krijuar rezistencën. Ishin hedhur hapur e para për krijimin e Cetës së Pjesës. Në kohën kur në Mal të Zi plasi kryengritja kundër okupacionit fashist Italian, aeroplanët luftarakë ngarkoheshin me bomba në depot e fuqishë së aviacionit tonë. Hasan Reçi, si një nga udhëheqësit e rezistencës, bashkë me të rinj revolucionarë Hamit Shijakun, menduan të zbulojnë depo e obuseve për t’i asgjësuar, në ndihmë të popullit malazez në kryengritje. Aksioni u zbulua dhe ata u arrestuan. Pasha në burgun e Tiranës, kur sollën të lidhur Hasan Reçin. U bë një gjyq i shpejtë. Të dy u dënuan me vdekje. Për Hasan Reçin me shtet dënimi i dytë me vdekje. Si figurë shumë e njohur, personaliteti i rezistencës, nuk u ekzekutua, për t’i mos revoltuar masat, por dërgimi iu kthye në burgun të përjetshëm. Ishim të lidhur me pranga këmbë e duar në vaparin që na shpinte drejt ishujve dhe burgjeve të Italisë. Në Bari Hasanin ata e ndanë nga ne dhe e çuan në segregacion në burgun «Santo Stefano», burg nga i cili askush nuk kthehej i gjallë. Hamit Shijaku u var. Hamit Shijakun pushteti diktatorial e bëri dëshmor por kurrë «Hero të Popullit» siç e meritonte. Unë mendoj se asnjeria është të Hasan Reçi, me të cilin kreu aksionin: Hasan Reçi për diktaturën u cilësua «agjent». • • • Kur Italia e Jugut u çlirua nga armata e 8-të aleate e Mësëkombët së huaj. Ajo gjithashtu e burgosurit politike, italianë dhe me kombeësi të huaj. Aleatët i grumbulluan në një kamp afër Barit që gjithë shqiptarët e çliruar. Komanda aleate mësoi se midis të cilëve ishte dhe luftëtari i dëgjuar Hasan Reçi. Ai fliste mirë anglisht sepse kish kryer shkollën teknike amerikane të Tiranës. Hasani mori kontakt me komandën e lartë aleate anglo-amerikane, me qëllim që ajo të ndihmonte Luftën Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar. Marrëveshja u bë dhe Hasani me një përfaqësues amerikan dhe një anglez u nisën me nëndetëse për Shqipëri. Ata dolën në Karaburun. (Këto pas çlirimit, kur u takuam, më tregonte vetë Hasani). Ranë në kontakt me partizanët e parë. Zgjidhjen i tij i parë: Komandant ishte një ish-toger i mbretërisë, i cili në lëvizjen e Fierit kishte torturuar kryengritësit. Më së fundi grupi arriti shtabin në Odrçan. Nga koalicioni antifashist anglo-amerikan në shtab ishte vënë i dërguari sovjetik, major Ivanov, Hasani paraqiti të dërguarit e Shtabit të Mesdheut. Të gjithë u entuziazmuan. Përfaqësuesit e Shtabit të Mesdheut komunikuan me qendrën me anë të radiotransmetuesve, duke informuar sa Shtabi i Luftës Nacionalçlirimtare po priste me gëzim misionet anglo-amerikane, të cilat nuk vonuan — si për dëm — të vijnë. Për popullin shqiptar, i cili dha gjithçka për luftën çlirimtare dhe për një pushtet demokratik me koalicionin anglo-ruso-amerikan qe garancia e fitores. (Vijon në faqen e 4-të)