25/07/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 korrik 1991

JO LUFTË PËR PUSHTET!

Kurresesi kjo luftë nuk është demokratike. Këtë e dëshmojnë më së miri kërkesat këmbëngulëse të përfaqësuesve të ndonjë partie politike në rrethe. Ata ushtrojnë presion që në organet lokale të pushtetit nga 13-15 vende që bëhet udhëheqja e komitetit ekzekutiv të K.P të rrethit; 8-9 vende duhet t’i marrë PS, 4-6 vende PD, 1-3 vende PR, të tjerat parti politike ose nga 1 ose asnjë. Çfarë logjike demokratike në kushtet aktuale të vendit tonë e pranon këtë ndarje?! Për ç’pushtet lokal «pluralist» bëhet fjalë? Formal? Arsye­timi i tyre na është se: Partia e Punës (Socialiste) ka dy të tretat në parlament, Partia Demokratike një të tretën. Nuk kujtojnë këta zotërinj më kryesorën e «suksesit» të tyre, qeverinë, që e formuan ata nga e drejta që u takonte sipas këtij raporti të cilën sindikatat e detyruan të japë dorëheqjen pa bërë 40 ditë. Të mos harrojmë se qeverinë e stabilitetit kombëtar nuk e krijuan as dy të tretat, as edhe një e treta e parlamentit, por konsensusi i partive politike. Pikërisht ky konsensus duhet të ekzistojë edhe në emërimet për pushtetet lokale, emërime, që duhet të vazhdojnë shtrirjen e tyre në çdo qelizë të pushtetit. Por kjo arritje, në 8 dhe 4 i atij i tregtiç të vetëdemonstruar, të denoncon, të tregon se komunistët monist nuk heq dorë nga pushteti, të cilin la një gjysmë shekulli që e mbajti me famëkeqen diktaturë staliniste. Mos ndodnie mendjerindryshkur e mendon rinovimin e? Dje e merrnin të gjithë për vete, sot po ju japim një kockë? Gabohët rëndë ai që e mendon dhe ai që bën një luftë të tillë. Sot punohet e luftohet për popullin e kombi e jo për kocka. A thua këtë ka parasysh ai zotëri që lufton të marrë sa më shumë vende në pushtet në ndihmim e një partie. Kjo është politikë absurde në këtë kohë, kur një pjesë e konsiderueshme e popullit është e lodhur nga partitë dhe demagogjitë e ndonjërës prej tyre. Më e drejtë do të ishte që lufta të bëhet për t’i kthyer organet lokale të pushtetit në pluraliste demokratike, duke zgjedhur njerëzit më të aftë, pavarësisht nga përkatësia partiake. Në këtë mënyrë do t’i kthejmë të gjithë edhe qytetarët e humbur, për t’u bërë të bindur se edhe këtu mund të bëhet e mundur, që të pasojnë do të flasin për këtë. Ajo që nuk u arrit të fitohet me zgjedhjet e 31 marsit: Largimi nga udhëheqja e vendit e sunduesve të kuq komunistë, stalinizëm, enveristë që do ta ndihmonte Shqipërinë të ecte me drejt e më mirë në rrugën për vendosjen e themeleve bazë të një shteti të lirë e demokratik, po pengohet edhe sot me emërime pluraliste në organet lokale të pushtetit, sepse egoizmi partiak, lufta për pushtet e dëmton demokracinë. Ne shkodranët kemi një shprehje: «Fëmija vdesin si ta ndjekin, plaket e vdes e s’mund ta heqin». Komunizmi, stalinizmi, enverizmi, metoda socialiste e praktik­uar për një gjysmë shekulli është kthyer në ves të bashkëkohësit, bashkëpunëtorët e Enverit, të shokët dhe miqtë e tij, të vazhduesit e veprës dhe rrugës së tij dhe askush nuk beson në rinovimin e tyre. Uroj që të rinjtë socialistë të kenë marrë sa më pak nga veset e tyre, për hir të unitetit të kombit e të demokracisë. Kuadro drejtues, aparatçikë të pushtetit në qendër, në rrethe, drejtuesit e institucioneve e ndërmarrjeve janë po ata, një pjesë e të cilëve kanë kryer shkolla e kurse të partisë komuniste, të brujtur me teoritë marksiste-leniniste dhe të diplomuar si kuadro me arsim të lartë partie. Koma e re duhet të vendosë në drejtim specialistin dhe duhet. Demokracia e vërtetë nuk është ende e vendosur në Shqipëri. Ajo do ta gjente shprehjen e vet kur të realizohej sipas traditave të lashta të shqiptarëve, Kuvendi i mirëkuptimit, parlamenti pluralist, ku asnjë nga partitë politike të mos përbënte dy të tretat e këtij parlamenti. Demokracia nuk e ka

