KURRSESI S’MUND TË THEMI SE KOMUNIZMI ËSHTË SHKULUR NGA SHQIPËRIA
— INTERVISTË E KRYETARIT TË PARTISË REPUBLIKANE, ZOTIT SABRI GODO, DHËNË «ZËRIT TË AMERIKËS» ME 31 KORRIK —
— Zoti Godo, cili është qëllimi i vizitës suaj në SHBA?
— Unë kam ardhur këtu në një kohë të vështirë për vendin tim, që të marr kontakt me emigracionin tonë këtu, për t’i shpjeguar problemet e vendit tonë tani dhe mënyrat se si mund të ndihmohet populli ynë. Dhe, po të jetë e mundur, të marr kontakt me figura e personalitete të jetës politike amerikane për të njëjtin qëllim.
— A mund të na jepni një pasqyrë të gjendjes ekonomike dhe politike të Shqipërisë?
— Në Shqipëri jemi duke bërë përpërime me të vërtetë në ecjen drejt demokracisë. Mbas krijimit të qeverisë pluraliste, në të cilën merr pjesë edhe Partia jonë Republikane, këtë ditë në Shqipëri është duke u zhvilluar një fazë e dytë e këtij operacioni, të themi, janë duke u krijuar komitetet ekzekutive të përbashkëta me pjesëmarrjen e gjithë partive, të cilat deri tani kanë qenë monopol absolut i partisë komuniste dhe pengonin zhvillimin e demokracisë. Në një mbledhje të qeverisë dhe tek Presidenti, në Kryesinë e Kuvendit Popullor, e krahasova qeverinë tonë me qeverinë e Fan Nolit më 1924, e cila dështoi pikërisht sepse nuk pati një bazë ku të mbështetej. Tani ne shpresojmë ta krijojmë këtë bazë dhe kështu unë besoj se ne kemi disa përparime në fushën politike. Megjithatë, kurrsesi nuk mund të themi se komunizmi është shkulur nga Shqipëria dhe atje është vendosur demokracia e plotë. Ka edhe forca staliniste, që janë prezente brenda partisë të rinovuar, (siç do ta quajë veten ish-Partia e Punës, tani PS), të cilat bëjnë çmos për të krijuar konfuzion në vendin tonë dhe për t’i rezistuar çdo lloj reforme, që përpiqen t’i tregojnë popullit se gjendja që është krijuar në Shqipëri është një rrjedhojë e demokracisë. Ndërsa kjo është një rrjedhojë e sundimit të tyre 50-vjeçar.
— A mund të thoni diçka konkretisht mbi gjendjen e popullit nga ana ekonomike?
— Unë mendoj se duhet thënë haptas: gjendja ekonomike e vendit është ekstremet që mund të përfytyrojë njeriu. Ne jetojmë në uri të vërtetë. Atje nuk ka kurrgjë, njerëzit janë pa punë, mungojnë edhe sendet më elementare ushqimore. Ajo që është edhe më shqetësuese është se në disa zona malore dhe fshatra ka munguar edhe buka. Në këto gjashtë muajt e fundit që kanë ndodhur ndryshime në jetën politike të vendit, unë vetë gjithmonë i jam trembur ditës kur do të mungojë buka në dyqane. Dhe në qoftë se ne nuk do të gjejmë ndonjëherë rrugëdalje për këtë problem, kjo mund ta çojë vendin në një anarshi kompletë.
— Çfarë masash po merren nga qeveria, Kuvendi Popullor dhe partitë e opozitës për ta ndryshuar gjendjen?
