15/09/1991
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 shtator 1991

TË ÇRRËNJOSIM KOMUNIZMIN

Miting madhështor i popullit të Tiranës Dje pasdite, në sheshin Skënderbe të kryeqytetit, u grumbulluan dhjetëra mijëra qytetarë të Tiranës dhe të rrethve të tjera të vendit, në përgjigje të thirrjes, që bënë PD, PR, PSPD, për të marrë pjesë në mitingun «Të çrrënjosim komunizmin». Orkestra frymore e kryeqytetit ekzekutonte marshe festive. Pjesëmarrësit në miting mbanin flamujt kombëtar pa yll dhe dhjetëra parulla të ndryshme si: «Përpëndesim veprimin politik qytetar të PD, PR, PSD», «Të shkrihet përfundimisht merimanga e zezë Sigurimi i shtetit» etj. Mitingu nisi nën tingujt e himnit kombëtar. Fjalën e hapjes e mbajti prof. dr. Ylli Vejsiu. Përshëndetën përfaqësuesit të PD, PR, PSD, BSP dhe DHSPDH z. N. Çeka, z. Z. Bushati, z. S. Xhe-Nalçe, z. H. Bardhi dhe z. Gj. Titani. Mitingu e mbylli z. Azem Hajdari. Pjesëmarrësit në miting u shpërndanë qetësisht nën tingujt e melodisë «Për Elizën» të Bethovenit. Korresp. i «Republikës»

Fjala e zotit Zef Bushati

Partia Republikane, republikanët kryeqytetas së bashku me ju këtu me flamurin tonë të lirë të kuq, simbol i gjakut të derdhur në shekuj nga shqiptari për liri e demokraci ne shqiponjën e zezë, së cilës sot ne i hoqëm gurin e rëndë me pesë cepa që e shtypte kryet e saj krenare. Sot shqiponja është e lirë që në krahë të saj të përfshijë të gjithë shqiptarët kudo që janë në një Shqipëri të lirë dhe demokratike. Partia Republikane, pjesë përbërëse e opozitës Shqiptare, së bashku me partitë politike të bashku opozitar, duke shprehur vullnetin dhe aspiratat mbarë-kombëtare të popullit hoqën sot simbolin e sundimit të urryer komunist enverist. Republikanët në mbarë Shqipërinë e përjetojnë dhe e përshëndesin këtë ngjarje të madhe historike. Vitët që do vinë Ai shikon vetëm përpara drejt lirisë e demokracisë, drejt një jete më të denjë që ta vërë në radhën e popujve të Evropës. Ne e dimë mirë se kjo rrugë nuk është e shtruar me lule. Populli do të ecë në këtë rrugë sepse vetëm aty e ka shpëtimin dhe që ta ketë të lirë këtë rrugë, populli duhet të shporrë nga pushteti komunistët. Kjo është logjika e drejtë e në të mirë e popullit. Nëse komunistët kanë fuqi të shohin sadopak në të tashmen e sidomos në të ardhmen, duhet të heqin dorë nga dëshira për të mbajtur me çdo kusht monopolin mbi jetën e vendit. Këtë duhet ta kuptojë edhe vetë presidenti Ramiz Alia që vjen nga radhët e komunistëve. Kjo do të ishte prova e parë e rinovimit. Partia Republikane i bën thirrje Qeverisë së Stabilitetit të

E pasur apo e varfër është Shqipëria?

