TAKIM I KRYETARIT TË PRSH, ZOTIT SABRI GODO ME MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË HUNGARISË, ZOTIN GEZA JESENSKI
Të dielën paradite, në selinë e PRSH Zoti Sabri Godo, kryetar i PRSH, priti ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, zotin Geza Jesenski, me rastin e vizitës së tij në vendin tonë.
Zoti Geza Jesenski shoqërohej nga anëtarët e delegacionit që kryesonte si dhe nga ambasadori hungarez në vendin tonë. Nga Parlamenti Republikanë në këtë takim pune merrnin pjesë dhe nënkryetari i PRSH-së, zoti Zef Bushati dhe anëtarët e Komitetit Drejtues zotërinjtë: Cerciz Min-gomataj, shef i sektorit të jashtëm, Petro Dhimitri, kryeredaktor i gazetës «Republika» dhe Aleksandër Çina.
Zoti Sabri Godo, pasi e njohu mikun nga Hungaria me situatën në Shqipëri, mendimet e Partisë Republikane për këtë gjendje si dhe për qëndrimin e tonë për krizën jugosllave dhe çështjen e vëllezërve kosovarë, i bëri të qartë programin dhe qëndrimet e Partisë Republikane. Gjithashtu ai vlerësoi shumë edhe ndihmën që na ka dhënë dhe miqësinë që na afron Hungaria, si një vend që i ka kaluar më parë këto vështirësi. Nga përvoja e saj mund të përfitojmë shumë, pa qenë nevoja të bëjmë eksperimente.
Gjithashtu zoti Geza Jesenski vlerësoi miqësinë midis dy popujve dhe shprehu gatishmërinë që marrëdhëniet tona të vijnë duke u forcuar dhe qëmiqësitë hungareze të ndihmojnë konkretisht për kalimin nga ekonomia e centralizuar në atë të tregut, në mënyrë që të mos bëjmë ato gabime që kishin konstatuar ata për veten e tyre. Takimi u karakterizua nga një frymë e sinqertë miqësore dhe një predispozitë e madhe për bashkëpunim.
• • •
Edhe në takimin me gazetarinë në selinë e ambasadës hungareze, zoti Geza Jesenski shprehu kënaqësinë për vizitën që bëri, sepse ndryshe është të kesh dëgjuar për një vend nga të tjerët dhe ndryshe kur vjen dhe e shikon gjendjen vërtet dhe takon njerëzit. Kështu, ai u largua me një opinion vetjak pozitiv për të ardhmen e Shqipërisë. Ndër të tjera ai tha se «në Shqipëri u prita si mik. Në hallin tuaj jam ngushellues dhe ndihmues. Shumë hungarezë do të vijnë të japin përvojën që kemi ne për ndërrimin e dy sistemeve».
ZGJEDHJET E PARAKOHSHME - SHPETIMI I SHQIPERISE
Që nuk mund të qeverisin dot vendin, edhe pse fituan në zgjedhje komunistët, ajo u duk qartë dhe tani e mirëdi çdo shqiptar.
Që pranoi koalicion për të marrë pjesë në qeveri bashkë me komunistët opozita, për atë moment, bëri shumë mirë, por tani po duket qartë se ka qenë një gabim i rëndë. Vërtet vendi rrezikohej dhe për një luftë civile, veçse kjo, duke u nisur nga gjendja katastrofike ekonomike e pushtetmbajtësve, kishte të ngjarë, më tepër të shmangej, se sa të ndodhte. E, po të mos qe pranuar koalicioni, detyrimisht, qoftë dhe pa qeverisjen e përgjithshme, Partia e Punës e rikallajisur emrin Partia Socialiste, do të detyrohej të bënte zgjedhjet e reja. E në mos do ta bënte ajo, do të detyrohej nga opozita dhe masat e gjera popullore, ku rol parësor luajnë sindikatat e pavarura.
Por, le të mos qajmë për ç’ndodhi e të shikojmë pse sot çdo shqiptar i ndershëm dhe jashtë interesave partiake ose për kolltuk i quan zgjedhjet e parakohshme si domosdoshmëri, si e vetmja rrugë për shpëtimin e Shqipërisë.
