14/07/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

14 korrik 1991

SOCIALISTËT NA KTHEHEN NË KOMUNISTË KONSERVATORË?!

— PARLAMENTI YNË I SHMANGET LIGJIT PËR TOKËN — Kur nënkryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, zoti Aleksandër Meksi njoftoi të enjten se numri i deputetëve që kanë diskutuar, kishte arritur në 60, dhe ende s’po arrihej një konsensus, m’u kujtua kjo bisedë: Ishim pak kohë më parë po në Parlament bashkë me republikane amerikane Meri Ketrin Endrju, përgjegjëse e një sektori të Institutit Republikan për Studimet me Botën e Jashtme. Pyetjes sime se si i dukej ndërtimi i emrit të Partisë së Punës në Parti Socialiste ajo iu përgjigj: «Është njësoj sikur unë të vesh kostum tjetër dhe ta quaj veten jo Meri, por...» Dhe me të vërtetë, kjo përgjigje ishte e saktë. M’u ngulit edhe më shumë nga qëndrimi që po mbanin socialistët për tokën. Ata e pranojnë që sistemi i kooperativave tona falimentoi me turp. Ata ngrënë zërin se bagëtitë janë rrëmbyer, duke mbetur disa pa marrë asnjë dele. Edhe tokat në shumë fshatra i kanë ndarë, diku edhe sipas kanunit. Prodhimet po rrëmbehen, për të mos thënë po vidhen. Deri mishi është duke u korrur para kohe. Pra, një dëm ose krim tjetër ndaj ekonomisë. E megjithatë qëndrojnë në mendimin absurd, ashtu siç ka bërë projektligjin dhe qeveria jonë e stabilitetit, krejt si e ka programi i Partisë Socialiste, që toka të mbetet pronë e shtetit. Ajo do t’i jepet fshatarit vetëm për ta punuar. Pyës: Për ç’shtet bëhet fjalë, kur fshatarët vetë i kanë marrë tokat? Vazhdon: Në ç’program të partive socialiste të Evropës është që toka të jetë pronë shtetërore, që të mbetet si mall publik, siç po e përjetojmë me hidhërim? Pse socialistët, në këtë pikë kardinale të provës, për të treguar sa janë rinovuar, kthehen në pozitat e komunistëve konservatorë, që kishin pasion mad për fjalën shtet e për pronësinë shtetërore? Të paktën pse nuk iu afruan komunistëve të viteve 1945-1947, kur për çështjen e tokës qenë ka ndryshuar, kur edhe pse vetëm një parti, ajo socialiste, kërkon që toka të mbetet shtetërore, kur të gjitha të tjerat duan pr. limizimin e saj; i ecën fjala socialistëve sepse ata shumicën, ata bëjnë ligjin. Provë më të përbërje të atyre që punojnë pr. Provë më përbërje të gjendjes si ku të gjallë. Vërtet bëjnë diskutime në Parlament, nuk po përdorin mekanizmin e votës, por ama vetëm për takt, për reputacion ndërkombëtar, sepse mënyra e propozimit të përfaqësuesit të qeverisë, kryeministrit Ylli Bufi, që të mos aprovohet si ligj, po me konsensus të zbatohet ky vendim qeverie e më vonë të diskutohet për të aprovuar ligjin, është vetëm një lojë e taktikë për të ngulur këmbë në mendimin e tyre. Sa keq që as me mendësinë e Enver Hoxhës të vitit 1945-46 nuk janë socialistët tanë të rinj të vitit 1991! Shumë deputetë të Partisë Socialiste, si dhe të opozitës, me të drejtë thanë që duhen shmangur konfliktet sociale e deri lufta civile. Në kishim aq forca e treguam zotësi kur u bë reforma agrare fill pas Çlirimit, kur toka iu mor një pjesë e iu dha një tjetre dhe nuk u bë gjakderdhje masive, sepse veproi ligji. Ndërsa tani shtrohet ky shqetësim, kur përfitim nga ky pronësim do të kenë të gjithë, duke marrë ç’u takon? Në qofët se ka shqetësime tani, ato janë kooperativa dështon, se shteti po bën sehir, se fshatari po vepron vetë, se nuk ka ligj, më saktë se erdhi koha që ligji të ndryshohet. Dhe në rast se bashkë me dhënien e tokës — e unjve si pronë fshatarit, do të përcaktohet — me ligj të gjitha problemet e vështira ose jo të kësaj çështjeje, s’ka pse të ketë konflikte. Populli kurrë në asnjë vend të botës nuk ngrihet në revoltë kur ligji është i drejtë. Përkundrazi, kur ai e lë shtegun të hapur për padrejtësira dhe kur ato bëhen me pash, atëherë nis revolta. Prandaj, zotërinjtë socialistë s’kanë pse të tremben nga pronësia private e fshatarit