18/08/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

18 gusht 1991

MBLODH KËSHILLI KOMBËTAR I PARTISË REPUBLIKANE

Më 15 gusht 1991 u mblodh Këshilli Kombëtar i Partisë Republikane. Këshilli diskutoi rreth raportit të paraqitur nga zoti Sabri Godo mbi gjendjen aktuale të vendit dhe rrugët që duhen ndjekur për të dalë nga kriza e rëndë. Konstatohet se, megjithë përpjekjet e Kuvendit Popullor dhe të Qeverisë së Stabilitetit, ekonomia vijon të rëndohet edhe më tej, rritet papunësia e mjerimi, kurse aktet destruktive, sulmet ndaj shkollave dhe objekteve shoqërore e çojnë din drejt anarkisë. Kjo gjendje rëndohet edhe më tej nga agresioni serb që i kanoset tërë kombit. Këshilli miratoi raportin dhe mori vendimet për të adoptuar masat politike që kërkon momenti.

MIK TEK NE NJË DELEGACION I PARTISË REPUBLIKANE TË KOSOVËS

Me ftesë të Partisë Republikane Shqiptare erdhi për takime pune një delegacion i Partisë Republikane të Kosovës me qendër në Pejë. Me ftesë të Partisë Republikane Shqiptare erdhi për takime pune një delegacion i Partisë Republikane të Kosovës me qendër në Pejë, i përbërë nga kryetari i saj Reshat Nurboja, Ekrem Kallaba, anëtar i kryesisë së partisë, Jahja Uka, kryetar i shoqatës për ikthimin e shqiptarëve të shpërngulur nga Kosova dhe Ramiz Kutleci, anëtar i kësaj shoqate. Të enjten pasdite, sapo miqtë republikanë mbërritën nga Kosova në Tiranë, u pritën në selinë e PRSH nga zëvendëskryetari Sabri Godo, Kryetari i PRSH, nënkryetarët Vangjush Gambeta e Zef Bushati, anëtarët e Komitetit Drejtues: Çerçiz Mingomata, shefi i seksionit të jashtëm, Petro Dhimitri, kryeredaktor i gazetës «Republika», Maksim Havajari, kryetar i degës së PR të Tiranës; Skënder Kuçue, Tamara Luarasi dhe anëtari i Këshillit të Përgjithshëm Xhevat Repishti, kryetar i degës së PR të Shkodrës. Në këtë takim mirëseardhjeje u bisedua për gjendjen në Kosovë, për situatën në Shqipëri dhe për rrugët e bashkëpunimit dypalësh. Takimi u përshkrua nga një frymë e thellë mirëkuptimi e gatishmërie për këmbim përvoje dhe bashkëpunim. Ndërkohë miqtë nga Kosova janë duke zhvilluar takime pune edhe në disa degë të PR në rrethe. Korresp. i «Republikës»

