22/08/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

22 gusht 1991

DEKLARATË E PËRBASHKËT E PD, PR DHE PSD

Grushti i shtetit në Bashkimin Sovjetik i realizuar nga krahu konservator i komunistëve, nga policia sekrete dhe kasta e lartë e ushtarakëve përbën një goditje të rëndë për forcat demokratike në Bashkimin Sovjetik. Ai është njëkohësisht një goditje serioze për aspiratat dhe idealet e demokratëve të Evropës dhe të mbarë njerëzimit. Ky akt mund të çojë në rikthimin e përdorimit të metodave të forcës, në luftën e ftohtë, në konfrontime dhe në gjakderdhje, si dhe në shkeljen flagrante të parimeve, për të cilat është rënë dakord në Paris për një Evropë të re. Ky është atentati më serioz kundër parimeve të Helsinkit... Gorbaçovi është iniciator i proceseve paqësore për zëvendësimin e diktaturës së ashpër komuniste. Rrëzimi i tij është një sinjal i qartë edhe për vendet e tjera të Evropës Lindore që po kalojnë këtë proces. Mesazhi është i hapur. Nuk mund të ketë rrugë të mesme midis diktaturës dhe demokracisë! Kjo ngjarje tronditëse në jetën e sotme politike botërore mund të sjellë pasoja të rënda për procesin demokratik në rajonin e tensionuar të Ballkanit dhe në Shqipëri. Ajo mund të inspirojë dhe të hedhë në veprim elementë enveristë, komunistë dhe neokomunistë e konservatorë, forcat tradicionale të diktaturës e të shkeljes së të drejtave të njeriut, elementët dhe grupet antikom-bëtare brenda dhe jashtë vendit. Partia Demokratike, Partia Republikane dhe Partia Socialdemokrate i bëjnë thirrje popullit shqiptar, gjithë forcave demokratike, anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre që ta ndjekin me vëmendje dhe kujdes të veçantë situatën e re politike të krijuar në botë, për të përballuar çdo ekses të mundshëm antidemokratik. Ato janë të bindura se rruga për të shmangur kthesat mbrapa është bashkërendimi i të gjitha forcave dhe thellimi në rrugën e reformave. Partia Demokratike, Partia Republikane dhe Socialdemokratët u kërkojnë forcave demokratike të Përëndimit që të rrisin shkallën e interesimit dhe të angazhimit të drejtpërdrejtë për të ndihmuar forcat e opozitës demokratike në Shqipëri. Ato e kërkojnë këtë si rrugë të domosdoshme që forcat demokratike shqiptare të vazhdojnë të marrin pjesë efektivisht në proceset demokratizuese të përcaktuara nga fryma e Helsinkit. PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË PARTIA REPUBLIKANE SHQIPTARE PARTIA SOCIALDEMOKRATE E SHQIPËRISË

