KRYETARI I PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE, ZOTI SABRI GODO, TAKOHET ME ZOTËRINJTË IBRAHIM RUGOVA, NEVZAT HALILI, K. ROSS ENTËNI DHE KRISTIN RUTENAHT
Ditën e shtunë, në selinë qendrore të Partisë Republikane Shqiptare, kryetari i Partisë, zoti Sabri Godo, priti kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, zotin Ibrahim Rugova.
Në bisedën e gjatë dhe vëllazërore u diskutuan çështjet mbi gjendjen në Shqipëri dhe veçanërisht për situatën e krijuar në Jugosllavi me ndikime në tërë gadishullin e Ballkanit.
Çështja e njohjes së Kosovës Republikë dhe e së drejtës të vetëvendosjes së shqiptarëve në trojet e tyre në Maqedoni, Mal të Zi dhe Serbinë juglindore u trajtua gjatë bisedës në të gjitha aspektet dhe në mirëkuptim të plotë.
Zoti Sabri Godo e vuri në dijeni zotin Ibrahim Rugova mbi aktivitetin që është duke zhvilluar Partia Republikane Shqiptare në përkrahjen pa rezerva të çështjes së vëllezërve shqiptarë kosovarë. Këto veprimtari u vlerësuan lart nga zoti Rugova. Të dy palët janë të mendimit se në këtë kohë me ngjarje të dendura dhe me rreziqe të mëdha për kombin shqiptar dhe paqen në Ballkan, partitë politike demokratike duhet të mbajnë lidhje të ngushta dhe të veprojnë së bashku për çështjen e madhe kombëtare.
* * *
Ditën e diel, kryetari i Partisë Republikane Shqiptare, zoti Sabri Godo, u takua me kryetarin e Partisë për Prospekt Demokratik, zotin Nevzat Halili dhe zhvilloi me të një bisedë të ngrohtë dhe vëllazërore.
Gjatë takimit u bisedua për gjendjen aktuale dhe u ra dakord që në të ardhmen është e domosdoshme të kalohen në veprime dhe qëndrime të përbashkëta për çështjen shqiptare.
Zoti Sabri Godo e siguroi që Partia Republikane do të mbështetëse me forcë dhe me të gjitha mjetet e saj çështjen kombëtare dhe interesat e popullit shqiptar.
* * *
Zoti Sabri Godo priti zotërinjtë K. Ross Entëni, drejtor i zyrës së zhvillimit të resurseve dhe zonjushën Kristin Rutenha[t?], punonjëse e Departamentit të Shtetit të SHBA, pjesëtarë të delegacionit shtetëror që ka dërguar zoti Xhejms Bejker, sekretar i shtetit, për të njohur gjendjen, kërkesat e ngutshme të Shqipërisë si në fshatra e qytete, si edhe për bisedime me partitë politike.
Zoti Sabri Godo u bëri të njohur programin e PRSH dhe një ekspoze për gjendjen dhe nevojat e Shqipërisë.
Biseda kaloi në atmosferë të ngrohtë e miqësore.
Në të ndodheshin edhe anëtarët e Komitetit Drejtues, Çerçiz Mingomata, përgjegjës i seksionit për marrëdhëniet me botën e jashtme, dhe Petro Dhimitri, kryeredaktor i gazetës «Republika».
Zoti Ekrem Bardhi takohet me drejtues të Partisë Republikane
Partia, në selinë e Partisë Republikane u zhvillua një takim me zotin Ekrem Bardhi, personalitet shoqëror shqiptar në Amerikë.
Më të ishte dhe bashkëshortja e tij, zonja Lumturie Bardhi.
U prit kryetari i PRSH, ...
BUKA E FSHATARIT
Shekulli XX po i afrohet fundit. Bota po bën mrekullira, kurse fshatarit shqiptar vazhdon ende t’i qëndrojë mbi kokë, si një çekan që i trullos mendjen dhe i shtyp zemrën, halli i bukës.
