ZOTI PRESIDENT, DORËHEQJA DO TË ISHTE ZGJIDHJA MË E DREJTË
Dua ta them që në fillim se këtë shkrim nuk e bëj si anëtar i Komitetit Drejtues të Partisë Republikane, por thjesht si njeri dhe si gazetar, sepse e shikoj të domosdoshme që më takon të bëj në letër ç’më ndien zemra.
Ajo ndjeu rrahje të fuqishme pas plenumit të 9-të të Komitetit Qendror të Partisë dhe kur populli, në demonstrime në Kavajë ose në ndonjë qytet tjetër, thërriste «Rroftë Ramiz Alia!». Vari shpresat një popull i tërë tek një komunist, tek një udhëheqës që u duk se do të ishte demokrat, se do të bënte shumë për Shqipërinë. E ç’rëndësi do të kishte e kaluara e tij, kur ai po tregonte se kishte qenë bashkëpunëtor i perunjur, por jo bashkëfajtor e bashkëurdhërues me Enverin për kalvarin që projektoi ai. Por, (ah ky por-i), doli se ajo rrugë që nisët ishte diçka jashtë natyrës ose më saktë jashtë formimit e botëkuptimit tuaj, prandaj dhe tërheqja ose zigzaket qenë të dukshme. Herë-herë të krijohej përshtypja: «More, me të vërtetë është bërë demokratinë ky njeri apo?...». Kujtoj fjalimin tuaj për komunistët, që u dëgjua i inçizuar në komitetet e partive të rretheve, për të cilin njerëzit s’po kuptonin se si mundej që një udhëheqës edhe të jetë me demokracinë, edhe të ringjallente e të tregonte dhëmbët kundër saj. Kjo «lojë» dyshe, kjo taktikë centriste, dha rezultatet që dihet: demokratët e vërtetë dhe populli i thjeshtë nisi të zhgënjehet prej jush, po ashtu si ekstremistët e majtë, që s’mund t’ju falnin mosmbrojtjen e idhullit të tyre, ish-diktatorit Enver Hoxha. Doemos s’e kishit të lehtë, do të thosha shumë të vështirë, por udhëheqësit janë udhëheqës pikërisht për t’u ngritur mbi vështirësitë dhe për të gjetur rrugën më të drejtë, atë që do populli. Edhe këtë rrugë e zgjodhët, duke vazhduar zigzaket. Fakte do të kërkoni? Janë të lidhura, na rëndojnë në zemër. I pari lidhet me datën historike 2 korrik 1990. Kush dha urdhër dhe për të çeluar dhe sa u vranë ose u zhdukën atë natë? Si mund të shpjegohet që ish-ministri i Punëve të Brendshme Simon Stefani, udhëheqës direkt për të çeluar u mor në mbrojtje nga ju, derisa erdhi çasti që s’mund t’i vinte më dorën në shpatulla? Po të ishte se ai kishte urdhëruar të qëllohej pa urdhërin tuaj (gjë që nuk ndodh në asnjë sistem diktatorial) dënimi i tij kishte për të qenë i menjëhershëm. Për të mbuluar atë ministër Bartoleme të Tiranës, menjeherë hapët ose latë të lirë hyrjet në ambasada, madje policia lejone ato dy ditë edhe me orar (?)! Më thoni, ju lutem, a mund të bëhej kjo pa urdhërin tuaj? Dhe pse policia lejonte ato dy ditë edhe me orar (!) urdhërin tuaj? Dhe pse u bë? Edhe fëmija e kupton që kjo u bë për të mos e marrë vesh askush sa u vranë ose u zhdukën atë dy korrik. Megjithatë ju nuk dolët në skenë, e ndihmoi atë kohë edhe cmenduria e Sadam Hyseinit dhe sikur u zbeh kjo bëme tjetër e Partisë së Punës, si për të mos majftuar tërë ato që kishte bërë Enveri. Nuk mund t’ju fajësojmë për ata djem që u rrahën, kur kërkonin, sipas ligjit, të merrnin pasaporta për jashtë shtetit. Por s’mund t’ju lehtësojmë kurrsesi nga plumbat që vërshuan në kufi, kur u vendos dhe doli ligji që tentativa e arratisjes të mos quhej më tradhti ndaj Atdheut e të dënohej deri në 5 vjet. A thua vallë qëllohesh pa ditur ju, kur në sistemin tonë, populli ka bindjen se as edhe një zog s’qëllohet pa leje?! Përseri qëndruat në hije, duke menduar se nuk jeni i implikuar në atë terror për të spastruar rininen «armike» të socializmit. Por, përballë ka aftësinë dhe nuhatjen për të lexuar dhe ç’fshihet në hije. Derisa nuk jepni shifra dhe s’njoftoni se kush u vra në kufi (kur jepni çdo hajdut që kapet) do të thotë se pikërisht juve kjo e vërtetë s’ju intereson.
