25/08/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

25 gusht 1991

DEKLARATË

E PËRBASHKËT E PARTISË DEMOKRATIKE, E PARTISË REPUBLIKANE DHE E PARTISË SOCIALDEMOKRATE Kohët që po kalojmë janë nga më të vështirat, por edhe nga më vendimtaret për Shqipërinë dhe shqiptarët. Përballë nevojës së përshpejtimit të vendosjes së demokracisë së vërtetë në Shqipëri, PD, PR dhe PSD e shohin si të domosdoshëm bashkërendimin e mëtejshëm të veprimtarisë së tyre politike. Ato i drejtohen popullit shqiptar, anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre, diasporës sonë kudo që ndodhet, si dhe forcave demokratike në botë, që të përkrahin këto veprime të përbashkëta politike, si kusht themelor për parandalimin e rikthimit të diktaturës në Shqipëri dhe për progresin e shpejtë kombëtar. Pavarësisht nga arritjet e derisotme të revolucionit demokratik në Shqipëri, PD, PR dhe PSD mendojnë se për të shmangur kaosin dhe për të kontribuar në vendosjen sa më të plotë të stabilitetit, është detyrë urgjente ndërmarrja e masave të përbashkëta konkrete politike: 1. Kërkojmë shkrirjen e Sigurimit të Shtetit, që mban përgjegjësinë për veprimet monstruoze në kuriz të popullit dhe të kombit shqiptar, gjatë periudhës së diktaturës enveriane. Ai mban përgjegjësi për strategjinë e dhunës dhe të terrorit që ka ushtruar gjatë periudhës së pluralizmit dhe që i ka kushtuar popullit shqiptar dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe e çoi vendin disa herë pranë luftës civile. Ai është përgjegjës për kaosin dhe kriminalitetin që ekziston aktualisht, për djegien dhe shkatërrimin e shkollave dhe të furrave të bukës, për plaçkitjen e ndihmave humanitare. Ne jemi të bindur se organizatorët e eksodëve janë struktura të caktuara të Sigurimit të Shtetit, që kanë mbetur vegla të kupolës së kuqe. Prandaj kërkojmë ndjekjen penale në të gjitha nivelet të organizatorëve të këtyre eksodëve. 2. Mjetet e informacionit, RTV, ATSH, radiot dhe teknike të gjitha organet e shtypit partiak. Komitetet ekzekutive të rretheve, në përputhje me kushtet e reja, të emërojnë redaksitë e gazetave lokale dhe t’i vënë ato nën vartësinë e tyre. 3. Ministria e Jashtme nuk po u përgjigjet ndryshimeve rrënjësore që kanë ndodhur në Shqipëri, duke u bërë pengesë serioze në krijimin e marrëdhënieve të reja të vendit tonë me vendet e tjera. Në aparatin e Ministrisë së Jashtme dhe në rrjetin e ambasadave vazhdojnë të jenë po ata njerëz, që i kanë shërbyer politikës së vetizolimit, përçarjes së diasporës sonë, prerjes së lidhjeve të tyre me Atdheun dhe shkëputjes së Shqipërisë nga vendet e përparuara demokratike. Kjo ministri nuk po merr asnjë masë konkrete për organizimin e emigracionit ekonomik dhe nuk po bën asgjë për të ribashkuar familjet e ndara si pasojë e eksodeve. Duke vlerësuar rëndësinë e madhe që ka kjo ministri në vendosjen e lidhjeve të reja me vendet e zhvilluara demokratike, lidhje këto që janë jetike për demokratizimin e plotë të Shqipërisë, kërkojmë ndryshimin sa më të shpejtë të drejtuesve të drejtorive dhe të ambasadorëve. 4. Në përkrahje të drejtësisë sociale dhe të vullnetit të popullit, kërkojmë nxjerrjen sa më shpejt para gjyqit të partikëve bllokistë që kanë abuzuar dhe vjedhur në kurriz të popullit. 5. Të hiqen të gjitha emblemat dhe simbolet e sundimit komunist. 6. T’u jepet pafajësia të gjithë atyre që janë dënuar për bindjet e tyre politike në periudhën e regjimit stalinisto-enverian. Të bëhet rehabilitimi i plotë politik, ekonomik e social i tyre. Të krijohen kushtet reale për pajtim kombëtar, duke u bazuar në dokumentet ndërkombëtare mbi të drejtat e njeriut. 7. Të vetëdijshëm për ngjitjen shpirtërore… vetëdijësohemi për gjymtimin shpirtëror, ekonomik e politik, si pasojë e sundimit të diktaturës së ashpër enveriste, në i lutemi popullit tonë që të ngrihemi mbi fatkeqësitë, si e vetmja rrugë për rilindjen demokratike të kombit. Të gjitha forcat demokratike dhe të ruajtjes së rendit të bëjnë gjithçka për parandalimin e kriminalitetit dhe ruajtjen e qetësisë publike. Për këtë është e domosdoshme edhe çarmatosja e civilëve. Të gjitha këto i shërbejnë rritjes së besimit, qetësisë publike, krijimit të kushteve për rimëkëmbjen e ekonomisë dhe stabilitetit të vendit. PARTIA DEMOKRATIKE PARTIA REPUBLIKANE PARTIA SOCIALDEMOKRATE ... se organizatorët e eksodeve në të gjitha nivelet të organizatorëve të këtyre eksodeve. 2. Mjetet e informacionit, RTV, ATSH, radiot dhe gazetat lokale po vazhdojnë të funksionojnë si instrumente të monizmit, duke censuruar mendimin e lirë demokratik. Prandaj, kërkojmë prej organeve të informacionit që të reformohen në përputhje me strukturën e re pluraliste të shoqërisë shqiptare. Për këtë: — Organet përkatëse të parlamentit të ndërhyjnë për zëvendësimin e drejtuesve të Radiotelevizionit dhe të shefave të redaksive. Në vend të tyre të vendosen njerëz që të kenë konsensusin e partive që bashkëqeverisin. Komisioni parlamentar i informacionit të krijojë këshillin ndërpartiak për të mbajtur nën vëzhgim RTV. — Të vihen në kushte të barabarta materiale