— Kuvendi Popullor ecën ngadalë dhe populli ka filluar ta kritikojë atë që ndodh në Kuvendin Popullor. Nganjëherë diskutojnë për ditë me radhë për një çështje, që mund të kalojë nga njëherë të arsyeshëm dhe me vullnet të mirë shumë më shpejt. Kurse ne s’kemi kohë për të humbur. Përsa i takon qeverisë, them se ajo përpiqet të punojë intensivisht për të zbatuar disa reforma, por që deri më sot nuk kanë ecur. Partia jonë dhe besoj të një mendjeje janë të gjitha partitë e tjera të opozitës në Shqipëri, mendon se e vetmja rrugë, për të dalë nga gjendja në të cilën ndodhemi, është privatizimi i shpejtë dhe i menjëhershëm i ekonomisë, i industrisë së lehtë, i tregtisë, artizanatit, shërbimeve komunale dhe privatizimi i tokës. Kurse ndihma e jashtme është një element i dytë i domosdoshëm. Elementi i tretë do të ishte pastaj tërheqja e investimeve të huaja, të cilat do të jenë të vështira, meqë, me të drejtë, biznesmenët e huaj dhe huaja kërkojnë një vend më stabil për të investuar kapitalet e tyre. Por mund të filloj, duke bërë marrëveshje me ndërmarrjet e vogla që nuk kërkojnë investime dhe janë krejt pa punë. Dhe ndoshta për këtë mund të ndihmonte
udhë- këta mënyrë popu- ndo- rdo- mos qen- ta më- si u VISI nt ne veç- tatimi huajt: vetë... La... rëse ...
VËLLEZËR DHE MOTRA! JU FTOJMË TË NËNSHKRUANI PETICIONIN «NJOHIM REPUBLIKËN E KOSOVËS» QË ËSHTË PËRKRAHUR DHE PO FIRMOSET EDHE NGA SHQIPTARËT E SHBA
ZOTI SABRI GODO PRITET NË SENATIN AMERIKAN
Më 1 gusht, zoti Sabri Godo, në vazhdim të vizitës së tij në SHBA, u prit në Senatin amerikan, ku iu rezervua një pritje e ngrohtë dhe miqësore. Në pritje merrnin pjesë personalitete të shquara si senatori Robert Dol, lider i republikanëve në Senat, Klejborn Pell, kryetar i këshillit të Senatit për politikën e jashtme, senatori Leri Presler, anëtar i këtij këshilli, senatori Ricard Laxher, gjithashtu anëtar i këshillit për politikën e jashtme.
Në pritje ishin të pranishëm edhe gazetarë, përfaqësues të shtypit etj.
Zoti Sabri Godo informoi senatorët e shquar mbi gjendjen ekonomike dhe politike në Shqipëri dhe mbi kërcënimin serb të shqiptarëve në Jugosllavi. Senatorët e pranishëm treguan interesimin e duhur për Shqipërinë, sidomos në drejtim të sigurimit të ndihmave të ngutshme që i duhen vendit dhe për mënyrën e dhënies së këtyre ndihmave. Senatori Leri Presler pranoi ftesën e Partisë Republikane Shqiptare për të vizituar Shqipërinë.
Në këtë takim zoti Sabri Godo shoqërohej nga zoti Xhozej Dio-guard, kryetar i Lidhjes qytetare shqiptaro-amerikane, veprimtari i shquar i kësaj lidhjeje-
Degëve të PR në rrethe
Duke filluar nga dita e hënë, datë 5.8.1991, dërgoni në Selinë Qendrore në Tiranë, të gjitha listat e firmosura nga populli i rrethit tuaj të peticionit «Njohim Republikën e Kosovës».
Më datë 8.8.1991, ditën e enjte, do të shpallim numrin e deritanishëm të atyre që e kanë firmosur këtë peticion. Aksioni do të vazhdojë. Popull shqiptar, firmos ja votë për Republikën e Kosovës!
KOMISIONI DREJTUES I PR
Takime në selinë e PR
Më datën 2.8.1991 në selinë e Partisë Republikane nënkryetari i PR, zotërinjtë Vangjush Gambeta dhe Zef Bushati, si dhe anëtari i Komitetit Drejtues, zoti Viron Koka, zhvilluan një bisedë vëllazërore me zotin Gani Azemi, sekretar i Degës së LDK për Belgjikën, Holandën, Luksemburgun (BeNeLuks).
