— INTERVISTË E ZOTIT FATOS BITINCKA, MINISTËR I TRANSPORTEVE, DHËNË KRYEREDAKTORIT TË GAZETËS «REPUBLIKA», ZOTIT PETRO DHIMITRI —
— Zoti ministër. Po flitet shumë për kalimin në ekonominë e tregut, po a mund të na thoni se ç’po bëjnë transportet për këtë, apo edhe në këtë sektor vetëm po flitet?
— Jo vetëm po flitet, por po veprojmë. Këm zhvilluar bisedime me specialistët e Hungarisë dhe të Polonisë, vende që e kanë kaluar këtë fazë, si edhe jemi njohur me materialet kryesore të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Botëror. Mbi bazën e kësaj përvoje, përcaktuam dhe strategjinë tonë për privatizimin.
— Konkretisht, ju lutem, ç’keni bërë?
— Së pari, në sektorin e shërbimit të taksive deri sot është privatizuar rreth 93% e këtij aktiviteti dhe brenda 10 shtatorit përfundon privatizimi i plotë i tij. Doemos ka pasur dhe vështirësi, sidomos ngritja nga nëpunësit e administratave të ndërmarrjeve që do të shkëputeshin. Hezitimi kishte të ndonjë kompromet ekzekutiv, sidomos për çmimet, meqë mjetet u blenë me para në dorë. Dhe nuk janë pak, po mbi 300 veta taksi. Gjithashtu u bë privatizimi i mjeteve taksi të transportit të mallrave, që janë rreth 50 kamionë. Një pjesë e mirë e këtij inventari, rreth 300 copë ua kemi kaluar kooperativave bujqësore, ndërmarrjeve të tregtisë, atyre kooperative etj.
— Po sikur të mos blerë mjetin që drejtojnë?
— Kjo i përket fazës së tretë, për të cilën do të mbeten rreth 50 për qind e mjeteve. Ato do t’u jepen me qira po atyre që i përdorin deri sa pas një kohë mjeti të bëhet krejtësisht i tyre. Gjithashtu që sivjet do të fillojë edhe krijimi i kooperativave të transportit dhe i shoqërive aksionare ndërmjet shtetit e individëve me aksione, por më masive kjo do të bëhet vitin e ardhshëm. Për autobusët, me përjashtim të shërbimit urban dhe atyre që do të shërbejnë për lidhjen e stacioneve fundore të hekurudhës me qytetet e vendit që do t’i mbeten shtetit, ndërsa me pjesën tjetër do të krijohen kooperativa transporti. Mjetet do t’i blejnë direkt ose do t’i marrin me qira. Kjo do të fillojë që sivjet në tetor dhe do të vazhdojë. Shtetërore do mbetet transporti hekurudhor, veçse anekse të atij shërbimi që më vonë edhe mund të privatizohen.
Në transportin detar kanë filluar proceset e para të privatizimit, si dhënia me qira e anijeve të vogla, sjellja e mjeteve detare nga pronarë shqiptarë ose të huaj, siç është rasti i tragetit për në Sarandë etj.
Rëndësi të veçantë në këtë kohë ka zbatimi i rregullave dhe caktimi i taksimit, për të cilin po bashkëpunojmë me Ministrinë e Financave.
— Si përballohet nga ministria, problemin e shtimit të numrit të autobusëve, kur arkën e dimë si e kemi?
— Në kuadrin e kredisë që na ka hapur Italia, që tani në shtator do të fillojnë të vijnë autobusë, me të cilët do të plotësohet rrjeti urban i Tiranës dhe i rretheve. Brenda vitit mendojmë se do të arrijmë një zgjidhje të kënaqshme. Kjo s’do të thotë që, meqë do të marrim autobusë të tjerë, të vjetrit, pra ekzistuesit, t’i lëmë pa i shfrytëzuar. Përsa i përket vagonave do të sjellim rreth 70 vagonë të tjerë, që do të përmirësojnë këtë shërbim në krahasim me gjendjen ekzistuese. Nuk do të jenë të rinj, ashtu si autobusët, por në gjendje të mirë. Do të ishte e tepërt të thosha se s’duhen dëmtuar, sepse të keqen do ta bëjmë vetëtes.