mbi tokën ku ai ... ka lindur, ku punon dhe ku banon. Se sa e do fshatari tokën majfton të përmendim një fakt të dhimbshëm që dëgjova në Parlament. Paska arritur puna që ai të mbrehë për ta punuar tokën edhe djalin! O, zot, ç’prapambetje mjeratare dhe ç’zell për të mbijetuar! Pikërisht këtu fshatari dhe tërë vëllezërit të tij kudo në Shqipëri t’ia japim tokën dhe të bëjmë çmos të përshpejtojmë mekanizimin, qoftë me ato mjete që kemi, duke prurë edhe mjete të tjera më shumë se vetura, me kredi e çdo formë. Këtu ka pjesën e vet dhe shkolla për të mësuar nxënësit që të përdorin mekanikën bujqësore për ta përdorur në pronën e vet, në pronat e atyre familjeve që vetë mund të krijojnë kooperativa ose kudo. Më shumë të mendojmë për këto, se sa të themi që fshatari ka për të shtitur tokën. Nuk bëjmë asnjë shkelje në rast se për kohë të pacaktuar nuk lejojmë shitjen e tokës nga pronarët e fshatit. Kjo do të jetë jo vetëm në të mirë të tyre, por edhe të Shqipërisë, para së cilës gjithë duhet të falemi me respektin e dashurinë më të madhe. Dhe të heqim dorë nga ai i ashtuquajturi demon shtet, që zotëroi çdo gjë, duke prishur çdo gjë. Le t’ua lëmë njerëzve të punës çdo gjë, për të pasur në Shqipëri çdo gjë; do t’i kemi nga kallot tona, do ta ruajmë prodhimin se është djersa jonë. Dua ta mbyll këtë shkrim me përshëndetjen e keqe që më lanë ato diskutime pa fund të Parlamentit, si në një radhë të madhe qumështi me gjehëzje e llafe pa bereqet, kur shitësi u thotë: «Të gjithë do të merrni», e megjithatë ata vazhdojnë në të tyren. Dhe pse e dinë që rruga e privatizimit është e pashmangshme, përsëri socialistët ngulin këmbë në konservatizmin e tyre të kuq monist për të mos u ndarë nga fjala pronësi shtetërore. S’kanë faj, se shumë prej tyre ia kanë parë hajrin asaj pronësie. PETRO DHIMITRI të partive socialiste të Europës si mall belik, kthehen në pozitat e komunistëve konservatorë, që kishin pasion të madh e tokës qenë në pozita më të avancuara? Po, kjo është e vërtetë. Në Historinë e Partisë së Punës (botim i dytë, faqe 197) lexojmë: «... masa themelore që do të përmbyste gjendjen në dobi të fshatarësisë punonjëse ishte reforma agrare, e cila do t’i jepte asaj tokën. Menjëherë, pas çlirimit Partia hodhi parullën “Tokën atyre që e punojnë”. Dhe dy faqe më poshtë: “Ato (tokat) u shpërndanë fshatarëve pa tokë dhe me pak tokë, falas, në formën e pronës private». Kjo u bë, siç shkruante Enver Hoxha, sepse «u realizua më në fund ëndrra e katundarëve tanë, ëndrra e gjyshërve dhe e stërgjyshërve të tyre, ëndrra e gjithë patriotëve të vjetër e të rinj, ëndrra e të gjithë atyre që e duan popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Katundarët tanë u gdhinë me tokën e tyre». Dhe argumentonte se «s’mund të kuptohet ndryshe një demokraci pa bërë reforma të mëdha shoqërore, ekonomike, politike dhe kulturore dhe... në radhë të parë, pa bërë reforma agrare...» (E. Hoxha, Vepra, f. 86). Në atë kohë kjo ishte e drejtë, ashtu siç është sot kërkesa e opozitës (deputetëve të Partisë Demokratike dhe të Omonias), duke përfshirë dhe partitë e tjera jashtë Parlamentit, që fshatarët të bëhen zot të tokës. Ta kenë pronë të tyren. Sepse nuk mund të kuptohet një shtet që kërkon të bashkohet me familjen evropiane, që do të hyjë në ekonominë e tregut duke vazhduar të ketë tokën pronë të shtetit dhe fshatari përsëri ta ndjejë veten si argat. Po ja socialistët tanë të rinj, që përqafohen dhe me Kraksin, që takojnë dhe Robert Kenedin e shumë afaristë të tjerë, të cilëve u buzëqeshin, për t’u treguar se janë në mendime, gati si ata, kur vjen çështja për tokën, për t’i dhënë fshatarit atë që kemi gjysmë shekulli që ia kemi rrëmbyer padrejtësisht, marrin tjetër fytyrë. Tregojnë veten siç janë në të vërtetë: njerëz dhe parti që kurrë nuk kanë kërkuar mbizotërimin shtetëror. Hajde ç’do kusht kërkon mbi të Amerikën se Shqipëria