Në bisedë u fol për gjendjen aktuale në vendin tonë dhe në Ballkan, për nevojën e vendosjes së kontakteve mes Partisë Republikane Shqiptare dhe Degës së LDK në Bruksel, si dhe për probleme të tjera.
* * *
Gjithashtu më 25.7.1991 në selinë qendrore të PR u zhvill-
Demokracia demaskon «drejtësinë» moniste
Edhe gjyqi i shumëpërfolur në tërë Shqipërinë për vrasjen politike të 2 prillit 1991 në Shkodër hapi seancat e para.
Por, siç kemi shkruar në gazetën tonë të 25 korrikut 1991, hetimet disamujore qenë shumë larg atij ose atyre që dhanë urdhër për të qëlluar si dhe cilët ose cili ishte ai që vrau përmes armës së vet. E megjithatë, nuk e kuptojmë se me ç’guxim profesional gjyqi farsë filloi. Siç duket, kompetentët vazhduan traditën gjyqësore të organizimit të gjyqeve me fakte siç i përpunonin edhe vetë. Me atë praktikë farsë mëkëqe janë dënuar për higjienë ose edhe me sajime e gënjeshtra sa e sa njerëz, për të cilët tani kërkohen dosjet. Për disa është firmosur dokumenti i dhënies së pafajësisë ose ky proces është në studim e sipër nga Gjykata e Lartë, përveç kërkesës dhe diskutimit në Parlament për amnistinë e përgjithshme për të dënuarit e ndërgjegjes.
Sa e sa njerëz u tortuan që të pranonin akuzat, i pranuan ose dhe i kundërshtuan. Në rastin e parë fatkeqët fajësonin veten për të shpëtuar jetën, në të dytin, jeta e tyre s’kishte ndonjë vlerë të madhe dhe gjendeshin mënyrat për t’i zhdukur, në ndonjë rast duke mos njoftuar familjen. Po ajo kohë përfundoi, zotërinj torturues dhe juristë skifofabrikues. Populli, që fitozon ditët e bardha të demokracisë, nuk lejon më kthimin në atë farsë makiavelike. Po ju ende e kemi kaptuar këtë forcë, dhe sa guxuat të paraqitni në Shkodër një dosje të tillë për të vijuar tre të pandhur për tradhti në 2 prill. Kur paraqitni akuzën e vrasjes, në duar për gjykim ata që kishin mundur të
ngjarjen?! Nuk mund ta quajmë gabim, se është më shumë se naivitet debilësh.
Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës, Çapajev Taçi, që «instruktuar» të mos dinde asgjë, si në mënyrë «klasike» për të mos u dënuar për ç’dëshqohët. Dilaver Papare, shefi i policisë, arriti të tregonte (ndoshta aq di) se urdhri ka ardhur nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme. Ja, pra që u gjet një fijë drejt zgjidhjes! Në gjyq doli se në 1 prill paska pasur një plenum të Komitetit Qendror të PP, kur situata në vend, siç deponoi zoti Gramoz Ruçi, qe e tensionuar jo vetëm në Shkodër, po në disa qytete. Ç’u fol e ç’porosi u dhanë në atë plenum?! Ç’do të thotë zbatimi ligji për grumbullimet e paligjshme? Do të thotë dhunë nga shkopinjtë deri tek... Po të mos kishin zbatuar ligjin të tre të pandehurit e farsës së këtij gjyqi, do të ishin dënuar dhe shkarkuar nga detyra si të paaftë, ndofta dhe me detyrë tjetër. Por të mos kishe zbatuar ligjin me detyrë tjetër. tjetër.