— Pas tërë atij izolimi gati 50-vjeçar, a po lëviz transporti në marrëdhëniet me jashtë?
— Më parë lidhim marrëveshje edhe me vendet nordike dhe linjën në «harresë» Ballkanin, ku dhe bëjmë pjesë. Për t’i dhënë fund kësaj praktike të gabuar, biseduam me Bullgarinë për korridorin Perëndim-Lindje, që lidhet me programin ndërkombëtar TEM të autostradave.
— Për ç’autostradë e keni fjalën, ju lutem?
— Do të shtrohet nga Durrësi deri në Maqedoni. Jemi në fazën
me Ministrinë e Financave.
— Për punëtorët e bazave mekanike të përqendruara, ç’keni menduar?
— Urgjentisht do të krijojmë pika servisi, me qëllim që tani për tani të punësohet pjesa më e madhe e tyre, sepse më vonë, të jetë ky shtim automjetesh personale, patjetër do të kërkojë servisë edhe më shumë, kështu mekanikët, ndofta do të jenë më të preferuarit për punësim.
— Na vjen mirë për ’na tregoni, por ama gjendja e trenave dhe autobusëve është në pikë të hallit për të mos thënë fjalë më të rënda.
— Kjo ka ndodhur se nuk është treguar shqetësimi dhe kujdesi i duhur për transportin, prandaj dhe nevojat e tij s’u plotësuan kurrë. Kështu sot ne i kemi ashtu siç i shihkoni mjetet e transportit. Përveç kësaj edhe dëmtimet që u janë bërë atyre nga qytetarët kanë qenë të pajustifikuara, kanë qenë sjellje të pakulturuara, aspak demokratike që në kanë dëmtuar rëndë. 1 milion lekë të reja na ka kushtuar riparimi i një garniture hekurudhore. Deri tani kemi riparuar 5. Krahas kujdesit të personelit tonë, rritjes së vigjilencës së punonjësve të ruajtjes së rendit, kërkohet që edhe vetë qytetarët t’i mirëmbajnë në mënyrë që të udhëtojnë më me komoditet.
— Si do ta zgjidhim, zoti mi-
— Ju faleminderit, zoti Fatos … edhe në këtë izolimi gjysëm shekullor.
KRONIKË
Më datën 29.8.1991 dega e PR të rrethit të Pukës organizoi një takim me përfaqësuesit e partive politike të rrethit. Morën pjesë përfaqësues nga lëvizje apartin e këtij komiteti që rri përpjekur nëpër zyra.
Më datë 6.9.1991 zhvilloi punimet konferenca e parë e degës në përkrahje të peticionit që personeli mjekësor i ka dërguar qeverisë dhe Kuvendit Popullor. Në miting folën mjekët. Qeverishku, P. Karagjozi etj.
KRONIKË
Morën pjesë përfaqësues nga PS; PR; PSD; dhe Partia Agrare (ishin të ftuar edhe PD dhe PE-ja, por nuk erdhën).
Në këtë takim u analizua gjendja ekonomike e rrethit, faktorët regresivë dhe mundësitë për përmirësimin e gjendjes.
Në përfundim iu bë një kërkesë kryetarit të kom. ekz. të rrethit për të organizuar një takim ballafaquimi ndërmjet antarëve të kom. ekz., policisë financiare, organëve të ruajtjes së rendit dhe të komisionit për tokën, për të paraqitur një tablo reale të gjendjes dhe përgjegjësitë për mangësitë e konstatuara për të vënë në së Peqinit, ku merrte pjesë si i deleguar edhe anëtari i Komitetit Drejtues i PRSH, z. Çerçiz Mingomata, shef i sektorit të jashtëm.
Raportin e mbajti kryetari i degës së PR të Peqinit, z. Bardhyl Gjata. Pati pyetje dhe diskutime të shumta.
Në fund u bënë zgjedhjet. Kryetar u rizgjodh z. Bardhyl Gjata, sekretar z. Agim Dervishi.
