07/07/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

7 korrik 1991

TË SPASTROHET ME FSHESË TËRË PUSHTETI NGA BUROKRACIA

KOHA NUK PRET: HIQJANI KTHETRAT MONISTE SHQIPËRISË Në 1924 triumfoi Revolucioni Demokratik, që mori emrin e atij qershori historik. Shqipëria u bë papritur e përparimit në Ballkan. Por, qeveria e Nolit u ndesh me shumë vështirësi dhe pas gjashtë muajsh, reaksioni, me ndihmën e bajonetave të huaja, e mposhti shpirtin demokratik të një populli. Midis shkakave të shumta, të brendshme dhe të jashtme, një rol jo të vogël luajti edhe fakti se në muajt e atij ndryshimi të madh, mbeti thuajse po ajo administratë e korruptuar dhe antid emokratike. Kujtoj këtë të vërtetë që na përfytyrohet paksa si zbret, si çdo përfytyrim, por nuk mbetem tek ajo, sepse përpara më del fitora e qershorit të këtij viti. Ishte koha kur greva e përgjithshme e Sindikatave të Pavarura dhe heroizmi sublim i atyre rreth njëqind minatorëve të Valiasit, (të ngujuar në grevën e urisë prej 13 ditësh, duke shkuar drejt vdekjes së sigurtë), tronditi përpjekjet e fundit antinjërësore të komunistëve (lexo udhëheqësve). Ata u detyruan të përgjysmojnë pushtetin, duke lënë mënjanë qeverinë puniste të zotit Fatos Nano. Se sa ishte për punëtorët dhe për Shqipërinë ai kryeministër dhe qeveria e tij, mjafton të themi se ai nuk denjoi të shkonte të vizitonte minatorët vetëaksifikuese për demokracinë, sepse tek ata pa shkatërruesit e ëndrrave të tij për pushtet absolut me çdo kusht. Me qeverinë e stabilitetit kombëtar fitorja në aspektin politik është shumë e madhe. Mjafton të përmendim njërën pas tjetres vizitat e zotërinjve shumë të nderuar De Mikelis, Gensher dhe Bejker, si dhe pranimin e menjëhershëm në gjirin e familjes evropiane, për të kuptuar se sa gabim e kishin liderët komunistë, qofshin ata politikanë me arsime të lartë, përvojë e disa shkolla, me rahasim me prakticitetin e minatorëve dhe të punëtorëve të Shqipërisë, që kudo u hodhën në grevë. Se sa vullet kanë për të ndryshuar përfaqë- përfaqësuesit e rinj të kësaj qeverie, qofshin ata edhe socialistë( lexo komunistë), mjafton të përmendim fjalimin e kryeministrit Ylli Bufi, në mitingun e Tiranës me rastin e ardhjes së zotit Xhejms Bejker ose edhe dy gishtat e ngritura lart të zotit Muhamet Kapllani. Nuk po flasim më për atë frymë demokratike, ato përpjekje të mëdha që po bën kjo qeveri për të hartuar ligjet, për të piketuar transformimin e shoqërisë sonë, sepse kërkohet një strukturë e re, kërkohet të nisesh çdo gjë nga e para. Aq më keq që në këtë fillim të ngatërruar e papër kem bërë një sistem i kalbur, ai socialist, që po jep shpirt, por që akoma në forma të ndryshme reziston për të na prishur punë. E së bashku me sistemin më shumë dëm po na bëjnë mendësitë dhe ngadalësia që «revolucioni» i bërë me konsensusin e arritur për formimin e qeverisë, nuk po gjen shtrirje të menjëhershme në të gjithë aparatin tonë shtetëror. Vërtet i ngriti dy gishtat lart zoti Muhamet Kapllani, por sa ambasadorë komunistë ose sa drejtues në dikasterin e tij, deri dhe me teserat e partisë, si politikane të kuq besnikë që s’kanë lënë gjë pa sharë kundër SHBA dhe qevereve evropiane, u ndërruan? Deri tani nuk duket se asnjë. Nuk po përmendim këtu shkurtimet e aparatit, sepse ato kapin gjithmonë njerëzit më të vegjël dhe me më pak shpallulla. Atëhere si do të fitojë kredibiliteti ky dikaster në botën e jashtme, sa e pranueshme do të jetë kthesa e këtyre diplomateve tip marionete, kur deri dje janë parë veçse me perëndimorët, në mos janë sharë, ndërsa sot shkojnë për t’u përqafuar?! A do të ishte bindës ky përqafim? Jo, kurrë. Prandaj, për të mirën e Shqipërisë