Idhtarët e diktaturës komuniste rrëzojnë me puç Gorbaçovin

Lajmi që u përhap të hënën nga Moska ishte aq tronditës, sa presidenti Xhorxh Bush ndërpreu pushimet në Mein dhe u kthye menjëherë në Shtëpinë e Bardhë në Uashington për t’u konsultuar me Bejkerin dhe me ambasadorin e ri amerikan në Moskë Robert Shtraus. Edhe presidentët e nderuar të Gjermanisë dhe të Francës, Kohl dhe Miteran i lanë pushimet. Nuk po përmendim këtu Gensherin, si ministër i jashtëm, që gjithashtu u kthye në krye të detyrës, si dhe intervistatë televizive të udhëheqësve anglezë e deri tek Xhani de Mikelis. Ngjarja ishte vërtetë e befasishme, aq më tepër që Evropa dhe bota po i gëzohej fundit të periudhës së luftës së ftohtë. Po nuk ishin të këtij mendimi komunistët e krahut më konservator, të quajtur linjë e ashpër. Ata nuk mund ta pranonin transformimet demokratike të Bashkimit Sovjetik, rënien ose shpërbërjen e partisë komuniste të vendit të tyre dhe kalimin në ekonominë e tregut, pra në kapitalizëm, të cilin nga Lenini, Stalini e Brezhnevi me kompani e «shkatërruan», duke e luftuar teorikisht. Dhe ata vepruan, siç nuk e kanë për turp të veprojnë komunistët, me puç, ndonëse jemi duke u afruar fundshekullit. Nuk e patën të vështirë, sepse në praktikat diktatoriale puçet janë të mirënjohura dhe jo vetëm për të rrëzuar një udhëheqës, por edhe për t’i vënë bërrylin një rivali në çfarëdo posti. Aq më shumë që ata nuk mund të haronin vetë mënyrën se si shkurozëuan Hrushovin, të parin reformator të madh pas vdekjes së antinjëriut Stalin. Në këtë vështrim historia përsëritet. Por, ndonëse atëherë për Hrushovin u përfol se kishte ulur prestigjin e udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, më që arriti të bëhej gati të qëllonte edhe me pushkë, sepse nuk respektonte as rregullat më elementare të edukatës, për Gorbaçovin aq të eku-libruar, aq të matur dhe demokrat i jashtëzakonshëm veprat konkrete, thanë se ekonomia u shkatarrua dhe vendi po destabilizohej. Prandaj dhe Genadi Janajev, president i ri me puç, pra jo legjitim, sipas kushtetutës së vendit të tij, zgjodhi parlamentin rus me tanke dhe në mbrojtje të tyre. Gjithashtu, në shumë e deri të presidenti shqiptar Ramiz Alia, i cili konfirmon rrjedhën negative që do të ketë ky puç jo vetëm në Bashkimin Sovjetik, por edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. Dhe ka shumë të drejtë. I menjëhershëm ishte reagimi i Shteteve të Bashkuara dhe i Anglisë, madje deri Spanjës për të ndërprerë ndihmat ekonomike dhe kreditë për Bashkimin Sovjetik. Komiteti Evropian nisi një mbledhje të paplanifikuar. NATO-ja përsëri riaktivizohet për të shqyrtuar situatën. Një puç i tillë, një kastë ushtarake diktatoriale komuniste në superfuqinë e dytë të botës, edhe pse ekonomikisht është në krizë, ushtarakisht është e përgatitur dhe përbën rrezik të madh për Evropën dhe botën. Lind pyetja: si do të jetë reagimi i popullit sovjetik ndaj autorëve të këtij veprimi antikushtetues: Baklanov, zëvendëskryetar i parë i Këshillit të Mbrojtjes, Kryuçkov, kryetar i KGB-së, Pavllov, kryeministër i BRSS-së, Pugo, ministër i Brendshëm, Starodubcev, kryetar i Bashkimit të Fermerëve, Tizjakov, kryetar shoqate të ndërmarrjeve shtetërore të disa sektorëve, Jazov, ministër i Mbrojtjes së BRSS dhe Janajev, ish zëvendëspresident? Ky është komiteti shtetëror i gjendjes së jashtëzakonshme, ku duket qartë se berthama vepruese është KGB-ja, Ministria e Brendshme dhe Ministria e Mbrojtjes. Pra, një puç ushtarak klasik, që për kontrollo ka përfshirë dhe disa civile ministratë ose të «detyruar». Ndaj këtyre uzurpatorëve populli reagoi menjëherë me protesta të fuqishme në rrugët e Moskës plot me tanke, si dhe në qytete të tjera. Boris Jelcini, hipur mbi tank, bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare, për të rivënë në postin e tij Gorbaçovin si edhe për grevë të përgjithshme. Etoi ushtarakët e republikës dhe urdhëroi tanket në mbrojtje të institucionit demokratik. President Gorbaçov e zgjodhi parlamentin dhe, po të ishte për të ... ...tyruar ta bëjnë herët a vonë, por nëse këtë e bëjnë me anë të presionit nga jashtë ose ua imponon koha, atëherë qeveria e parlamenti do të bien në provim tek populli shqiptar në Kosovë. Këtë është dashur që ta pranojnë me kohë. Theksoj se PRSH dhe populli shqiptar në shtetin tonë amë do t’i detyrojnë, të obligojë që qeveria lidhur me çështjen e Kosovës të marrë në mënyrë më efektive. Zgjidhja e çështjes së shqiptarëve nuk mund të shtrohet në mënyrë parciale. — Në këtë kushtet konkretisht, me ç’mjete? — Si krime shpirt e me zemër, dhe jo vetëm me emër. — dhe obsesionet e mundshme të zgjidhjes së këtij problemi njerëzore gjendjen ekonomike në Shqipëri e paraqiti mjaft realist...