Dje paradite, përballë drejtorisë së spitalit kirurgjikal «Frederik Shiroka» në Tiranë BSP e spitalit organizoi një miting qeverisë dhe Kuvendit Popullor. Në miting folën mjekët V. Qereshniku, P. Karagozi, E. Haxhi, N. Kota, Y. Ziqishti etj.
Mjekët që morën fjalën e vunë theksin në plotësimin e kushteve më minimale për punë, sepse në spitalet mungojnë deri në bisturi. Gjendja ka arritur deri aty sa nuk mund të jepet edhe ndihma e shpejtë të sëmurëve. Fothuaj të gjithë oratorët ngritën shqetësimin për pasigurinë në punë të personelit, kërkuan rikthimin e qetësisë nëpër pavionet dhe plotësimin e pikave të peticionit. Mitingu u zhvillua pa ndërprerje të punës dhe sipas rregullave.
Korresp. i «Republikës»
PARLAMENTARË GJERMANË NË SELINË E PR
Parti… Vilfried Bohm dhe Klaus Buhler, zotërinj të Komisionit për Punët e Jashtme të Parlamentit Gjerman, dhe anëtarë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, bënë një vizitë në selinë e PR. Ata u shoqëruan me z. Vangjush Capo, nënkryetar i PR.
Vizitorët u njohën hollësisht me problemet dhe vështirësitë që ka sot vendi ynë, mbi programin dhe detyrat që ka PR. Ata informuan gjithashtu për bashkëpunimin ndërmjet PR dhe PSD si parti të mirëfillta opozitare, në luftën e tyre për çrrënjosjen e monizmit dhe fitoren përfundimtare të demokracisë. U fol gjithashtu për problemin e Republikës së Kosovës dhe të gjendjes në përgjithësi të Jugosllavisë, si dhe për qëndrimin e PR ndaj këtyre problemeve.
Nga ana e tyre miqtë gjermanë informuan mbi mbështetjen që ndihmën që ka dhënë do të japë qeveria gjermane për popullin shqiptar dhe për demokratizimin e vendit. Ata theksuan se do të japin kontributin e tyre në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që edhe vendet e tjera të Evropës dhe organizmat e ndryshme të saj të ndihmojnë më shumë Shqipërinë.
Në fund ata vlerësuan veprimtarinë e PR dhe falënderuan për informimin që morën lidhur me problemet që u diskutuan.
Takimi ishte shumë miqësor dhe i vlefshëm për të dy palët.
Korresp. i «Republikës»
vetura taksi. Gjithashtu u bë privatizimi i mjeteve taksi të transportimit madhe të inventarit, tregtisë, atyre komunale, të industrisë minerare etj., në mënyrë që të kryejnë më mirë detyrat. Përdorëm dy forma: shitjen direkt ose edhe transferimin e automjetit. Qëllimi ynë është që, duke i shpërqëndruar mjetet e transportit, do të rritet edhe efektiviteti i shfrytëzimit si dhe kujdesi për mirëmbajtjen e tyre. Kështu, për transportimin e lëndës drusore nga pylli në pikat e grumbullimit po bëhet kalimi i transportit vetë teknologjike, duke ua dhënë mjetet ndërmarrjeve pyjore. Kanë kaluar deri sot rreth 220 kamiona në këtë aktivitet. Edhe transporti i udhëtarëve në disa qendra, si në Mëzez, kombinatin metalurgjik të Elbasanit, në Berat e të tjera, u ka kaluar ndërmarrjeve përkatëse. Janë kaluar rreth 70 autobusë dhe ky proces vazhdon. Këto do ta vazhdojmë për një inventar të caktuar të mjeteve që disponojmë.
— Po për shitjen e automjeteve private?
— Si një fazë tjetër tani do të fillojmë shitjen e një pjese mjetesh për sektorin privat në tregun që të përballojnë nevojat e furnizimit. Ka rëndësi të theksojmë se ato mjete do t’u shiten po individëve që sot i përdorin ato, sigurisht në rast se duan të bëhen pronarë të tyre. Do të shihen rreth 200 mjete.