Vlera të kulturës kombëtare në duar të matrapazëve

Në policinë financiare të Tiranës midis të tjerave mësojmë edhe këtë fakt: Është kapur shtetasi Abaz Perati nga Shijaku, duke tregtuar mallra me vlera kombëtare. Ja disa nga këto objekte: kryqe argjendi me zinxhirë të krahinës së Zadrimës, jelek burrash, përparëse grash, breza, orë xhepi të markave të ndryshme. Sipas vlerësimit të etnografëve të krijimtarisë popullore, Abaz Dojaka dhe Spiro Shkurti, objektet e sipërpërmendura kanë vlera muzeale dhe nuk lejohen të tregtohen jashtë shtetit. Por matrapazëve s’u intereson kjo. Për ata vetëm një gjë ka rëndësi: të mbushin xhepat me para. Kush i ble këto mallra? Abaz Perati është kapur me to para hotelit «Tiranës». Kush ka kaluar mbasditeve, para këtij hoteli, sidomos të enjteve, me siguri mund të ketë takuar të tillë matrapazë. I blejnë turistët. Por thonë që i ble edhe firma «ADA», e cila ende i ka zyrat në katin e 12 të këtij hoteli, (për ç’arsye?). Mbase edhe Abazi atë ditë po i çonte atje, se vizitorë të tillë, siç thonë, ngjiten shpesh në dyert e «ADAS». Ndërsa prisja një ditë në korridorin e katit të 11-të të hotelit bashkë me një nga punonjësit, hapet dera e ashensorit, në të cilin ishin dy veta rreth një tridhjetëvjeç. Punonjësi i hotelit i pyet: — Ku shkoni? — Tek firma «ADA». Do të takojmë Besnik Kapon, njohim ligjet e ekonomisë së tregut, kur shqetësohemi për këtë? Por këtu nuk është fjala për një mall, në të cilin tjetri shkëmben sipas interesit që ka. Kjo është një grabitje e pasurive që i përkasin kulturës sonë kombëtare. Mbasi e shkakërruan ekonomikisht këtë popull, tani, me sa duket, kanë marrë përsipër ta varfërojnë shpirtërisht, duke i gjymtuar kulturën që trashëgoi. Kush u jep të drejtën këtyre matrapazëve të nxjerrin në ankand vlerat e kulturës materiale? A ushtrohet kontroll në pikat doganore për objektet antike dhe arkeologjike me vlera artistike si dhe për objektet e kultit dhe të tjera? Aq të shumta i paska me nato, sa të na tregojnë dhe firmat e huaja? Materiale i grumbulluar psh në fushën e përpunimit të metalit është shumë i vogël në krahasim me pasurinë e madhe që kemi trashëguar nga e kaluara. Vetë muzetë tona janë të varfëra me këto objekte të kulturës kombëtare. Të vetëdijshëm për këtë punonjësit e kulturës dhe institucionet përkatëse kanë kërkuar me shqetësim të thellë qytetar të vihet dorë dhe të merren masa për ndalimin kategorik të daljes jashtë kufijve të vendit të këtyre objekteve. Por, me sa duket, pak i ka shqetësuar kjo doganat, në mos ekzistotë dhe ndonjë lidhje e brendshme dhe këtë lloj kontrabande. Roli i organeve shtetërore ka qenë krejtësisht ... në këtë drejtim duhet të jetë i ndjeshëm. Për ta