Se pari në aspektin ekonomik flitet shumë për reformë, për marrëveshje, për investime, për ligje të reja. Zaten për këto u fol nga vetë komunistët më shumë se një vit më parë. Rezultati i kësaj tymnaje: as edhe një fillim punimesh në ndonjë vepër serioze, as edhe një ndërmarrje e madhe që t’ia vlejë, por janë arritur disa gjëra të vogla, për të cilat nuk ia vlen të flasësh, sepse ato nuk e përmirësojnë gjendjen.
Në aspektin legjislativ ne kemi një parlament që të gjithë e pranojnë që s’është i denjë për vetë përbërjen e forcave politike në të. Në një kohë që ai është organ legjislativ, vetëm katër ose pesë deputetë janë të profilit juridik. Mbizotërojnë agronomët e mjekët. Sado respekt që kemi për punën e këtyre specialistëve në fushat përkatëse jetike, ku kontribuojnë, ata nuk mund të jenë ajka e shoqërisë sonë legjislative e politike, prandaj dhe shumë prej tyre ose kanë heshtur, ose kanë stonuar. Madje, në disa seanca përveç nervozizmit, ka pasur edhe skena që e kanë vënë në dukje se parlamenti nuk është më ai që ka qenë. Pra, me një «organizim» të ri, por me kostum të vjetëruar, sepse gjendja ndryshoi më shpejt nga ç’mendojnë dy partitë kryesore. A mund të veprohej ndryshe? Sigurisht, deri sa ato janë forcat kryesore (nga sa dimë prej rezultateve të zgjedhjeve), doemos ashtu duhet vepruar, megjithëse jeta nuk e pranon krejtësisht atë formë. Shumë më mirë do të ishte të ishin bërë ndarjet për këtë poste me votime, në zgjedhje të lira nga populli. Atëherë do të dukej vërtet raporti i forcave dhe do të përgjigjej zgjedhja e secilit. Kështu do të shmangeshin edhe ato raste, kur, për hir të përcaktësisë partiake, janë vënë edhe njerëz të paaftë, vetëm pse atë post duhet ta ketë kjo ose ajo parti. Në këtë mënyrë popullit nuk iu dha mundësia të zgjedhë vetë njerëzit që do ta drejtojnë për t’u marrë me hallet e tij.
Për këto arsye e për shumë të tjera, të cilat s’mund të analizohen kurrsesi në kuadrin e një artikulli, makina jonë shtetërore e kallisjur keqas ka ngecur në vend. Faktet do të ishin të përta si nga industria që është në agoni me 80 përqindëshin, që po e asfikson, edhe nga sektori i bujqësisë, ku ligji për tokën, pas tërë atij debati parlamentar të stërzgjatur e të vonuar nga qeveria për pronësinë e saj, ende s’po zbatohet. Le pastaj ç’mund të themi për efektet pozitive të tij! Se ç’mangësi ka ai, do ta tregojë jeta, ndonëse dëshirojmë të jetë i përkryer, me që kemi provuar deri në palcë shijen e hidhur të eksperimenteve që janë bërë në kurrizin tonë.
Prej këtyre arsyetimeve, duke shtuar edhe humbjen e besimit për të ardhmen, por kurrsesi mosdëshirën e shqiptarít për të punuar, (sepse kjo s’është e vërtetë, ne nuk jemi popull që s’e duam punën), lind vetvetiu pyetja; ç’pritet, pse nuk gjendet një burrë i mencur të vendosë që zgjedhjet të përshpejtohen, për të mos patur eksese. Se durimi gjithmonë ka një kufi dhe tashmë praktikës së hapjes së valvolës, duke organizuar eksode, i doli keq, Vëç kjo detyrë i takon presidentit. Edhe ai nuk është pa shqetë
DELEGACIONI I INSTITUTIT DEMOKRATIK KOMBËTAR PËR PROBLEMET NDËRKOMBËTARE TË SHBA MIDIS NESH
Po të dielën zoti Sabri Godo, kryetar i PRSH, priti në selinë e partisë grupin e Institutit Demokratik Kombëtar për Problemet Ndërkombëtare të SHBA, të kryesuar nga Tomas O. Melia, drejtor i programeve të atij instituti.