Ndihma konkrete nga Italia dhe Gjermania për Shqipërinë

U njoftua zyrtarisht se për muajt shtator, tetor dhe nëntor Italia do t’i livrojë Shqipërisë 100 mijë tonë grurë, 23 mijë tonë sheqer, 8 mijë tonë oriz, 15 mijë tonë vaj ushqimor, 13 mijë tonë mish, 2400 tonë gjalpë, 6 mijë tonë qumësht pluhur, 66 milionë kokrra vezë, 10 mijë tonë miell, 3300 tonë fasule dhe sapun e detergjent 2.6 milionë litra. Falënderojmë presidentin Kosiga, qeverinë dhe popullin mik e vëlla italian për këtë ndihmë humanitare në një periudhë kaq kritike për Shqipërinë. Gjithashtu Gjermania, mike tradicionale e vendit tonë, pranoi të na japë ndihma financiare dhe teknike që kapin shumën prej 50 milionë markash (28,5 milionë dollarë). Pjesa më e madhe e ndihmës, rreth 34 milionë marka (19,4 milionë dollarë) do të jepen në formën e kredive afatgjata për të siguruar artikuj ushqimorë, infrastrukturë dhe ndihmë mjekësore. Ministria e Bashkëpunimit Ekonomik e Bonit njoftoi se programi i ri do të përfshijë edhe asistencë teknike me një vlerë prej 16 milionë markash (9,1 milionë dollarë) për projekte, duke përfshirë mbjelljen e patates dhe minierat e qymyrgurit dhe të bakrit. Na mbetet t’i përvishemi punës, sepse ndihmën e Evropës dhe të SIBA do të kemi. E ardhmja është e jona, e demokracisë.