PARLAMENTI DHE QEVERIA E KANË DETYRË DHE OBLIGIM TA NJOHIN REPUBLIKËN E KOSOVËS

— INTERVISTË E KRYETARIT TË PARTISË REPUBLIKANE TË KOSOVËS RESHAT NUR...JA, DHËNË GAZETARIT GANI LEKA, SEKRETAR I KOLEGJIUMIT TË GAZETËS «REPUBL... — Ju erdhët këtu i ftuar nga Partia Republikane? — Erdhen këtu të ftuar nga Partia Republikane për një takim pune. Jemi shumë të kënaqur para së gjithash me pritjen që na bënë këtu si dhe për bisedimet e gjertanishme. Në Kosovës përgatitet dhe është e gatshme që t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë. — Cila është gjendja që kalon Kosova sot? Momentualisht gjendja në Kosovë është shumë e rëndë dhe për çdo ditë kjo gjendje do të përkeqësohet. Teksoj se PRSH dhe ... këto takime unë vërtetova se Partia Republikane Shqiptare, obligacionet e veta dhe detyrat që i ngarkon koha do t’i kryejë me sukses të plotë. Jemi të bindur se PRSH nga kjo do të dalë faqebardhë. — Donim të dinim diçka lidhur me formimin dhe shtrirjen e partisë suaj. — Partia Republikane është formuar në muajin qershor të 1990-ës. Kuvendi themelues është mbajtur më 27 qershor të vitit 1990. Gjer më tani janë formuar 23 degë në 23 komuna të Kosovës si dhe shumë degë të tjera në Gjermani, Zvicër etj. Partia Republikane e jonë ka afro 100 mijë anëtarë brenda dhe jashtë Kosovës si dhe shumë simpatizantë. Arsyet që na shtynë ne të formojmë Partinë Republikane ishte gjendja që ka qenë Kosova, terrori i forcave shoviniste serbe si dhe interesat dhe kërkesat e popullit shqiptar në Kosovë që një herë e përgjithmonë rrugën e saj mijëvjeçare të transuar nga gjaku e bijve e bijave të mirë të këtij populli ta trumbullakësojë dhe konkretizojë me pavarësimin dhe demokratizimin e tokave shqiptare në Jugosllavi. Partia Republikane e Kosovës është për Kosovën Republikë në kuadrin e Konfederatës Jugosllave. Lidhur me rregullimin e ri të Jugosllavisë, mendojmë të pranojmë të gjitha bisedimet e të është Republika e Kosovës në kuadrin e Federatës. — Si po punon partia juaj për realizimin e të drejtave të popullit shqiptar të atjeshëm? — Lidhur me arritjet e sigurta të të drejtave kombëtare dhe përparimin e popullit shqiptar PR-ja e Kosovës është në bisedime me këto tri arritje me mjete politike, në mënyrë bashkëkohore dhe civilizuese me dialog demokratik. Për të gjitha ato forca që mendojnë se kjo nuk mund të arrihet me dialog demokratik, por me dialog të fortë PR-ja e të njëjtën mënyrë. — Cila është gjendja që kalon Kosova sot? Momentanlisht gjendja në Kosovë është shumë e rëndë dhe për fat të keq jo vetëm që sot sot nuk ka shpresë përmirësimi, por ajo dita-ditës keqësohet dhe, nëse vazhdon një keqësim i tillë, së shpejti edhe do të eksplodojë. Pasojat e këtij eksplodimi do t’i ndiejë jo vetëm Jugosllavia por mbarë Evropa. Gjuhën që po përdor populli shqiptar në Jugosllavi për zgjidhjen e problemit të Kosovës, gjuhën bashkëkohore demokratike, gjuhën e Evropës për fat të keq shovinistët serbë jo vetëm që s’e njohin dhe nuk e pranojnë, por as që janë të predispozuar që ta mësojnë. Është Evropa ajo që duhet t’ua mësojë këtë gjuhë demokratike. — Në këto kushte të rënda si e realizoni propagandën e partisë tuaj? Më konkretisht, me ç’mjete? — Në momentalisht në Kosovë nuk kemi kurrfarë organi partiak. Propagandën tonë e bëjmë në disa gazeta të tjera që ekzistojnë ende në Kosovë si dhe me atë të zërit të vetëm që njofton opinionin e gjerë për gjendjen dhe situatën në Kosovë, në emisionin në gjuhën shqipe të Radio Zagrebit, prej disa minutash, ku përfshihen dhe ngjarjet e aktivitetet ditore të Kosovës. Shpresojmë dhe kërkojmë që në këtë drejtim të na ndihmojë me mjete e informacionit si Radio-Televizioni, gazetat dhe revistat