dhe të demokracisë së vërtetë, të paktën këta diplomatë, përjetësisht në komandë, kërkohet të zë- vendësohen me të rinj, qofshin socialistë ose të opozitës, sipas konsensusit që është arritur. Pra, e domosdoshme është të jenë të rinj. Për këtë s'ka pse të na vijë keq. Në të gjitha dikasteret, duke përfshirë dhe bazën, me fshesë të hekurt të heqim tëra ata që kanë përgjegjësi për amullinë, për mjerimin e popullit e të vëmë njerëzit më të mirë, të pastër, të pakomprometuar, të besueshëm e të ndershëm. Si mund të jetë i besueshëm për drejtor ai komunist (i tipit fashist) që ka bërë thirrje për të sulmuar Tiranën ose për t'u bërë Vlora kryeqytet, ose si mund të vazhdojë të jetë ende deputet ndonjë syresh, mbi shpallat e të cilit rëndojnë se a sa abuzime. Në qoftë se jo vetjake, por ama është ai që ka keq lejuar, duke qenë në krye të dikasterit që ka drejtuar! Prandaj mund të themi me plot gojën, ndërsa në Tiranë, kemi një qeveri pluraliste, që kërkon të bëjë diçka për të shpëtuar Shqipërinë, sidomos në bazë, në rreth, në ndërmarrje, këshilla popullore dhe komitete ekzekutive, ka mbetur po ajo burokraci, që ia ka futur fort thellë këtij vendi. Deri dje duke e lënë aq prapa, sot, një pjesë e saj, kërkon që pushtetin politik ta kalojë në atë ekonomik. Mbiemrat Kolaneci, Kapo, Peçi, Kule... për të mos përmendur të tjerë, në saje të pushtetit politik, kanë kaluar edhe në afarizmin e ditëve tona, pra, në atë sistem që deri dje e shanë. Të ishte kaq, dëmi do të qe vetëm moral, veçse ky ose ai drejtor ndërmarrjeje ose kryetar kooperative bujqësore, fillon lojën afariste jo me kapitalin e vet, po me atë të popullit. Dhe a duhen lejuar këto fyrye të reja, këto lloj vjedhjesh gati legale, vetëm e vetëm që një kastë e caktuar përseri të ketë drejtimin?! Ne nuk themi që ndaj tyre të bëjë hakmarrja. Në rast se nuk fajësohen për abuzime, le të punojnë me ndershmëri në specialitetet që kanë, por s'mund të pranojmë që një njeri, i cili historikisht, është marrë tërë jetën me Sigurimin, sepse është specialist në këtë fushë, të kthehet në afarist, në saje të lidhjeve që ka pasur me këtë ose atë pronar kapitalist, të cilit i ka bërë lehtësira për shitjen e mallrave në Shqipëri. Për të mos provuar shijen e hidhur të kthyerave të këtyre njerëzve të «transformuar», me urgjencë të madhe ishte rasti që zoti Ramiz Alia të mos vonohej më si gjithmonë e të ndahej nga dobësia e tij për socialistët. Atij i takonte të kërkonte më parë vendosjen e pluralizmit në çdo komitet ekzekutiv, në çdo ndërmarrje dhe institucion, në çdo qelizë të jetës sonë pa pritur zgjedhjet për pushtetin lokal. Të veprojmë sa s’është vonë, që ngjarjet të mos precipitojnë. Kjo ide nuk është pjellë e mendjes së këtij ose atij gazetari. Është mendim i popullit. E dëgjova në mitingun e organizuar të enjten në minierën e Valiasit, ku njerëzit punëtorët kërkonin të shkallmohej burokracia moniste, që kudo të vendosej pluralizmi, në mënyrë që asnjë vendim e porosi e qeverisë së shpëtimit kombëtar të mos bjerë në vesh të shurdhët, por të vihët në jetë. Alternativë tjetër nuk ka. Dhe ky zë duhej dëgjuar disa javë më parë, zotëri President. Edhe pse shumë deputetëve të Parlamentit tonë treçerek të kuq u bie ndesh me interesat vetjake, kjo kërkesë imperative është për hir të së sotmes dhe të ardhmes së Atdheut. Prandaj ata duhet të votojnë unanimisht për t’i dhënë fund monizmit kudo në Shqipëri. E në rast se nuk do të bëjnë këtë, s’vlerë do të ketë ky parlament dhe pse duarkrokit zoti Xhejms Bejker në tërë këto këshilla vëllazërore dhe historike që na dha. Kur bota kërkon të bindet për proceset tona demokratike që janë të mëdha, madje të paëndë-