Për mënyrën si u bënë hetimet (jo vetëm vonesa, po edhe ke-mbëngulja për të gjetur organi-zatorët e mbledhjes së rinisë pa-ra sheshit, që në vetvete ishte një kërcënim ndaj çdo njeriu që merrej në pyetje) dhe kohëzgjatja e tyre, duke lënë të lirë njerëzit përgjegjës për ngjarjen, coi në atë që deri tani «ujku»
(Vijon në faqen e 2-të)
DETYRA KRYESORE: ZBULIMI I KRIMEVE EKONOMIKE, I ÇDO SPEKULLIMI DHE LUFTA KUNDËR METASTAZAVE BUROKRATIKE
INTERVISTË E ZOTIT ALFRED KARAMUÇO, KRYETAR I KOMISIONIT TË KONTROLLIT TË SHTETIT, DHËNË GAZETARIT PETRO DHIMITRI
— Zoti Alfred, cili është vendi dhe roli i Komisionit të Kontrollit të Shtetit në qeverinë e stabilitetit të vendit?
— Krijimi i qeverisë së stabilitetit të vendit mendoj se ishte një zgjidhje racionale, falë konsensusit të partive politike të vendit tonë. E ndërgjegjshme për situatën në të cilën u ndodh që ditën e parë, si dhe për vështirësitë e panumërta që dalin çdo ditë, qeveria po përpiqet me veprime konkrete për të stabilizuar gjendjen, për të zbutur e më pas për të mënjanuar krizën ekonomike e sociale, në të cilën është përfshirë vendi. Për punën e bërë e problemet që dalin, qeveria doli me një deklaratë para opinionit publik, si dhe në Kuvend, kështu që nuk po zgjatem për këtë çështje.
Përsa i përket Komisionit të Kontrollit të Shtetit do t’ju thosha se ai është konceptuar ligjërisht si një organ qendror në përbërje të Këshillit të Ministrave, që ushtron kompetencat e tij kontrolluese në emër të Këshillit të Ministrave në fushën e mbrojtjes së interesave ekonomike të shtetit. Duke pasur një pozicion të tillë, organi që unë kryesoj ka vënë vetes për detyrë të mbështesë zbatimin e politikave dhe mbrojtjen e reformave ekonomike. Edhe pse unë mendoj se kjo detyrë, në realitet ato janë të pandashme. Nuk mund të stabilizosh një ekonomi të rrënuar, që për baza e mënyra e drejtimit ka qenë e destinuar përkohë të dështojë. Prandaj stabilizimi shtetëror, për mua rrjedhojë e reformave, në të cilat ne duhet të futemi me vendosmëri, me mundësi, të ndërlidhshëm për sakrificat e mëdha të përbashkëta, por dhe për një të ardhme më të mirë, të sigurtë, ku çdo individ, krahas lirisë politike do të ndi- një shijen e vërtetë të «mollës së ndaluar» dikur, lirisë ekonomike.
Sot për sot, detyra prioritare e Komisionit të Kontrollit të Shtetit është të ndihmojë në zbulimin e krimeve ekonomike, spekullimeve e shpërdorimeve të ish-kastës në çdo nivel, në shkujen e metastazave burokratike që i kanë zënë frymën këtij vendi e që janë faktorë të destabilizimit të mëtejshëm të ekonomisë sonë, në mbrojtjen e interesave të vendit në marrëdhëniet e gjera afariste (të cilat vijnë duke u shtuar), në mbështetjen e masave të gjithanshme qeveritare për garantimin e ushqimeve të popullit, në zbatimin e ligjeve të akteve të tjera nënligjore për privatizimin, për ndarjen e tokës etj. Këtyre detyrave po u paraprijmë me një ristrukturim të ri të organit tonë e me konceptim të ri të objektit e të kompetencave të përcaktuara nga ligji «Për Komisionin e Kontrollit të Shtetit». Në këtë drejtim po na ndihmon edhe eksperienca bashkëkohore e organeve homologe të disa vendeve, me të cilët shkëmbimet në të ardhmen do të jenë më të gjera.
— Mbas njështe shpejt për të bërë një bilanc të punës, megjithatë lexuesit do t’i kishin interes të dinin ndonjë hollësi nga veprimtaria konkrete e organit që ju kryesoni.