e ndryshme që dalin në shtetin amë. Ne Partia Republikane e Kosovës jemi të thëllë të bindur se dhe në këtë drejtim partia jonë si motër këtu do të na ndihmojë pa rezervë. — Si e vlerësoni nismën e Partisë Republikane lidhur me peticionin mbarëkombëtar në mbështetje të Kosovës Republikë? — Më gëzon fakti që nismëtare për këtë është Partia Republikane, por, por pra që Republiken e Kosovës duhet ta pranojë Parlamenti dhe Qeveria shqiptare. Këto o kanë dhe detyrë dhe obligim moral. Jam më se i vetëdijshëm se këtë detyrë do të jetë lehtë për t’u kryer. — mbarëkombëtar në mbështetje të Kosovës Republikë? — por pra që Republikën t’u kryer. — mbarëkombëtar në mbështetje të Kosovës Republikë? — do të jetë lehtë për t’u kryer. — Kush mund të jetë anëtar i partisë tuaj? — Si kriter i vetëm është që të jetë shqiptar i vërtetë, me shpirt e me zemër, dhe jo vetëm me emër. — Ju u takuat me presidentin...? Biseduam për gjendjen në Shqipëri dhe në Ballkan e posaçërisht situatën aktuale alarmuese në Kosovë, dhe obsesionet e mundshme të zgjidhjes së këtij problemi njerëherë e përgjithmonë. Mendoj që presidenti ishte mjaft i sinqertë dhe gjendjen ekonomike në Shqipëri e paraqiti mjaft realist dhe, me mos e zbukuruar por me një optimizëm se në një periudhë shumë të afërt me ndihmën e gjithë subjekteve përgjegjëse e në radhë të parë të vetë popullit shqiptar, kjo gjendje momentale e palakmueshme do të tejkalohet. — Ju vini për herë të parë në Shqipëri. Ç’përshtypje keni nga kjo vizitë? — Bëra shumë mirë që erdha në Shqipëri, sepse disa qytetarë nga Kosova që kanë ardhur këtu këtë gjendje mundohen ta paraqesin pa zgjidhje. Por nga bisedat që bëmë këtu deri me qytetarët të thjeshtë unë pashë se ekzistojnë të gjitha kushtet për një zgjidhje mjaft të shpejtë. Këtu kemi parasysh potencialin intelektual dhe potencialet e pasurive natyrore të vendit. Këtu nevojitet një organizim i të gjitha forcave që të kanalizohen ajo energji kolosale që posedon populli shqiptar për stabilizimin e gjendjen dhe jo në destabilizimin e saj. Se gjer kur do të ekzistojë një gjendje e tillë në radhë të parë varet nga ... (Vijon në faqen e 4-t) në mënyrë parciale. — Kush mund të jetë anëtar i partisë tuaj? — emër. — gjendjen ekonomike në Shqipëri e paraqiti mjaft realist duke gjendje momentale e palakmueshme do të tejkalohet. — nga kjo vizitë? — parë varet nga ... (Vijon në faqen e 4-t) ...i udhëheqësit të Bashkimit Sovjetik, me që arriti të bëhej gati të qëllonte dhe me këpucë, Gorbaçovin aq të ekuilibruar, aq të matur dhe demokrat i jashtëzakonshëm me vepra konkrete, thanë se ekonomia u shkatërrua dhe vendi po destabilizohej. Prandaj dhe Genadi Janajev, presidenti i ri me puç, pra, po legitim e sipas kushtetutës, u betua se do të luftonte për komunizmin. U trillua edhe shkaku i sëmundjes imagjinare, ndërkohë që Gorbaçovi shëndosh e mirë po pushonte në Krime. Në krahasim me krimet e Stalinit, me vrasjet e shpërnguljet masive, me Gulagët e torturat më çnjerëzore, ky veprim i këtyre komunistëve u duket i natyrshëm edhe pse është antikushtetues, antidemokratik dhe për këtë konfirmon gjithë... për grevë të përgjithshme. Ftoi ushtritë e republikës ruse që t’u bindën vetëm urdhrave të tij dhe rrethoi parlamentin rus me tanke në mbrojtje të këtij institucioni demokratik. President Gorbaçovin e zgjodhi parlamenti dhe, po të ishte për të hequr, duhej demokratikisht, përmes votimit, të fillonte kandidati tjetër dhe jo të përdorej dhuna e turpshme antidemokratike. A do të ketë forca populli rus për të mos iu nënshtruar këtij komiteti shtetëror të gjendjes së jashtëzakonshme, që të vendosë demokracinë? Kjo varet nga disa PETRO DHIMITRI (Vijon në faqen e 4-t)