HETIMET DERI TANI SHUMË LARG URDHËRVRASESIT

Për masakrën politike të Shkodrës, datuar 2 prill 1991, nuk më është lënë ndonjë mendimi, për të shkruar, por ja që anëtarët dhe simpatizantët e Partisë Republikane të Lajt, në një mbledhje pune të tyre, e shtruan këtë pyetje direkt. Shqetësimi i tyre i drejtë ishte: pse po vonohet puna për të nxjerrë në gjyq fajtorët. Kemi dëgjuar shumë fjalë për këtë ngjarje, madje edhe se gjykimi ose përfundimi i hetimeve do të mbajë brenda këtij ose atij afati, sa e kemi të vështirë të përcaktojmë se cila ka qenë zyrtare e cila ide e këtij ose atij njeriu të paautorizuar. Megjithatë verifikimi profesional na coi në dyert e Hetuesisë së Përgjithshme, ku mësuam të vërtetën e hidhur, siç është. Afati ligjor për përfundimin e hetimeve është 3 muaj, me përjashtim të rasteve kur kërkohet leje shtyrjeje nga Prokurori i rrethit për një muaj dhe nga Prokurori i Përgjithshëm edhe për disa muaj të tjerë. Pra, hetuesia jonë, që e ka kërkuar dhe i është miratuar kjo shtyrje nga Prokurori i Përgjithshëm, përsa i përket afatit del në rregull. Por, në këtë shkrim s’duam të trajtojmë rregullsitë, sepse ato nuk i duhen popullit që pret me ankth. Na interesojnë shkaqet nga e vërteta ose fajtja e zbulimit të autorit të vërtetë në një udhë pa krye. Pse shprehen kështu? Sepse për gjykim janë dhënë kryetari i degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, shefi i policisë dhe zvendësshefi i policisë të po atij rrethi. Madje na thanë, çudi si nuk paska nisur gjykimi. Po e dini, i urinuar lexues, pse janë nxjerrë para gjyqit ose do të nxirren këta njerëz? Për krimin e shpërthimit të dyqetës, sepse nuk morën masat në kohë për parandalimin e ngjarjes. Nuk dua të ndërhyj në kompetencat dhe detyrimet e këtyre të pandehurve, por, në rastin konkret, më shumë se përgjegjësi për parandalimin e ngjarjes, na duhet të gjykojmë kush është vrasësi direkt me armë dhe kush dha urdhër për të qëlluar, që nga Shkodra deri në instancat eprore përkatëse të Tiranës. Populli kërkon, pa u çuar se bashkë me të, duhet shqyrtuar dhe denuar cilido që nuk kryen detyrën për të parandaluar goditjen, të njëjtë, në radhë të parë, ata që u bënë shkaktarë për derdhjen e gjakut të katër martirëve të demokracisë në mes të ditës dhe përpara Komitetit të Partisë të Rrethit. Përveç këtyre njerëzve, për gjykim është edhe një polic. Pse, do të thoni ju? Sepse ka shkuar i nxjerrë së shërbimit të rojës. Ai ka qenë me shërbim më 1 prill për ruajtje objekti dhe ka shtënë me armë. E shikoni se sa larg është ai ndaj masakrës politike të Shkodrës dhe përfshirja e tij në këtë «grup» duket si diçka tepër anësore, për të mos thënë anekdotike kur kërkohet vrasësi dhe jo ai që s’ka vrarë më 2 prill jo që, por as në ditën, për të cilën ka qëlluar si rojë objektit. Ndërsa hetimi, ai i vërteti dhe që presin edhe anëtarët e Partisë Republikane si gjithë populli i Shkodrës dhe i Shqipërisë, për të gjetur autorët e vrasjes, vazhdon. Këto ditë u kthye përsëri nga Shkodra grupi hetimor për ata që kanë qëlluar më 2 prill. Pra, siç del nga kjo, hetimet deri tani janë shumë larg zbulimit jo vetëm të atij që vrau, por edhe të urdhërvrasësit, derisa tre të pandehurit me përgjegjësi në rreth, si drejtues të degës përkatëse dhe të policisë akuzohen vetëm për shpërdorim të detyrës, për mosparandalimin e gjakderdhjes. Edhe në rast se ata janë urdhërdhënës për të qëlluar, duke transmetuar qof­të edhe një urdhër nga qendra, dalin të larë, sepse nuk dinë kush ka qëlluar, nuk kanë urdhër për të qëlluar, por se vetëm s’kanë të atë për të kryer detyrën?! O tempora, o mores! Ky është një krim tjetër ndaj popullit. Nuk dua të fajësoj ata njerëz, sepse mund të jenë