Dritë mbi eksodin

Kanë kaluar më se dy javë që kur ndodhi ai eksod i përgjakshëm që tronditi mbarë Shqipërinë. Ai filloi në Vlorë dhe përfundoi në Durrës si në marsh të poetit Veli Prej dy javësh gazetare, hetues, qeveritarë, shkrimtarë, flasin, pyesin dhe bluajnë faktet në vetvete për të arritur në një konkluzion. Pyetja e parë e gjithkujt është: Eksodi ishte rastësi apo një organizim i përsosur, siç dinë ta llogarisin djalëzoret. S’ka pikë dyshimi që qëndron e dyta. Na duket e tepërt që të sjellim argumente për këtë. Atëherë ku ta kërkojmë këtë dorë që e shfaqet dhe rishfaqet kohë pas kohe sapo vendi rregullon paksa frymëmarrjen? Disa gazeta fajtorët i gjejnë në punonjësit e vetë flotës, nga marinari i thjeshtë e deri tek drejtori. Shkaku i parë: Përse anija Durrësi me kapiten Theodhor Babën shkoi të furnizohej me ujë në Vlorë? Mendonte se kjo ishte «çelësi i artë» që vulos mendimin e një eksodi të organizuar me pjesëmarrje dhe të punonjësve të flotës. Por a është pikërisht kështu? Kam bindjen se jo. Kushdo që do të shtrohet të bisedojë me ekuipazhet e këtyre anijeve, me drejtuesit e flotës së Durrësit pa dyshim që do të arrijë në këtë konkluzion. Në Durrës nuk ka ujë prej disa kohësh. He- rër-hërë në portin e Durrësit kjo bëhet aq kritike sa atje të mos ketë ujë as për të larë pjatat. Ndoshta duket si anekdotike, por ja që kështu është. Sidomos paparashik për të arritur në një konkluzion të qartë po përshkruajmë kronologjisht lëvizjen e anijes Durrësi, nga e cila u nisën refugjatët e parë që shënuan eksodin e tretë. Ditën e diel më datë 5.8.1991 në orën 01.30 anija Durrësi doli nga porti në drejtim të Vlorës për t’u furnizuar me ujë. Urdhëri u mor nga drejtoria e flotës. Deri në orën 05.30 të mëngjesit anija qëndroi në radë. Arrin në Vlorë në 10.30 minuta dhe hedh spirancën 1 milje larg bregut. Në orën 20.00 të ditës së hënë erdhi anija e parë cisternë, e cila mbërriti së shkarkuari në orën 00.30. Rreth orës gjashtë të mëngjesit të ditës së martë ndërmjet kapitenëve të anijes Durrësi dhe anijes cisternë, u vendos që anija Durrësi të afrohej rreth 250–300 metra nga bregu për të lehtësuar furnizimin me ujë. (Kjo lëvizje është miratuar nga kapitenaria e Vlorës). Cistern[a] e dyti filloi procesin e shkarkimit rreth orës 08.00 të ditës së martë. Rreth orës 12.30–13.00 nëpërmjet anijes cisternë u ngjitën GANI LEKA (Vijon në faqen e 3-të)