RRUGA OPTIMALE E PRIVATIZIMIT TË EKONOMISË - PROBLEM THEMELOR I KOHËS

Tani që rezultatet e garës së dy sistemeve e provuan në shkallë botërore epërsinë e padiskutueshme të pronës private dhe ekonomisë së tregut e qartë këtë arsye është vendosur përfundimisht kalimi në këtë sistem ekonomiko-shoqëror, problemi themelor është shtrohet çështja e zgjedhja e rrugëve optimale (sa më të mira, sa më efektive) të këtij transformimi grandioz në shkallën e gjithë ekonomisë. Ky problem përbën edhe një nga preokupi-met më të mëdha për partitë politike, parlamentin pluralist, qeverinë e stabilizimit, administratën shtetërore dhe për tërë popullin e cilës, që po i mban mbi supe. Problemi i privatizimit të ekonomisë, ka të bëjë me shumë dilema e nyje të forta, rreth të cilave rrihen mendime pa ndërprerje: — Cili do të jetë ritmi, gradual — me hap të matur, apo me «terapinë e shokut» dhe, në çdo rast, sa do të kënaqëzgatja e këtij transformimi të tipit të pronës? — Cilët do të bëhen pronarë? Çfarë detyrash do të përballojë shteti në periudhën kalimtare përsa i përket plotësimit të nevojave të popullatës? A do të ketë dallime në kushtet e zhvillimit të pronës private mbi ndërmarrjet e lokalet në pronësi të huaja, ato të përbashkëta dhe ato pronarëve vendas? NESAHAT MERSINI (Vijon në faqen e 2-të)