THESARE QË PRESIN TË SHOHIN DIRTË Atdheu ynë, Shqipëria, është shumë i pasur e shumë i varfër, një antitezë e vërtetë. Ç’pasuri të mëdha mbi tokë e nëntokë, ç’natyrë e bukur si në poezinë Naimiane, ç’njerëz me virtytet më të çmuara, shpirt heroik dhe prirje krijuese. Dhe ç’mëkat i rëndë mosvlerësimi e shpërdorimi i tyre në shkallën e gjithë vendit! Drama dhe zhgënjimi që po përjetojmë, më sjellin shpesh në mendje fjalët e mencura nga skenari i një filmi: «Në këtë botë të nuk ka bamirësi më të madhe se sa të qeverisësh e të administrosh mirë popullin e vendin në tërësi, sikurse nuk ka krim më të madh se sa qeverisja e administrimi i keq i tyre». Do të dëshiroja që në këtë pasqyrë të shihej ndërgjegjja e vet cilido që është marrë me punë drejtuese në organet qendrore e ato të bazës. Megjithatë, gjëja më e parnueshme për botën shqiptare të popullit tonë, edhe në situatat më të vështira, ka qenë pesimizmi. Vetë tema, besoj, më lejon t’a përfundoj këtë hyrje me fjalët e këngës «Let it be» (Do të kalojë): «Kur ndodhem në kohë të vështira, Me vjen pranë Shën Maria, Duke më pëshpëritur fjalët e urta: Do të kalojë, do të kalojë...» Tani mund të kalohet në thelbin e çështjes: sa të mëdha janë rezervat e brendshme të ekonomisë e për sa kohë mund të vihen në shfrytëzim? Ka dy lloj rezervash të brendshme: Të parat, dhe me interes më imediat janë ato që janë zbuluar prej vitesh, por që nuk e kanë parë dritën e zbatimit, sepse janë lënë në harresë, është puna krijuese kolosale e një armate të tërë novatorësh, projektuesish e studiuesish e pa vënë në eficiencë. Se çfarë vlere ka tërë kjo punë, do të mund të përcaktohej më saktë pas një anketime e regjistrimi të saj, por paraprakisht — në bazë të shkallës së njohjes që kam dhe të një numri faktesh që do të renditen më poshtë për lexim — kam bindjen se është fjala për miliarda lekë e për dhjetëra milionë dollarë në valutë. Ajo, pa diskutim, është me vlera shumë herë më të mëdha se sa ndihmat e kreditë që kemi marrë kohët e fundit. Të dyta, janë mrekullitë që pritën nga puna krijuese, kur ajo të ecë në «autostradën» që do t’i hapet nga ekonomia e tregut, pra kur të vlerësohet njëlloj si në vendet e zhvilluara e të begatuara. Këto rezultate shumë të vështira të përfytyrohen e jo më të përllogariten! Prandaj, më poshtë le të përqëndrohemi tek ajo që është e njohur, tek rezervat e brendshme të llojit të parë. Epërsia më e madhe e tyre është se, duke qenë të njohura, pra edhe të gatshme për t’u vënë në shfrytëzim, mund t’u vihen frutat shumë shpejt, sapo të sigurohet ndonjë kredi e mjaftueshme e investime të përbashkëta apo thjeshtës të kapitalit të huaj. «Faktet janë ajri i shkencëtarit», ka thënë një shkencëtar i madh dhe lexuesi ka të drejtë mos të besojë po të mjaftohet me pohime të përgjithshme, sado të bukura e ndjellëse të jenë ato. Prandaj le të japim disa prej tyre: — Para afro një viti ndodhësha në një mbledhje në Qendrën e Novatorit në Tiranë (në Pallatin «Ali Kelmendi»), një mekanik novator, që ndodhej pas meje, mori një pjesë motori të ekspozuar po aty dhe m’u drejtua: kam tre vjet që e kam prodhuar — tha ai, — por ajo vazhdon ende të sillet nga importi, pikërisht në çdo mbledhje, që nga ndërmarrja e deri në qeveri, bëhet thirrje për kursimin e valutës... Si t’i përgjigjeshim? Unë për vete kisha dhjetra plagë të këtij lloji, kurse ai kujtonte kushëdhel sa fuqj (pushtet) kisha... Por kryesori këtu është të mendoj se sa mijëra mjeshtër novatorë kanë punuar për dhjetëra shtete. NEXHIAT MERSINI (Vijon në faqen e 4-të)