Në pritje ndodheshin edhe zoti Vangjush Gambeta, Maksim Havjari, kryetar i degës së PR për Tiranën dhe Aleksandër Gj…ma. Zoti Sabri Godo i njohu miqtë amerikanë me situatën e rëndë ekonomike e social-politike të vendit, për punën e delegacionit të jashtëm, Petro Dhimitri, kryeredaktor i gazetës «Republika», konkrete që duan të na japin, duke u nisur nga fakti se ky delegacion ka për të ndihmuar Parlamentin tonë për aspekte të ndryshme teknike dhe organizative në hartimin e legjislacionit, që do të sigurojë kushtet për kalimin në ekonominë e tregut. Takimi pati një frymë të dukshme miqësore. respekt kërkojnë qenë tur, pasur edhe skena që estradat profesioniste mund t’i kenë zili. E pra, me këtë parlament nuk shkohet më, sepse nuk pasqyron ndryshimet e mëdha që ka pësuar elektorati. Por, duke dalë jashtë asaj sëlije të shenjtë dhe duke hedhur vështrimin në strukturën shtetërore për të parë se ç’ka ndryshuar, do të gjejmë po atë shtet sikur ishte në monizëm. Është po ai organizim burokratik, janë po ato emërtime e praktika veprimi. Ndonëse në disa dikastere ministrat janë të opozitës, tërë aparati ka mbetur ai që ka qenë. Madje edhe kur pluralizmi u shtri në komitetet ekzekutive të rretheve e deri në këshillat popullore të fshatrave, u veprua sipas rezultateve në zgjedhjet e 31 marsit, duke marrë PS-ja dhe PD-ja pjesën e luanit. Kjo në një kohë kur raporti i forcave politike në vend ishte ndryshe. E shqiptarit për të punuar, (sepse kjo s’është e vërtetë, se nuk kemi popull që s’e duam punën), lind vetvetiu pyetja; po ç’pritet, pse nuk gjendet një burrë i mençur skedse. Se durimi gjithmonë ka një kufi dhe tashmë praktika e sajë [?] së valvolës, duke organizuar eksode, i doli boja keq. Veç shqetësimet e veta. Së pari nuk mund të shmanget nga kufizimet që ka si komunist e më shumë se ato nga përgjegjësia që mban mbi shpatulla për shpërdorimet vetjake dhe të shokëve të tij bllokmenë. Prandaj ai hesht dhe kërkon ta zgjasë sa më shumë drejtimin vetjak, edhe pse kjo është në dëm të interesave të Atdheut. Po kështu edhe Partisë Socialiste, nga goditjet tragjike që ka marrë prej veprës makabre të Enver Hoxhës, prej faktit të hidhur të mjerimit mbarëpopullor, që është vepër e sistemit komunist që mbrojti, si dhe për t’u shuar pak jehona e abuzimeve monstruoze të ish-liderëve komunistë, nuk i interesojnë zgjedhjet para kohe. Ajo do ...
KRONIKË
Ditën e diel, më 1.9.1991, u zhvillua takimi me rastin e 70-vjetorit të themelimit të shkollës teknike shqiptaro-amerikane në Shqipëri. Takimi u organizua nga ish-studentët, specialistë dhe in-
SHOQËTËSIMI I FSHATARËVE, SOT SHOQËTËSIMI MË I MADH
Dje, më 4.9.1991, Partia Republikane organizoi një konsultë kombëtare mbi ligjin për tokën, ku morën pjesë përfaqësues të degëve të PR dhe specialistë të bujqësisë nga rrethe të ndryshme të vendit.
Ishte ftuar dhe Sekretari i Këshillit të Ministrave zoti Teodor Kareco, etj. Në konsultë mori pjesë dhe kryetari i PRSH z. Sabri Godo.
Konsultën e hapi nënkryetari i PR zoti Vangjush Gambeta, i cili, pasi shpjegoi qëllimin e konsultës, theksoi se PR e ndien të nevojshme të tërheqë mendimin e pjesëmarrësve për problemet që shqetësojnë sot fshatin lidhur me ligjin për tokën. Më pas e morën fjalën diskutantët N. Kurti, Sh. Ferra, B. Pistulli, P. Elezi, P. Pali, F. Çollaku, R. Xhorxhe, V. Prifti, Sh. Krasniqi, H. Çobani, A. Cici etj.