ndaluar këtë lloj matrabazllëku, këtë eksod, mendoj që Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sporteve të hapë pika blerjeje për ata shtetas që dëshirojnë t’i shesin për arsye të ndryshme. Me vendosjen e çmimit të mbahen parasysh ajo ofertë që tjetri të mos kërkojë ta shesë gjëtu në rrugë të paligjshme. Është koha kur duhet të biem këmbëngulësve të alarmit se pse vlerat e kulturës kombëtare janë në duart e matrapazëve. GANI LEKA — Ku shkoni? — Tek firma «ADA». Do të takojmë Besnik Kapon. — Ç’e doni Besnikun? — Kemi shitur ca kostume kombëtare dhe tani kemi ardhur të marrim lekët. — Po nga i gjeni kostumet? — I blejmë nëpër fshatra. — Po ju nga jeni? — Nga Vlora. Dhe një punonjëse e Muzeut Kombëtar, jo shumë larg, me rast të një rasti tjetër të ngjashëm. Kishte takuar disa djem nga Mirdita, të cilët i kishin thënë se kanë çuar kostume popullore dhe objekte të tjera etnografike, me shumicë për të një nga punonjëset, hapet dera e asensorit, në të cilin ishin dy veta rreth të tridhjetave. Punonjësi i hotelit i pyet: — Po ju nga i gjeni kostumet? — I blejmë nëpër fshatra. — Po ju nga jeni? — larg, me rast objekte të tjera etnografike, me shumicë për të ridori­n e paktë të tridhjetave. Punonjësi i hotelit i pyet: — Ku shkoni? — Tek firma «ADA». Do të takojmë Besnik Kapon. — Ç’e doni Besnikun? — marrim lekët. — Po nga i gjeni kostumet? — I blejmë nëpër fshatra. — Po ju nga jeni? — larg, me rast objekte të tjera etnografike, me shumicë për të

Takim me përfaqësuesit e PASOK-ut

Ditën e mërkurë në selinë e Partisë Republikane, u zhvillua takimi i delegacionit të PASOK-ut, të cilin e kryesonte zoti Akis Cocopoulos, sekretar i Komitetit Drejtues të PASOK-ut, dhe me pjesëmarrjen e zotërinjve Aleks Papathopulos, deputet i Parlamentit Grek dhe Basilis Çikas, anëtar i Komitetit të PASOK-ut për marrëdhëniet ndërkombëtare, me delegacionin e PRSH, i kryesuar nga zoti Sabi Godo, kryetar i Partisë Republikane dhe me pjesëmarrjen e zotërinjve Vangjush Gambeta dhe Zef Bushati, nënkryetarë të Partisë Republikane dhe zoti Çerçiz Mingotaj shef i sektorit të jashtëm të kësaj partie. Në takim u diskutua mbi problemet që u interesojnë të dy palëve lidhur me gjendjen në Ballkan, situatën e jashtëzakonshme në Jugosllavi dhe qëndrimin që mbajnë të dy palët lidhur me këto probleme. Në bisedime u theksua nevoja e ngushtimit të bashkëpunimit ballkanik të partive të ndryshme politike e konsultimeve dhe e veprimeve të përbashkëta për zgjidhjen paqësore të problemeve shqetësuese ballkanike, konform kërkesave të dokumenteve ndërkombëtare. Në fund të takimit u ra dakord që bisedimet të vazhdojnë në një takim të dytë sa më të shpejtë. Korresp. i «Republikës»