Si për të mos u dhjatur me këtë njeri, për të parë atë që ngjau ajo që dihet. Pse s’u qëllua një ditë më parë? Pse u prit e nesërmja dhe kush dha urdhër për masakër? Pse u mor në mbrojtje ministri i Punëve të Brendshme, në qoftë se urdhërin s’do ta kishte marrë nga kryeministri Fatos Nano ose nga ju? Pse i betë person ish-kryetari të Hetuesisë së Përgjithshme për të mos arrestuar ata që mendonin specialistët, por vetëm një policë? Në emër të kujt ndërhyte që të mos gjendeshin fajtorët dhe pse? Mos vallë se do të dilte kush dha urdhër dhe ky do të ishte shumë pranë vetes suaj, në mos ju, derisa njëherë për t’u qëlluar në Tiranë, kishit urdhëruar. Pra, kjo tregon se vetëm prej jush pritej ky urdhër. Kur ngjarja ishte kaq e madhe pse s’dolët në televizion ose të shkonit vetë në Shkodrën demokratikë-dashëse, por heshtët gjatë? Si gjithmonë heshtje dhe përcjellje e stafetes për t’u fashitur emocionet nga kalimi i kohës.
Por ç’të fashisim më parë? Këto vrasje, eksodin tragjik të boshatisjes së Shqipërisë nga lulja e rinisë apo ekonominë e rrënuar? Shqipëria e re «ka fajin modeli» s’mund të pranohet nga populli. Ai e kupton se sistemi i tillë ishte, por, atë e denigroi edhe më keq diktatori Enver Hoxha. Për ato vite s’mund t’ju fajësojmë ju, sepse po të kundërshtonit, do ta paguanit me jetën tuaj. Veç ama, keni gjashtë vjet në drejtim dhe jo vetëm që ekonominë s’e përmirësuat, por e quat edhe më keq, në katastrofë. Deus ex machina u gjet: fajin e paskan pasur tërë anëtarët e tjerë të Byrosë Politike, të cilët, çuditërisht, shinin lëmë, duke ju
Degëve të PR në rrethe
Deri në 15 korrik kudo në Shqipëri në komitetet ekzekutive do të ketë drejtim pluralist.
Me urgjencë nisi bashkëpunimin, me konsensus me partitë e tjera politike, për të ofruar në poste drejtuese (kryetar, sekretar dhe përgjegjësa seksionesh) anëtarë të PR, simpatizantë të saj ose dhe specialistë të tjerë të përzgjedhur nga njerëzit më të zot dhe më të ndershëm.
Detyrimisht emrat e kandidatëve tanë të aprovohen në këshillat drejtuese të çdo dege.
KOMITETI DREJTUES I PRSH
Aparatçikët e kuq në vendet vakante
Sa herë që flitet e diskutohet për burokracinë, nuk di përse më kujtohet përralla ruse «Plaku dhe rrepka», që i kishte shtrirë rrënjët aq thellë, saqë, për ta shkulur, plaku iu desh të thërriste në ndihmë edhe kafshët shtëpiake.