Pritje e Prof. Dr. Hajrulla Goran në Selinë e Partisë Republikane

Më 13 shtator kryetari i Partisë Republikane, zoti Sabri Godo, dhe nënkryetari i Partisë zoti Vangjush Gambeta, pritën në selinë e Partisë prof. dr. Hajrulla Gorana, kryetarin e bashkimit të Sindikatave të pavarura të Kosovës. Gjatë bisedës e cila u zhvillua në një atmosferë vëllazërore, miqësore nga Kosova u informua mbi gjendjen dhe problemet që shqetësojnë sot Shqipërinë. Nga ana e tij, prof. dr. Gorana informoi mbi gjendjen shqetësuese të vëllezërve tanë kosovarë. U diskutua gjithashtu mbi rrugët e ndihmës së mundshme reciproke ndërmjet dy pjesëve të ndara padrejtësisht të popullit shqiptar. Prof. dr. Gorana, si na e pohoi vetë, ka ardhur në Shqipëri me rekomandim të degës së Zvicrës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për një vizitë miqësore në vendin tonë. Ai deklaroi se: «Kam ardhur në Shqipëri për të takuar sindikatat e Shqipërisë. Dëshiroj të takoj personalitetet e Partive politike dhe personalitetet e jetës shkencore të vendit. Mbi situatën në Shqipëri dëshiroj të informoj opinionin sindikalist të shqiptarëve jashtë Shqipërisë». Nuk kuptojmë pse «Zëri Popullit» fabrikon informacione sikur Prof. Dr. Gorana ka ardhur me ftesë të së ashtuquajturës Konfederatë e Sindikatave të Shqipërisë? Korresp. i «Republikës»