— Lexuesi besoj është në dijeni se para pak kohësh përfunduan së bashku me Ministrinë e Financave kontrollin në ish-Drejtorinë e Pritjes. Mbi bazën e materialit të kontrollit, qeveria nxori në një vendim, i cili publikisht shpallte distancimin nga veprimtaria thellësisht e kundërligjshme e ish-kastës moniste, denoncimin e çështjes organeve të hetimit, si dhe një varg masash ligjore e organizative, për të parandaluar për të ardhmen qoftë edhe shfaqjen më të vogël të shpërdorimeve nga qeveritarët. Kontrolle të kësaj natyre kemi organizuar edhe në rrethe.
Në kushtet e krizës së thellë ushqimore në vend, elementë matrapazë e spekullantë, të mbështetur e të ndihmuar nga rrgo-gjetarë të shtetit (shitësa, magazinierë etj.), e të «mbrojtur» nga burokracia, po livadhisin me nevojat e popullit. Duke aktivizuar edhe organet e policisë financiare, ushtroam kontrolle në disa rrethe. Vërtetuam shkelje e marrëm masa në vend. Megjithatë nuk mendojë se kemi bërë ndonjë gjë të madhe, spekullimi lulëzon e për rrjedhojë mbetet e vazhdueshme detyra jonë ligjore, për të vënë më mirë në lëvizje organet e kontrollit të çdo hallke.
Po kalojmë «në filtër» disa të ashtuquajtura veprimtari afariste të kryera në disa rrethe, nga ku po na dalin se janë kryer veprime kundërligjshme, në dëm të interesave të popullit, duke përkrahur e ndihmuar elementë matrapazë të brendshëm e të jashtëm. Përreth e Lushnjës, shkëllet ju denoncuan organet hetuese, në një rreth tjetër kontrolli vazhdon. Nuk dua të lodh lexuesin me bëmat e tjera të Belulit, veçse do të nënvizoja se kujdes të posaçëm po u kushtojmë letrave të popullit, ku denoncohen veprime e qëndrime në dëm të interesave publike, denoncohen persona që ende nuk e kanë kuptuar se era e freskët e demokracisë që fryn për popullin bëhet furtunë, ciklon për ata që mundohen të veprojnë në kundërshtim me interesat e aspiratat e tij.
— Çfarë mendoni për ristrukturimin e aparatit shtetëror e atij administrativ.
— Duke qenë se për njëzetegjashtë vjet, në sektorë të tjerë, jam marrë me kontrollin e ligjshmërisë në administratën shtetërore, do të thosha se ristrukturimi i saj në kushtet e reformës ekonomike që po ndërmarrim është një punë mjaft e vështirë, po absolutisht e domosdoshme! S’mund të ketë reformë ekonomike që synon drejt ekonomisë së tregut, duke u mbështetur mbi struktura administrative të konceptuara mbi bazën e një politike moniste, në shërbim të një shteti totalitar e të një ekonomie autarkike, të dështuar. Për mua, tre janë drejtimet themelore të reformës në tërësi: ekonomi, në legjislacion, në administrimin shtetëror. Disa hapa në këtë drejtim janë bërë e veçanërisht me krijimin e komiteteve ekzekutive pluraliste të çdo hallke në bazë. Por puna që na halke në bazë, përsëri ende e madhe, del përpara është konceptet normat duhët përbëruar trysnia (jo e vogël) e burokracisë që zë sot e 15 vullnetarisht pozitat e veta politikisht të trimëntuara. Dhe
(Vijon në faqen e 2-të)
ti në nuk mund dhe nuk duhet të jetë mënymë të fillojnë vlerësimet e reja(?) dhe mbetare dhe të mos të mbushet me fotografitë e Enver Hoxhës, në këto fasadë për qëllim t’u ngulitnin në zemrat e njerëzve, për t’u bërë ata të paaftë për të mendu- (Vijon në faqen e 4-të)