— Si do të bëhet me ata shoferë që s’kanë aq para sa për të blerë dhe PSD si parti të mirëfilltë lif… të shumë miqësor dhe i vlefshëm për të dy palët.
Gerondokracia (Pushteti i të vjetërve) moniste e Akademisë së Shkencave
U bë pothuajse një vit që jetojmë në kohën e demokracisë e të pluralizmit. Këtë tashmë e dinë të gjithë me përjashtim të aparatit të Akademisë së Shkencave, i cili mbetet një institucion konservator i theksuar dhe pa kurrfarë blerimi.
Shkenca shqiptare nuk mund ta durojë akoma kafazin e burokratizmit që e ka ndrydhur me dekada të tëra, kalpen prej plumbi të strukturës moniste akademike dhe dirizhimin e disa kuadrove që e kanë marrë drejtimin me tapi dhe mbase duan t’ua lënë trashëgim fëmijëve.
Në Akademi padyshim ka edhe shkencëtarë të ndershëm dhe me reputacion të mirë, por drejtimi në përgjithësi është konservator deri në palcë. Ai është i kontaminuar totalisht me ideologjinë e vjetër, pavarësisht nga slogganet demokratike që përdor nga njëherë. Për t’i bindur lexuesit do të sjellim fakte dhe konsiderata.
Instituti ynë i Historisë ka vite që lufton kundër pengesave burokratike dhe mentalitetit tepër zotërinj të aparatit, por në të kaluarën zëri ynë ishte zë në shkretëtirë. Zotërinjtë abnin l… Tashmë praktikat antidemokratike të aparatikëve nuk durohen. Para pak kohësh në In… institut, aparati dërgoi për shqyrtim statutin e ri të Akademisë (nota bene jo projektstatutin) si dhe një shkresë me udhëzimet stereotipe për punën shkencore. Me projektstatutin shkencëtarët ishin njohur më parë dhe kishin bërë mjaft vërejtje që kërkonin rimovim komplet të strukturës burokratike. Por vërejtjet e tyre u hodhën në shportë. Statuti që na paraqitet, nga fryma dhe përmbajtja është krejt i vjetër, arkaik, ideologjik, i brejtur nga mola. Atë Akademia do ta aprovojë me urgjencë. Kjo i shqetësoi dhe irritoi historianët tanë të cilët bënë një mbledhje të zgjeruar me shefat e sektorëve në drejtorinë e pastaj dhe në sektorë. Ata bënë kritika të forta në drejtim të aparatit të Akademisë së Shkencave dhe të statutit që na servir. Të gjithë vunë në dukje faktin që statuti është hartuar nga një instancë krejtësisht e panjohur dhe që përpiqet me çdo kusht të ruajë statuskuonë. Statuti është hartuar sipas modeleve staliniste të vendeve Lindore. Ajo që bie në sy menjëherë sapo e lexon këtë statut, është identifikimi i aparatit me të gjithë Akademinë, pra i strukturës burokratike me institutet shkencore. Për institutet që kanë baza dhe shtylla vertë…brore e saj, flitet fare pak dhe shkarazi nga fundi. Si shpjegohet kjo? Neglizhencë apo padije? Jo. Kjo shpjegohet me dinakërinë burokratike dhe dhe këtu ka arritur përsosmërinë. Është bërë regjimi për të ligjëruar statusin burokratik të Akademisë, për ta bërë si gjithë aparatin kokën e Zeusit dhe për të sfiduar rregullat demokratike.
Shkencëtarët, e kanë të qartë se Akademia e Shkencave nuk mund të identifikohet me aparatin drejtues të tij. Janë një mori institucionesh shkencore me një veprimtari të gjerë shumëvjeçare dhe një kontribut mjaft të rëndësishëm që përbëjnë akademinë. Një vend ndër Akademi zënë institutet e Historisë dhe Gjuhësisë, puna e të cilëve tashmë njihet brenda dhe jashtë vendit. Si mund t’i injorohet e gjithë kjo veprimtari?