Spekulantët e firmës «Faahs»

Patëm rastin të «njih emi» me firmën shqiptaro-amerikano-hungarezo-viziane (FAAHS), e cila s'dihet se si erdhi në Shqipëri dhe cili është qëllimi final i saj. Patëm rastin të «njihemi» me firmën shqiptaro-amerikano-hungarezo-viziane (FAAHS), e cila s'dihet se si erdhi në Shqipëri dhe cili është qëllimi final i saj. Po ç'është firma «FAAHs»? Në redaksinë e gazetës kanë ardhur disa letra qytetarësh që shprehin shqetësim të ligjshëm për spekulimet që shohin të bëhen në kurriz të tyre. Shumica e letrave janë të mbushura me akuza kundër zotit Fatmir Xhafa, sekretar i parë i rinisë përfundimisht postin, me të cilin duhet ta njohim në të ardhmen. Në besuam që firma «FAAHS» është firmë e rregullt dhe se zoti Fatmir e ka ndihmuar këtë firmë pa të keq. Mirëpo ka gojë «të ligja» që thonë se malli i magazinuar në shtëpinë e rinisë, e cila është caktuar për diskotekë është malli i Fatmir Xhafës. Sqarojmë lexuesin se malli nuk është krejt i Fatmirit. Veçse Fatmiri ndihmon që ky mall të shitet në rrugë të paligjshme, duke siguruar fitime të majme për vete dhe për ata, me të cilët e lidhin interesat. Pra, ai shkel ligjin, duke qenë edhe vetë jurist(!). Mallrat që shiten si të firmës «FAAHS» nuk dihet se nga vijnë, si futen në territorin tonë dhe ç’kontroll financiar e ligjor ushtrohet mbi to. U interesuam në të gjitha dikasteret e ministrisë përkatëse mos shohim të regjistruar së paku firmën «FAAHS». Nuk dihet a është firmë shtetërore a private. Në Ministrinë e Financave, në Sektorin e Tatimeve, ku regjistrohen firmat shtetërore të huaja nuk rezultonte e ERMAL DRINI (Vijon në faqen e 2-të) disa letra qytetarësh që shprehin shqetësim si ligjëshmëria Fatmir Xhafa, sekretar i parë i rinisë për Tiranën... Para disa ditësh morëm takim me zotin Xhafa. Ishim të interesuar të dinim se sa të sakta ishin akuzat, ankesat, «shpifjet» e qytetarëve për zotin Fatmir. Në lidhje me problemin e mosshfrytëzimit të diskotekës në shtëpinë e rinisë Nr. 5, zoti Fatmir tha: «Pajisjet elektronike na kanë ardhur, por burokracia na nxjerr pengesa për tërheqjen e merrmerit dhe kadifes për veshjet murale». Fakt është se pajisjet që ka sjellë firma italiane për diskotekë po dëmtohen. Kur do të vihen në punë që të mos humbasin 5000-7000 lekë në ditë? Kushedi! sa kohësh dhe për çdo ditë ajo i paguan ndërmarrjes sonë «Rinia» nga 500 lekë të reja në ditë, si tha zoti Fatmir. Firma në fjalë ka shitur mallra dhe do të sjellë edhe të tjera. Këto patëm fjalë dhe të tjera. Këto patëm rastin e na i pohonte përfaqësuesi i saj këtu zoti AR, i cili na njoftoi se së shpejti kjo firmë do të sillte pajisje për një spital modern kirurgjikal. Deri këtu duket çdo gjë në rregull. Firma ka sjellë mallin e vet dhe pret të vazhdojë aktivitet më të madh në të ardhmen. Po kështu edhe nxjerrja e fitimit nga ana e ndërmarrjes «Rinia» sërish duket normale. Mirëpo, pikërisht te kjo «harmoni» lind dyshimi. Pikësëpari enigma misterioze fillon tek zoti Fatmir Xhafa. E themi këtë sepse as në të faktuam nuk kuptuam se me kë biseduam, sekretarin e rinisë së Tiranës, drejtorin e ndërmarrjes «Rinia», më ndihmësafaristin e firmës «FAAHS», apo me të tërë këta së bashku. I takon atij të sqarojë