Por që të shkullen rrënjët e burokracisë duhet, o popull, të lidhesh dorë për dorë dhe t’i tërheqësh fort, fort, fort atë rrënjë, që të mos mbetet asnjë fije, se ato janë metastaza kancerore që zhvillohen e përhapen prapë.
Shteti monist, që të mbijetonte, i duhej një aparat burokratik i tërë, me 110-l lojë aparatçikësh të privilegjuar në ndryshme, edhe pa arsim, por të dobishëm për të përmbushur porositë nga lart. Më tepër ky aparat u mbush me ideologë e fabrikuar nga shkolla e partisë, të cilët u bënë edhe drejtorët e udhëheqësit më të lartë të vendit, që drejtojnë për dekada të tëra në fushën e politikës, ekonomisë, artit, kulturës, shkencës dhe «në ndërrin».
Ky aparat u shtri në dy linja. Në atë partiake dhe shtetërore. Partia drejtoi, shteti u varros për t’i lënë dorë të lirë vjedhjeve, abuzimeve, shpërdorimeve, që u forcuan, duke kaluar nga rruga e krimeve me ç’njerëzore që ka parë njerëzimi si domosdoshmë një popull kaq i vogël, që tani po përjeton një krizë nga më të mëdhatë.
FATIME GERBI
(Vijon në faqen e 4-t)
Variante dhe alternativa: si mund të gjendesh «i pasur» ose krejt i varfër?
Ç’ËSHTE VETEKALIMI?
Cili është identiteti i sotëm i pronës shtetërore që do të kalojë në pronë private? Këtu, duket se has sharra në gozhdë: identitetin e saj do ta gjejmë thellë në atë se si u krijua dhe u zhvillua deri në ditët e sotme «të kalimit». Vendimet e derisotme që vënë detyrën e kalimit, bëjnë fjalë si do të organizohen njësitë pas kalimit e jo për mënyrën e kalimit. Në ligjin e fundit thuhet se mënyra e formimit të këtij tranzicioni e privatizimit është në fuqi, është e ndryshme nga kalimi i pronës shtetërore në pronë private ose që formohen të reja. Pyetja lind: Ç’identitet ekonomik, ligjor ka pronari shoqëror para se të kalojë në duar të tjera? E kujt është dhe si u formua ajo nga pronarët e saj në Shqipëri?
Sipas një shifre të publikuar vlera e pasurisë vepresuese shoqërore të vendit jepet 60 miliard lekë. Këtë pasuri e vënë në punë 1.388 mijë punonjës, nga të cilët 705 mijë janë të degës së bujqësisë.
Kjo pasuri në një të dhënë tjetër ka qenë më 1989 sipas vjetarit të botuar 17.434 miliardë lekë prodhim industrial e 8.772 miliardë lekë prodhim bujqësor kundrejt një xhiroje ekonomike të ardhura plus shpenzime prej 14.469 miliardë lekë.
Këto të dhëna kanë rëndësi të fiksohen për të kuptuar vijimin e logjikës së diskutimit që ka përfshirë marrë vendimin për privatizimin.
Ç’pjesë e pasurisë që prodhon i bie një punonjësi, si pronar kolektiv dmth. i kapitalit shoqëror të vendit?
I takon 43.227 mijë lekë për punonjës, një mesatare në shkallë vendi. Nëse shkojmë më tej, për degë e sektorë të ekonomisë, një mesatare e tillë do të ndryshojë. Por identifikimi që synuam të bëjmë që ky: Ekonominë e kanë aktivizuar 1.388 mijë punonjës që mbajnë 675.456 familje, një popullsi prej 3.199.200 banorë.