KRONIKË

Më 23 gusht me kërkesë të Partisë Socialiste u bë një takim në Selinë Qendrore të PR, me zotërinjtë socialistë Fatos Nano, Namik Dokle, Gramoz Ruçi dhe përfaqësuesit e PR, zotërinjtë Sabri Godo, Viron Koka, Çerçiz Mingomata. Përfaqësuesit e PS trajtuan shqetësimin e tyre lidhur me deklaratën e përbashkët të hartuar nga PD, PR dhe PSD. Zoti Godo pasi foli për deklaratën, kërkoi edhe njëherë që zotërinjtë socialistë të miratojnë kërkesat e deklaratës, për t’i dhënë mundësi popullit të besojë në rinovimin e tyre. Sidoqoftë, ka shumë çështje që nuk mund të kapërcehen lehtë, sepse për shumë procese të dhimbshme si djegiet, shkatërrimet dhe veça- djeget, shkatërrimet dhe veçanërisht eksodet masive, opinioni shoqëror është i bindur se kanë gisht forcat destruktive të Sigurimit dhe puna e dobët e Ministrisë së Ruajtjes së Rendit Publik, organe këto që drejtohen nga PS, e cila ka shumë drejtues në parlament e pushtet. Zoti Nano, mes të tjerash, th-ksi se edhe ata janë dakord që parlamenti, për të qenë demokratik e më efektiv, duhet të ketë të tjerë në përbërjen e tij, por ruajtja e qetësisë kërkon impenjim të madh nga gjithë partitë politike. Secila palë ngulte këmbë në arsyetimet e veta, por u la të bëhen edhe takime të tjera.

Demokracia do të triumfojë pa dhimbje

Të premten pasdite në orën 18.00 në stadiumin «Dinamo» me nismën e degës së PD të Tiranës u zhvillua një miting për të shprehur pjesëmarrjen e disa mijëra qytetarëve. Ishin të ftuar përfaqësues nga Partia Republikane dhe Socialdemokrate. Mitingun e hapi kryetari i degës së PD për Tiranën, Prof. Dr. Ylli Vjesiu. Fjala e tij u shoqërua nga pjesëmarrësit me thirrjet «Liri-Demokraci», «Shpërthyesit para gjyqit»... Në miting e mbajtën fjalën Dr. S. Berisha, kryetari i PD, Eduard Selami, sekretari i PD, A. Hajdari. Mitingun e përshëndetën edhe z. M. Haviari, kryetari i degës së PR për Tiranën, Prof. Dr. S. Gjinhushi, kryetar i PSD. Të pranishmit mbanin parulla «Populli do rregull dhe qetësi», «Demokracia do të triumfojë pa dhimbje», «Diktaturat në çdo vend të botës janë të destinuara të vdesin», «Të largohen nga RTV drejtuesit F. Kumbaro, H. Lita», «Liri Demokraci» etj. Mitingu u zhvillua konform rregullave. Korresp. i «Republikës»

KONFERENCË SHTYPI E ZOTIT SABRI GODO, KRYETAR I PRSH

Diten e enjte, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, dega e Tiranës organizoi një konferencë shtypi me gazetare, simpatizantë dhe anëtarë të PR me zotin Sabri Godo, në lidhje me problemet aktuale e kombëtare. Ditën e enjte, në sallën e Muzeut Historik Kombëtar, dega e Tiranës organizoi një konferencë shtypi me gazetarë, simpatizantë dhe anëtarë të PR me zotin Sabri Godo, në lidhje me problemet aktuale e kombëtare. Konferencën e hapi kryetari i degës së PR për Tiranën zoti Makeim Haviari. «Gjendja ekonomike akhon duke u rrezikuar, tha zoti Godo. Dikush punon për destabilizimin e vendit. Jetojmë drejt një të vështira e më të rënda të komb. Këshilli Kombëtar i PR diskutoi dhe aprovoi një sërë masash për ndalimin e kësaj gjendjeje. Kjo do të jetë në dobi të popullit dhe në të mirën e vendit. Për këtë PR do të bashkëpunojë me PD dhe PSD, siç është njohur dhe publiku në deklaratën e përbashkët». Konferencën e bënë tërheqëse pyetjet e shumta drejtuar zotit Sabri Godo rreth ngjarjeve të kohëve të fundit, sqarimi i mjaft pyetjeve, si dhe përshtypjet e tij nga vizita e fundit në SHBA. Korresp. i «Republikës»