TAKIM I PËRFAQËSUESVE TË PARTISË KROATE TË TË DREJTAVE DHE PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE

Dje bënë një vizitë në Selinë e Partisë Republikane përfaqësuesit e Partisë Kroate të të Drejtave, zoti Dobroslav Paraga, kryezëvendëskryetari dhe Milan Vukošić, i shoqërisë Alb-Amerika. Zoti Godo u bëri atyre një ekspozë të programit të partisë dhe situatës politike që kalon vendi ynë. Miqtë nga Kroacia shprehën shqetësimin për ngjarjet e fundit në Jugosllavi, duke përfshirë edhe shkeljen e të drejtave të Kosovës për vetëvendosje. Zoti Paraga bëri nga ana e tij një ekspoze të partisë së tij dhe aktivitetit të saj. Partia Kroate e të Drejtave është themeluar më 1861 nga Dr. Ante Startević me qëllim mbrojtjen nga shovinizmi serb. Një nga figurat e shquara të kësaj partie ka qenë Dr. Milan Shuflaj, historian, politikan i shquar si edhe studiues i epokës mesjetare të Shqipërisë, që ka vizituar disa herë Shqipërinë, duke plotësuar përshkrimet e tij për Shkënderbeun. Mbas udhëheqësit të fundit në Shqipëri, mbreti Aleksandër e vrau me anë të një komploti në shkurt 1931. Shuflaj është konsideruar ideologu i madh i kësaj Partie. Ajnshtajni dhe nobelistë të tjerë protestuan ashpër për këtë vrasje dhe akuzuan Jugosllavinë si një shtet artificial dhe mbretin Aleksandër si vrasës. Kryetari i sotëm i kësaj partie, zoti Dobroslav Paraga, lindi më 1960 në Zagreb. Në 1980 filloi studimet në teologji dhe drejtësi, por u arrestua në Zagreb sepse kish firmosur një peticion për amnisti të të burgosurve politikë në Jugosllavi, i cili iu dërgua autoriteteve jugosllave dhe KSBE. 43 emra të shquar kishin firmosur këtë peticion, shumica e të cilëve pësuan fatin e Paragut: burgim. Akuza: propagandë, nxjerrje e informacionit jashtë, aktivitete armiqësor. Miku i tij, Ernest Zuan ishte jashtë, aktivitete armiqësor. Miku i tij, Ernest

Vrasësit e Artan Lenës - akoma të lirë

TRUPI GJYKUES IA KTHEN ÇËSHTJEN PËR RISHQYRTIM HETUESISË VRASËSI LUDOVIK VATA HIDHET NGA KATI I DYTË NË RRUGË. Ato që pashë ato ditë të fundit të shkurtit, kur kalova tek vendi ku patrullua ushtarake vrau një të ri të harruar karriere. Në vendin e vrasjes një mal me mimoza të sapoçelura, njerëz të moshave të ndryshme që kalonin në heshtje duke qarë. Mallkonin vrasësit dhe diktaturën enveriane me të gjithë gulshin e zemrës, që e shkëputi përgjithmonë Artanin, djalin e vetëm, nga njerëzit e dashur të tij. Të gjithë kërkonin që vrasësit të dilnin në gjyq dhe të merrnin dënimin. Dhe ky gjyq i shumëpritur u nis, por... Më 1 korrik në një nga sallat e Gjykatës së rrethit Tiranë, nisi gjyqi. Salla ishte mbushur plot. Civilë por edhe ushtarakë, me kobure në brez. Në orën nëntë e ca filloi seanca e parë me gjykatës Petrit Klosin dhe prokuror Petrit Biclin. Që në fillim të bie në sy qëzha e zakonshme për një të akuzuar. Oficeri Mikail Themolari doli në bankën e të pandehurit me koburen në brez. Ç’është kjo? Provokim nervash? Gjyqi u zhvillua në një trysni dëshmitarësh. U pyetën 7 dëshmitarë, nga të cilët pati dhe dëshmi të kundërta nga ato që kishin dhënë në hetuesi. Të pandehurit Mikail Themolari, oficer dhe Ludovik Vata ushtar, nuk e pranonjë akuzën «për shekelje të rregullave të shërbimit të rojës neni 146 KP». Për të krijuar një vizion të plotë po japim kronologjinë e ngjarjes. Më datë 24.2.1991 patrulla me 3 ushtarë dhe 1 oficer, në orën 19 e 30 vjen me makinën nga rruga «Ndre Mjeda» te parku i autobuzëve. Në këtë rrugë siç tha Mikaili patrulla duhej të ruante dhe një pallat të ban uar nga oficerë. Një banor lajmëron patrullën se dikush kishte fikur dritën në pallat. Patrulla u ngjit sipër, takon një djalë, Gentian Markun bashkë me Saimir Zarin. Dëshmia e Gentian Markut: «Bashkë me Saimirin hypëm në tarracën e një pallati të kapnim pëllumbat. Pa dashje i fikëm dritën në njerit. Kur ne po zbrisnim, vjen patrulla me 3 ushtarë dhe një oficer. I thashë që e kam shtëpinë këtu. Gënjeva nga frika. Na kontrolluan e s’na gjetën gjë. Pastaj na morën. Shoku im, Sai- — Trupi gjykues ia kthen çështjen për rishqyrtim hetuesisë. — Vrasësi Ludovik Vata hidhet nga kati i dytë në rrugë. mirë, iku. Ndërkohë vjen Artani. — Pse do ta merrni? — i tha Artani patrullës — ai s’ka bërë gjë. Hajde ikim, — më tha mua. Oficeri më tha se «ke dashur të hedhësh pallatin në erë». Kur u bëmë gati të ikim, Mikaili gjuajti me pistoletë në ajër. Mikail Themolari, komandanti i patrullës: «... I kontrollova të gjithë personat. Nuk kishin armë dhe asgjë tjetër të dyshim të. I morëm poshtë, por jo zvavrë dhe duke i goditur. Kur dolëm poshtë, Gentiani thirri: «O Tani, o Tani!». Na vjen një person civil. Na shtyu duke thënë: «S’keni ç’bë-ni». I thashë: «Prisni të sqarohe-mi». Qëllova në ajër. Artani don-te’i merrte armën ushtarit. Nuk kam dhënë urdhër për të qëlluar». Ludovik Vata, ushtar: «Artani donte të më merrte armën. Qëllova për vetëmbrojtje». Le ta sqarojmë më tej se ç’ndodhi. Pasi oficeri qëlloi në ajër, ushtarët mbushën automatikët dhe qëlluan dhe ata në ajër. Ludoviku qëlloi Artanin, të cilin përmendim njëren pas tjetrës komunistë, qofshin ata politikane me arsimin të lartë, përvojë e disa shkolla, në krahasim kudo u hodhën në grevë. Se sa vullnet kanë për të ndryshuar që s’kanë lënë gjë pa sharë kundër SHBA dhe qeverive zë-