Në tryezat e fshatarëve ka netë që s’ka një krodhe bukë. Përfytyroni veten tuaj në këto ditë korriku, ku të pëlcet koka nga vapa, duke transportuar duajt e grurit breg më breg kodrash dhe malesh, përfytyroni veten, duke prashitur dhe ujitur gjithë ditën me këmbë në ujë, kur urija të grin stomakun. Ti kthehesh në drekë apo në darkë, po në shtëpi herë gjen dhe herë s’gjen bukë. Shfryn e mallkon. Bën si bën vetë, por kur fëmija t’i ngul sytë, të tërheq për dore «babi, dua bukë» të zë tmerri. Ç’t’i bësh fëmijës, ç’t’i thuash atij që ende s’ka kuptuar që në këtë botë? Nuk mund të shkosh më as tek dyqani që të marrësh 1 kg makarona ose oriz që të kalosh një vakt, ashtu keq, sa për të shuar urinën. Ç’mund të bësh me 2 kg oriz dhe makarona të racionuara në muaj?
Faqja e zezë. Zija e bukës në këtë fund shekulli ka pllakosur prej mëse një javë shumë fshatra të Dibrës. Pushteti në rreth, me sa duket, qëndron duarkryq. As bukën nuk jeni në gjendje t’i siguroni fshatarit të raskapitur? Si mos barkarrikja, more zyrtarë?! Një javë pa bukë! As në kohë lufte njerëzit s’kanë qëndruar më tepër pa bukë. Pse nuk u dilet kësaj hallove të mëdha përpara? Përse i bënë dhe hua ka kërkuar komiteti ekzekutiv, ekonomistëve të kooperativave bilancet mujore të drithërave? Që të marrë masat apo që vetëm t’i evidentojë?
Hija e mungesës së bukës po shtrin krahët dhe në rrethet e tjera të vendit. Në Dragostunjë të Librazhdit, fshatra të Skraparit. Aty, në Skrapar, njerëzit bëjnë edhe 40 km rrugë në ditë për të blerë bukë në Çorovodë, ku mund edhe të mos e gjejnë. Por dhe aty ku ka bukë, në dyqan, shumë fshatarë s’kanë lekë ta blejnë. Për t’ia dalë në krye këtij halli, po e shkatërrojnë veten më tej: po e shesin gjënë e gjallë dhe në rrethe të tjera. E njëjta tablo dhe në rrethet e tjera me përjashtim të përjashtim të ...? [teksti i paqartë] Në Elbasanit, Sali Mullah u fshatarë të tjerë, me të cilët u takuam pardje, na thanë se nuk kanë bukë.
E marrin bukën herë në Tiranë e herë në Elbasan. Fshatra të tjera zbresin disa orë në këmbë deri në Kërrabë.
— Si ka mundësi, pse kështu?! — i pysim ata.
— Na kanë dërguar miell që ta gatuajmë këtu. Por ai është i hidhët, i mykur. Më besoni, as lopa nuk e ha. Kjo gjendje vazhdon prej dy muajsh.
Një nga kooperativistët na thotë ta provojmë një copë bukë të gatuar me atë miell. Buka e fortë, si një tullë, ka një erë që të mbyt. E njëjta gjendje edhe në fshatra të tjera të Elbasanit si në Balëz, Gregan, Çep, Gradishtë, Trojas etj.
Përse iu shpërnda miell dhe jo bukë fshatarëve?