Aparati i Akademisë e konsideron veten superinstancë dhe është veshur me atributet e prerogativa që nuk i përkasin. Me çfarë të drejtë? Mos e mba me zemër për drejtor brenda qeveris? Ai sipas statutit bën ligjin në të gjitha drejtimet; ka të drejtë të krijojë dhe të shpërndajë insti…
VIRON KOKA
Doktor i Shkencave Historike
(Vijon në faqen e 4-të)
Kurriz duket gjynahërriz dhe përshpër…ia-e de…-vërtet…rë, por… Shqipëri…okraci qëndron për fi…sazh që vetë… shkri…shtetit…uzuar e… janë…uzuar…acion…të bë… është…arve…zhojnë simbol…
DEKLARATË
e përbashkët e Partisë Demokratike, e Partisë Republikane dhe e Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë
Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Socialdemokrate të Shqipërisë mbështesin iniciativën evropiane për thirrjen e Konferencës së Hagës, e cila ka për qëllim marrjen në analizë të krizës së rëndë jugosllave dhe hedhjen e hapave konkretë për zgjidhjen e saj me dialog demokratik me rrugë e metoda paqësore.
Si pjesë përbërëse e proceseve demokratike që kanë përfshirë Evropën Lindore si dhe gjithë kontinentin tonë, për rikonceptimin e të ardhmes së tij, kjo konferencë shpreh predispozicionin dhe angazhimin konkret të Evropës për shuarjen e konflikteve në Jugosllavi, për zgjidhjen demokratike të problemeve të tjera të saj si faktorë ndikojnë në integrimin e Jugosllavisë e të krejt Ballkanit drejt Evropës së re demokratike.
Partia Demokratike, Partia Republikane, Partia Socialdemokrate presin nga kjo Konferencë që të ftojë dhe të dëgjojë edhe zërin e përfaqësuesit legjitim të Republikës së Kosovës. Ky nuk është një akt formal. Shqiptarët në Jugosllavi përbëjnë një popullsi që zë vendin e tretë, me histori, gjuhë, kulturë e konstitucion shpirtëror krejtësisht të dallueshëm nga popujt sllavë, të cilëve iu bashkëngjiten antarësisht. Gjatë gjithë periudhës së bashkëjetesës në Jugosllavi shqiptarët përgjithësisht dhe Kosova veçanërisht kanë provuar dhe po provojnë pandërprerë shtypjen e nacionalizmit barbar serb dhe indiferencën e qarqeve të larta federative. Këto të vërteta tanimë janë të njohura botërisht. Ato mund t’i mohojnë e injorojnë vetëm forcat antishqiptare dhe antidemokratike.
Vatrat e tensioneve të armatosura që shpërthyen kohët e fundit në Slloveni e Kroaci ndihmuan që të dalin në shesh edhe një herë e në mënyrë të pakundërshtueshme të vërtetat e deklaruara nga shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Jugosllavi për rrezikun e hegjemonizmit e nacionalizmit serb. Këto vatra tensioni me të drejtë tërhoqën vëmendjen e opinionit demokratik evropian e botëror. Por nëse Sllovenia e Kroacia u bënë objekt i luftimëve të pjesshme e të përbashkëta, Kosova prej 10 vjetësh është krejtësisht e pushtuar nga serbohmendërit. E në qoftë se në Kosovë nuk ka shpërthyer akoma konflikti i armatosur, kjo i dedikohet kryekëput shpirtit demokratik të popullit të Kosovës dhe besimit që ai ka se Evropa do e zgjidhë drejtë me rrugë paqësore çështjen shqiptare në Jugosllavi.
Partia Demokratike, Partia Republikane dhe Partia Socialdemokrate e Shqipërisë së forcat kryesore politike të opozitës të mirëfilltë, duke iu drejtuar me konsideratë dhe besim Konferencës së Hagës, shprehin edhe njëherë bindjen se nuk mund të ketë zgjidhje demokratike të problemit jugosllav, se nuk mund të sigurohet paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në Ballkan dhe në Evropë pa u zgjidhur një herë e mirë çështja e drejtë shqiptare në Jugosllavi.
Tiranë, më 11.9.1991
PARTIA DEMOKRATIKE
PARTIA REPUBLIKANE
PARTIA SOCIALDEMOKRATE