PROTESTË E PARTISË REPUBLIKANE DREJTUAR KRYESISË SË KUVENDIT POPULLOR DHE KËSHILLIT TË MINISTRAVE

TIRANË Aktet e dhunës, banditizmit e kriminalitetit kanë marrë një përpjesëtim të paduruar. Qytetarët nuk ndjejnë siguri as në rrugë, as në banesat e tyre. Aktet e dhunës e banditizmit që denoncohen në televizion janë një e qindta pjesë e asaj që ndodh në të vërtetë. Forcat e rendit publik po e humbasin tërësisht kontrollin e gjendjes dhe në të shumtën e rasteve duket sikur mbajnë qëndrim mos përfillës. Mungesa e statusit për ushtarakun dhe punonjësin e rendit nuk e ka justifikuar aspak një qëndrim të tillë në të kaluarën dhe aq më pak mund ta justifikojë tani e mbrapa, kur Kuvendi Popullor miratoi ligjin përkatës. Partia Republikane proteston me forcë. Qëndrimi vrojtues e në pritje i organeve të rendit para akteve të hapta të çdo dite të shfrenimit prek të drejtën themelore të qytetarit për t'u mbrojtur nga shteti dhe në të njëjtën kohë godet demokracinë. Mbetet të dyshojmë se ndokush ndjek qëllimin e errët të shtojë banditizmin për të patur thjesht terrorin. Qeveria duhet të detyrojë Ministrinë e Rendit Publik të vihet në rolin që i takon, të marrë në duar zhdukjen e kësaj anar kie civile të pashembullt dhe zhdukjen e vagabondazhit të çdo lloji, që nuk pajtohen kurrsesi as me traditën e popullit tonë, as me dëshirën unanime të qytetarëve për të pasur një jetë të qetë e të sigurt. Partia Republikane u bën thirrje anëtarëve të saj dhe gjithë forcave të tjera politike e bashkocave të tjera politike të bashko- hen fort për të çrrënjosur këtë të keqe kërcënuese që i shtohet varfërisë së thellë të popullit, i bën thirrje qeverisë të marrë masa energjike pa vonesë e pa hezitim. Në të kundërtën, qeveria e stabilitetit dhe të gjithë ne, do të jemi përgjegjës para fëmijëve e grave tona, para gjithë popullit, sot dhe në të ardhmen. KRYETARI I PARTISË REPUBLIKANE SABRI GODO