Embrion i banditizmit të organizuar

Po ballafaqohemi (për fat të keq) me vjedhjet, bastisjet, rrëmbimet e fyerjet e pse jo edhe me shenjat e para të banditizmit të organizuar tashmë të dalë hapur. Si në filma e hershëm amerikanë po rishfaqen poshtë stre­heve, bordurave «kabubojët e rrugëve» komitë ligjvënës, kryesisht adoleshentë, pjellë e krizës materiale e shpirtërore që po përjetojmë. Ballafaqohemi me rrahje në mes të ditës, vjedhje e përdhunime, madje edhe me vrasje. Dhe heshtim. Organet e ruajtjes së rendit e të qetësisë publike në raste të veçanta kanë qenë objekt i sulmit nga këta njerëz të vesit dhe të krimit. Kanë vepruar kur janë sulmuar, por edhe vonë. Edhe në qytetin studentor ka pasur raste pasigurie e frike. Nuk mund të harrohen aktet e shëmtuara të dhunës kundër të rinjve studentë e sidomos vajzave.

KRONIKË

Në selinë e Partisë Republikane z. Sabri Godo, Çerçiz Minxhozi dhe Viron Koka zhvilluan një bisedë të gjatë e vëllazërore me Prof. Zekëria Çami. U diskutua gjatë rreth ngjarjeve në Jugosllavi e problemeve që kanë sot vëllezërit tanë, në tërësi e në Jugosllavi. Z. Godo informoi Prof. Çamin për gjendjen e vështirë në Shqipëri, gjashtë muaj i foli atij dhe për nisjen e Partisë Republikane lidhur me peticionin mbarëkombëtar për Kosovën. Prof. Çami e çmoi së tepërmi këtë iniciativë dhe i konsideroi një ndihmë të madhe e konkrete nismat e kësaj partie për nënshkrimin e peticionit mbarëpopullor në përkrahje të njohjes së Republikës së Kosovës dhe të të drejtave të vetëvendosjes së shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni, Mal të Zi e Serbinë Jugore si dhe mbajtjen së shpejti në Sofje të Konferencës së partive politike ndërballkanike të interesuara për ndaljen e shovinizmit serbomadh. * * * Më datë 23.7.1991 në selinë e PR u bë një bisedë miqësore ndërmjet kryetarit të partisë, z. Sabri Godo, dhe z. Majkell Telt, ndihmës zëvendës sekretar shteti për punët e jashtme të Forin Ofisit dhe Martin Uden, referent për Shqipërinë. (Vijon në faqen e 2-të)

TË NJOHIM REPUBLIKËN E KOSOVËS

Sindikatat e Bashkuar e Pavarur e Minatorëve, duke u solidarizuar me iniciativën e Partisë Republikane Shqiptare, i ka dërguar Kuvendit Popullor dhe Presidentit një letër, në të cilën ndër të tjera shkruan: «Të ndërgjegjësohem për vështirësitë dhe problemet e mëdha, me të cilat po ballafaqohet populli ynë në Shqipëri, por duke ndjekur pikëpamjet me vëmendje dhe treguesit e vëllëzërve tanë në Kosovë, konstatojmë me keqardhje dhe dhimbje se edhe pas vendosjes së pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, shteti ynë akoma nuk po e kryen detyrën ndaj Kosovës martire. Pas gjysmës shekulli qëndrimi krejtësisht të papërfillshëm të Partisë së Punës (qëndrimisht edhe të shtetit shqiptar), është detyrë e çdo shqiptari Popullor që t’i përpilojë dokumentet përkatëse, ku të njihte Republika e Kosovës dhe e drejta e saj legjitime». (Vijon në faqen e 4-të)

«Dëshiroj që kisha të interesohet për gjithë jetën e njeriut»