Manifestim paqësor përpara ambasadës jugosllave në Tiranë

Ditën e shtunë në datën 13 korrik 1991, dega e Partisë Republikane për Tiranën organizoi përpara ambasadës jugosllave në Tiranë një manifestim paqësor proteste në përkrahje të shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera të Jugosllavisë. Merrnin pjesë disa qindra banorë të qytetit të Tiranës si edhe një grup kosovarësh me banim në Fushë-Krujë dhe në fshatrat përreth. Manifestuesit mbanin në duar parulla të tilla si «Kosova republikë», «Përkrahim republikën e Kosovës», «Asnjë marrëveshje për Jugosllavinë pa shqiptarët», «Ndal terrorit serbomadh në Kosovë», «Jo, gjakderdhje në Kosovë» etj. Në manifestim në emër të degës së PR për Tiranën, foli kryetari i degës, zoti Maksim Haviari. Ai theksoi se Partia Republikane përkrah fuqimisht pa asnjë rezervë Republikën e Kosovës dhe çdo të drejtë tjetër të shqiptarëve në Jugosllavi. Gjithashtu ai u bëri thirrje të gjitha forcave politike në vend që, duke mos harruar se çështja kombëtare është ajo që na bashkon në një ideal të vetëm, për përkrahim nismën e Partisë Republikane për nënshkrimin e peticionit në mbështetje Fjala e tij u shoqërua me duartrokitje dhe thirrje si «Republika e Kosovës» dhe «Kosova Republikë». Në fund manifestuesit u shpërndanë të qetë. GENCI ÇOBANI ... që janë të Shqipërisë. shpërndanë të qetë. GENCI ÇOBANI

KRONIKË

NJE MBREMJE E PAHARRUAR Sheshi i qytetit të Kavajës në mbrëmjen e 10 Korrikut 1991 u mbush me qindra e qindra duar? mosha të ndryshme. Sheshi i qytetit të Kavajës në mbrëmjen e 10 Korrikut 1991 u mbush me qindra e qindra burra mosha të ndryshme. Në orën 21°° mes një heshtjeje të thellë, në krejt sheshin, në kullën e sahatit dhe në një vend nën rrugën kryesore të lagjes Sallbeg u ndezën qindra qirinj. Populli i qytetit nderoi kujtimin e birit të tij Josif Buda, dëshmori i parë i demokracisë shqiptare, i cili në një vit më parë, në mbrëmjen e 10 Korrikut 1990 me gjakun e vet të pastër shënoi fillimin e lutjes për demokraci në Shqipëri. Me këtë rast, në familjen e tij (Vijon në faqen e 4-të)

NË EKONOMINË E TREGUT, PO NË Ç’MËNYRË?

Eksportojmë qilima me 17 deri 20 dollarë për çdo metër katror, sipas tregjeve. Duke u nisur nga shpenzimet që bëhen për njësi prodhimi të konvertuara në dollarë, sipas metodikës në fuqi të eksportit, ky çmim duhet të ishte 24 dollarë. Punojmë kompletë gjumi të qëndisura me dorë për 50 dollarë. Duke logaritur shpenzimet, ku ndikojnë kryesisht pagat, sipas përqindjeve të aprovuara, rezulton që ky çmim, minimumi duhet të jetë 80 dollarë, me mbujt të panumërt që janë të pranishëm në punën e Tregtisë së Jashtme, të cilat vërtetojnë në katërçipërisht që ky monopol, si shumë akte të tjera të pushtetit monist, i bën dëme të mëdha ekonomisë dhe nivelit të jetesës së popullit. U deshën 46 vjet që PP ta kuptonte më në fund se nuk mund të vazhdohej më në këtë mënyrë dhe pranoi si alternativë të vetme daljen nga kjo gjendje, duke e quajtur shpëtimin në ekonominë e tregut. Në këtë pikë, konvergjuan mendimet e të gjitha partive. Kur erdhi puna për rrugët, në mënyrë (Vijon në faqen e 2-të)