Me kalimin nga ekonomi shtetërore në ekonomi tregu, valla? një pjesë e madhe do të jenë të ardhurat e punonjësve pronarë? Nga këto e nga do të burojë paga? Para se të dalim te ky sqarsim, është vendi të ndalemi në alternativën para së cilës dalim: Nga i pasur, si mund të gjendish i varfër? Nga i varfër, si mund të gjendish i pasur? Në industritë e rënda p.sh. di-miliardë lekë prodhim bujqësor, i cili do të vihej në punë, het se paga buron nga puna mbi pasuri që sjell fitim. Kjo pasuri në industri më 1989, ishte 23.376 miliardë lekë. Pjesa e konsumit në koston vjetore të produktit ishte 7.190 miliardë lekë. Paga qe 952 milion lekë për 24.271 punonjës. Prodhimi global i shitur ishte 9.593 miliardë lekë.
SHITETI — NDARËSI I DREJTË
Rasti i parë: Ç’do të ndodhte sikur shteti, si rregullator, ta ndajë drejt pasurinë shtetërore, duke ngjallur shpresë me zgjidhje të njëhershme të lidhjeve ekonomike pronë-pagë-çmim? Mund të merrej rasti i thjeshtë: Për pjesën materiale në kosto çmimi të pranohej të rritej 20 përqind; paga të rritej dy herë dhe çmimi i shitjes së produkteve 50 përqind mbi një nivel, ta zemë ndaj 1989:
Paga do të shkonte nga 952 milionë në 1,904 miliardë
Pjesa materiale në kosto nga 7,408 miliardë në 8,890 miliardë
Fitimi nga 1,233 miliardë në 3,592 miliardë
Shitja nga 9,593 miliardë në 14,386 miliardë
Pra, nëse kishim trashëguar nga vitet e mëparshme një fond shoqëror themelor mbi 23,376 miliardë lekë prodhim bujqësor? ...
Me këto tregime të ardhurash nga puna mbi një diskutimit që ka përfshirë marrë vendimin për privatizimin.
... liria, i cili do të vihej në punë nga 24,271 punonjës, jepte një produkt për shitje jo sa dha 9,593 miliardë lekë, por 14,386 miliardë, kur paga u dyfishua, kostoja e materialit dhe e energjisë u rrit 20 përqind dhe çmimi i shitjes 50 përqind, fitimi rritet mbi 2.9 herë.
Alarm?! Po!
Do ta kishim në ato drejtime që sot e më shumë në të ardhmen interesojnë mjaft në ngjalljen e rritjen e shpresës së: Puna do të shpërndahej vetë dhe drejt. Atje ku ka pak ose fare pak kërkesa për materiale. Në rrugë, tregti, turizëm, bujqësi, shërbime. Këtë e shtynte ngritja e çmimit të blerjes së materialeve (që rëndojnë koston në industri) ngritja e pagës kontë në shpërndarjen e punës, në pastrimin e vendeve të tepërt.
FITIMI do të rritej, saqë hapte rrugë për ngritjen e ritmit të ripërtëritjes së fondit themelor p.sh. 1.5 mbi kohën e amortizimit të shkallës së vitit krahasues.
Rasti i dytë: A jemi të pasur? A mund të gjendemi një ditë fare të varfër?
Të shohim në gjurmët e she... OSman AlushKa
(Vijon në faqen e 2-të)
Si për të mos u dhjatur me këtë njeri...
(Vijon në faqen e 4-t)
Mirë atëherë, që u bë gabim, por tani, kur ligji del se është masakruar në mënyrë të pakontestueshme...
KOSOVA REPUBLIKË ME TË DREJTA TË BARABARTA ME TË GJITHA SIMOTRAT E JUGOSLLAVISË
— PETICION I PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE —
PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE I BËN THIRRJE GJITHË POPULLIT SHQIPTAR QË TË MBËSHTESË UNANIMISHT REPUBLIKËN E KOSOVËS, TË SHPALLUR NGA KUVENDI I KAÇANIKUT MË 7 KORRIK 1990. PARTIA REPUBLIKANE KËRKON ME VENDOSMËRI:
1. QË QEVERIA E SHQIPËRISË TË NJOHË REPUBLIKËN E KOSOVËS TË SHPALLUR NGA PËRFAQËSUESIT LEGJITIMË TË POPULLIT TË KOSOVËS DHE U BËN THIRRJE TË GJITHA QEVERIVE TË BOTËS QË TA NJOHIN KËTË REPUBLIKË ME TË DREJTA TË BARABARTA, SI GJITHË REPUBLIKAT E TJERA TË RFSJ-së.