Abuzime të mëdha në fushën e shëndetësisë
— Familja Hoxha nuk i nënshtrohej kontrollit mjekësor për të vajtur për kurim jashtë shtetit, por i qante hallin R. Alisë dhe A. Çarçanit, të cilët jepnin urdhër —
— Një studim për shpenzimet në fushën e shëndetësisë për vitin 1980-1985 është zhdukur pa lënë gjurmë. Edhe faturat e familjes Hoxha janë zhdukur me porosi
— Familja Hoxha nuk i nënshtrohej kontrollit mjekësor për të vajtur për kurim jashtë shtetit, por i qante hallin R. Alisë dhe A. Çarçanit, të cilët jepnin urdhër — — Një studim për shpenzimet në fushën e shëndetësisë për vitin 1980-1985 është zhdukur pa lënë gjurmë. Edhe faturat e familjes Hoxha janë zhdukur me porosi Me lindjen e demokracisë u shkrua e u trumbetua shumë që të mos tregoheshim bukëshkalë e të mohonim të mirat e së kaluarës në disa fusha. Një nga këto fusha që u trumbetua me bujë, ndje kanë vajtuar? Pyetja e parë është ç’a e koklavitur dhe i do disa rreshta të mira për sqarim, ndërsa pyetja e dytë e ka përgjigjen të shkurtër. Kryesisht sëmundje neuro-psikiatrike (Zot na ru- kaluara me bujë, sidomos gjatë fushatës elektorale, ishte ajo e shëndetësisë, «mjekimi falas», «shëndeti i popullit në qendër të kujdesit të Partisë», «njeriu ynë, kapitali më i çmuar», etj., etj. Përballë këtyre pohimeve isha gati të hiqja kapelen, por sapo vendosja duart në kokë më vinin ndërmend disa fakte si: mungesa e autoambulancave në urgjencë, për të cilën Byroja Politike kish dhënë porosi që automjetet e ndërmarrjeve të punonin një ditë në muaj në urgjencë. Pra, mungonte mjeti mjekësor. Në spitale mungesa të shumta, në farmaci raftet pa ilaçe. Mungesë. Mungesë gjithandej. Tek shkruaj për mungesat më kujtohet një proverbë: «Atë që ti ke mangut, të jesh i sigurt se dikush e ka me shumicë». Një aritmetikë e thjeshtë. Atëherë tepëricat duhet të ishin «shërbëtore» të popullit. Po sa? Sa-në ta tregojnë defterët, por edhe defterët disa forca të errëta s’po i shohin me sy të mirë. I heqin nga arkivat dhe i arkivojnë... në zjarr. Duke iu referuar defterëve që janë gjetur, edhe për vitet 1981-1985 nga udhëheqja e lartë e Partisë janë shpenzuar për kurimin e tyre 500 mijë dollarë. Zoti u pastë dhënë ymër e tua këtë bërë ditën njëmijë. Por njeriu i shkretë thjesht për kureshtje e ndien të nevojshme të pyesë: More, po si i kanë shpenzuar, nga ç’sëmundje kanë vuajtur? Pyetja e parë është ça e kokuqitur neuro-psikiatrike (Zot na ruaj mendtë e kokës!), po shqyqyr trupin e paskam në rregull. Po... A mbështeten në akte ligjore tërë këto shpenzime? Ndesha në disa shkresa, urdhëresa e vendime të Byrosë Politike e të qeverisë. Rregulla e rregullore që s’ishin të pakta. Fillimisht doli një vendim i Byrosë Politike («Partia në komandë») andej nga viti 1972. Një tjetër, më 1976, një vendim nr. 25, lëshuar më 1981, ku në pikën e 8-të thuhet se: «Ministria e Shëndetësisë në konsultim me Ministrinë e Brendshme miraton dërgimin e personave që kanë nevojë të kurohen jashtë shtetit...» Mbi këtë bazë Ministria e Shëndetësisë më 1.12.1982 harton një rregullore, ku përcakton kriteret... Më 1983 dhe një vendim i Këshillit të Ministrave nr. 60 që ndryshon në VKM nr. 254 të vitit 1986, i cili ligjëron shpërderien falas të ilaçeve që s’i njohin as mjekët (të blera jashtë me fondet e shtetit), anëtarëve të Byrosë Politike, anëtarëve, kandidatëve të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, anëtarëve të qeverisë, anëtarëve të Presidiumit të Kuvendit Popullor, LUTFI DERVISHI FATMIR MEMA (Vijon në faqen e 3-të)
Partisë Republikane
Partia, në selinë e Partisë Republikane u zhvillua një takim me zotin Ekrem Bardhi, personalitetin shqiptar shqiptar në Amerikë.
me zotin Ekrem Bardhi, personalitetin shqiptar shqiptar në Amerikë. Me të ishte dhe bashkëshortja e tij, zonja Lumturi Bardhi.
E priti kryetari i PRSH, zoti Sabri Godo, nënkryetari, zoti Zef Bushati dhe zotërinjtë Qerçiz Mingumata, përgjegjës i sektorit të jashtëm, dhe Nafiz Bezhani, përgjegjës i zyrës juridike të Partisë.