MITING I ISH TË BURGOSURVE POLITIKË

Ditën e enjte më 12 shtator, ora 14.00 në stadiumin kombëtar «Qemal Stafa» Komisioni Nismëtar i të Burgosurve Politikë organizoi një kuvend kombëtar. Në mitingun merrnin pjesë anëtarë të SHDPSH nga Tirana dhe rrethet, pjesëtarë të familjeve, simpatizantë të shoqatës dhe qytetarë të Tiranës. Të pranishmit mbanin në duar flamuj kombëtarë pa yll dhe parulla «Rroftë Drejtësia», «Lavdi vëllezërve tanë që u flijuan për liri e demokraci», «Të çrrënjosën kudo emblem at komuniste — simbol i terrorit», «Dekretoni pafajësinë», «Rroftë shoqata jonë», etj. Mitingun e hapi z. Osman Kazazi, kryetar i Komisionit Nismëtar të SHDPSH-së. Më pas u mbajt një minutë heshtje në kujtim të martirëve të demokracisë dhe u kendua himni kombëtar. Fjalën e rastit e mbajti Xhenia Alihemehti kryetar i peticionin drejtuar presidentit Kuvendit Popullor, qeverisë dhe gjithë popullit. Në emër të degëve të SHDPSH-së rretheve folën kryetarët: V. Martini, R. Krisp, U. Kostreci, H. Xhillaga, Gj. M. Ndol, H. Xhafa, F. Zdrava, Gj. (Vijon në faqen e 3-të) ngjarje të madhe historike. Vitet që do të vijnë këtë miting do ta përshëndesin si një fitore të re të demokracisë. Edhe një herë ne republikanët kërkojmë me vendosmëri që ligjërisht të hiqet ylli i kuq, të hiqet drapëri dhe çekani, të hiqet kurora me kallinjtë e grurit që në vend të bukës na sollën urinë. Këto simbole na sollën përçarjen dhe shkatërrimin kombëtar, varfërinë dhe urinë. Tani i takon Kuvendit Popullor, qeverisë dhe presidentit ta ligjërojnë heqjen e këtyre simboleve antikombëtare. Nëse nuk e bëjnë këtë në seancën e parë të Kuvendit Popullor heqjen e simboleve, ne do të mobilidhemi prapë, këtë herë sësh dhe nuk do të lëvizim që këtij pa plotësuar kjo kërkesë. Partia Republikane është e bindur, e patundur edhe për kërkesat e tjera të ligjshme të popullit shqiptar. Të shpërndahen Sigurimi i Shtetit. Kjo krijesë, simbol i dik— —...tim kombëtar në Shqipëri sa kohë nuk do t’u njihen të drejtat e plota mijëra të burgosurve politikë që vuajtën mundimet e ferrit në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë. Nuk do të ketë qetësi dhe pajtim kombëtar sa kohë nuk do të vihet në rrugën e zgjidhjeve çështja e dhjetëra-mijëra emigrantëve shqiptarë që morën rrugët e botës për t’i shpëtuar diktaturës komuniste. Në ditët e vështira që po jetojmë Partia Republikane i bën thirrje Kuvendit Popullor dhe qeverisë të ndjekin çdo hap problem e vëllazëror tanë që jetojnë në trojet e tyre në Jugosllavi. Kosovarët i kemi vëllezër të gjakut e të gjuhës. Fati i tyre nuk mund të veçohet nga fati i Nënës Shqipëri. Ne republikanët jemi të vendosur se vetëm duke u plotësuar këto kërkesa jetike të Kosovës, populli do të besojë në strukturat shtetërore e shoqërore. Vetëm kështu do të besojë në demokracinë. Nga ky miting Partia Republikane u bën thirrje komunistëve konservatorë e të rinovuar të kuptojnë realitetin dhe të heqin dorë nga taktikat djallëzore. Populli shqiptar ka nxjerrë mësimet më të rënda nga e kaluara. kusht monopolin mbi jetën e vetë. vjen nga radhët e komunisteve. Republikane i bën thirrje Qeverisë së Stabilitetit të shpejtojë reformat ekonomike në konsultim të vazhdueshëm me popullin. Të shpejtohet e të nxirret me çdo mjet privatizimi. Të forcohet me çdo kusht rendi publik. Të zëtojë ligji, si bazë për suksesin e reformave. Për këto, Partia Republikane është e gatshme të japë tërë ndihmës e saj, sepse kjo është edhe dëshira e popullit. Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje qeverisë që të ruhet nga gabimet në zbatimin e ligjeve brenda dhe sidomos në fushën e marrëdhënieve me jashtë. Ne republikanët jemi për bashkimin e gjithë popullit. Jemi për bashkëpunimin me të gjithë ata që kanë në zemër lirinë, dinjitetin dhe të drejtat e njeriut, demokracinë, pluralizmin. Ne do të luftojmë në radhët e para që demokracia të bëhet realitet i plotë, që Shqipëri të triumfojë liria dhe demokracia. Rroftë populli shqiptar! Rroftë demokracia!