2. QË TË GJITHË SHQIPTARËVE QË JETOJNË NË TROJET E TYRE NË MAQEDONI, MAL TË ZI DHE NË SERBINË JUG-LINDORE, TU NJIHET E DREJTA E VETËVENDOSJES.
3. TË TËRHIQEN MENJËHERË NGA REPUBLIKA E KOSOVËS FORCAT OKUPUESE SERBE E JUGOSLLAVE NË MËNYRË QË TË VENDOSËT PAQJA DHE QETËSIA.
4. TË NDËRPRITET ARMATOSJA E SERBOMALAZEZËVE ME BANIM NË KOSOVË DHE E FORMACIONEVE ÇETNIKE DHE T’U MBLIDHEN URGJENTISHT ARMËT E SHPËRNDARA.
5. TË LIROHEN MENJËHERË TË GJITHË TË BURGOSURIT POLITIKË SHQIPTARË DHE TË NDËRPRITET FUSHATA E EGËR E RAPREZALJEVE SISTEMATIKE MBI SHQIPTARËT.
6. KOSOVA ËSHTË REPUBLIKË. ASKUSH NUK KA TË DREJTË TA MOHOJË KËTË REALITET HISTORIK.
Mashtrim i madh
— PARTIA E PUNËS NË MËNYRË TË JASHTËLIGJSHME RRËMBEU NDËRTESAT E KOMUNITETEVE FETARE —
Në vitin 1967, kur Enver Hoxha nisi luftën fantastë kundër fesë, si dikur Don Kishoti kundër mullinjve të erës, doli edhe dekretit përkatës që mbante 11 prill 1967 dhe numrin 4263.
Në vitin 1967, kur Enver Hoxha nisi luftën fantastë kundër fesë, si dikur Don Kishoti kundër mullinjve të erës, doli edhe dekreti përkatës që mbante 11 prill 1967 dhe numrin 4263. Në të është shkruar me gërma të zeza në letër të bardhë: [PASURIA E F...] Mirë atëherë, që u bë gabim, por tani, kur ligji del se është masakruar në mënyrë të pakontestueshme, ç’pret shteti që s’ua kthen këto objekte komuniteteve fetare, meqë asnjëherë nuk kanë qenë të shtetëzuara? Sipas këtij dekreti, ende në fu- PALUAJTESHME E KOMUNITETEVE FETARE, PËRVEC NDËRTESAVE KU ATA JANË VENDOSUR, KALON NE PRONËSI TË SHTETIT». Pra, dekreti e përcakton qartë: «Përveç ndërtesave ku ata janë vendosur». Megjithatë komunistët triumfatorë kundër çallmave të hoxhallarëve, vëllezërve dhe rasove të priftërinjve katolikë dhe ortodoksë, nuk pyetën as për ligjin që nxorën vetë, por si një parti dhe një shtet që përvetëson dhe rrëmben ç’të dojë, i mori edhe ato ndërtesa.
që s’ua kthen këtë objektet këtij dekreti, ende në fuqi, shteti këtyre komuniteteve duhet t’u paguajë edhe qiratë bashkë me vlerën e çdo dëmtimi që është bërë në ato ndërtesa. Kjo është një gjë e drejtë që u takon këtyre komuniteteve, sepse ndaj tyre Partia e Punës dhe shteti përkatës monist, është sjellë me keq se në kohën e Mesjetës. Vërtet atëherë dogjën në turrën e druve këso asetë ateist, por vetëm ata që deklaronin arritjet e tyre. Të tjerët, bashkë me laboratorët e objekteve të kërkimit, nuk i nganë dhe shkenca bëri përpara. Pra, është vepruar edhe më keq se Mesjeta.