Gjatë bisedës së ngrohtë e vëllazërore u diskutuan probleme mbi gjendjen e rënduar ekonomike që po kalon vendi ynë si dhe për situatën e pazakontë që është krijuar në fshatrat tona. U theksua nevoja për ndihma ushimore aq të domosdoshme që duhet të dërgojë Evropa, materiale të lëndës së parë, për të vënë në lëvizje industrinë e paralizuar, u fol për mbështetjen që i jep Partia Republikane qeverisë së stabilitetit kombëtar.
U diskutua gjithashtu për veprime dhe qëndrime të përbashkëta të të gjitha partive politike për çështjen kombëtare.
Në fund iu kërkua zotit Bardhi të ndikojë në shqiptarët e Amerikës, për të bërë investime në Shqipëri.
Zoti Ekrem u shpreh se ishte plotësisht i bindur që privatizimi dhe investimet e huaja janë kushtet themelore për zhvillimin e Shqipërisë. Një faktor tjetër pozitiv, sipas tij, ishte hapja e bankës amerikane në Shqipëri.
Korresp. i «Republikës»
LOJËN E KUJT PO LUANI, ZOTËRINJ TË MINISTRISË SË RUAJTJES SË RENDIT?
— KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE — MINISTRISË SË RUAJTJES SË RENDIT PUBLIK
Ka më se një muaj që në Spitalin Obstetrik-Gjinekologjik të Tiranës është krijuar një alarm i madh dhe shqetësim i jashtëzakonshëm, që ka të bëjë jo vetëm me sigurinë e jetës së punonjësve tanë, por edhe me rrezikun e jetës së nënave dhe fëmijëve të sapolindur.
E gjithë kjo nisi gjatë një muaji më parë, kur në mes të natës, në Maternitetin e Ri sulmuan me armë në dorë një grup drog-menësh, të cilët kërkonin me forcë petidina (drogë qetësuese për të sëmurët). Skena ishte e llahtarshme.
Personeli mjekësor, që ishte vënë me shpatulla pas murit, gra të sëmura që fshiheshin poshtë krevateve dhe «trimoshët» e armatosur që shkallmuan kasaforta e sirtarë. Që nga ajo natë këto skena janë përsëritur shpesh, u transferuan edhe në Maternitetin tek Stacioni i Trenit, duke arritur kulmin më datën 10 korrik në mesnatë, kur u qëllua me revolver.
A mund të mos u bindesh kër-cënimeve të tilla me armë në dorë? Kështu po konsumohen çdo natë petidinat. Mamítë e infermieret nuk pranojnë të punojnë në turnin e tretë. Fëmijë të porsalindur që mbeten pa shërbimin e duhur.
(Vijon në faqen e 4-t)
Firmat tuaja për Republikën e Kosovës
— AKSION I MADH KOMBËTAR I PARTISË REPUBLIKANE SHQIPTARE —
Degët e Partisë Republikane kanë filluar në të gjitha rrethet e vendit tonë aksionin kombëtar për njohjen e Kosovës Republikë nga shteti shqiptar dhe gjithë organizmat ndërkombëtare dhe shtetet e botës.
Partia Republikane Shqiptare bën thirrjen:
ANËTARË DHE SIMPATIZANTË TË PARTISË REPUBLIKANE, FIRMOSNI PETICIONIN ME ANËN E TË CILIT JU MBËSHTESNI UNANIMISHT REPUBLIKËN E KOSOVËS TË SHPALLUR NGA KUVENDI I KAÇANIKUT MË 7 SHTATOR 1990 DHE NJOHJEN E TË DREJTAVE PËR VETËVENDOSJE TË SHQIPTARËVE QË JETOJNË SERBINË JUGLINDORE.
DREJTOHUNI NË ÇDO SELL TË PARTISË REPUBLIKANE, KU DO TË GJENI PETICIONIN TË AFISHUAR SI DHE REGJISTRIN, KU MUND TË VINI NËNSHKRIMIN TUAJ.
FIRMAT TUAJA PËR REPUBLIKËN E KOSOVËS JANË NDIHMA E PARË DHE MË E NGUTSHME PËR VËLLEZËRIT TANË QË JETOJNË NËN KËRCËNIMIN E RËNDË TË GENOCIDIT SERB.
PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE
AMERIKANËT SHPRESOJNË PËR SASIRA TË MËDHA NAFTE DHE GAZI
— INTERVISTE E XH. XHERËM UILLIAMS ZËVENDËSPRESIDENT I PUNIMEVE SPECIALE TË «OKSIDENTELL INTERNESHHËNELL ISKPLOREJSHËN END PRODAKSHËN KOMPËNI» DHËNË GAZETARIT TONË, GURI DHIMO.
— Zoti Uilliams, është hera e parë që po vini në Shqipëri?
— Për së pari erdha në tetorin e vitit të kaluar, menjëherë pasi takova në Nju Jork Presidentin tuaj, zotin Ramiz Alia. Siç e dini, kryetari ynë, zoti Hammer i premtoi për bashkëpunimin. E thamë se do të vinim këtu, domos, pasi i shpjeguan qëllimin dhe detyrat e shoqërisë sonë. Ne jemi një shoqëri e specializuar për eksplorim, shpim dhe përpunim të naftës dhe të gazit. Në këtë fushë jemi një nga shoqëritë më të mëdha të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
— Si ju shkuan bisedimet kur erdhët këtu?
— Nënshkruam kontratën e zonës për kërkime në det, në bllokun numër 3, që shtrihet në jug të Durrësit e shkon deri në rrethin e Fierit.
— Si ju duket zona që ju është lënë në dispozicion?
— Kuptohet që nuk dimë shumë për atë zonë, sepse studime gjeofizike dhe sizmike nuk janë bërë, veçse në pamë dhe morëm të dhëna për studimet që janë bërë për zonën në brendësi të tokës suaj. Prandaj qëllimi optimist dhe themi që për eksplorimin e naftës do të kemi sukses.
— Ku e mbështesni optimizmin, derisa studimet s’janë përfunduar?
— Deri tani kemi blykular nga konceptet gjeologjike. Ne mund të krahasojmë Shqipërinë me zonat e tjera respektive të botës që kanë naftë dhe gaz në det. Nga ky krahasim analitik jemi të kënaqur. Tani jemi në ankth për të filluar nga puna konkrete. Pra, do të nisë faza e dytë e punës sonë, që përbëhet nga kërkimet sizmike e pastaj me shpimin.
— Po shoqëria juaj do të kryejë studimet sizmike?
— Jo. Për këtë do të vijë një shoqëri gjeofizike, për të bërë studimin e bregdetit. Ajo do të na japë mundësi të shikojmë profilet e tokës, në atë pjesë ku do të bëjmë kërkime gjeologjike dhe gjeofizikën do t’i studiojnë dhe do të bëjnë interpretime e tyre, pastaj ne do të bëjmë hartat e konfiguracionit të tokës deri në thellësinë 6 km. Kur të përfundojë puna për interpretimin e profileve, atëherë do të njohim zonë e c’vend do të kërkojmë naftë ose gaz. Pastaj do të vendosim se ku do të bëjmë shpimin e parë. Mund të bëjmë ose me sondë ose me anije sondë.
— Si ju ka shkuar bashkëpunimi me specialistët shqiptarë?
— Deri tani ky bashkëpunim na ka shkuar mirë. Po këmbejmë mendime e literatura për teknologjinë, që për ju është e re.
— Po marrëdhëniet me shtetin tonë?
— Besoj se nesër do të firmosim kontratën.
— Është fjala për pak naftë ose gaz, apo për sasira të mëdha?
— Ne mendojmë për sasira të mëdha, por ende jemi në hapin e parë. Besoj se vërehen ardhshme do të fillojmë shpimin. Sigurisht, fillimi në vërë është koinçidencë, sepse pasijet tona janë të tilla që të krijojnë mundësitë punosh tërë vitin, madje edhe në det të tillë si ai i Veriut dhe jo më në Adriatikun që është më i qetë. Pra, këtij procesi radhë do t’i vijë në verë.
— Në ç’vend keni bërë kërkime dhe keni pasur sukses?
— Kam marrë pjesë në kërkime illiatëse në Alaskë, pastaj vazhduam shokët dhe arritëm sukses. Po kështu kam qenë në Libi, ku patëm shumë sukses.
(Vijon në faqen e 2-të)