Kthimi i mallit të zotit-garancia e prodhimit

A do të kthehen ullishtet, në atë gjendje siç kanë mbetur, në kujtesën e ish-pronarëve të tyre? Gjithkush e kujton me nostalgji atë mrekulli. Ullishte të mirëmbajtura me një kujdes të jashtëzakonshëm, në atë shkallë që ishte vetë vlera e ullirit. Ullinj që nuk them se prodhonin çdo vit, por në vitin prodhues një rrënjë i merrnin nga 1-4 kv prodhim. Prodhonte, se ullishten dora e fshatarit e kishte kthyer tamam në një bahçe, ku dhe gjatë dimrit këndërmonte era e mollëve dhe e ftoit. Nuk po ndalemi këtu për shërbimet e veçanta të ish-pronarëve fshatarë që i bënin kësaj kulture, prej së cilës siguronin vajin dhe një pjesë të mirë të të ardhurave për jetesë. Por duam të themi që prodhimi i ullirit ra shumë. Gjithkush e di këtë, që nga fshatari-pronar i dikurshëm, specialisti në komitetin ekzekutiv e deri në Ministrinë e Bujqësisë. Dhe kjo ka arsyet e veta që i mbarti për kaq e kaq vite prona shoqërore. Ç’është ulliri dhe ç’vlerë të madhe ka ai e dinë si ata që i kanë provuar ose jo frutat e tij. «Në një vit të vështirë, kur kishim prodhuar pak drithëra buke, vaji i ullirit na shpëtoi nga uria e bukës», më ka treguar një fshatar. «E gatuan bukën përditë jo me ujë, por me vaj ulliri. Vërtet buka të velte, e s’hahej shumë, por të mbante.» Kooperativizmi socialist me «epërsinë e pronës së përbashkët» e rrënoi shumë kulturën e ullirit, paçka se me këtë u morën edhe «shkencëtarë» të PP, Enver Hoxha dhe R. Alia. Sidomos Enveri veri në sa e sa fjalime, biseda e kontakte me njerëzit u ka dhënë një «porosi të çmuara» për trajtimin e ullirit. Madje dhe vetë brigadësve që ishin mjeshtra të mëdhenj të ullirit. Hajde babë, të tregoj arat! A. Alia para disa vitesh nga Instituti Bujqësor i Kamzës, (sot Universiteti i Bujqësisë) lëshoi kushtrimin për dyfishimin e prodhimit të ullirit. Këtë aksion ai e ngarkoi rininë. Po atë vit studentët e Institutit të Lartë Bujqësor kryen inventarizimin e ullirit dhe plotësuan skedat me të dhëna për një studim shkencor. Po ç’është bërë realisht gjithë kjo vitë të socializmit me ullirin, këtë pasuri të vyer kombëtare? Investime janë bërë shumë. Për mbjellje të reja dhe shërbime të ullinjve në prodhim si krasitja, taracimi etj. Por jo gjithçka u bë në bazat shkencore. Edhe ulliri ishte futur nën urdhërat e Kubës. Ata e dinin se ç’dhëmbi bërë. Tarracimi i ullinjve të Vlorës, na thotë një inxhinier i komitetit ekzekutiv të këtij rrethi, u fut me porosi të H. Kapos, por dhe të E. Hoxhës, që i sodiste ullinjtë nga vila e pushimit. Janë raportuar në evidenca investime të pakryera, për të cilët në fakt janë marrë para. Në rrethin e Vlorës vitet e shkuara ka pasur gjykime lidhur me këtë problem. Mbjelljet zëvendësoheshin dhe zëvendësohen por... BU krijuan dhe ullishta të reja shumë të bukura me këto investime. Por ndërkohë janë dëmtuar me mijëra e mijëra rrënjë ullinj. Janë asgjësuar ullishta të tëra. 13000 rrënjë ullinj janë zhdukur. Disave u ka zënë në vendin pylli përsëri. Pë titë nëpër ullishta bie sopata e pamëshirshme. Po të ngjitesh e të shohësh ullishtet, më një thotë një fshatar nga Vlora, të merr vaj. Janë sakatuar për gjynah të zotit. Jo pak dëmtime të kësaj natyre janë bërë dhe në rrethe të tjera të vendit. Sivjet ullishtat në afërsi të qytetit të Vlorës kërcënohen seriozisht, sepse nga 6000 m³ dru zjarri janë prodhuar deri tani vetëm 600 m³. Pretendohet se me ullirin është bërë punë shkencore. Por për vite të tëra me këtë kulturë janë marrë specialistë inkompetentë të fushave, që s’kanë prodhuar as gurë e as misër. As instituti i ullirit nuk e ka justifikuar veten. Të paktën dikush nga ata të kishte pasur guximin të pranonte haptas se prodhimi i ullirit është periodik dhe ta argumentonte shkencërisht. E pra mbi të gjitha, jo vetëm nuk u dyfishua prodhimi i ullirit, siç u fol dhe u përfol në çdo faqe gazete, po prodhimi u katandis keqas. A mund të dy-trefishohet prodhimi i ullirit, që të marrë për bazë krahasimi statistikat e këtyre 10 vjetëve të fundit? Unë mendoj se po. Kthimi i ullirit në duart e të zotit është garancia më e madhe për këtë. Ligji për privatizimin e to- GANI LEKA (Vijon në faqen e 2-të)