Ta dakord që të hartohet një rezolutë që të përmbajë mendimin më racional që u shpreh nga pjesëmarrësit dhe të fituarit e të drejtave, që do të ndihmojë PR në përpunimin e programit të saj agrar.
Korresp. i «Republikës»
SIGURIMI DREJTON SHOQATËN E MIQËSISË SHQIPËRI-IZRAEL
Para pak kohësh në gazetën «Zëri i Popullit» Vladimir Mece, i vetëquajtur kryetar i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, botoi artikullin «Shqiptarët dhe izraelitët» (shënime).
Autori përmend emrin e cilit për Izraelin, sepse nuk e di që kjo fjalë është e gjuhës turke dhe do të thotë «këmishë». Është fjala fyese të cilën si arabët dhe palestinezët nuk e përdorin kundër izraelitëve. Megjithatë kryetari i vetëshpallur i kësaj shoqërie le të shkruan me zell.
Po kush është ky Vladimir Meçia, që paska kaq lidhje të ngushta me Izraelin dhe izraelitët? Mos është izraelit? Mos është arab? Mos është ndonjë familje izraelite? Mos është një ose dy shqiptarë (klakë?). Jo. Ai është thjesht shqiptar. Për më tepër është punonjës i Sigurimit të Shtetit, madje duke pasur detyra me rëndësi, si ajo e atasheut ushtarak në ambasadën shqiptare edhe para ose pas asaj si sekretar i lagjës në revistës «Në shërbim të popullit».
Ky njeri mos vallë vihet në krye të kësaj shoqate, sepse Sigurimi ka marrë detyra speciale ndaj Izraelit? Kjo është pak e besueshme. Më tepër qëndron hamendësimi se ky njeri delikate [?] i madh i ehrevive vetëm mik i madh i hebrenjve vetë, për të pasur përfitime vetjake, siç janë lidhjet me një shtet të pasur e pasionin lidhjet me një shtet të vogël, por të pasur, i cili u shtet të izraelitëve ashtu si nazistët anujt kandë dorëzuar tok nazistëve ashmi izraelit.
Po kështu kemi marrë vesh edhe ...
...nda nga ne, ...con që të ...ventiv edhe ... vendosë ... kërkesë të ... dhe për ...noventilatorit ... tij për të ...lagështirën ... kështu ka ...tani, si të ... shkojë e ... 4 muaj ... të importit.
... në nisëm ...oponat ...ngritjes ... gjithi ...tërës ...ngjarja ... të ... po ... Pika ... Zila ...ngul ... Atyre ...
A vritet e djela?...
MEDITIME
Ka ndodhur para disa muajsh një «Fiat» i targës së Tiranës pati defekt në serbator.
Ai që është zanatçi, e di që ky defekt gjatë ecjes «provokon» krisma të ngjashme me ato të revolverit apo automatikut. Tek ecte në Lezhë «Fiati» i Tiranës filloi «të qëllojë», bam, bam, bam!...
U çuan të trembur lezhanët. Polici i shërbimit pandehu se «grupi i forcave të errëta», po sulmonte varrezat e dëshmorëve dhe nxitoi të njoftonte me radio eprorët:
— Alo! Më kuptoni, një makinë e vogël, tip «Fiat», po qëllon me armë!
Eprori nga Lezha lajmëron Milot-in.
— Si më dëgjon, Miloti? «Fiatin» nga Tirana ndalojeni urgjentisht, pasi janë të armatosur dhe kanë qëllime «të errëta destruktive».
Dhe policët e Milotit e përcollën urdhrin e eprorëve më tej, ndërsa «Fiati» vazhdonte rrugën në qetësinë dhe defektin e tij, duke «qëlluar» dhembën, Borizanën, ndërsa policët me radio eprorët e tyre njoftojnë alarmim.
Dhe në Fushë-Krujë «Fiati» qëlloi 5 herë.
Në vështrim të parë, skena që përshkruam, të duket se e lehtë aq dhe qesharake, por, po t’i hysh thellë, bie në mendime.
Përmendëm këtë fakt, për të treguar se policia jonë ose ruajtësit e rendit publik nuk kanë as më të voglin mjet bashkëkohor, për përcaktimin e një incidenti fare të zakonshëm.