Veprimtari për Kosovën

Këto ditë në sallën e shtëpisë së kulturës së qytetit të Lushnjës, dega e PR organizoi një veprimtari për Kosovën. Në takim merrnin pjesë anëtarë, simpatizantë të saj, si dhe nga dega e shoqatës «Kosova». Ishte i ftuar edhe një delegacion i Partisë Republikane të Kosovës, i kryesuar nga kryetari i saj z. Reshat Nurboja. Një ekspozitë e shkurtër rreth shtrirjes dhe veprimtarisë së PR në Lushnjë e bëri kryetari i saj z. Shpend Sallaku. Pastaj fjalën e mori kryetari i PR të Kosovës z. Reshat Nurboja, i cili foli për proceset demokratike në Kosovë dhe rolin e PR atje. Në tubim pati dhe mjaft pyetje e diskutime. Për ndër të miqve nga Kosova, dega e PR e Lushnjës shtroi një drekë në pikën turistike të Ardenicës. Korresp. i «Republikës»

MIRZA ADAMI ZË VENDIN E PARË MIDIS 2570 PIANISTËVE TË RI NJ

ARTISTËT TANË NË BOTË Më se nëntëdhjetë bota e muzikës është tronditur nga talenti shqiptar, Mjafton të kujtojmë vitet e fundit instrumentistët T. Papavrami, A. Spahiu, K. Skënderi, R. Ripo që u pranuan si të tillë nga kritika muzikore. Megjithëse në kushte tepër të vështira e, mbi të gjitha, nën një presion të vazhdueshëm psikologjik, nën një presion ekonomik të përgjithshëm mbarëkombëtar, fakti se Mirza Adami, 15-vjeçare tashmë, zuri vendin e parë në konkursin ndërkombëtar për piano, na ngushëllon disi e na kujton se jemi një popull me tradita të kahershme e se gjithmonë kemi spikatur nëpër botë. Gjithmonë. Na trishton shumë fakti se, nëse bota njeh dhe admiron talentet tona të fushave të ndryshme, ne jemi aq të zënë me halle të tjera, sa dhe t’i shpërfillim ata. Rasti i Mirza Adamit është tepër sinjifikativ. Të okupuar me problemet tona, me luftën politike, po harrojmë se Shqipëria nuk përfaqësohet vetëm me sekue[n]cat e eksodit në televizionet e huaja, por dhe me talentet e brishta që afirmojnë kudo kulturën tonë. U deshën letrat e ambasadorit italian, Torquato Cardili dhe muzikantit të Akademisë Hollandeze «Minerva» Ben de Ligt, që të mësonim se pianisja jonë e talentuar «konjuzha shqiptare» Mirza Adami ka fituar çmimin e Parë në Konkursin Ndërkombëtar të Pianistëve, midis 2570 të rinjve të ardhur nga gjithë Evropa. Suksesi i Mirzës na kujton vite të shkuara, kur që në moshën 9-të vjeçare arriti të spikaste për talentin e saj në koncerte të ndryshme në Shqipëri. Dhe të dhënat premtuese të saj, me sa duket, po bëhen realitet dhe në një të ardhme të afërt «Mirza do të ketë një karrierë të madhe koncertale pianistikë», siç thotë dhe Ben de Ligt. Sidoqoftë, diçka tjetër na shqetëson. Konkursi i sipërmendur është zhvilluar në 13 dhjetor të 1990, ndërsa mbijetet tona të informacionit heshtin për këtë rast (për të tjera nuk dihet) që tek e fundit ngrejnë lavdinë e kombit. I urojmë pianistes sonë të talentuar, suksese të mëtejshme në rrugën e vështirë e të bukur të artit. Korresp. i «Republikës» Mirza gjatë ekzekutimit.

Krijohet shoqata e ish-të dënuarve politikë

Me urdhër Nr. 42, datë 15.8.1991, ministri i Drejtësisë, Dr. Shefqet Muçi, urdhëroi miratimin e Shoqatës Humanitare Politiko-Shoqërore të ish-të burgosurve, të internuarve, të burguarve dhe të përndjekurve politikë të Shqipërisë.