BISEDË NË PIKË TË HALLIT

— Dëgjo plakun, që ka «rrjedhur» ti. — Mos pandeh, se e kemi fituar demokracinë? — Jo, babam! Jemi në luftë për ta fituar... — Këtu në Rehovë, rrëzë Gramozit të Kolonjës, qëmotit një lis të rrëzohej, apo një mollë të digjte rrufejë, bëhej qamet. Tërë fshati mblidhej. Tani Rehova dhe Starja u skuq nga gjaku i djemve. Diva me një metër gjoks nga Tirana, Shkodra e Berati, ranë si lisa sipër fshatit, në kufi, mes dëborës. Mbi njëzet. Mjerë nën-zetat! Dhe të gjithë heshtin. O Zot! — A thu ta dijë Presidenti? — Duhet ta dijë. — More ç’bën Ramizi?! — Njerëzit janë vrarë e vrarë, fshati do bukë, vendi do gjë, ti. A di, xanëmi, a, ç’bëhet?! — E di, o Faik, e di, po ka hallin e karrikes. Nuk lihet kollaj e shuara. Ajo të bën bishë. Unë s’kam kulturë, po kaun e parmendën e dua. Edhe tëveligën ua bëj për merak. Me panjë, të lehtë si pendë, ua bëj... — Mirë e ke ti, po këta po na i bëjnë prej hekuri më duket. — Sa të hahem me traktorin e tokën, më mirë do të shkoj në Tiranë. Do të lutem zdrukthëtar. E ç’ta dua atë katerdynym-shin? S’kam takat. Të rri e të ble traktorë nuk ia vlen. Djalë i vetëm, Flamuri, më iku në Athinë. Kater vajzat i martova. — Po tokë sa të dhanë, o Nexhip? — Katër, dynymë e gjashtë bunkerë. — Fut kërcërit brenda. — As për gjë nuk janë! — Ehu! Iku kjo punë. Ç’u bë, ‘s’bëhet. — More unë s’kam nevojë as për tokë, as për bunkerë. — I thonë fshat, o lako! Do lagur pola me një çikë bulmet. Ujë dua me një këmbë në varf, a derëzi, ku kam fuqi të mbaj lopën, tokën dhe djalën. Djemtë më ikën. Ça jashtë inte-rit të tjerët në qytet. «Hajde edha ti», thonë, «shkojmë», tho- qerrë, gjashtë dhi dhe pesë dele. — Mirë ja bëre. — Mirë, mirë, po si do t’ia bëj se? S’na shkon asnjë çoban. Tërë javën me bagëti. Një ditë me lopë, ditën tjetër me dele, me radhë ditë e kështu rrokulliset tërë java. Ku më del kohë të punoj te llamosurën tokë?!... — Vetë e kërkuat, tani mos u qa. — Nuk qahem, or mik, po duhet punuar. Me se? Qe s’kemi, traktori me zamet. Vetëm të preh plakën dhe nusen, ku ka në kohë ato? U është thyer ku-rri zi nga shati, që bota e qytetëruar e ka futur në muze. U torturan. — Ne nga lagja tjetër e kemi më keq. Gjyshëm ore larg kemi ujën. — Sikur i shtruan tubat, mo-re... — Ç’tuba, a derëzi, sikur s’e di ti qysh i bëjnë punët këte? Hapen ca kanale, qysh para katër vjetëve, shtruan disa tuba dhe vetëm kur u vodhën. — Andej nga në është ndry-she. Ujë kemi boll brenda obo-rrit. Vetëm me bagëtinë hoqëm ca. Na erdhën menjëherë dhe na zunë ngushtë. As rahëshin e qumësh-tit nuk e kishim, stallën gjil-thashtu. — Tani në fillim e kemi vështirë sa të rregullohen punët. Athere do të jetë mirë vërtet. Për teknikën bujqësore edhe kredia do të na mungojë. — Po me specialistët e bujqë-sisë çfarë do të bëhet? — Eh, mor lako, s’ka rrezik privatizimi. Vështirësitë e fillimit janë kudo, s’duhet t’i ngatërrojmë me perspektivën. — Të përpiqemi së bashku, të kemi sa më pak dhimbje. — Po, ja, or mik. Kam dy femijë. Njërin agronom, tjetrin veteriner. Do ti që ky i fundit ia kalon për bukuri. S’ka kohë të marrë frymë. Një qerre me punë ka. Tani shkon te lopë e ne-vruzit, pastaj e