Çuditërisht raste të tilla janë bërë shumë. Bie fjala, para disa ditësh, në qytetin e Fushë-Krujës, në një mbasdite zagushie gushti, kur njerëzit gëzonin pushimin e së dielës së varfër, «Aroja» e NB-Dervenit «M. Kac[a]çi» filloi «krismat». Njerëzit dolën të trembur nëpër ballkone, lëvizën perdet, hapën dritaret, nxorrën kokat. Në sytë e tyre lexoj: — Edhe një të dielë doni të na e merrni?! Nuk ju mjaftojnë gjithshtit ditët?
Kështu, në Fushë-Krujë, në zagushinë e gushtit dhe nën «krismat» e armëve, vazhdon tregu i zi, që nga mungesë deri në mbrëmje vonë. Qoftezhin të lodhur, të nxirë dhe të djersitur, që lëvizin karrocat e vogla në sheshin plot gurë e gropa, krutane të moshuara ulur në tokë para «pasurisë» tyre të mallit — trapezëve nga Tirana e gjetkë, duke i bërë reklamë malllit. Diku në qoshe, një autobus i prishur, që i janë hequr rrotat, është kthyer në «dyqan» shitje, pluri i dëndur, i mbuluar nga dhjetëra [?] qysh policia.
Takojmë punonjësit e shërbimit, Fadilin dhe Gezimin mes rrëmujës së madhe:
— Tani jemi vendosur në shërbim, para dy javësh, se efektivi ynë është i mangët këtu në Fushë-Krujë (vaj hallit ç’është bërë më parë, kur mungonte policia).
Po ç’bëjnë këta dy policë? Ç’thonë vështrimet e tyre? Fadili, për shembull, nuk ka shkopinj, Gezimi e ndërron shtëpinë.
Në fakt të tila monotone e të bezdisura, me të drejtë, populli bën pyetje:
— Ç’bëhet?! Do të kemi ndonjëherë qetësi? Kur do t’i jepet fund dhe tregut të zi?
Qytetarët të ndershëm, jo më kot, në letra të ndryshme drejtuar «Republikën», ngrehë probleme të cilat parlamenti ynë «asfikson» nuk po i jep akoma përgjigje... Populli i varfër dhe i duruar pret.
Shikon në TV, deri në orët e vona të mbrëmjes vizionet: «Sot Rinas mbriti delegacioni...» «Sot në Rinas u nis Zoti...» «Sot Presidenti priti...» «Sot Kryeministri përcolli...» etj. Unë ngop popull i mjerë, (megjithëse mban radhë në furra e bukë). Dhe Presidenti, në senile [?], buzëqesh nga ekrani i vogël.
Qytetarët si populli është edhe policia. Përsë u’a hamë hakun? A s’janë popull edhe ata? Rrinë në radhë për bukë, marrin talon si ne, shkojnë nëpër zyrat e strehimit, çojnë fëmijët nëpër çerdhe... etj. Edhe pagat u rriten si popull, por amë pyetjes së popullit: «A vritet e djela?», akoma Ministria e Rendit Publik nuk i jep përgjigje.
Një litar i zi, i padukshëm, enverist, me fije të holla, e ka zënë të dielën, të dielën e popullit, të vetmen ditë pushimi. O Zot! (jo të dielën e Enverit). Janë hijet e litarëve të tmerrshëm, që e zgjasin në Spaç, në Burrel, në baltën e Myzeqesë, në fytyn e të dënuarve me nenin e zi, «agjitacion e propagandë», që aq mirë e dinë zotërinjtë juristë. Dhe vitrinë të dielat. Dhe lajmet vazhdojnë. Dhe presidenti buzëqesh nga ekrani i vogël. Dhe populli vuan. Qytetari i janë zbehur sytë, fsheh rrokopujën; fabrikat, uzinat, shkollat, heshtin, me një heshtje që të trëmb. Po nuk heshtin lajmet. TV njofton: «Ditën e djeshme D., N., I. L. (të dy 25-vjeçarë), ditën e diel u ndaluan 4 vetë, përdorim të armëve të ftohta, u arrestua një tridhjetëpesëvjeçar...»
Dhe jo vetëm në Tiranë, por kudo në Republikë, të shtunave dhe të dielave do të dëgjosh dhe të dielëve do të dëgjosh krismat, të prilet qëllojnë në ajër,