REZOLUTË E KONSULTËS KOMBËTARE MBI «LIGJIN PËR TOKËN» ORGANIZUAR NGA PARTIA REPUBLIKANE MË 4.9.1991

Partia Republikane Shqiptare, e shqetësuar për vështirësitë nëpër të cilat po ecën aktualisht fshtatësia jonë, organizoi Konsultën Kombëtare mbi «Ligjin për tokën» më 4.9.1991. Në Konsultë morën pjesë aktivistë të PR dhe specialistë të bujqësisë nga rrethe të ndryshme të vendit. Konsulta konstatoi: 1. Ligji për tokën, duke u nisur nga qëllimi i mirë për të përshpejtuar ndarjen e tokës dhe për të krijuar kushtet e nevojshme për mbjelljet e vjeshtës, ka disa mangësi, që kanë krijuar shqetësime në fshat. Kjo vërehet në faktin se në shumë fshatra toka është ndarë nga vetë fshatarët, pa përfillur ligjin për tokën. 2. Ligji për tokën nuk është mbështetur në studime të mirëfillta mbi marrëdhëniet e pronësisë në fshat, mbi problemet specifike të zonave malore dhe fushore, ose të krahinave të ndryshme të vendit. 3. Ligji për tokën është vendosur pa marrë në mënyrë paraprake mendimin e fshatarësisë. Për të shmangur këto shqetësime, Konsulta e konsideroi të nevojshme përsosjen e Ligjit për tokën, nëpërmjet nxjerrjes së akteve ligjore e nënligjore, që duhet të dalin për zbatimin e tij. Për t’i shërbyer këtij qëllimi, duke përmbledhur mendimin më racional të pjesëmarrësve, Konsulta rekomandon: 1. Është e domosdoshme të zbatohet një reformë agrare e mirëfilltë, duke konsideruar Ligjin për tokën si një dokument filles tar, që kërkon përmirësime nëpërmjet akteve ligjore e nënligjore. 2. Gjatë ndarjes së tokës në fshat të merret parasysh mendimi i vetë fshatarësisë. Në çdo fshat të zgjidhen dhe të vlerësohen pleqësitë për të bashkëpunuar me komisionet qeveritare të caktuara për këtë qëllim. Kur kjo ndarje tashmë është kryer nga vetë fshatarët, pa krijuar ndonjë shqetësim, të konsiderohet e mirëqenë. 3. Kryerja e reformës së mirëfilltë agrare, 9. Fshatarëve ish-pronarë të tokës, t’u njihet e drejta të marrin tokën që u takon në ish-pronat e tyre. 10. Fshatarëve ish-pronarë t’u njihet e drejta e shpërblimit material për pjesën e epronësuar, duke njohur masën e pronës deri në 5 ha. 11. Pronësi të njihet ajo e ditëve të para në prag të kolektivizimit. Shpërblimet material për pjesën e epronësuar të realizohet nga shteti brenda 10 vjetëve. 12. Reforma e mirëfilltë ekonomike duhet të përfshijë edhe sipërfaqet e pyjeve, kullotave dhe livadheve. KONSULTA KOMBËTARE MBI LIGJIN PËR TOKËN duhet të përfshijë jo vetëm ndarjen e tokave të kooperativave bujqësore, por edhe të atyre tokave që kanë kaluar nga kooperativat në ndërmarrjet bujqësore shtetërore. 4. Ndarja e tokës të bëhet në përpjestim me numrin e anëtarëve të familjeve që punojnë e banojnë aktualisht në fshat, si dhe të atyre që janë shpërngulur nga fshati, por që dëshirojnë të rikthehen. Në këtë rast duhet marrë miratimi i fshatit. 5. Për të bërë një shpërndarje të tokës sa më të drejtë dhe humane, të studiohet mundësia e kompensimit të sipërfaqeve bujqësore ndërmjet fshatrave fqinjë, duke u dhënë atyre që kanë më pak tokë për frymë të popullsisë, copa tokash nga fshatrat që kanë më shumë tokë për frymë të popullsisë. 6. Ligji për tokën mund të plotësohet edhe duke përcaktuar masa të veçanta për zonat malore dhe ato fushore, ose për krahinën veri-lindore dhe krahinën të tjera të vendit. 7. Toka të ndahet pa shpërblim nga shteti dhe, për disa vjet, për të stabilizuar gjendjen ekonomike në fshat, të ndalohet shit-blerja e saj. 8. Familjet që banojnë në fshat, por që kanë anëtarë të tyre në marrëdhënie pune me shtetin, të përfitojnë nga ndarja e tokës si dhe familjet e tjera fshatare. pjesën e çpronësuar, Pronarët të njihen material për pjesën e çpronësuar të realizohet nga shteti bre-

NJOFTIM

Me datë 13 shtator 1991, në Tiranë, nga një grup studentësh, simpatizantë të ideve republikane në u formua Organizata e Rinisë Republikane Shqiptare. KOMISIONI NISMETAR