thërrasin nga lagjja e sipërme e fshatit. Me agronomin e kam më vështirë. — More e keja është se je mi mësuar me format e ngurtësuara të kooperativave të tipit stalinist. — Nuk e ke keq. Kooperativat tona s’kanë qenë ndonjëherë kooperativa, po kazermë, ku fabrikoheshin vetëm shkrosa, urdhë-ra, porosi, fletë-dalje dhe kërcul-te telefonash nga lart. — S’është punuar me mend, thuaj. Bëhet prokopi me krey-tare, që vetëm shkollën e Partisë mbaronin? — Mos kanë qenë më të mirë ekonomistët? — Ç’më flet për ekonomistët tanë, more? Ata vetëm citatet e «kolloqit shqiptar» dhe «artiklet» të Shqipërisë së re kanë më shumë. Mos ka dalë ndonjë jashtë të mësojë? Të diturve ua kanë prerë, jo vetëm majën e lapsit, por edhe kokën... — Kush do të shkojë jashtë sot për sot? — Ne, kush tjetër? — Asaj ane rr, re e ke mirë. Ku vjen ndonjëherë radhë jonë? Po djemtë e komunësve do të shkojnë, kush tjetër? Ata e kanë në dorë pushtetin ekonomik. Më tha një i ditur, që ka mbi njëzet vjet në Hungari: «Në vendet e — Po me specialistët e bujqësisë çfarë do të bëhet? — kudo, s’duhet t’i ngatërrojmë me perspektivën. — — Po, ja, or mik. Kam dy fëmijë. agronomin e kam më vështirë. — More e keja është se je — po kazermë, ku fabrikoheshin vetëm shkresa, urdhëra, porosi, fletë-dalje dhe kërculte telefonash nga lart. — S’është punuar me mend, thuaj. Bëhet prokopi me kryetarë, që vetëm shkollën e Partisë mbaronin? — Mos kanë qenë më të mirë ekonomistët? — kokën... — Kush do të shkojë jashtë sot për sot? — Ne, kush tjetër? — radha jonë? Po djemtë e komunistëve njëzet vjet në Hungari: «Në vendet e — Lindjes, djemtë e komunistëve janë kthyer në afaristë. Kanë dalë, janë specializuar, gjuhë kanë mësuar, Perëndimin e njohin, para kanë...» Ç’do më ti?!... — Jo, more! Pse edhe tek ne kështu do të venë këto punë? — Po djemtë e të mëdhenjve dalin jashtë, or, t’u mbyshtë! Të ndi do të dalë, që s’di nga lidhet gomari. — He? Prandaj flasin gazetat për ato shoqatat afariste në Tiranë? Me siguri pinjollët e familjeve të Bllokut do të jenë. — More e di unë si janë këto punë. Si gjendet karari, të ziut njeri. — Pse? — Po, ja. Disa enveristë, plot kredi e pushtet, mbajnë nëpër zyra portretin e Enver Hoxhës. Ndonjë ruan ende bustin e tij. Si gjënë më të shtrenjtë. — Kanë të drejtë ta mbajnë. Çfarë u ka dashur qejfi kanë bërë. — Po Hiquet Çukos more, ish-sekretarit të parë, atij nga Qinam-Radovicka, a i dhanë shtëpi? — Akoma jo. Erdh nga Lezha këtu në Ersekë. Natyrisht, pasi «ndriti» atje. Si bash i sofrës kolonjarë hyri në shtëpinë e pritjes. Po ku të lenë këta të demokratikes? Bamp në gazetë e bump në rrugë, kafene e mbledhje. E hoqën me ceremoni që andej. Tani s’di ku të futë kokën e ziu. Gjyysmën e plaçkave i futi te shtëpia e motrës, gjysymën tjetër ia hëngri lagështia. U bë drejtor. — Dhe do ta kontrolloje «përkedheluri» i Lenkës? — More ati i qafësh kallin. Nga kryetari komiteti, në kryetar të policisë financiare. Tani i erdhën e ç’i erdhën në dorë ata, që «llapën» për të. — Nuk i lejon drejtuesi i partisë socialiste sel! — Mos pyet! Keq mos të vijë, se e ke dhe shok. Po në Kolonjë s’ka ndihmuar aspak për demokracinë. VASIL DEDE