Kronikë

Më 16 gusht në selinë e Partisë Republikane u zhvillua një takim ndërmjet zotit Yu Fengzhi, shkencëtar, anëtar i kryesisë së shoqatës për bashkëpunim ndërkombëtar të Kinës dhe zonjës Usug Duzhi, anëtare e këshillit drejtues, dhe sekretarit të ambasadës së Republikës Popullore të Kinës zotit Vang, si dhe kryetarit të Partisë Republikane, zotëri... Më 16 gusht në selinë e Partisë Republikane u zhvillua një takim ndërmjet zotit Yu Fengzhi, shkencëtar, anëtar i kryesisë së shoqatës për bashkëpunim ndërkombëtar të Kinës dhe zonjës Usug Duzhi, anëtare e këshillit drejtues, dhe sekretarit të ambasadës së Republikës Popullore të Kinës zotit Vang, si dhe kryetarit të Partisë Republikane, zotëri, në nënkryetarë Vangush Gamberi e te Zef Bushati dhe Qerqiz Mingomata, shef i sektorit të jashtëm. Në bisedën e gjatë e miqësore u trajtuan çështje të ndryshme të gjendjes ekonomike në Shqipëri e rrugët e daljes nga kjo situatë e vështirë dhe për arrit... (Vijon në faqen e 4-t)

Kosovës përgatitet dhe është e gatshme që t’i përgjigjet me të njëjtën mënyrë.

— Kush mund të jetë anëtar i partisë tuaj?

...tyruar ta bëjnë herët a vonë, por nëse këtë e bëjnë me anë të presionit nga jashtë ose ua imponon koha, atëherë qeveria e parlamenti do të bien në provim tek populli shqiptar në Kosovë.

...nëse këtë e bëjnë me anë të presionit nga jashtë ose ua imponon koha, atëherë qeveria e parlamenti do të bien në provim tek populli shqiptar në Kosovë.

DEKLARATË

E Shoqatës Atdhetare «Kosova», Dega e LUSHNJES. Mbasi lexuam kryeartikullin e gazetës Kosova «Për Shqipërinë etnike zgjohem dhe nga varri», intervistë e Leka Zogut, dhënë revistës «Republika» të Lubjanës, intervistë e të vetëquajturit mbret të Shqipërisë, që na u duk si absurditet aq dhe qesharake, bëjmë këtë deklaratë: Kjo intervistë e botuar në këtë gazetë, në asnjë mënyrë nuk përmban shqiptar dot veçanërisht kosovarët. Kosovarët nuk e njohin Leka Zogun si mbret të shqiptarëve. Këtë gjë mund ta bëjë vetëm ndonjë ose disa elementë të veçantë, që nuk mund ta përfaqësojnë Kosovën apo Shqipërinë. Sepse ishte i ati i tij, Ahmet Zogu që e la Kosovën e shiti vle të tjera të Shqipërisë; që braktisi Shqipërinë në prag të luftës fashiste, duke mbyllur depot e armatimit, mbase më parë që e kishte nxjerrë jashtë luftimit, duke i hequr gjilpërat të gjitha pushkëve, që vodhi floririn dhe iku si hajdut nga Shqipëria, duke i kthyer kurrizin kombit të tij në situatën më të vështirë. Ahmet Zogu ishte dhe agjent i serbëve, miku dhe besniku i tyre, me mbështetjen e Serbisë all krijoi qeverinë demokratike të Nolit dhe si shpërblim jo vetëm u garantol atyre Kosovën dhe vise tjera të Shqipërisë, po u dhuroi dhe pjesët e tjera nga trupi i Shqipërisë, një pjesë të Vermoshit dhe Shën Naunin. (Vijon në faqen e 4-t)