INTERVISTË E PESHKOVIT, PROF. DOKTOR ANASTASIOS YANNULATOS, ARDHUR NË SHQIPËRI ME CILËSINË E EKSAKUT TË PATRIKANËS SË PËRGJITHSHME TË STAMBOLLIT, DHËNË GAZETARIT P. DHIMITRI — — Hirësi, besimin tonë po e bëjmë, menjëherë pasi ju u takuat me kryetarin e Partisë Republikane, zotin Sabri Godo. Po, si gazetar, pavarësisht «kleni bi­seduar me të, desha të që se vendin tonë keni ardhur me iniciativën tuaj apo me kërkesën tonë? — Së pari më lejoni t’ju them se biseda me kryetarin e Partisë Republikane më la mbresa, sidomos për horizontin dhe vizionin që kishte zoti Godo për proceset demokratike dhe të ardhmen. Dhe, sa për pyetjen që më bëni, më lejoni të shpjegohem se kisha e Shqipërisë është autoqefale; ajo ka organizimin dhe mjetet e saj financiare. Sipas traditës ortodokse, që është pranuar nga të gjithë, nuk mund të ketë rast të kishë ortodokse autoqefale pa peshkop. Fatkeqësisht, kohët e fundit ju s’keni një të tillë si brenda vendit dhe jashtë tij. Atëherë duhet dikush të marrë iniciativën për ta ringjallur traditën të qetë pasur. Sipas traditës ortodokse, vetëm Patrikana e Stambollit e ka këtë të drejtë, prandaj mendoj se kjo ka mjaft rëndësi ndaj jo vetëm për besimin, por edhe për gjendjen të të gjithën. — INTERVISTUESI: Hirësi, besiden tonë po e bëjmë, menjëherë pasi ju u takuat me kryetarin e Partisë Republikane, zotin Sabri Godo. Po, si gazetar, pavarësisht «kleni bi­seduar me të, desha të që se vendin tonë keni ardhur me iniciativën tuaj apo me kërkesën tonë? — Së pari më lejoni t’ju them se biseda me kryetarin e Partisë Republikane më la mbresa, sidomos për horizontin dhe vizionin që kishte zoti Godo për proceset demokratike dhe të ardhmen. Dhe, sa për pyetjen që më bëni, më lejoni të shpjegohem se kisha e Shqipërisë është autoqefale; ajo ka organizimin dhe mjetet e saj financiare. Sipas traditës ortodokse, që është pranuar nga të gjithë, nuk mund të ketë rast të kishë ortodokse autoqefale pa peshkop. Fatkeqësisht, kohët e fundit ju s’keni një të tillë si brenda vendit dhe jashtë tij. Atëherë duhet dikush të marrë iniciativën për ta ringjallur traditën të qetë pasur. — INTERVISTUESI: Hirësi, besimin tonë po e bëjmë, menjëherë pasi ju u takuat me kryetarin e Partisë Republikane, zotin Sabri Godo. Po, si gazetar, pavarësisht «kleni bi­seduar me të, desha të që se vendin tonë keni ardhur me iniciativën tuaj apo me kërkesën tonë? — Së pari më lejoni t’ju them se biseda me kryetarin e Partisë Republikane më la mbresa, sidomos për horizontin dhe vizionin që kishte zoti Godo për proceset demokratike dhe të ardhmen. Dhe, sa për pyetjen që më bëni, më lejoni të shpjegohem se kisha e Shqipërisë është autoqefale; ajo ka organizimin dhe mjetet e saj financiare. Sipas traditës ortodokse, që është pranuar nga të gjithë, nuk mund të ketë rast të kishë ortodokse autoqefale pa peshkop. Fatkeqësisht, kohët e fundit ju s’keni një të tillë si brenda vendit dhe jashtë tij. Atëherë duhet dikush të marrë iniciativën për ta ringjallur traditën të qetë pasur. — Këtu është mendimi juaj apo mendimi i kolegëve të atyre forumeve? — Ndihmën për kishën shqiptare e kam biseduar në shkrurtë të këtij viti në një veprimtari që patëm në qytetin e Kambërës të Australisë. Desha të shtoj diçka, po të ketë mundësi, kur fola për shkollën, s’kam parasysh vetëm atë për teologji, por edhe për gjendjen e ndjesë e durim, për përgatitjen e ikonave, shkollë për grafet dhe vajzat që mund të ndihmojnë në punët e kishës, në mënyrë që të përfshihet një masë sa më e madhe bashkësisë. — Kur mendoni se veprimtaria kishtare në vendin tonë mund të fillojë normalisht? — Them se ajo tashmë ka filluar. Dhe morëm presion për riparimet e kishës së Shën Evangelizmit të Tiranës, për të cilën disa pajisje do t’i sjellim nga jashtë. Kemi shpërndarë dhurata e në gjuhën e sotme shqipe, që të besimtarët të mos e lexojnë atë në gjuhën e vjetër. Kam filluar ribotimin e parë, pra procesionin historik laik bëhet prift. Nëse kur një jobë e ardhm edhe një hikroni tjetër. Kam bërë edhe dy