Pse dëshotoi gjyqi i Shkodrës?

SHUMË ZHURMË, PËR TË MOS NXJERRË GJË Gjyqi për masakrën e Shkodrës u pezullua. U bë shumë bujë për të mos arritur asgjë. Hetimi gjyqësor ishte i pafuqi-shëm për të vërtetuar rezultatet e dëshiruara, por kishte edhe arsye, sepse, dosja hetimore ishte e metë, tepër e metë. Një fjalë e urtë popullore thotë: «Më mirë m’iell nuk mund të dalë bukë gruri, edhe sikur të jetë tepër i aftësuar furrtari». Për këtë ngjarje kam shkruar edhe një herë tjetër, sepse isha i detyruar, për të sqaruar mbarë opinionin shoqëror për skenat dhe prapaskenat e bëra gjatë kohës prej tri javësh që unë drejtova hetimin. Për këtë, kisha informuar kohë më parë edhe Këshillin e Ministrave, por, me sa duket, ky informacion ra në vesh të shurdhët. Akoma edhe sot, nuk më është dhënë përgjegjja. Ndoshta, problemet që kam ngritur nuk u kanë interesuar, sepse duhet të dilte përgjegjësia e fajtorëve. Qofsha i gabuar, por kam përshtypjen se pasi unë jam shtruar në spital, intensiteti i hetimeve ka pasur rënie. Gjatë kohës që unë kam drejtuar grupin hetimor, epigramda e punës ishte përqëndruar me të drejtë në qytetin e Shkodrës dhe jo në Tiranë, siç u veprua më vonë. Në Shkodër ishin dhe duheshin gjetur provat. Në Tiranë kryheshin vetëm disa ekspertime shkencore, të cilat duheshin ndjekur, ose fare mirë mund t’i ndiqte ndonjëri nga pjesëtarët e grupit të hetimit. Vështirësitë më të mëdha për të punuar normalisht që ka pasur grupi i hetimit në Shkodër, kanë qenë në javët e para dhe jo më vonë siç pretendohet. Konkluzioni i dy ekspertëve, organëve të shtypit, se fillimisht për këtë çështje është punuar pak, më duket se është tendencioz dhe i pabazuar, ashtu siç është gabuar edhe mendimi tjetër, që grupi i hetimit ka punuar më shumë për të zbuluar shkaktarët e grumbullimeve të paligjshme se sa fajtorët e masakrës. Puna e bërë nga grupi hetimor është i pasqyruar në dosje. Po t’i referohesh këtij fakti, rezulton se javët e para, me gjithë vështirësitë që kishte, është punuar me intensitet dhe orar të zgjatur. Më vonë kam bindjen se ka rënë tempi i punës. Kjo është një e vërtetë e dokumentuar dhe nuk mund të mohohet. Grupi i ekspertëve mjeko-ligjorë, por edhe ai balistik ka pasur mangësi, ku kryesisht kanë stonuar ekspertët mjeko-ligjorë. Nuk është i bazuar konkluzioni i dhënë për vrasjen e Bujar Bishanakut (për mosgjetjen e predhës). Kam bindjen se, pavarësisht nga të metat dhe dobësitë e hetimit, ekspertimet balistike për këtë çështje janë zvarritur. Në një rast të tillë siç është ngjarja e Shkodrës, ndoshta kishte qenë më mirë të mobilizoheshin më shumë forca, duke imponuar më shumë ekspertë. Por edhe organi i policisë që ruan të arrestuarit e të ndaluarit varete nga Ministria e Ruajtjes së Rendit, ashtu siç vare shin edhe shumë sektorë të tjerë, si ruajtja e kufirit, ajo e zbatimit të vendimeve penale, etj. Hetue-sit, apo gjyqtari, nuk janë mësuar dhe nuk kanë për t’u mësuar me këtë formë strukturore, se ma cilët persona merret taktikimi i ndalu-ar apo i arrestuari. A mund të sigurohet sekreti i hetimeve në këtë formë? Praktika disavjeçare ka treguar ka kundërten. Di-ra ka punonjës policie, të cilët kanë gabuar, janë dënuar kur janë vërtetuar raste të kësaj natyre. Këto probleme tepër shqetë- FERRI SULA (Vijon në faqen e 2-të)

KRONIKË

Të premten pasdite presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ramiz Alia, priti në selinë e tij delegacionin e Partisë Republikane të Kosovës, të kryesuar nga Reshat Nurboja. * * * Edhe një delegacion i Kuven- dit të Republikës së Kosovës i kryesuar nga Iliaz Ramajli po bën vizita në Shqipëri. Delegacioni u prit nga Ministri i Punëve të Jashtme Muhamet Kapllani. Në atë takim, siç njofton ATSH-ja, u bisedua për intensifikimin e masave të duhanshme nga serbo- Korresp. i «Republikës»